Tag: automjetin

  • Pije alkolike kontrabandë nga Greqia, 53-vjeçari kapet në kufi. Procedohen tre punonjës të doganës

    Pije alkolike kontrabandë nga Greqia, 53-vjeçari kapet në kufi. Procedohen tre punonjës të doganës

    Një 53-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi u kap duke transportuar një sasi pijesh alkoolike të futura kontrabandë nga Greqia. Ai u ndalua në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij u zbuluan pije të paregjistruara, që dyshohet se kishin hyrë në vend pa u zhdoganuar.
    Ndërkohë, tre punonjës të doganës në pikën kufitare të Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrat e tyre ligjore për ndalimin e këtij rasti.
    Policia ka sekuestruar pijet dhe automjetin që përdorej për transport, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
    Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Ll.
    “Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi pijesh alkoolike, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 53 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe ” Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. P., 45 vjeç, A. G. 61 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit”, njofton policia.

  • Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre një 8-vjeçare

    Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre një 8-vjeçare

    Një aksident ka ndodhur në Fushë Milot. Shtetasi 58 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” është përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja 48 vjeçe, banuese në Prishtinë.
    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 48-vjeçarja, bashkëshorti i saj si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe.
    Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident me tre të plagosur në Fushë-Milot, mes tyre dhe një 8-vjeçare

    Aksident me tre të plagosur në Fushë-Milot, mes tyre dhe një 8-vjeçare

    Një aksident ka ndodhur në Fushë Milot. Shtetasi 58 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” është përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja 48 vjeçe, banuese në Prishtinë.
    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 48-vjeçarja, bashkëshorti i saj si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe.
    Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

    Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

    Theu masën e sigurisë së arrestit në shtëpi dhe goditi me tikë një 34 vjeçar, si dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28 vjeçari.
    Policia ndërkohë bën të ditur se është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin pas kësaj situate.
    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë
    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari.   Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
    Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.
    Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
     
     

  • I riu thyen masën e arrestit dhe e plagos me thikë!  34-vjeçari ‘hakmerret’, i shkon me armë në shtëpi (EMRI)

    I riu thyen masën e arrestit dhe e plagos me thikë! 34-vjeçari ‘hakmerret’, i shkon me armë në shtëpi (EMRI)

    ARMA E SEKUESTRUAR

    VLORË-Një plagosje me thikë është raportuar në Vlorë, ku Kejvi Bendaj, 28 vjeç, ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ka goditur një34-vjeçar, e më pas i ka dëmtuar automjetin. I plagosuri nuk e ka lënë me aq, por pas konfliktit ka shkuar te banesa e Kejvi Bendajt dhe i ka dëmtuar makinën duke e kërcënuar me një armë gjahu.
    34-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u procedua penalisht nga Policia pasi kërcënoi me armë të riun, si edhe i dëmtoi mjetin.
    Njoftimi i policisë:
    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari. Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.
    Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
    Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

    Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

    Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve në fshatin Panaja, në Vlorë.
    Një 28-vjeçar, shtetasi Kejvi Bendaj, i cili theu masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’, ka rënë në prangat e Policisë, pasi goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoj atij automjetin.
    Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi atij automjetin. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut e përdorur për kanosjen.
    Fatmirësisht 34-vjeçari i plagosur me thikë është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i Policisë:
    Vlorë/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja.
    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari.
    Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.
    Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
    Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.
    Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Elbasan/ Hajduti kacavirret në mure për të vjedhur, arrestohet

    Elbasan/ Hajduti kacavirret në mure për të vjedhur, arrestohet

    Një 30-vjeçar në Elbasan është vendosur në pranga për vjedhje.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur një natë më parë në lagjen Shënkoll.

    Siç shihet edhe nga video e publikuar nga policia 30-vjeçari fillimisht është kacavjerrë në mur dhe pasi mori çelsat automjetit në pronësi të shtetasit M. K., 30 vjeç, në një lokal u largua me automjetin e vjedhur.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë natës, në lagjen Shënkoll, i kishin vjedhur automjetin, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli ”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi.

    30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

  • I vodhi çelësat e makinës gjatë natës në lokalin e tij dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

    I vodhi çelësat e makinës gjatë natës në lokalin e tij dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

    Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme si i dyshuar për vjedhje. Mësohet se si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Shënkolli’ dhe punës së policisë, është bërë e mundur idenfitikimi dhe arrestimi i autorit me inicialet M.K. Bëhet me dije se autori ka hyrë gjatë natës në një lokal në lagjen Shënkoll dhe ka vjehdur çelësat e automjetit në pronësi të shtetasit A.Sh dhe më pas i ka vjedhur dhe autmjetin. Sakaq mësohet se autori, për t’i shpëtuar policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë natës, në lagjen Shënkoll, i kishin vjedhur automjetin, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli ”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi. 30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhi automjetin dhe u largua, përfundon në pranga 30-vjeçari në Elbasan

    Vodhi automjetin dhe u largua, përfundon në pranga 30-vjeçari në Elbasan

    Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia  e Elbasanit.
    30-vjeçari  vodhi gjatë natës, çelsat e një automjeti në një lokal, dhe më pas u largua me automjetin e vjedhur.
    Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari rezulton me precedent penal të mëparshëm për vjedhje

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë natës, në lagjen Shënkoll, i kishin vjedhur automjetin, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli ”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi.
    30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

  • Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë/ U njoh me djalin nga Lushnja në rrjete sociale, vajza s’pranoi t’i shkonte në shtëpi

    Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë/ U njoh me djalin nga Lushnja në rrjete sociale, vajza s’pranoi t’i shkonte në shtëpi

    I arrestuari

    TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte marrë me forcë në Astir një vajzë dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur. Banorët e zonës kanë njoftuar autoritetet që kanë vënë në pranga të riun Jurgen Shima. Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit është gjetur dhe një sasi kokaine. E reja është liruar.
    Autori i pengmarrjes, Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar. Të dy ishin takuar në Tiranë, e konsumuan darkë dhe ai e ftoi për në shtëpinë e tij, por 29-vjeçarja nuk pranoi. Edhe pse ajo e kundërshtoi, i riu tentoi që ta çonte në Lushnje me mjetin e tij, vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë.
    Kur vajza e ka refuzuar ashpër, ai e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës. Sapo ka zbritur nga mjeti, e reja ka njoftuar Policinë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:
    I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur. Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.