Tag: automjetin

  • Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes

    Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 03:55 në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë.
    Dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases Matilda Kaja, me profesion mjeke.
    Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    /vizionplus.tv

  • Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes, detajet e para

    Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes, detajet e para

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

    Në rrugën “Pjetër Budi” është vendosur lëndë plasëse në automjetin e shtetases Matilda Kaja, mjeke në spitalin privat pranë të cilit ndodhi ngjarja.
    Siç raporton policia, kjo ngjarje ka sjellë vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • EMRI/ I dënuar me 16 vite burg, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

    EMRI/ I dënuar me 16 vite burg, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

    Eduard Vushaj, 39-vjeç, i dënuar nga autoritetet shqiptare me 16 vite burg për vjedhje me armë, është arrestuar këtë të diel në Greqi.
    Sipas policisë, në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Vushajn me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, pasi në vitin 2013, në fshatin Grabom, ai në bashkëpunim me një tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës.
    Shqiptari është vënë në pranga nga policia greke për llogari të autoriteteve shqiptare, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

    “Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.
    Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.
    Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).
    Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri”, njofton policia.
    /vizionplus.tv

  • Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

    Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

    Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një farmaciste për kontrabandë ilaçesh.
    Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.
    Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste). Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. P., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e celularit të 34-vjeçarit, janë konstatuar prova të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Aksidenti në Kukës, arrestohet 19-vjeçari pa leje drejtimi që përplasi një tjetër automjet

    Aksidenti në Kukës, arrestohet 19-vjeçari pa leje drejtimi që përplasi një tjetër automjet

    Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 19 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    Pasditen e djeshme, në rrugën “Radio Kukesi – Spitali Kukes”, shtetasi M. M., duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen B. M. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • U konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, procedohet penalisht 17-vjeçari

    U konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, procedohet penalisht 17-vjeçari

    Një 17-vjeçar është kapur nga policia duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
    Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të miturit ka nisur procedimi penal, ndërsa materialet u referuan për më tej në gjykatë.
    Kujtojmë se një sërë rastesh janë shënuar, të të miturve, që ngasin mjetin, pa qenë të pajisur me patentë, duke rrezikuar veten dhe qytetarët e tjerë në rrugë.
    Njoftimi i policisë:
    U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

  • Elbasan/ Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, drejtonte automjetin në gjendje të dehur

    Elbasan/ Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, drejtonte automjetin në gjendje të dehur

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Ndërsa u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

    -A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

    -Z. Sh., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin rrugor “Peqin -Rrogozhinë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 29 vjeç, pasi në lokalin e tij, në lagjen “5 Maj”, u konstatua muzikë e lartë, jashtë orarit të lejuar, duke prishur qetësinë publike.

    Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 40 vjeç, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se ka vjedhur produkte, në kioskën në pronësi të një 54-vjeçareje. Po punohet për kapjen e shtetasit A. Ç.

  • Aksidenti në Berat ku ndërroi jetë 50-vjeçari, arrestohet drejtuesi i automjetit tjetër

    Aksidenti në Berat ku ndërroi jetë 50-vjeçari, arrestohet drejtuesi i automjetit tjetër

    Një 31-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e Policisë, pasi ditën e djeshme në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
    “Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 31 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Aksidenti me një viktimë në Berat, arrestohet shoferi

    Aksidenti me një viktimë në Berat, arrestohet shoferi

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Moravë, Berat ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i njëri prej automjeteve të përfshira në këtë ngjarje.Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu është bërë i mundur arrestimi i 31-vjeçarit i cili drejtonte automjetin tjetër.
    “Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 31 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë”, njofton policia.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

  • Kontrabandoi mallra nga Greqia/ Bie në prangat e policisë 51-vjeçari, e pëson edhe…

    Kontrabandoi mallra nga Greqia/ Bie në prangat e policisë 51-vjeçari, e pëson edhe…

    Policia njofton se 51-vjeçari ka tentuar që të fusë në territorin shqiptar mallra kontrabandë pa faturë blerjeje. Një 51-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për doganierin i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e 51-vjeçarit.
    Njoftimi i Policisë:
    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK.