Tag: automjeti

  • EMRI/ Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës, autori i dehur zbriti nga automjeti dhe…

    arma e sekuestruar

    DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një efektiv të zonës, në fshatin Katund Sukth. Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, dyshohet se Leonard Sheta ka zbritur nga automjeti i tij sapo ka parë efektivin në krye të detyrë dhe e ka kanosur atë me armën sportive që mbante pa leje. Arma spotive dhe automjeti që drejtonte 46-vjeçari janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë, nga verifikimet ka rezultuar se i arrestuari që kanosi efektivin po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 
    Njoftimi:
    Durrës/ Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të deh

  • ‘Benzi’ i parkuar gjendet i shkatërruar në Kukës, autori largohet nga vendngjarja

    ‘Benzi’ i parkuar gjendet i shkatërruar në Kukës, autori largohet nga vendngjarja

    Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.
    Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte praktikisht i sharruar në gjysmë pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.
    Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT.
    Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.
    Policia nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi makina u gjet në mëngjes.
    Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

  • Aksident pas mesnate në Sarandë, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar

    Aksident pas mesnate në Sarandë, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar

    Aksident pas mesnate në Sarandë, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar
     
    Një aksident rrugor u regjistrua pas mesnate në rrugën “Lefter Talo”, pranë një hoteli në qendër të qytetit. Automjeti tip Chevrolet, me targa greke, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike, përpara se të përmbysej në mes të rrugës.
     

     
     
    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas burimeve, shërbimet e qarkullimit rrugor mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit, një 18-vjeçar.
     
    Fillimisht, testi i alkoolit rezultoi 0.58 mg/l, ndërsa matja e dytë konfirmoi një nivel edhe më të lartë, 0.62 mg/l. Në këto rrethana, i riu u shoqërua dhe më pas u arrestua nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Aksident pas mesnate, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar

    Aksident pas mesnate, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar

    Aksident pas mesnate, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar
     
    Një aksident rrugor u regjistrua pas mesnate në rrugën “Lefter Talo”, pranë një hoteli në qendër të qytetit. Automjeti tip Chevrolet, me targa greke, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike, përpara se të përmbysej në mes të rrugës.
     

     
    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas burimeve, shërbimet e qarkullimit rrugor mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit, një 18-vjeçar.
     
    Fillimisht, testi i alkoolit rezultoi 0.58 mg/l, ndërsa matja e dytë konfirmoi një nivel edhe më të lartë, 0.62 mg/l. Në këto rrethana, i riu u shoqërua dhe më pas u arrestua nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
     
    Ngjarja ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe rrezikun që paraqet drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, veçanërisht nga drejtues të rinj në moshë. Autoritetet pritet të japin të tjera detaje mbi vijimin e hetimeve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë.
    Një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Për pasojë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
    Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
    Drejtuesi i automjetit është marre ne pyetje nga specialist të policisë rrugore të Vlorës , e cila do nxjerri dhe shkaqet e këtij aksidenti.

  • Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

    Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale  G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
    Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë segment rrugor.
    Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët një automjet/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Përfshihet nga flakët një automjet/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme te tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë.
    Automjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse duke bërë që automjeti të mos digjej plotësisht.
    Sipas infornacioneve të para, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në mjet.

  • Automjeti me 2 automatikë u gjet i djegur në Tapizë, u përdorën për të qëlluar Qazim Kukën

    Automjeti me 2 automatikë u gjet i djegur në Tapizë, u përdorën për të qëlluar Qazim Kukën

    FOTO ILUSTRUESE

    FUSHË-KRUJË-Të premten e 3 tetorit një automjet tip “Peugeot” u gjet i djegur plotësisht në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë. Gjatë këqyrjes së autoritetve, në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër. 
    Në lidhje me rastin Policia njofton se automjeti dyshohet të jetë përdorur për një ngjarje kriminale të regjistruar më 3 tetor. Makina e djegur e tipit ‘Peugeot’ si dhe armët e zjarrit, dyshohet të jenë përdorur nga autorët që dy ditë më parë kanë qëlluar murin rrethues të banesës së Qazim Kukës, i cili jeton jashtë shteti. Nga të shtënat me armë zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Njoftimi i Policisë:
    Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

  • Qarkullonte nëpër Tiranë më mjetin 160 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini Urus”, Shpataj e kishte vendosur në emrin e një biznesmeni

    Qarkullonte nëpër Tiranë më mjetin 160 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini Urus”, Shpataj e kishte vendosur në emrin e një biznesmeni

    Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti luksoz tip “Lamborghini Urus”, me vlerë 160 mijë euro. Ky sekuestrim ka ardhur në kuadër të operacionit të koduar  “Manovra”, që synon identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive me burim kriminal.
    Mjeti është ndaluar gjatë një kontrolli në aksin rrugor “Sauk–TEG” dhe drejtohej nga Sahit Shpataj, 34 vjeç, person me precedent penal për disa vepra, përfshirë vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë.
    Nga verifikimet e kryera, rezulton se automjeti ishte regjistruar në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim shmangien e gjurmimit dhe justifikimin e vlerës së mjetit. Si pasojë, ndaj të dyve është nisur procedim penal dhe hetimet vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

    Automjeti i sekuestuar

    Njoftimi i plotë i Policisë:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Manovra”, me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet.
    Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.
    34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.
    Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.
    Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.
    Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
    Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.
    Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.
    Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.