Tag: automjeti

  • Atentati në Rinas/ Dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët, totalisht i shkrumbuar

    Atentati në Rinas/ Dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët, totalisht i shkrumbuar

    Ky është automjeti i atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër.
    Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit.
    Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja.
    Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

  • Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës

    Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës

    Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pranë aksit Fushë Krujë mes fshatrave Halil dhe Zallë.
    Vendi ku është gjetur automjeti i djegur nuk ka rrugë, por kalohet vetëm me këmbë pasi është shteg vetëm për këmbësorë dhe bagëti.
    Është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit të pronësi të Edmond Vogës disa kohë më parë. Sakaq, Fushë Kruja është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa e paqartë është fakti sesi autorët kanë arritur të pashqëtësuar të vijnë nga Rinasi drejt Fushë Krujës dhe të kalojnë pranë Komisariatit të Krujës, që ndodhet në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur.

  • Aksident tragjik në Peqin-Rrogozhinë/ Automjeti përplas për vdekje një grua

    Aksident tragjik në Peqin-Rrogozhinë/ Automjeti përplas për vdekje një grua

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.
    Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga 58-vjeçari D.K., banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, duke goditur këmbësoren M.K., 82 vjeçe, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.
    Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Makina përplas motorin në Shkodër, një i lënduar

    Makina përplas motorin në Shkodër, një i lënduar

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një motor.
    Bëhet me dijë se në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A.H 40 vjeçe, është përplasur me  motomjetin me drejtues shtetasin E.L 19 vjeç.
    Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E.L i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi:
    Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me  motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.
    Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Vrasja ne Greqi/ Trupi i karbonizuar qëndroi 48 Orë në automjet para se të zbulohej

    Vrasja ne Greqi/ Trupi i karbonizuar qëndroi 48 Orë në automjet para se të zbulohej

    Komuniteti lokal në Viotia është tronditur nga një ngjarje makabre, pas gjetjes së një trupi të karbonizuar brenda një automjeti të djegur në një zonë të izoluar rurale.
    Sipas mediave greke, mjeti është zbuluar rastësisht nga një gjuetar, i cili ka vënë re makinën e djegur dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.
    Hetuesit që mbërritën në vendngjarje zbuluan brenda saj trupin e një personi të karbonizuar, ndërsa në mjet janë gjetur edhe pranga, një detaj që shton dyshimet për një akt kriminal.
    Zëdhënësja e Shtypit e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, konfirmoi se automjeti është transportuar në laboratorët mjeko-ligjorë, ku po kryhen analiza për identifikimin e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve.
    Për shkak të shkallës së lartë të karbonizimit, procesi i identifikimit të viktimës pritet të jetë i vështirë dhe i gjatë.
    Sipas policisë, automjeti dhe trupi i pajetë kanë qëndruar në vendngjarje për rreth 48 orë përpara se të zbuloheshin.
    Hetimet po drejtohen nga Departamenti i Vrasjeve dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar, të cilat po verifikojnë rastet e zhdukjeve të raportuara në ditët e fundit për të përcaktuar identitetin e viktimës.
    Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimi, por të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për një akt të planifikuar mirë, me autorë që duket se njihnin mirë zonën ku është lënë mjeti i djegur.
    Hetimet vijojnë në mënyrë intensive, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

  • Aksident i rëndë/ Në aksin Lezhë–Milot, vdes shoferi dhe pasagjeri

    Aksident i rëndë/ Në aksin Lezhë–Milot, vdes shoferi dhe pasagjeri

    Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
    LEZHË – Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
    Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.
    Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

  • Greqi, gjendet një person i karbonizuar dhe i prangosur brenda një makine të vjedhur, dyshohet se është shqiptar

    Greqi, gjendet një person i karbonizuar dhe i prangosur brenda një makine të vjedhur, dyshohet se është shqiptar

