Tag: automjeteve

  • Vështirësohet qarkullimi i automjeteve/ Mjegulla e dendur, bllokon aksin Korçë–Pogradec

    Vështirësohet qarkullimi i automjeteve/ Mjegulla e dendur, bllokon aksin Korçë–Pogradec

    Mjegulla e dendur që ka përfshirë aksin rrugor Korçë-Pogradec që në orët e para të mëngjesit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
    Drejtuesit e mjeteve raportojnë për shikueshmëri të reduktuar, në disa zona deri në disa metra, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme. Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat e mjegullës.
    Deri tani nuk raportohet për incidente, por patrullat e policisë janë të pranishme përgjatë segmentit për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

  • Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe ngrica në rrugë

    Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe ngrica në rrugë

    olicia Rrugore i ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, teksa vendi po përfshihet nga temperaturat e ulëta që pritet të sjellin bor¡ dhe ngrica në rrugë.
    Mesazhi i Policisë Rrugore:
    Apel për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.
    Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.
    Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.
    Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.
    Të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.
    Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

  • Bashkëpunim shumëpalësh në teknologjitë e gjelbra, për të përshpejtuar tranzicionin me karbon të ulët

    Bashkëpunim shumëpalësh në teknologjitë e gjelbra, për të përshpejtuar tranzicionin me karbon të ulët

    Kina do të thellojë bashkëpunimin shumëpalësh në teknologjitë e gjelbra, do të mbështesë ndërmarrjet e saj të reja të automjeteve të energjisë, baterive dhe fotovoltaike në zgjerimin global dhe do të përshpejtojë tranzicionin me karbon të ulët të sektorit të saj të prodhimit në zgjerim, tha rregullatori kryesor i industrisë së vendit, shkruan “China Daily”.
    Li Lecheng, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, tha se vendosmëria e Kinës për të ndjekur një tranzicion të gjelbër në prodhim nënvizon përpjekjen e saj për të nxitur forca të reja prodhuese me cilësi të lartë dhe për të ndjekur zhvillim me cilësi të lartë.
    “Kina do të inkurajojë ndërmarrjet konkurruese kineze në fotovoltaikë, energjinë e erës, bateritë e litiumit dhe automjetet e reja të energjisë për t’u zgjeruar globalisht dhe për të investuar dhe zhvilluar projekte të energjisë së gjelbër në vendet dhe rajonet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë” dhe më gjerë”,- tha Li.
    Deri në vitin 2035, do të zgjerohet kapaciteti i instaluar të energjisë së erës dhe diellore në mbi gjashtë herë nivelet e vitit 2020, duke u përpjekur ta çojë totalin në 3600 gigavat dhe t’i bëjë automjetet me energji të re kryesore në shitjet e automjeteve të reja.
    Produktet e energjisë së rinovueshme të vendit eksportohen në mbi 200 vende dhe rajone.
    Produkte të tilla plotësojnë më shumë se 80 për qind të kërkesës globale për module fotovoltaike dhe 70 për qind të kërkesës globale për pajisje të energjisë së erës. Ndërkohë, mbi gjysma e automjeteve elektrike në botë qarkullojnë në rrugët kineze.
    Nga viti 2021 deri në vitin 2024, Kina prodhoi rreth 15.6 trilionë kilovat module fotovoltaike, të cilat kanë ndihmuar botën të gjenerojë rreth 3.2 trilionë kilovat-orë energji elektrike të gjelbër dhe të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me afërsisht 2.54 miliardë tonë.

  • Bllokohet qarkullimi në Librazhd-Elbasan/ Mbi 16 km trafik, qytetarët në pritje prej orësh

    Bllokohet qarkullimi në Librazhd-Elbasan/ Mbi 16 km trafik, qytetarët në pritje prej orësh

    Qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan po përballet me vështirësi të mëdha këtë të diel për shkak të punimeve të zvarritura dhe fluksit të lartë të automjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës.

    Ky segment rrugor, i njohur për densitetin e trafikut, është tërësisht i bllokuar për një gjatësi prej të paktën 16 kilometrash.

    Qindra qytetarë dhe drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.

    Sipas raportimeve të qytetarëve, policia nuk është parë askund për të lehtësuar situatën.

    Por me të drejtë, pasi patrullat e policisë janë të angazhuara kryesisht në vendosjen e gjobave për parkime të gabuara, duke lënë pa mbikëqyrje rrugën kryesore dhe duke thelluar kaosin në këtë aks të rëndësishëm.

