Policia e Tiranës ka sekuestruar dy automjete të prodhimit të viteve të fundit, një “Benz GLC” dhe një “Lynk&Co”, me vlerë totale rreth 110 mijë euro.
Mjetet ishin futur në vend nga Italia me dokumentacion të falsifikuar dhe me numra shasie të ndryshuar, me synim shitjen dhe targimin e tyre në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona: G. G., 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co” dhe për falsifikimin e dokumenteve, si dhe S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC” dhe për manipulimin e numrit të shasisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Line”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.
Sekuestrohen 2 automjete,(“Benz GLC” dhe “Lynk&Co), me vlerë rreth 110 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruar për 2 automjete të cilët ishin trafikuar nga Italia dhe qarkullonin në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”.
Në kuadër të operacionit u shpallën në kërkim të shtetasve:-G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co”prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: automjete
-

Trafikonin mjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri, shpallen në kërkim dy persona
-

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në Dibër/ Plagosen 5 persona, dërgohen menjëherë në spital
Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Dibër në fshatin Trepçë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Mësohet se dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.
Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia është duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Dibër/ Informacion paraprak. Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”, me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.M., J.B. dhe G.B., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. -

Europol operacion në Europë dhe Shqipëri, 100 arrestime dhe 462 makina të sekuestruara
pamjet nga operacioni
GREQI-Europol në bashkëpunim me FRONTEX dhe autoritetet e disa vendeve europiane, ka zhvilluar gjatë muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes dhe trafikimit të makinave, si dhe të qenieve njerëzore, duke përfshirë Shqipërinë. Protothema shkruan se aksioni u përqëndrua kryesisht në Greqi, ku ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin trafikun e makinave dhe të emigrantëve. Gjatë 11 ditëve të aksionit u kontrolluan qindra makina dhe u zbuluan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara në Greqi.
‘Ky operacion është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL.
Aksioni u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe me shasi të falsifikuar (232 më shumë krahasuar me aksionin përkatës të vitit të kaluar), ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete (1,263 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (57 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë.
Kontrollet u kryen në pika kufitare si Mertzani, Kristallopigi dhe Kakavia, si dhe në zonat Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki dhe Seres, me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe personave të përfshirë në trafik./ZËRI -

Europol operacion në disa shtete, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe 462 makina të sekuestruara
EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Shqipërinë.
Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime.
Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX. Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle të rrepta, ku u zbuluan në total 231 makina të vjedhura gjatë 11 ditëve aksion.
‘Ky veprim specifik është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL.
Sipas “Protothema”, u kryen kontrolle intensive të automjeteve dhe individëve si në kufijtë e jashtëm të vendit ashtu edhe brenda tij, konkretisht në Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki, Seres, si dhe në pikat e kalimit kufitar (Mertzani, Kristallopigi, Kakavia) me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura të falsifikuara.
Gjatë aksionit operativ në Evropë, u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe me shasi të falsifikuar (232 më shumë krahasuar me aksionin përkatës të vitit të kaluar), ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete (1,263 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (57 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë.
Aksioni i përbashkët operativ është kryer nga 20 tetori, deri më 31 tetor 2025./TAR
-

Aksidentohen dy automjete në aksin Fier-Roskovec, katër persona përfundojnë me urgjencë në spital
Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Roskovec , në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete, janë përplasur me njëra- tjetrën dhe per pasoje kane mbetur te lenduar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret që udhëtonin me ta.
Ata janë transportuar me urgjence drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje per te përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. -

