Një 37-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga në policia e Durrësit pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale.
Për grabitjet Vehap Kapaj lëvizte me biçikletë. Më pas, ai përdorte automjetin e tij tip ‘Benz’ për të transportuar dhe fshehur sendet e vjedhura.
Nga hetimet e kryera 37-vjeçari rezulton si autor i 5 vjedhjeve me thyerje, teksa vijon puna për zbardhjen e grabitjeve të tjera.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Refleksi”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tag: automjeteve
-

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale të shoferëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Një 37-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi me iniciale V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
37-vjeçari ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Arrestohet ‘skifteri’ në Durrës, kamerat e kapin ‘mat’
pamje nga ngjarja
DURRËS-Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Durrës pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale. Në kamerat e sigurisë shihet edhe skema që përdorte i riu për të kryer grabitjet.
Ai qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura. 37-vjeçari deri në momentin e arrestimit ka arriktur të grabisë para, laptop dhe sende personale në të paktën pesë automjete.Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura, identifikohet dhe vihet në pranga autori.
37-vjeçari nga Tirana, autori i 5 vjedhjeve me thyerje, dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, ku vijon puna për zbardhjen e tyre.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. -

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA
Autoritetet e Los Anxhelesit, ShBA, kanë zbuluar një rast të pazakontë, që ngjan me skenarë filmi. Një grup hajdutësh kishte shndërruar një tunel të braktisur në një vend fshehjeje për makina të vjedhura, nën qytetin e Montebellos, në Kaliforni.
Tuneli, që dikur ishte ndërtuar për menaxhimin e ujërave të lumit San Gabriel si pjesë e projektit ushtarak “Whittier Narrows”, ishte jashtë përdorimit prej vitesh. Falë strukturës së tij prej betoni të përforcuar dhe thellësisë nën tokë, sinjalet GPS nuk funksiononin, gjë që e bënte pothuajse të pamundur lokalizimin e automjeteve.
Dy vëllezër kishin ngritur aty një punishte të fshehtë, ku çmontonin makinat e vjedhura dhe i shisnin pjesët në tregun e zi. Sipas policisë, aktiviteti i tyre kishte vazhduar për muaj të tërë pa u zbuluar.Operacioni mori fund pas një denoncimi për një makinë luksoze të vjedhur. Kamerat e sigurisë e kapën njërin nga hajdutët duke hyrë në tunel dhe një helikopter policie e ndoqi deri në hyrje. Kur forcat hynë brenda, mbetën të habitura nga numri i automjeteve të fshehura dhe pajisjet e përdorura për riparime.
-

Balluku: Brenda dhjetorit hapet qarkullimi në 6 km të parë të autostradës Tiranë–Durrës
Në fund të këtij viti pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve, segmenti i parë prej 6 kilometrash i autostradës Tiranë–Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Balluku vlerëson se punimet në dy fazat e para të projektit për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa shton se përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje më moderne dhe dinjitoze.
Aktualisht, po vijon puna edhe me elementët e tjerë të projektit, për të përmbyllur punimet që pritet të rrisë sigurinë dhe cilësinë e lëvizjes.
“Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës. Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze.
Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, shkruan krahas fotove ministrja. -

Siguracionet e automjeteve ndryshojnë nga 2026, shoferët që bëjnë aksidente do të paguajnë më shumë
Më i ulët apo më i lartë, siguracioni i automjeteve do të ndryshojë duke nisur nga janari 2026.
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi se kush ka shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajë më shumë.
Drejtuesit e rregullt do të marrin si bonus një sigurim më të ulët, ndërsa ata problematik do të marrin “malus” ose sigurim më të lartë.
“Mund të mos jetë perfekt, por është një hap i madh për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim si bonusi ashtu edhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8, do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, thotë Kaçi.
Sa i përket sigurimit të detyrueshëm të banesave, një projektligj që ka pasur edhe kundërshtime nga kompanitë e sigurimeve, Kaçi theksoi se kjo është një nismë e mirë:
“Është draftuar një ligj i cili është në konsultim. Është një nismë shumë e mirë, ofron mbulim të banesave sipas një niveli të caktuar, qytetarët mund të shtojnë edhe më shumë. Ky është një sigurim minimal.”
Drejtuesja e AMF-së, teksa u pyet edhe për kriptomonedhat, deklaroi në Komision se një draft po përgatitet dhe pritet të jetë në konsultim publik së shpejti.
“Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi në një grup pune ku janë përfshirë AMF, BSH, Ministria e Ekonomisë. Kemi përgatitur një draft të parë, po diskutohet në grupin e punës dhe deri në fund të vitit mendohet që ne të publikojmë draftin”, shton Kaçi.
Pa një ligj të tillë, teksa një aktivitet i tillë nuk lejohet, në 2024 u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme rreth 11 milionë euro kriptomonedha.Top Channel
-