    Fluksi i pandërprerë i automjeteve, bashkë me mungesën e koordinimit dhe të shërbimeve të patrullave, ka bërë që segmenti të duket pothuajse i pamundur për t’u kaluar./ oranews/ 

  • (VIDEO) Drift në mes të natës në Durrës/ Policia sekuestron Audi-n dhe BMW-n, shoqërohen dy të rinjtë

    (VIDEO) Drift në mes të natës në Durrës/ Policia sekuestron Audi-n dhe BMW-n, shoqërohen dy të rinjtë

    Prishën qetësinë publike gjatë natës, me zhurmat e marmitave të automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat, në Bulevardin Dyrrah, Durrës, procedohen penalisht dy drejtuesit e automjeteve.
    Sekuestrohen 2 automjete, tip Audi dhe BMW, dhe një fenelinë.
    Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat.
    Për këtë paligjshmëri, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. K., 21 vjeç, banues në Durrës.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim

    Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Pas hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas të dyshuar për trafikim automjetesh nga Italia drejt Shqipërisë.
    Të dyshuarit, G. G., 34 vjeç, dhe S. S., 40 vjeç, akuzohen për trafikim të automjeteve luksoze si dhe për falsifikim dokumentesh me qëllim targimin dhe shitjen e tyre në vend. G. G dyshohet për trafikimin e një automjeti tip “Lynk&Co”, ndërsa S. S për trafikimin e një “Benz GLC”, ku në këtë të fundit dyshohet edhe ndryshim i numrit të shasisë.
    Në kuadër të operacionit, Policia sekuestroi si provë materiale dy automjete të prodhimit të viteve të fundit, me vlerë totale rreth 110 mijë euro.
    Hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, për të zbuluar raste të tjera të mundshme të trafikimit të automjeteve ku mund të jenë përfshirë të dyshuarit. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

    Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

    Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.
    Sipas informacioneve paraprake, prurjet e mëdha kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në shtratin e lumenjve Mat dhe Drojë.
    Deri tani nuk raportohen probleme përmbytjesh, ndërsa reshjet kanë vijuar në orët e fundit me intensitet më të ulët, duke ulur riskun për situata emergjente.

  • Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

    Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

    Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për të dytën javë radhazi.
    Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
    Njoftimi:
    Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, kokretisht:
    -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
    -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
    Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
    Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

  • Greqia/ Vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura

    Greqia/ Vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura

    Gjatë operacionit të gjerë policor “Joint Action Day (JAD) Mobile 8)”, i zhvilluar në 26 vende europiane nën koordinimin e Europol, Greqia rezultoi vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura të identifikuara. Nga gjithsej 462 automjete të vjedhura ose të falsifikuara të zbuluara në nivel europian, 231 u sekuestruan në territorin grek.
    Sipas njoftimit zyrtar, krahasuar me një vit më parë janë identifikuar 232 mjete më shumë, duke treguar rritje të dukshme të aktivitetit të rrjeteve kriminale. Autoritetet greke kontrolluan 6.548 automjete, ku përveç mjeteve të sekuestruara, u arrestuan edhe 84 emigrantë të parregullt dhe 21 trafikantë, ndërsa u sekuestruan 199.56 gramë lëndë narkotike.
    Operacioni u zhvillua nga 20 deri më 31 tetor 2025, në kuadër të prioriteteve europiane “Empact”, me pjesëmarrjen e strukturave të specializuara greke për luftën kundër krimit të organizuar. Kontrollet u kryen si në pikat kufitare të jashtme të vendit, ashtu edhe brenda territorit, përfshirë Atikën, Selanikun, Kilkísin, Fthiotidën, Thrakën, Sërresin dhe pikat kufitare Mertzani, Krystallopigi dhe Kakavia.
    Fushata u koordinua nga Frontex, në bashkëpunim me autoritetet policore të Greqisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Polonisë. Në operacion morën pjesë vendet e BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia.
    Pjesë e operacionit ishin edhe disa vende të treta, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Zvicrën, si dhe agjencitë Europol dhe Interpol.
    Operacioni synon identifikimin e automjeteve të vjedhura, të falsifikuara ose të modifikuara, të përdorura shpesh nga rrjete kriminale për trafikim, kontrabandë apo aktivitete të tjera ilegale. Ky aksion konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar në hapësirën europiane.

  • PD tubim sot përpara Kryeministrisë/ Policia merr masa, ja rrugët që do të bllokohen…

    PD tubim sot përpara Kryeministrisë/ Policia merr masa, ja rrugët që do të bllokohen…

    Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e kësaj të hëne, në orën 18:00 një tubim para Kryeministrisë, Policia merr masat, bllokohet qarkullimi në disa rrugë të kryeqytetit.
    -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”,
    në sheshin “Nënë Tereza,
    në rrugën “Ismail Qemali”,
    nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”,
    në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark”
    dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
    -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
    Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.