Tag: automjete

  • SPAK “mësyn” në banesat e “Rraja”-ve, u sekuestruan 415 mijë euro, armë, automjete dhe “Rolex”-a

    SPAK “mësyn” në banesat e “Rraja”-ve, u sekuestruan 415 mijë euro, armë, automjete dhe “Rolex”-a

    spak

    TIRANË- SPAK ka urdhëruar mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të gjerë në Nikël, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”, ku 6 persona përfunduan në pranga. Operacioni ka vijuar që prej orëve të mëgjesit me kontrolle në banesa të ndryshme të anëtarëve të fisit Rraja.
    Mësohet se gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar vlera prej 415 mijë eurosh, si dhe shume të tjera në lekë dhe dollarë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa armë zjarri, automjete dhe ora ‘Rolex’. 
    Autoritetet kanë lëshuar urdhërarreste për disa persona, të cilët akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Në mesin e personave të arrestuar është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. 
    Konkretisht janë lëshuar 14 urdhër-arreste, prej të cilëve janë ekzekutuar 6 prej tyre:
    1- Marvin Bushati
    2- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
    3- Sokol Qaja
    4- Gazmir Rraja
    5- Perparim Rraja
    6- Rexhep Rraja
    Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja. Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë. /ZËRI 

  • Digjen dy automjete të parkuara në rrugë në Shkodër

    Digjen dy automjete të parkuara në rrugë në Shkodër

    Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

    Mësohet se makinat ishin të parkuara në rrugë, ndërsa incidenti ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”.
    Deri më tani nuk dihet shkaku u zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

    Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

    Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Koshovicës në Fier.
    Bëhet me dije se janë përlasur dy automjete, ndërsa ende nuk ka raportime për persona të lënduar.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethabnave të aksidentit.

  • Përplasen dy automjete në hyrje të Vlorës, lëndohen shoferi dhe pasagjeri, dërgohen me urgjencë në spital

    Përplasen dy automjete në hyrje të Vlorës, lëndohen shoferi dhe pasagjeri, dërgohen me urgjencë në spital

    Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident ne hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.

    Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.
    Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë.

    Top Channel

  • Përplasen dy automjete në dalje të Koplikut, 4 persona përfundojnë në spital me dëmtime…

    Përplasen dy automjete në dalje të Koplikut, 4 persona përfundojnë në spital me dëmtime…

    Malësi e Madhe/Informacion paraprak
    Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.
    Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Dy automjete përfshihen në aksident në dalje të Koplikut, përfundojnë në spital 4 persona

    Dy automjete përfshihen në aksident në dalje të Koplikut, përfundojnë në spital 4 persona

    Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Koplikut. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete rreth orës 15:10.
    Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre dy shoferët. Ata ajnë dërguar në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmë mjekësore.
    “Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.
    Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

  • Aksident zinxhir në Lungomaren e Vlorës/ Përfshihen tre automjete, një vajzë dërgohet në spital

    Aksident zinxhir në Lungomaren e Vlorës/ Përfshihen tre automjete, një vajzë dërgohet në spital

    Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare.

    Tre automjete, përkatësisht një tip ‘Opel’, një ‘Mazda’ dhe një ‘Benz’, janë përfshirë në përplasjen zinxhir.
    Brenda dy automjeteve të para udhëtonin turistë të huaj që lëviznin në grup.
    Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në automjetin e dytë, të tipit Mazda.
    Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital për plagët e marra në këmbë.

    Top Channel

  • Arrestohet 38- vjeçarja nga Gruda e Re, e dehur në drejtim të makinës, u përplas me dy automjete dhe shtyllën e ndriçimit

    Arrestohet 38- vjeçarja nga Gruda e Re, e dehur në drejtim të makinës, u përplas me dy automjete dhe shtyllën e ndriçimit

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen A. N., 38 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara dhe me një shtyllë ndriçimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

    Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

    Një aksident i trefishë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare në Vlorës. Raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete; një Opel, Mazda dhe një Benz.
    Sipas burimeve nga policia e Vlorës mjeti Opel ka frenuar në moment të fundit përpara vizave të bardha për të kaluar një këmbësor dhe më pas dy automjetet e tjera që kanë qenë nga pas kanë goditur Opelin dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.
    Brenda dy automjeteve të para ndodheshin turistë të huaj, të cilët udhëtonin në grup. Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në mjetin e dytë të llojit Mazda. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, pasi është plagosur në  këmbë.
    Kjo ka shkaktuar trafik të automjeteve, ndërkohë që policia rrugore po bën të mundur orientimin e qarkullimit në shëtitore.

  • Furnizonte me makina të vjedhura grupet kriminale, arrestohet 21-vjeçari (Emri)

    Furnizonte me makina të vjedhura grupet kriminale, arrestohet 21-vjeçari (Emri)

    Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin, Klajdi Lleshi, 21 vjeç pasi akuzohet se grabiste automjete për t’i shitur më pas te persona me precedent kriminal, të cilët i përdornin për kryerjen e veprave të tjera penale.
    Sipas Policisë, i riu i cili ka vjedhur 4 automjete, një në Gjoricë të Bulqizës dhe tre në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.
    Gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus.
    Njoftimi i policise
    Shtetasi Klajdi Lleshi, 21 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë, dyshohet se kishte vjedhur automjete për t’i shitur më pas personave me precedent kriminal, të cilët i përdornin për kryerjen e veprave të tjera penale.
    Operacioni u realizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, duke bërë të mundur kapjen e 21-vjeçarit në flagrancë, pak minuta pasi kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, në pronësi të shtetasit V. Xh.
    Gjatë hetimeve u konstatua se i riu kishte vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale nga një automjet tjetër.
    Policia sekuestroi automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus, të cilat do të përdoren si prova materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
    Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas vijojnë.