Tag: automjete

  • Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin

    Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin

    Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit.
    Raportohet se dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
    Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.

  • Aksidenti masiv në Fier, u përplasën 7 makina

    Aksidenti masiv në Fier, u përplasën 7 makina

    Një aksident ndodhi ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, në të cilin u përfshinë shtatë automjete.
    Uniformat blu njoftojnë se si pasojë e aksidentit ka rënë në pranga një 54-vjeçar dhe është proceduar penalisht një 20-vjeçar.

    Si pasojë e aksidentit u dëmtuan gjashtë persona, dy prej të cilëve vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.
    “Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.
    Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa”,njofton Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, 9 automjete përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur

    Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, 9 automjete përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur

    Një aksident zinxhir automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Lushnjë-Vlmorë. Nga informacioni paraprak mësohet se në aksident janë përfshirë 9 automjete të cilat kanë goditur nga pas njëra-tjetrën, teksa kanë qenë në lëvizje në drejtim të Vlorës.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

  • Aksident në autostradën Milot-Thumanë, dy automjete të përplasura dhe disa të plagosur

    Aksident në autostradën Milot-Thumanë, dy automjete të përplasura dhe disa të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, ku dy automjete janë përplasur.
    Sipas informacionit të paraqitur, njëra nga autoveturat ka goditur një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me trafikndarëset. Nga pasojat e përplasjes, ka pasur të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
    Fatmirësisht, ende nuk ka informacione të tjera mbi gjendjen e tyre. Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.

  • Aksident në Kamëz, përfshihen tre automjete, njëra prej tyre kthehet përmbys

    Aksident në Kamëz, përfshihen tre automjete, njëra prej tyre kthehet përmbys

    Një aksident i trefishë ka ndodhur pak momente më parë në kthesën e Vasialit, Kamëz.

    Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, raporton se në aksident janë përfshirë tre automjete.
    Deri më tani nuk ka informacion për të lënduar.

    Nga fotoja më lart shihet që një prej automjeteve është kthyer përmbys.

    Top Channel