Tag: automatik

  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, qëllon me automatik në ajër

    Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, qëllon me automatik në ajër

    ARRESTIMI

    SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë’, ku pas një konflikti për motive të dobëta Altin Shpendi ka kërcënuar një 20-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, shkuan në vendngjarje ku u arrestua autori 26 vjeçar dhe u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik.
    Njoftimi i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.
    Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Shkodër, kanosja me armë e 20 vjeçarit/ Policia jep detaje: Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet autori

    Shkodër, kanosja me armë e 20 vjeçarit/ Policia jep detaje: Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet autori

    Një 20 vjeçar është kanosur me armë pasditen e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Për pasojë, një 26 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në ajër duke kanosur të riun 20 vjeçar. 
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, 26 vjeçari është arrestuar. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 
    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç. 
    Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër. 
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.” 
     

  • 30- vjeçari u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodrës, arrestohet pasi tentoi vetëvrasjen me automatik

    30- vjeçari u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodrës, arrestohet pasi tentoi vetëvrasjen me automatik

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për shtetasin A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, bëjmë me dije se:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Dyshohet se posedonte pa leje 1 pushkë pneumatike sportive, 12 kapsolla detonatorë, municion luftarak dhe armën e zjarrit automatik me të cilën tentoi të vetëvritej, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi A. L. po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vetëplagoset me automatik 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

    Vetëplagoset me automatik 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

    Një 30-vjeçar në Shkodër është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

    “Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri”, njofton policia.
    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Një automatik dhe…/ 30-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Shkodrës, dyshohet se…

    Një automatik dhe…/ 30-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Shkodrës, dyshohet se…

    Një 30-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
    Policia bën me dije se dyshimet janë që i riu është vetëplagosur me armë zjarri. Ndërkohë bëhet me dije se në vendngjarje është gjetur dhe arma e tipit automatik.
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik). Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Atentati ndaj vëllezërve në Roskovec, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e Altin Kukës dhe 6 të tjerëve

    Atentati ndaj vëllezërve në Roskovec, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e Altin Kukës dhe 6 të tjerëve

    Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e vëllezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, të cilët u ekzekutuan me automatik në një lokal nga Altin Kuka.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave.
    Organi i akuzës informon se nga hetimet ka rezultuar se Altin Kukaj 50 vjeç, Ervis Kukaj, 22 vjeç dhe Emauris Kukaj 19 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.
    Dinamika e vrasjes
    Sipas Prokurorisë, pak para krimit Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me djemtë e Gramoz Kurtaj, si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës.
    Pas komunikimit telefonik, dy të vëllezërit Ervis Kukaj dhe Emauris Kukaj janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.
    Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën Altin Kukaj ka qëlluar viktimat, Ervis Kukaj e kishte lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim Emauris Kukaj.
    Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur babain e tij të qëllonte me breshëri drejt tyre.
    Altin Kukaj ka shtënë ndaj viktimave Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj me automatik, të cilën ia mori nga dora djalit të tij Emauris Kukaj.
    Njoftimi i Prokurorisë:
    Vranë dy shtetas në Roskovec, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 persona, 3 për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit.
    Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K.
    Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Er.K. ka patur një konflikt fizik me djemtë e viktimës G.K., si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës G.K. Pas komunikimit telefonik dy të pandehurit Em.K. dhe Er.K. janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.
    Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën i pandehuri A.K. ka qëlluar viktimat G.K. dhe L.K., i pandehuri Er.K. i ka lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim i pandehuri Em.K. Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur të pandehurin A.K. të qëllojë me breshëri drejt tyre. I pandehuri A.K. ka shtënë ndaj viktimave G.K. dhe L.K. me armën e zjarrit automatik luftarak, të cilën ia mori nga dora të pandehurit Em.K.
    Gjithashtu, për të njëjtën ngjarje, Prokuroria ka marrë të pandehur dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq të të pandehurve: T.Z., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal; Y.K..akuzuar për kryerjen e veprave penale“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278, prg. 3 e 4, dhe 280, të Kodit Penal; R.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal; dhe E.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

  • Trump heq foton e Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë, e zëvendëson me firmën e ish-presidentit (VIDEO)

    Trump heq foton e Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë, e zëvendëson me firmën e ish-presidentit (VIDEO)