Përmbytet Siçilia, ujërat e rrëmbyeshme marrin me vete automjete dhe tavolina
Rajoni italian i Siçilisë ka përjetuar momente dramatike që nga nata e së premtes, me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi që kanë përmbytur rrugët, duke marrë me vete automjete dhe duke përmbytur dyqane.
Pamjet tregojnë makina të zhytura, tavolina dhe karrige restorantesh që “udhëtojnë” dhjetëra metra larg. Uji shihet duke vërshuar në rrugë ndërsa dy këmbësorë përpiqen të mbrohen me çadra dhe çizme, ndërsa uji u arrin deri në gjunjë.
Duhet theksuar se Agjencia ItaliaMeteo lëshoi një paralajmërim për situatë të rëndë meteorologjike dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa herë që të jetë e mundur.
Një alarm i verdhë është lëshuar, siç raporton unionesarda, në zonat e Iglesia, Campidano, Montevecchio Piscinapiu dhe Tirso.
Fenomeni u shkaktua nga prania e dy vorbullave ciklonike me lëvizje të shpejtë mbi Mesdhe: e para ka sjellë tashmë paqëndrueshmëri në Puglia, Lacio dhe në pjesën e poshtme të Detit Tirren, ndërsa e dyta kërcënon Sardenjën deri të dielën, pas së cilës do të lëvizë drejt jugut.Top Channel
-

Hotele, automjete dhe llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare.
Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë-Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:
1️⃣ Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
2️⃣ Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre. -

Automjetet më të vjedhura: Dy marka që hajdutët i pëlqejnë veçanërisht
Për herë të parë në katër vjet, vjedhjet e makinave në Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një rënie të konsiderueshme, raporton AAA. Në vitin 2024, më pak se një milion automjete u raportuan të vjedhura — një ulje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme — sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Krimit të Sigurimeve (NICB).
Deri në fund të vitit 2024, numri i vjedhjeve ka rënë me 17% në 850,708 automjete, njoftojnë autoritetet përkatëse. Kjo shifër përfaqëson një kthim në trend pozitiv pas rritjeve të regjistruara në vitet e fundit dhe vë në dukje ndikimin e masave parandaluese dhe përmirësimeve në teknologjitë e sigurisë.
Të dhënat e fundit nxjerrin në pah edhe modelet më të vjedhura. Sipas raporteve, Hyundai Elantra kryeson listën sipas numrit total të vjedhjeve, ndjekur nga Hyundai Sonata, Chevrolet Silverado 1500, Honda Accord dhe Kia Optima. Këto automjete mbeten shënjestër të përsëritur për shkak të kombinimit të pranishmërisë së lartë në rrugë dhe dobësive të shfrytëzueshme.
Kur matet shkalla relative e vjedhjeve, Chevrolet Camaro ZL1 shfaqet si modeli më i rrezikuar — me 39 herë më shumë gjasa të vidhet sesa automjeti mesatar për vitet e modelit 2022–2024. Versionet standarde të Camaro-s, si dhe modele të tjera si Hyundai Sonata, Hyundai Elantra dhe Kia Soul shfaqin gjithashtu shkalla të larta vjedhjesh kur krahasohen për 10,000 automjete të shitura.
Ekspertët e sigurisë rekomandojnë një qasje shumë-shtresore për parandalimin e vjedhjeve. Ngritja dhe ndriçimi i vendeve të parkimit, përdorimi i masave fizike si kyçet e rrotave, instalimi i alarmëve dhe pajisjeve gjurmuese GPS – përfshi sisteme si LoJack – ulen ndjeshëm shanset e vjedhjes dhe rrisin mundësinë për rikuperim në rast vjedhjeje. Përveç kësaj, pronarët këshillohen të sigurojnë që dritaret dhe dyert të jenë të mbyllura dhe të kryejnë përditësime të softuerit të sigurisë për automjetet që kanë dobësi të mundshme elektronike, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).
Në rast se një automjet vidhet, pajisjet e gjurmimit dhe bashkëpunimi me autoritetet lokale mbeten instrumente kyçe për rikthimin e automjeteve dhe ndjekjen penale të autorëve. Raporti i AAA dhe të dhënat e NICB tregojnë se ndërhyrjet e kombinuara — teknologjike, fizike dhe ligjore — kanë ndihmuar në rikthimin e një tendence zbritëse të vjedhjeve për vitin 2024.
-

Emri/ Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Është vënë në pranga Marius Xhepa, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete dhe ka grabitur disa banesa në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;
-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
