Tag: automjeti

  • Peceta në dorezën e makinës, truku i ri i hajdutëve, ja strategjia që përdorin

    Peceta në dorezën e makinës, truku i ri i hajdutëve, ja strategjia që përdorin

    Një pecetë e vendosur në dorezën e derës së makinës mund të jetë shenjë se automjeti juaj është vënë në shënjestër për vjedhje, ndaj duhet të njoftoni menjëherë autoritetet.

    Bandat që vjedhin automjete gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të hyrë në to dhe, përpara se të kalojnë në veprimin e vjedhjes, anëtarët e tyre kryejnë një hetim të imtësishëm dhe organizojnë me kujdes mënyrën e veprimit.

    Për të rritur shanset e suksesit, shpesh ata e “shënojnë” makinën që kanë vënë në shënjestër – një praktikë e ngjashme me atë që përdoret edhe në vjedhjet e banesave.

    Sipas mediave spanjolle, një nga mënyrat më të përdorura për të shënuar një makinë është ajo e pecetës, që vendoset në një nga dorezat e dyerve të automjetit të synuar.
    Kështu, ata u komunikojnë pjesëtarëve të tjerë të grupit se makina e zgjedhur është “fiksuar” dhe se duhet të nisë mbledhja e informacionit për rutinën e pronarit, vendet ku ai e parkojnë, e kështu me radhë.

    Nëse peceta mbetet për një kohë të gjatë në dorezë, kuptohet gjithashtu se makina me shumë gjasa nuk përdoret shpesh nga pronari, gjë që e bën një objektiv më të lehtë.

    Siç është e dukshme, praninë e një peceteje në dorezën e një makine nuk duhet ta konsiderojnë drejtuesit si një rastësi, por të dyshojnë menjëherë, pasi është shumë e mundshme që automjeti i tyre të ketë tërhequr vëmendjen e një bande.

    Në një situatë të tillë, rekomandohet të kontaktohen menjëherë autoritetet policore, për të frenuar veprimtarinë e grupit kriminal.

  • Skenë si në filma/ Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa metra (Detaje)

    Skenë si në filma/ Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa metra (Detaje)

    Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, ku një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe u rrokullisur disa metra. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Çekrezit jo shumë larg qytetit të Gramshit.
    Automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë vetëm në makinë në momentin e ngjarjes, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Aksidenti dyshohet të jetë favorizuar edhe nga lagështira dhe reshjet e fundit, të cilat e kanë bërë segmentin rrugor më të rrëshqitshëm.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:30
    Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti në fshatin Katund i Ri. Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer ngjarjen, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    Ngjarja u shënua në rrugën “Caush Asllani”, ku automjeti i një 29-vjeçari u përfshi nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore organizuan operacionin me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të djegies.

    Falë administrimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri. Hetimet kanë treguar se ai e ka djegur automjetin më 20.11.2025, duke përdorur lëndë djegëse, për motive të konsideruara të dobëta.

    Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se i arrestuari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

  • U nis për në Shqipëri, por përfundoi në mes të detit, mbi makinë

    U nis për në Shqipëri, por përfundoi në mes të detit, mbi makinë

    makina perfundon ne det

    ITALI- Një incident i pazakontë është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det teksa po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë.
    Në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të hipte mbi makinë, ndërsa automjeti po fundosej dhe u shpëtua nga roja bregdetare.
    I riu, shtetas shqiptar, arrin të thyejë xhamin e përparmë dhe arrin të dalë para se automjeti të fundosej plotësisht. 
    Automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po afrohej drejt rampës së tragetit. Dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë krijuar sipërfaqe të rrëshqitshme.

    Roja Bregdetare ka marrë në bordin e saj drejtuesin, ndërsa zjarrfikësit – me ekipin e zhytësve – po punojnë për rikuperimin e mjetit nga fundi i ujit./ZËRI 

  • Emri/ Aksident në aksin ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

    Emri/ Aksident në aksin ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Leshnje- Berat në afërsi të fshatit Çiflik.

    Sipas të dhënave, drejtuesi i automjetit tip Benz ka përplasur një kalimtare.
    Shqiponja Gjoshi, 53-vjeçe, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
    Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.

    Top Channel

  • Aksident në rrugën ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

    Aksident në rrugën ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

    Një aksident është regjistruar pak momente më parë në rrugor Lushnjë- Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.
    Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
    Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Aksident në aksin ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

    Aksident në aksin ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

    Një aksident është regjistruar pak momente më parë në rrugor Lushnjë- Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.

    Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
    Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Top Channel

  • Konflikti nisi në…/ Detaje nga atentati në Shkodër, automjeti qëllohet në ecje, identifikohet autori

    Konflikti nisi në…/ Detaje nga atentati në Shkodër, automjeti qëllohet në ecje, identifikohet autori

    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.
    Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.
    Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
    Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
    Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
    Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi. Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri. Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur.

  • Qëllohet me armë zjarri automjeti në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, drejtuesi i plagosur braktis mjetin

    Qëllohet me armë zjarri automjeti në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, drejtuesi i plagosur braktis mjetin

    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Sipas informacionit në terren, mësohet se drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe është larguar duke braktisur automjetin e tij.
    Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Automjeti  është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave, drejtuesi është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
    Njëra anë e makinës është dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

     

    Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes

  • Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

    Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.
    Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty.
    Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.
    Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
    Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.
    Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
    Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
    Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
    Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri.
    Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur