Tag: automjeti

  • E dhunuan dhe i morën makinën, arrestohen 2 vëllezër. Akuzat kundër tyre

    E dhunuan dhe i morën makinën, arrestohen 2 vëllezër. Akuzat kundër tyre

    Një operacion i koduar “Motivi” është finalizuar me sukses me kapjen e dy shtetasve, vëllezër, që dhunuan një person dhe më pas i morën automjetin. Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së një njoftimi se një person ishte dhunuar dhe i ishte vjedhur automjeti, organizuan hetime për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

    Gjatë operacionit, u lokalizuan dhe u kapën dy vëllezërit B. H., 44 vjeç, dhe E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilët dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin. Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së dy vëllezërve dhe u sekuestrua si provë materiale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa dy vëllezërit janë vënë në pranga dhe do të përballen me akuzën e “Vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni i koduar “Motivi”.

    E dhunuan për motive të dobëta dhe më pas i morën automjetin, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

    Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.

    Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

  • Incident në Rrugën e Arbrit. Automjeti rrëshket nga bora e përplaset me murin rrethues të një banese

    Incident në Rrugën e Arbrit. Automjeti rrëshket nga bora e përplaset me murin rrethues të një banese

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

  • Automjeti doli nga rruga, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës

    Automjeti doli nga rruga, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin në Durrës

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia.
    Automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
    16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit./Opinion.al

  • Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me pemën dhe përmbyset anës rrugës, plagosen 5 persona

    Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me pemën dhe përmbyset anës rrugës, plagosen 5 persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Laç, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur automjeti, i drejtuar nga shtetasi N.A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
    Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A., dhe L.A., të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
    Njoftimi i policisë:
    Kurbin/Informacion paraprak
    Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Humbën kontrollin e mjetit dhe tentuan të fshehin aksidentin / Shoqërohen në komisariat 3 të rinjtë

    Humbën kontrollin e mjetit dhe tentuan të fshehin aksidentin / Shoqërohen në komisariat 3 të rinjtë

    Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, rreth orës 3 pas mesnate, shoferi i një makine, me të cilën po udhëtonin 3 të rinj humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës. Menjëherë pas përplasjes, tre të rinjtë, dy djem dhe një vajzë tentuan të largoheshin nga vendngjarja, por automjeti për shkak të dëmtimeve nuk u ndez.
    Më pas dy djemtë kanë dalë nga automjeti për të kontrolluar dëmet e jashtme që kishte pësuar makina nga përplasja, por siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti, ata shfaqin vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit, duke hedhur dyshime të forta se kanë qenë nën efektin e alkoolit. Vajza që ndodhej brenda në automjet kërkon ndihme, pasi është lënduar nga përplasja.
    2 orë pas aksidentit të rinjtë kanë telefonuar një shërbim karrotrec, për të dërguar makinën në servis, ndërsa bashkë me karrotrecin në vendngjarje mbërriti edhe policia. Tre të rinjtë u shoqëruan nga Policia e Vlorës.

  • Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës

    Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës

    Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës
     
    Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ku një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare ka marrë flakë në lëvizje.
     

     
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik në sistemin elektrik.
    Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
     
    Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

    Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

    Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur.

    Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë.
    Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë.
    “Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të parët ata që do të dalin me njoftim”, i tha Sakaliene radios publike lituaneze më 31 mars.
    Automjeti i ushtarëve u gjet i zhytur në një moçal në terrenin e stërvitjeve ushtarake, Pabrade, më 25 mars.
    Qindra ushtarë lituanezë dhe amerikanë, bashkë me dhjetëra automjete, u përfshinë në nxjerrjen e tij.
    Lituania, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, është nikoqire e më shumë se 1.000 trupave amerikane.
    Ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën tha në një deklaratë më herët se katër ushtarët ishin “duke kryer stërvitje të planifikuara taktike” kur u zhdukën më 25 mars.
    Në orët e para të operacionit të shpëtimit kishte disa deklarata kontradiktore, përfshirë komentet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se ushtarët kanë humbur jetën.
    Më vonë, një zëdhënëse e NATO-s e tërhoqi atë deklaratë. /REL

    Top Channel