    Një ngjarje tronditëse është raportuar nga zona e Skourta, Beotia, ku është zbuluar një trup i pajetë, i karbonizuar dhe me pranga. Rasti po hetohet nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE) grek, duke sugjeruar përfshirje të mundshme të grupeve kriminale.
    Detajet e krimit
    Trupi është i një burri, ende i paidentifikuar dhe ishte i karbonizuar, si dhe i prangosur me duart pas shpine. Viktima u gjet në sediljen e pasme të një automjeti, ndërsa ngjarja vlerësohet të ketë ndodhur 2 ose 3 ditë më parë.
    Automjeti dhe trupi u gjetën nga një gjuetar.
    Mjeti i vjedhur me targa të falsifikuara
    Automjeti i përdorur në krim shton misterin e ngjarjes. Makina ishte vjedhur muajin e kaluar në Glyfadës (Atikë) dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat i korrespondonin një automjeti të ngjashëm të regjistruar në Katerini.
    Skenari shqiptar nën hetim
    Sipas gazetës greke iefimerida, autoritetet po hetojnë me intensitet, pasi trupi i prangosur bën të qartë se jemi para një skenari ekzekutimi të mirëorganizuar. Një skenar i mundshëm që po shqyrtohet nga Drejtoria e Krimit të Organizuar (e quajtur shpesh ‘FBI e Greqisë’) është që bëhet fjalë për një shtetas shqiptar.
    Sipas informacioneve, personi në fjalë ishte nisur për në Vilia dy ose tre ditë më parë, por rezultoi i zhdukur. Deri më tani, personi i dyshuar nuk ka qenë problematik apo i njohur për autoritetet greke.
    Hetimet do të fokusohen tashmë tek analiza e provave mjeko-ligjore dhe gjurmëve të lëna nga vjedhja dhe djegia e mjetit, me qëllim identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e motivit të këtij krimi të rëndë.
    Çfarë po ndodh me identifikimin?
    Analiza mjeko-ligjore
    Identifikimi i një trupi të karbonizuar është një proces i vështirë dhe kërkon kohë. Autoritetet janë duke punuar me analizat mjeko-ligjore, përfshirë mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes dhe krahasimin e tyre me të dhënat e ADN-së, dentare apo gjurmët e gishtave (nëse gjenden).
    Skenari i shtetasit shqiptar
    Një nga skenarët që po shqyrtohet seriozisht nga hetuesit është se viktima mund të jetë një shtetas shqiptar që rezultonte i zhdukur dy ose tre ditë para gjetjes së trupit, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
    Motivi
    Deri në identifikimin e viktimës, është e pamundur të përcaktohet një motiv i saktë, por prangat dhe automjeti i vjedhur tregojnë për një ekzekutim që lidhet me krimin e organizuar ose larje hesapesh.

  • Pamje të frikshme nga tuneli i Skërficës, automjeti shpërthen në flakë

    Pamje të frikshme nga tuneli i Skërficës, automjeti shpërthen në flakë

    Një automjet është përfshirë nga flakët në tunelin e Skërficës në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
    Drejt vendit të ngjarjes janë nisur me shpejtësi shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra.
    Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e zjarrit si dhe a ka persona të lënduar.

  • Lushnjë/ Kamionit i çahet goma në ecje, përfundon jashtë rruge! Shoferi dërgohet në spital

    Lushnjë/ Kamionit i çahet goma në ecje, përfundon jashtë rruge! Shoferi dërgohet në spital

    Del nga rruga një mjet i tonazhit të rëndë në aksin Lushnje-Berat. Ngjarja raportohet të kenë ndodhur në afërsi të fshatit Barbullinj. Automjeti pasi ka dalë nga kthesa ka përfunduar në kanalin anësor në kahun tjetër të lëvizjes.
    Automjeti ka qenë i ngarkuar me inerte (çakull). Drejtuesi i mjetit është çuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Sipas uniformave blu të qarkullimit, automjetit i është çarë goma e parë në ecje dhe është përmbysur në krahun tjetër të rrugës.
    Fatmirësisht në momentin e përmbysjes nuk ka pasur automjete të tjera në qarkullim. Grupi i punës dokumenton ngjarjen dhe disiplinon trafikun.
    gijotina.com/