Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, të dyshuar për vjedhjen e një automjeti në zonën e Yzberishtit.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, kur dy të rinjtë dyshohet se kanë hyrë në garazhin e një pallati në rrugën “Kol Koçi” dhe kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”.
Automjeti i vjedhur është gjetur pranë banesës së të arrestuarit dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: automjeti
-

Vodhën një makinë nga garazhi, arrestohet në Tiranë 20-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori
-

Çfarë ndodhi në Sarandë? Automjeti i parkuar shpërndan gaz, ndërhyn emergjenca
Një ngjarje dramatike ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, po për fat të mirë pa të lënduar apo viktima.
Një automjeti tip “Benz” të parkuar anash rrugës i ka mbetur “gazi takuar”, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.
Gazetari Limos Didani, informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Sarandës, zona e quajtur “Ekonomiku”.
Në pamjet e siguruara dallohen retë e dendura të gazit toksik që del nga autovetura dhe qytetarë që nxitojnë të largohen nga perimetri i rrezikut.
Policia dhe zjarrfikësit po përpiqen të zbardhin shkaqet e ngjarjes dhe të minimizojnë dëmet. -

Aksident në tunelin e Murrizit/ Përplasen dy makina, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.Top Channel
-

Aksident në Gjirokastër, 4 të plagosur
POLICIA E SHTETIT
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angleze, K. M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Aksident në aksin Shkodër-Mes/ Automjeti përplas një 61-vjeçar që lëvizte me biçikletë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Mes, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 61-vjeçar.Mësohet se rreth orës 20:50, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Uniformat blu njoftojnë se 61-vjeçari i dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Opinion.al -

Automjeti përplas një skuter pranë bashkisë së Durrësit, dy 13-vjeçarë përfundojnë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai” me targa AB 564 CL, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur.
Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar. Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Aksident në Tapizë! Shoferi 33-vjeçar përplaset me një mjet tjetër. Ndërron jetë drejtuesja 69-vjeçare
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte një 69-vjeçare me iniciale L.M. Si pasojë e përplasjes 69-vjeçarja humbi jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.
-

Dyshohet se u përdor në atentatin mafioz të Gjovalin Prendit, gjendet i djegur një automjet në Fushë Gjormë
Një automjet është gjetur i djegur sot në Fushë Gjormë, pas më shumë se 12 orësh nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit.
Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se automjeti është gjetur tërësisht i djegur dhe dyshohet se është mjeti me të cilin lëvizën atentatorët mbrëmjen e së enjtes.
Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.
Sipas burimeve automjeti i përdorur në këtë ngjarje ka ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.
Autorët kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.Top Channel
-

Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital
Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë godinës së institucionit, në momentin kur po kalonte vijat e bardha.
Sipas informacioneve, ai është përplasur nga një automjet sapo kishte dalë nga ambientet e ministrisë. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim të specializuar.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. -

Merr flakë automjeti në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje
Një automjet ka marrë flakë mesditën e kësaj të marte në Tiranë.
Makina ka marrë flakë te Rruga e Kavajës, ndërsa sikurse duket në pamje, është djegur në pjesën e përparme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja ndërsa nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Top Channel