    Mospëlqimi i Donald Trump për Joe Biden është i njohur në të gjithë botën, dhe ai nuk hezitoi ta akuzonte ish-presidentin amerikan në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dje…megjithëse referenca ishte jashtë teme. 
    Megjithatë, sot Trump “i dha fund”, teksa zbuloi nëpërmjet videos portretet e të gjithë presidentëve në historinë e SHBA-së, të cilat titullohen “Turneu i Lavdisë së Presidentëve”, megjithatë, kur kamera u përqendrua në vendin ku duhet të ishte fotografia e Joe Biden në murin e Shtëpisë së Bardhë, aty kishte vetëm firmën e Biden me…një firmë automatike. 
    Kujtohet se Trump kishte denoncuar favoret që Joe Biden u dha – pak para se të linte pozicionin e tij – ligjvënësve dhe stafit të komitetit të kongresit që hetoi trazirat në Capitol Hill më 6 janar 2021. “Biden nënshkroi me një nënshkrim automatik. Në thelb, ai as nuk i nënshkroi ato, ai nuk dinte asgjë për to”, kishte shkruar Trump në atë kohë në një postim. 
    Sot, asistentja speciale dhe këshilltarja e komunikimit e presidentit, Margo Martin, ndau videon, duke deklaruar: “Shëtitorja Presidenciale e Famës ka mbërritur në Kolonadën e Krahut Perëndimor”. 
    Imazhi i zgjedhur për një ish-president, megjithatë, konkretisht Joe Biden, ishte një…nënshkrim automatik. 
    Trump qershorin e kaluar urdhëroi një hetim mbi veprimet e Bidenit dhe përdorimin e nënshkrimit automatik. Biden më pas hodhi poshtë sugjerimet në memorandumin e Trump, duke thënë në një deklaratë: “Më lejoni të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet për faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet. Çdo sugjerim se nuk e kam bërë unë, është qesharak dhe i rremë.” 

    LMFAO! President Trump has just unveiled the Presidential Wall of Fame at the White House, and Joe Biden’s portrait is an AUTO-PEN
    pic.twitter.com/CLuq5YbEqx
    — Nick Sortor (@nicksortor) September 24, 2025
     

  • Atentati në Shkodër/ Gila u kap me 1 automatik, 1 pistoletë me fishek në fole. Mbante shishe benzine, do digjte mjetin me të cilin u arratis

    Atentati në Shkodër/ Gila u kap me 1 automatik, 1 pistoletë me fishek në fole. Mbante shishe benzine, do digjte mjetin me të cilin u arratis

    Në momentin e arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës, policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë.
    Po ashtu, iu sekuestrua edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.
    Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shasie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes.

  • Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në Tiranë

    Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në Tiranë

    Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap me një automatik me qëllim për ta shitur. Policia njofton se Ramiz Bami u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante automatikun.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion”.
    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjetin e 62-vjeçarit. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • “Makina ishte në Tiranë, gjoba në Tepelenë” – Rrugorja reagon pas denoncimit të qytetarit: Ishe me shpejtësi, hajde të të japim pamjet

    “Makina ishte në Tiranë, gjoba në Tepelenë” – Rrugorja reagon pas denoncimit të qytetarit: Ishe me shpejtësi, hajde të të japim pamjet

    “Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende” – Ky ka qenë pretendimi i një qytetari i cili një ditë më parë denoncoi publikisht se është gjobitur nga Rrugorja në Tepelenë, ndërkohë që automjeti i tij rezultonte në një tjetër vend nga ai që ishte shënuar në fletën e gjobës.
    Pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia.
    “Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volksëagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të rregjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do ti vendos në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Më herët qytetari denoncoi se është gjobitur në vlerën 1000 lekë, me pretendimin se mjeti i tij ka kryer shkelje në qytetin e Tepelenës, më datë 26 gusht 2025, ora 22:07. Ndërkohë, nga të dhënat e siguruara nga GPS-i i makinës, rezultoi se automjeti në atë moment ndodhej në kryeqytet.
    Reagimi i plotë i Policisë:
    Në lidhje me një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas pretendon se në datën 26.08.2025, në orën 22:07, i është vendosur masë administrative në qytetin e Tepelenë, ndërkoh automjeti i tij në këtë orë ndodhej në Tiranë, ju informojmë se:
    Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volksëagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të rregjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do ti vendos në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit.
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon qytetarët dhe median për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.