Në një analizë të thelluar, Genc Burimi e cilësoi performancën e komisioneres së BE-së, Marta Kos, gjatë vizitës së saj në Tiranë si një “autogol të jashtëzakonshëm” në dy dimensione kryesore: profesional dhe ideologjik. Sipas Burimit, ky gabim strategjik ekspozoi jo vetëm mungesën e saj të përvojës përballë liderëve dinakë të Ballkanit, por edhe një qasje thellësisht problematike të Brukselit ndaj zgjerimit.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, në aspektin profesional, Burimi argumentoi se Kos u tregua tërësisht e paaftë për të improvizuar kur u përball me lëvizjen e papritur të kryeministrit Rama për të kontestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Heshtja e saj në këtë moment kyç, sipas analistit, ishte një dështim flagrant.
Ai bëri një paralele të fortë me situatën në Ukrainë, ku i njëjti Bashkim Evropian ushtroi presion të jashtëzakonshëm mbi presidentin Zelenski për të larguar zyrtarët e korruptuar, duke theksuar standardin e dyfishtë të BE-së.
Në rrafshin ideologjik, autogoli është edhe më i rëndë. Burimi theksoi se Kos po promovon një axhendë të integrimit “me çdo kusht”, ku justifikimi kryesor është siguria gjeopolitike e Evropës. Kjo qasje, sipas tij, e redukton procesin në një pazar cinik, duke anashkaluar vlerat themelore demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.
“Kjo zonjë po hyn në një rrugë shumë të gabuar. Nuk mund të bëhet ky integrim me çdo lloj çmimi, me çmimin e mbylljes së syve përpara shkeljeve më të rënda,” deklaroi Burimi.
Burimi:
Sepse po i vinte, po i vinte rrotull, Marta Kos, kësaj ndjenje, indinjate që kishte kllokuar pak në publik, por duhesh dhe një akt final. Dhe në atë akt final pra, në atë konferencë shtypi, ajo bëri autogolin që pritesh. Dhe aty shpërtheu.
Bëri një autogol. Të jashtëzakonshëm. Sepse u kap, autogol në kuptimin edhe nga ana profesionale, që mendoj që është një zonjë e nderuar por pa shumë përvojë.
Sidomos përballë liderësh të Ballkanit si Vuçiç dhe Edi Rama që kanë një dekadë e gjysëm përvojë në pushtet, dhe ajo qe e paaftë të improvizionte, se nuk e priste. Pra, ishte, për mendimin tim, autogol profesional. Plus pastaj dhe një autogol ideologjik. Profesional sepse kur Rama e kishte mbajtur sekret për të gjithë, për atë për të afërmit, për shtypin, në lidhje me çfarë do bënte me zonjën Balluku, pra që do e kontestonte në gjykatë kushtetuese vendimin, aty ajo u kap shahmat.
Nuk ndërhyri. Nuk tha asgjë. Të bënte një koment, të sa për sy e faqe. Të thoshte për shembull, ne i inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, ndaj korrupsionit.
Pse ishte autogol? Sepse pak ditë më parë vetë Komisioni Europian, vetë Bashkimi Europian bën një presion të jashtëzakonshëm mbi Zelenskin, në lidhje me Ballukun e Zelenskit. Balluku i Zelenskit ishte ministrja e energjetikës plus dhe ministrja e drejtësisë. Të dy të akuzuar si Balluku.
Dhe për atë Ballukun e Zelenskit, ta gjetën forcën në Evropë të bënin presion. Dhe s’kishte punë fare drejtësia. Këtu ajo kap shahmat, nuk e priste. Plus pastaj dhe gafa tjetër në lidhje me pyetjen që ju bë për zgjedhjet.
Edhe aty mund ta mund ta kishe dredhur, mund të kishe bërë diçka më të sofistikuar, diçka diplomate, një minutë. Të thoshte, shikoni, raporti që është shterues, i qartë, Shqipëria ka ende përparim për të bërë në fushën e zgjedhjeve dhe ky është synimi i negociatave, që pikërisht në fundin e tyre, Shqipëria t’i ketë ezauruar të gjitha problemet.
Fare, dhe aty kap shahmat. Pra edhe njëherë, një autogol profesional dhe së dyti dhe më i rëndë, për mendimin tim, është autogoli ideologjik. Kjo zonjë është sot e, si ato lojrat që janë të kurdisura, e kurdisur që të avancojë me çdo kusht në axhendën e integrimit, me çdo kusht.
Ka qenë e ftuar në Francë këto dy javë, erdhi dhe bëri një auditim përpara komisionit të përbashkët të punëve të jashtme të senatit dhe të parlamentit francez. Po ashtu ka qenë në intervista me shtypin kryesor francez, dhe gjithmonë kur e pyesnin por përse duhet ky integrim, ajo nuk thotë pse këta këto vende sot si Islanda, si Norvegjia, që i ka të gjitha kushtet, pse mos të hyjnë?
Ajo nxjerr si, justifikimin e parë, sepse për ne europianët është një çështje sigurie. Pra nuk ka, domethënë, nuk ka një justifikim kaq cinik që është në interesin e europianëve. Po interesi zonjë i europianëve nuk është vetëm te siguria. Interesi zonjë është që të futen brenda vende që të kenë të njëjtin nivel demokratik si europianët.
Po ashtu, interesi i shqiptarëve cili është? Nuk është thjesht që të marrë fëmija në shkollë 10. Duhet që ta meritojë. Se pastaj mbrapa e merr në shkollë po ngelet në punë. Më falni se e them. Po kështu nuk bëhet asgjë. Prandaj, dhe kjo nga ana ideologjike, edhe njëherë, zonja Kos po hyn në një rrugë shumë të gabuar.
Nuk mund të bëhet ky integrim europian i këtyre vendeve me çdo lloj çmimi. Me çdo lloj çmimi. Me çmimin e mbylljes së syve përpara shkarjeve më të rënda në aspektin demokratik dhe të korrupsionit. Ka një shprehje në frëngjisht, nuk ka shurdhër më të madh se ai që nuk do të dëgjojë dhe nuk ka më të verbër më të madh se ai që nuk do të shohë.