Kapet kontrabandë mbi 54 milionë lekë në Morinë – Arrestohen dy shtetas nga Kukësi
Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Doganës në pikën kufitare të Morinës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë dhe arrestimin e dy shtetasve.
Gjatë kontrollit rutinë të dy automjeteve në dalje të territorit shqiptar, autoritetet zbuluan mallra të ndryshme të futur në mënyrë të paligjshme, me një vlerë totale që kap shifrën e rreth 54.3 milionë lekëve.
Nga kontrolli fizik i automjeteve u sekuestruan:930 kilogramë duhan
Mbi 1000 kuti me medikamente
41,000 tableta farmaceutike
2,194 aparate celularë
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e dy automjeteve:B.L., 52 vjeç dhe F.M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët akuzohen për veprën penale të kontrabandës me mallra të akcizës dhe mallra të tjera.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Policia Kufitare thekson se kontrollet intensive në pikat kufitare do të vijojnë, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar aktivitetet kriminale ndërkufitare dhe për të garantuar sigurinë dhe ligjshmërinë në territorin shqiptar. -

Shqipëria pret sot samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, rrugët që do të bllokohen
Shqipëria pret sot dhe nesër samitin për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.
Ky samit do të shërbejë si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.
Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor).
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. -

Rama: Tirana, një muze i hapur i pasionit për automobilizmin, Shqipëria në vëmendjen ndërkombëtare përmes FIVA Heritage Hall of Fame
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një postim që sjell në fokus një ngjarje të veçantë kulturore dhe teknike për vendin: Tirana u kthye në një muze të hapur të pasionit për automobilizmin, duke bashkuar koleksionistë, krijues, restauratorë dhe dashamirës të trashëgimisë motorike shqiptare.
Ky aktivitet i zhvilluar nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve Historike (FIVA), solli në Tiranë eventin prestigjioz “FIVA Heritage Hall of Fame”, përmes të cilit Shqipëria u përfshi zyrtarisht në hartën botërore të vendeve që nderojnë dhe promovojnë trashëgiminë mekanike, kulturën e automobilizmit dhe mjeshtërinë njerëzore.
Në këtë kuadër, u prezantuan modele të rralla e të restauruara me kujdes të automjeteve historike, që mbartin jo vetëm vlera teknike, por edhe emocionale e kulturore. Tirana për disa ditë u shndërrua në një ekspozitë të gjallë të evolucionit të automjeteve, një hapësirë ku tradita e mekanikës u ndërthur me artin e dizajnit dhe pasionin për lëvizjen.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se ky event tregon një Shqipëri që respekton kujtesën dhe mjeshtërinë, duke e konsideruar trashëgiminë teknike si pjesë të identitetit kombëtar dhe të zhvillimit të qëndrueshëm turistik e kulturor.
“Tirana u kthye në një muze të hapur të pasionit për automobilizmin, duke nderuar koleksionistët dhe dashamirësit e trashëgimisë sonë teknike e kulturore. Kjo është një tjetër dëshmi se si Shqipëria di të vlerësojë historinë dhe ta kthejë atë në pjesë të së ardhmes,” – shkroi Rama në postimin e tij.
FIVA Heritage Hall of Fame është një nismë ndërkombëtare që synon të promovojë ruajtjen e automjeteve historike dhe vlerësimin e figurave që kanë kontribuar në kulturën automobilistike globale. Përfshirja e Shqipërisë në këtë event e vendos vendin në një pozicion të ri në arenën ndërkombëtare të koleksionizmit dhe restaurimit teknik, duke i dhënë jehonë përpjekjeve të komuniteteve të pasionuara që ruajnë historinë e motorëve dhe artin e automjetit klasik.
Ky event shënon gjithashtu një bashkëpunim të suksesshëm mes institucioneve shqiptare, komunitetit të koleksionistëve dhe FIVA-s, duke treguar se trashëgimia motorike mund të shërbejë si urë midis historisë, turizmit dhe inovacionit.
Në fund të postimit, Kryeministri shprehu bindjen se “kultura e kujtesës, në çdo formë të saj, është pjesë e ADN-së së një kombi që di të ecë përpara pa harruar rrënjët e veta”.
Tirana, për disa ditë, ishte kryeqyteti i motorëve me shpirt historie, një hapësirë ku zhurma e makinave klasike u shndërrua në muzikë të nostalgjisë dhe krenarisë kombëtare.
AV/KJ -

Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja me ‘dorë të hekurt’: 169 gjoba për drejtuesit e automjeteve dhe monopatinave
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve, ku vetëm gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 169 gjoba.
Drejtuesit e gjobitur janë ata të automjeteve dhe të monopatinave kryesisht për shkeleje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna intensive e shërbimeve të Policisë Rrugore, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.
Fokusi gjatë 48 orëve të fundit: monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë vënë:
41 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal;
71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten dhe të tjerët;
57 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve me xhama të zinj, të vënë pa autorizimin përkatës.
