Tag: automjetin

  • Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

    Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin zvicerian C. W., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Gjirokastër, përplasen 2 automjete në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, 40-vjeçari drejtonte mjetin i dehur

    Gjirokastër, përplasen 2 automjete në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, 40-vjeçari drejtonte mjetin i dehur

    Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 40 vjeçar, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, i cili ka shkaktuar aksident pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
    Nga përplasja me një mjet tjetër, pati vetëm dëme materiale.
    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin zvicerian C. Ë., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy të proceduar

    Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy të proceduar

    Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.
    Njoftimi i Policisë: 

    U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

    Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.

    Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.
    Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
    4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
    Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
    Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

    Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

    Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”.
    Në njoftimin e sotëm të policisë, thuhet se nga hetimet e deritanishme rezulton se shoferi 40-vjeçar Abdyl Bodlli, ka përplasur me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” këmbësorin Besnik Koldashi alias Azem Koldashi, me qëllim për ta vrarë.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Ndërkohë që blutë po punojnë për kapjen e shoferit 40-vjeçar, Besnik Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Njoftimi i policisë, datë 25 shtator 2025:
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.
    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

  • Dy në pranga se shkelën rregullat e qarkullimit, tjetri s’iu bind policisë, tre të arrestuar në Korçë

    Dy në pranga se shkelën rregullat e qarkullimit, tjetri s’iu bind policisë, tre të arrestuar në Korçë

    Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet T. K., 37 vjeç, banues në fshatin Lavdar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    K. T., 26 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi si dhe shtetasi me inicialet T. D., 64 vjeç.
    NJOFTIMI I POLICISESpecialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:-T. K., 37 vjeç, banues në fshatin Lavdar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;-K. T., 26 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
    Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin T. D., 64 vjeç, banues në fshatin Mollaj, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:-V. B., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka prerë 15 m³ lëndë drusore, në kundërshtim me ligjin, në fshatin Bode. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;-një 13-vjeçar, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. Sh., 46 vjeçe, banuese në fshatin Starje, pasi ka goditur me send të fortë (gur), një 46-vjeçare, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. D., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi me vetëgjyqësi, i mban automjetin një 43-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet me kokainë dhe kanabis në automjet, pranga 41-vjeçarit në Vlorë

    Kapet me kokainë dhe kanabis në automjet, pranga 41-vjeçarit në Vlorë

    Policia e Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar që transportonte lëndë narkotike në automjetin e tij, me qëllim shpërndarjen në qytet.
    I arrestuari është shtetasi Ervis Vulo, 41 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u ndalua në automjetin tip “Hyundai”, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një sasi kanabis sativa, të ndara në katër ambalazhime plastike, të gatshme për shitje.
    Njoftimi
    Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    • E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues këtë shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.

  • Aksident në Velipojë, dy automjete përplasen me njëra – tjetrën, raportohet për të lënduar

    Aksident në Velipojë, dy automjete përplasen me njëra – tjetrën, raportohet për të lënduar

    Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e Velipojës.
    Duke drejtuar automjetin, shtetasja V. J., dyshohet se ka humbur kontrollin.
    Si pasojë, automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. B.
    Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët në automjetin me drejtuese shtetasen V. J.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • 38-vjeçarja denoncon zhdukjen e mbesës, familjarët nuk kanë kontaktuar prej dy ditësh

    38-vjeçarja denoncon zhdukjen e mbesës, familjarët nuk kanë kontaktuar prej dy ditësh

    Një 38-vjeçare ka denoncuar humbjen e mbesës së saj 21-vjeçare, pasi prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të.

    “Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
    Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
    -arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. M., 38 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh.. Si pasojë u dëmtua pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh., e cila është në kujdesin e mjekëve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Nuk iu bindën policisë në Kukës, arrestohet 43-vjeçari, shpallet në kërkim 18-vjeçari që drejtonte automjetin

    Nuk iu bindën policisë në Kukës, arrestohet 43-vjeçari, shpallet në kërkim 18-vjeçari që drejtonte automjetin

    Një 43-vjeçar në Kukës dhe është shpallur në kërkim një 18-vjeçar, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin

    Njoftimi i policisë:
    Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
    Punohet për kapjen e shtetasi D. G.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë në Fier, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ende në spital

    Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë në Fier, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ende në spital

    Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme me pasojë vdekjen e 1 personi, Policia e Fierit njofton arrestimin e dy shoferëve të automjeteve të përfshirë në aksident. 
    Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme tek kryqëzimi i Vajkanit ku një automjet me drejtues 42-vjeçarin J. M., u përplas me automjetin me drejtues 30-vjeçaren L. M. Viktimë e aksidentit ka mbetur pasagjerja që po udhëtonte me 30-vjeçaren, Marjana Kovaçi 60 vjeç. 
    Dy shoferët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sakaq, shoferja 30-vjeçare vijon të mbahen nën kujdesin mjekësor për shkak të plagëve të marra ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën. 
    “Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa”, njofton policia.