Tag: automjetin

  • Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

    Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

    Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine në zonën e Yrshekut në kryeqytet.

    Pasi vodhi automjetin tip “Volkswagen”, ai u arrestua duke drejtuar automjetin e vjedhur.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi: -D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

    Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 10:18
    Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për grabitjen e një makine. Në pranga është vënë shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në kryeqyteti, i cili është kapur duke drejtuar automjetin e vjedhur..
    “Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.” – thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Kapet duke bërë xhiro me automjetin e sapo vjedhur në Tiranë

    Kapet duke bërë xhiro me automjetin e sapo vjedhur në Tiranë

    Tiranë – Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar që kishte vjedhur një automjet në zonën e Yrshekut dhe u kap pak më vonë, duke e drejtuar atë në rrugët e kryeqytetit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e kishte vjedhur në oborrin e banesës së tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Kapet në flagrancë 35-vjeçari që vodhi automjetin në Yrshek

    Kapet në flagrancë 35-vjeçari që vodhi automjetin në Yrshek

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur në zonën e Yrshekut.
    Sipas uniformave blu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një mjeti, duke organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është arrestuar shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E.. Hetimet paraprake tregojnë se 35-vjeçari e kishte vjedhur automjetin në oborrin e banesës së këtij të fundit.
    Automjeti i vjedhur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • EMRI – Arrestohet 56- vjeçari në kërkim, duhet të vuajë mëse 2 vite burg; në pranga edhe 4 shtetas të tjerë

    EMRI – Arrestohet 56- vjeçari në kërkim, duhet të vuajë mëse 2 vite burg; në pranga edhe 4 shtetas të tjerë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ardian Kastrati., 56 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
    Po ashtu, u arrestuan shtetasit V. T., 30 vjeç, E. V., 30 vjeç, A. P., 29 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 3 celularë. Gjithashtu, shtetasi V. T. ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
    Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe shtetasin N. Rr., banues në fshatin Bleran, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!

    Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!

    Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 tetor, në veri të vendit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur nëntë persona, pesë prej të cilëve janë të mitur.
    Njëri aksident ka ndodhur në aksin Kukës-Krumë, ku një makinë është përplasur me një kamion duke lënë të plagosur dy drejtuesit si dhe tre të mitur, të cilët ishin pasagjerë në mjetin më të vogël.
    Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    “Në aksin rrugor ‘Kukës-Krumë’, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur po mëngjesin e sotëm në aksin Koplik-Vermosh, ku janë lënduar dy të mitur, pas përplasjes mes dy automjeteve të tjera.
    Të miturit ndodheshin në automjetin që drejtohej nga një 20-vjeçar, ndërsa autori tjetër, 46-vjeçari Ç. D., u largua nga vendi i ngjarjes. Policia më pas njoftoi se arrestoi shoferin Ç. D., ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. D., 46 vjeç, banues në fshatin Vukel, pasi në aksin rrugor ‘Koplik-Vermosh’, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Vukel.
    Pas përplasjes, 46-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi N. K., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, ka njoftuar policia.

  • Shqiptarët kapen me armë dhe sulmojnë policinë në Itali

    Shqiptarët kapen me armë dhe sulmojnë policinë në Itali

    Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, 34 dhe 37 vjeç, gjatë një kontrolli në zonën e Borgo Panigale, Itali.
    Gjatë ndalimit, autoritetet gjetën në automjetin Volkswagen Golf një armë zjarri të vjedhur, municione dhe një dritë dore që përdorej për të simuluar kontrolle të rreme policore.
    34-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit, pranim të mallrave të vjedhura dhe mbajtje të pajisjeve të falsifikuara me simbole zyrtare.
    Ndërkohë, 37-vjeçari tentoi të largohej me forcë në momentin e ndalimit, duke plagosur disa efektivë dhe dëmtuar automjetin e policisë.
    Ai akuzohet për rezistencë ndaj arrestimit, dëmtim të pronës publike dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.

  • “Aksi”/ Arrestohen dy persona, u kapën me drogë në makinë, 10 kile kanabis, armë dhe…

    “Aksi”/ Arrestohen dy persona, u kapën me drogë në makinë, 10 kile kanabis, armë dhe…

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 10 kilogramë kanabis.
    Blutë bëjnë me dije se lënda narkotike kishte si qëllim shitjen, ndërsa u sekuestruan edhe 1 armë gjahu pa leje, automjeti dhe 3 aparate celulare.
    “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
    Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
    Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

  • Tiranë/ Arrestohet 22-vjeçari në Kombinat, qarkullonte me armë zjarri në makinë (Emri)

    Tiranë/ Arrestohet 22-vjeçari në Kombinat, qarkullonte me armë zjarri në makinë (Emri)

    Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, përmes operacionit policor të koduar “Confirmation”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
    Shtetasi Ergi Bahiti, 22 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë teksa qarkullonte në zonën e Kombinatit me një armë zjarri pistoletë në automjetin e tij. Operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi dyshimet se i riu mbante armë me vete.
    Policia ndërhyri në rrugën “Ilia Papanikolla”, ku ndaloi automjetin e drejtuar nga 22-vjeçari. Gjatë kontrollit, në sediljen e makinës u gjet arma e zjarrit e llojit pistoletë, e cila u sekuestrua menjëherë së bashku me automjetin që shërbeu si mjet transporti.
    Autoritetet konfirmuan se arma mbahej pa leje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore ndaj shtetasit Ergi Bahiti.

  • U arratis nga burgu grek, kapet në Shqipëri krimineli i rrezikshëm, policia i zbulon automjetin e vjedhur

    U arratis nga burgu grek, kapet në Shqipëri krimineli i rrezikshëm, policia i zbulon automjetin e vjedhur

    27-vjecari nga Tirana, Ylli Shkalla, i arratisur nga burgu i Kasandrës në Halkidiki të Greqisë në 18 shtator, ka rënë në prangat e policisë greke. 27-vjeçari shqiptar u arrestua teksa oficerët e policisë e gjetën brenda një makine të parkuar në një parking në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).
    Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë imituese dhe një telefon celular. Hetimet e mëtejshme zbuluan se i arrestuari e kishte vjedhur automjetin e lartpërmendur në orët e mbrëmjes së 12 tetorit, pasi pronari i tij i ligjshëm e kishte denoncuar vjedhjen e tij dje në mesditë në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Patisias, Athinë.Makina u sekuestrua dhe do t’i kthehet pronarit të saj ligjor. Hetimi paraprak u krye nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Thebë, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet te autoritetet përkatëse.
    Shkalla po vuante në Greqi një dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për lehtësimin e transportit të emigrantëve. Ai rezulton i arrestuar edhe në Tiranë në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim.