Moti i keq ka prekur vendin tonë gjatë ditës së sotme, ku reshjet e dëborës kanë qenë prezente deri në orët e vona të mbrëmjes.Nisur nga kjo, policia bën me dije se një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.Njoftimi i plotë:
Nisur nga situata e motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Tag: automjeteve
-

Moti i keq në vend/ Kamioni rrëshket në aksin Strugë-Qafë Thanë, bllokohet rruga
-

Moti i keq, policia thirrje shoferëve: Udhëtoni me kujdes!
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit, kryesisht në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Drejtuesit e automjeteve, policia i këshillon të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Policia thekson rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të shërbimeve të saj në terren dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme, sidomos në zonat malore ku reshjet kanë qenë më intensive.
Për qytetarët që detyrohen të udhëtojnë në zonat e prekura nga dëbora, rekomandohet që automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë për të evituar aksidente dhe bllokime në rrugë. Ndërkohë, borëpastrueset dhe fadromat janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës për të përmirësuar kushtet e lëvizjes.
Njoftimi i policisë:
Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.
Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë. -

Reshtej e borës, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve në Dibër, Kukës dhe Shkodër
Aktualitet Kultura E Diel, 6 Prill 2025 14:48
Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.
-

Policia Rrugore kontroll 200 automjeteve, ndëshkohen 93 drejtues mjetesh
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusëve dhe furgonave, duke verifikuar dokumentacionin e rreth 200 automjeteve.
Si rezultat, 93 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masa administrative për shkelje të ndryshme. 78 masa u vendosën për qarkullim jashtë orarit të lejuar, ndërsa 5 të tjera për mungesë certifikate transporti, 5 për qarkullim pa certifikatën e kolaudimit, 4 për defekte teknike dhe 1 për targa të palexueshme.
Policia Rrugore vijon kontrollet dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm. -

Zgjerimi i superstradës Tiranë Durrës, Rama: Do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve për zgjerimin e superstradës që lidh Tiranën me Durrësin.
Shefi i qeverisë thekson se falë ndërhyrjes dhe zgjerimit të korsive, kjo nyje rrugore po kthehet në një autostradë të kategorisë A.
Ky investim shton Rama do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks si dhe do t’i japë Tiranës një hyrje më dinjitoze.
“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. -

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës/ Rama: Do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e automjeteve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve për zgjerimin e superstradës që lidh Tiranën me Durrësin. Shefi i qeverisë thekson se falë ndërhyrjes dhe zgjerimit të korsive, kjo nyje rrugore po kthehet në një autostradë të kategorisë A. Ky investim shton Rama do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks si dhe do t’i japë Tiranës një hyrje më dinjitoze.
“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. -

FOTO/ Aksident i trefishtë në Kamëz, një prej makinave përfundon mbi të tjerat
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak momente më parë në kthesën e Valiasit, në qytetin e Kamzës, ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në këtë zonë të frekuentuar, duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen e automjeteve.
Deri më tani, fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërkohë që ekipet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve dhe për të siguruar që situata të menaxhohet sa më shpejt dhe me efikasitet. Po ashtu, policia po monitoron dhe drejton trafikun në zonë, duke përpjekur të shmangë bllokimin e mëtejshëm të rrugëve.
Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e saktë të përplasjes. Spekulimet rreth kushteve të motit dhe mundësisë së mungesës së vëmendjes nga drejtuesit e automjeteve janë ende të paqarta, dhe hetimet do të ndihmojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë aksident.
Rreth aksidentit, është apeluar për kujdes më të madh nga drejtuesit e mjeteve, pasi kushtet e trafikut mund të jenë të vështira, sidomos në orët e pasdites kur ka më shumë fluks automjetesh. Autoritetet do të vazhdojnë të japin informacion të mëtejshëm në lidhje me ngjarjen dhe pasojat e mundshme.