Tag: automjetin

  • Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ‘arratis’ duke përplasur automjetin e Policisë, në kërkim 26-vjeçari në Kurbin

    Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ‘arratis’ duke përplasur automjetin e Policisë, në kërkim 26-vjeçari në Kurbin

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Skenë si në filma, 26-vjeçari i përplas makinën policisë dhe largohet

    Skenë si në filma, 26-vjeçari i përplas makinën policisë dhe largohet

    Një skenë si nëpër filma është regjistruar në  fshatin Fushë Kuqe të Lezhës.
    Një 26-vjeçar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar makinën që ai drejtonte, por është larguar.
    Gjatë largimit, 26-vjeçari përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit: Autorët e vëzhguan, njëri iu afrua “Range”-it dhe qëlloi! Çfarë fiksuan kamerat?

    Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit: Autorët e vëzhguan, njëri iu afrua “Range”-it dhe qëlloi! Çfarë fiksuan kamerat?

    vendngjarje

    ELBASAN- Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit Mondi Mëhalla po vijojnë, ndërkohë që grupi hetimor ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë pranë biznesit të viktimës ku edhe ndodhi ngjarja. Sipas hetuesve, autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë perimetrit në atë zonë, teksa kanë vëzhguar dhe ndjekur me kujdes lëvizjet e biznesmenit.
    Sipas hetuesve, autorët janë siguruar për prezencën e objektivit dhe kanë pritur deri sa ai të dilte jashë dhe të hipte në automjetin e tij “Range Rover”. Menjëherë sapo ai është ulur në makinë, autorët i janë afruar me një “Audi” të zi, ku njëri prej tyre ka zbritur nga automjeti dhe ka qëllluar disa herë në drejtim të biznesmenit. Dyshohet se vetëm njëri është qitësi, ndërsa personi tjetër ka drejtuar automjetin me të cilin janë larguar pas ngjarjes. 
    “Nga kamerat është vënë re se autorët lëvizën disa herë pranë biznesit. Ata dinin se objektivi ndodhej brenda dhe pritën derisa ai të hipte në automjetin e tij. Në atë moment, një Audi i zi i dyshuar u afrua dhe një prej autorëve, i identifikuar si qitësi, zbriti dhe qëlloi disa herë me pistoletë. Vetëm një person qëlloi, ndërsa tjetri drejtoi automjetin, dhe të dy u larguan menjëherë nga vendngjarja”, thanë hetuesit.
    Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit, teksa paraditen e sotme u gjet një automjet i djegur në afërsi të fshatit Mirakë. Burime bëjnë me dije se brenda automjet nuk janë gjetur armë. 
    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij.
    Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë./ZËRI

  • Tiranë/ 12-vjeçari merr makinën e të atit dhe bën aksident, dy të plagosur

    Tiranë/ 12-vjeçari merr makinën e të atit dhe bën aksident, dy të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në fshatin Mushqeta, Tiranë, ku një djalë 12-vjeçar ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rrugës.
    Nga përplasja kanë mbetur të plagosur vetë i mituri dhe një 18-vjeçar, i cili ndodhej si pasagjer në automjet. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
    Sipas Policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. T., 51 vjeç, pasi djali i tij ka përdorur automjetin pa leje.
    “Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T., 51 vjeç, pasi në fshatin Mushqeta, djali i tij i mitur, rreth 12 vjeç, ka marrë automjetin e të atit dhe gjatë drejtimit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.
    Si pasojë, janë dëmtuar 12-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, një 18-vjeçar, të cilët janë në spital, nën kujdesin e mjekëve.“, njofton policia.
     

  • 12-vjeçari në Tiranë merr makinën e të atit dhe përfundon jashtë rruge, dy të plagosur

    12-vjeçari në Tiranë merr makinën e të atit dhe përfundon jashtë rruge, dy të plagosur

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mushqeta, ku një i mitur vetëm 12 vjeç ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur kontrollin gjatë drejtimit, duke dalë nga rruga.
    Sipas Policisë, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T., 51 vjeç, pasi djali i tij i mitur ka përdorur automjetin pa leje.
    Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 12-vjeçari dhe një 18-vjeçar që ndodhej si pasagjer në automjet. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
    Policia sakaq, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Kapet me armë në automjetin e tij, arrestohet 34-vjeçari në kryeqytet

    Kapet me armë në automjetin e tij, arrestohet 34-vjeçari në kryeqytet

    Policia ka vendosur në pranga një 34-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri në kryeqytet.  Ai është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.5 ndërsa i është sekuestruar arma e zjarrit  me krehër dhe fishekë të cilat i mbante në automjetin e tij.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.
    Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz”, theksohet në njoftimin e policisë.
    “Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Njoftimi i plotë i policisë:
    Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.
    Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.
    Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.
    Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Disa aksidente gjatë orëve të fundit në Shkodër/ Dy persona vihen në pranga, mes tyre 26-vjeçarja e dehur

    Disa aksidente gjatë orëve të fundit në Shkodër/ Dy persona vihen në pranga, mes tyre 26-vjeçarja e dehur

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
    -I. B., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka goditur tabelën e rrethrrotullimit në lagjen “Partizani”;
    -S. G., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
    Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
    -R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, i cili duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin C. T., 67 vjeç, banues në fshatin Lohe, i cili ishte duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi C. T., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën;
    -M. T., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen H. Sh., 33 vjeçe, banuese në fshatin Golem. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja F. R., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga 33-vjeçarja.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malesi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Koplik, për veprat penale “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi mbrëmë duke drejtuar automjetin e tij në Vukpalaj, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, ka shtypur 30 bagëti të imta (dele), dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për tre shtetas të mitur, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, pasi dyshohet se janë konfrontuar fizikisht dhe goditur, duke u shkaktuar dëmtime në pjesën e fytyrës dy 16-vjeçarëve, banues në Tiranë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

    Top Channel

  • Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje

    Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përplasja mes dy automjeteve shkaktoi dëmtime te katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e mjeteve.

    Sipas policisë, aksidenti përfshiu automjetin e drejtuar nga J. V., 18 vjeç, dhe automjetin e shtetasit F. S., 26 vjeç. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë J. V., pasi ky i fundit drejtonte automjetin pa leje, duke iu referuar veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Ndërkohë, për F. S. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • Shkodër/ Transportonin mallra kontrabandë arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

    Shkodër/ Transportonin mallra kontrabandë arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
    Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast:
    u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
    u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.
    Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

  • Solli mallra kontrabandë nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari, procedohen dy doganierët

    Solli mallra kontrabandë nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari, procedohen dy doganierët

    Policia e Kufitare e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar me iniciale F.L, pasi dyshohet se po sillte mallra kontrabandë nga Mali i Zi.
    Në automjetin me të cilin po udhëtonte 46-vjeç u gjetën mallra kontrabandë, konkretisht 352 kuti (8448 kanace) pije freskuese. Malli në total sipas policisë kapte vlerën e 5 mijë euro.
    “Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 5000 euro, dhe automjeti.

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast:
    – u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
    – u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.
    Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv