Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në rrugën Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.
Një makinë për arsye ende të paditura ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” disa kilometra larg rrugës duke përfunduar në një parcelë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe vajza e tij 16-vjeçare.
Njoftimi policisë
Maliq/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Tag: automjeti
-

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, automjeti përfundon disa metra larg rrugës, plagosen shoferi dhe një e mitur
-
Përplasje në Dibër/ Automjeti i dyshuar për shpërndarje parash nga partia socialiste, bllokohet nga simpatizantët e PD
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në fshatin Tomin të Dibrës, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella.
PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte. Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.
Sipas burimeve, thuhet se ka patur konfrontim fizik mes dy grupeve.
-

Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit, pamje nga vendngjarja
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Automjeti del nga rruga, dhe përfundon në kanal/ Lëndohen dy pasagjerët me…
Ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm, makina e marrë me qera nga disa shtetas të huaj. Mësohet se nga të pesë personat që ndodheshin në të, të cilët dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë, vetëm njëri prej tyre ka marrẽ lëndime më të rënda.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë (shtetas indian), të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga. -

Makina e Papa Françeskut do të kthehet në klinikë lëvizëse për fëmijët e Gazës
Automjeti i përdorur gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014, po ripajiset me gjithçka që nevojitet për kujdesin shëndetësor, tha organizata bamirëse Caritas, e cila po mbikëqyr projektin.
“Do të ketë teste të shpejta, komplete qepjeje, shiringa, furnizime me oksigjen, vaksina dhe një frigorifer të vogël për ruajtjen e ilaçeve”, shpjegoi ajo në një deklaratë.
Sipas mediave të huaja, Vatikani tha se kjo ishte “dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës” para se të vdiste muajin e kaluar, ndërsa automjeti është aktualisht në Betlehem. -

Automjeti i Papa Françeskut shndërrohet në një klinikë të lëvizshme për fëmijët në Rripin e Gazës
Një makinë e përdorur nga Papa Françesku do të transformohet në një klinikë të lëvizshme për fëmijët në Rripin e Gazës, në përputhje me një dëshirë që ai shprehu kur ishte gjallë, njoftoi Vatikani. Automjeti është një Mitsubish që Papa e përdori gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014.
“Puna ka filluar tashmë” për të shndërruar automjetin e vogël të bardhë, sqaroi Caritas, shoqata humanitare e Vatikanit.
Kur të hapet korridori humanitar me Gazën, automjeti që do t’i vihet në dispozicion Caritas Jerusalem do të jetë gati për të ofruar kujdes bazë për fëmijët. Kjo klinikë e vogël lëvize do të jetë e pajisur me komplete qepjeje, shiringa, oksigjen dhe vaksina të ruajtura në një frigorifer të vogël. Mjeti, i cili do të ketë një shofer, do të menaxhohet nga një ekip mjekësh.
“Ky automjet shpreh dashurinë dhe solidaritetin e Shenjtërisë së Tij për më të prekshmit, të cilën ai e ka shprehur gjatë gjithë krizës në Gaza”, komentoi sekretari i përgjithshëm i Caritas Jerusalem, Anton Safar.
Një ditë para vdekjes së tij, në mesazhin e Pashkëve të lexuar nga asistenti i tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku kritikoi “situatën dramatike dhe të neveritshme humanitare” në Gaza. Me këtë rast, ai kishte përsëritur thirrjen e tij për armëpushim në enklavën palestineze dhe për lirimin e pengjeve izraelite.
Pas vdekjes së Papa Françeskut, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e kishte cilësuar Papa Françeskun si një mik besnik të popullit palestinez dhe të drejtave të tij legjitime, duke vënë në dukje se ai e kishte njohur shtetin palestinez dhe kishte lejuar ngritjen e flamurit palestinez në Vatikan.
-

Aksident në aksin Çermë-Divjakë/ Automjeti përplas motorin, shoferi i këtij të fundit ndodhet në gjendje të rëndë…
Automjeti tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit. -

Vodhën një automjet në një garazh, arrestohet 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i identifikuar si Marjus Shkëmbi dhe ka shpallur në kërkim Ergivio Hysën pas vjedhjes së një automjeti në Yzberisht.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin më 25 prill 2025.
Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

‘Skifterët’ në Tiranë vodhën makinën nga garazhi dhe u larguan si ‘zotërinj’! Arrestohet 20-vjeçari, bashkëpunëtori në kërkim
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Vodhën një automjet në një garazh, bie në prangat e policisë 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Emrat)
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i identifikuar si Marjus Shkëmbi dhe ka shpallur në kërkim Ergivio Hysën pas vjedhjes së një automjeti në Yzberisht.
Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin më 25 prill 2025.
Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim: