Tag: autobusi

  • Autobusi nga Shqipëria kapet me drogë në Prizren, sediljet pa pasagjerë, por plot me kanabis

    Autobusi nga Shqipëria kapet me drogë në Prizren, sediljet pa pasagjerë, por plot me kanabis

    PAMJE NGA NGJARJA

    PRIZREN-Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tjetër tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që ishte nisur nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer. 
    Gjatë kontrollit, në pjesë të fshehura të autobusit, zyrtarët kanë zbuluar rreth 120 kilogramë narkotikë të llojit kanabis, të ndarë në pako të shumta dhe të përgatitura për transport. Droga që u gjet në autobusin të ndaluar në Prizren ishte fshehur poshtë sediljeve. Poshtë ishin krijuar “xhepa” për të fshehur drogën që ishte futur në pako. Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale. 

    Përveç drogës, janë konfiskuar edhe dy telefona, 750 franga zvicerane, 200 dollarë amerikanë, vetë autobusi si dhe dy makina të lidhura me rastin. Shoferi u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale nën akuzën për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
    Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike./ZËRI

  • Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

    Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

    Një autobus nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer është ndaluar nga doganierët në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit.
    Gjatë kontrollit në Doganën e Prishtinës, në pjesë të fshehura të mjetit janë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis, të ndarë në pako për transport.
    Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë, ndërsa lënda narkotike është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale, raportuam mediat e Kosovës.

  • FOTO/ Greqi, aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë, ka të lënduar

    FOTO/ Greqi, aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë, ka të lënduar

    Një autobus me 30 pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Athinës.

    Sipas raportimeve të mediave greke, 12 persona u plagosën lehtë dhe u dërguan në spitalin e Volosit.

    Autobusi turistik po udhëtonte nga Larisa drejt një manastiri në Kanalia, Magnezi.

    Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca ndodhen  në vendngjarje, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tjera, që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar.

    Rrethanat e aksidenti  mbeten  të paqarta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.

  • E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur

    E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur

    stokohlm

    SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka trondit Stokholmin këtë të premte, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 sipas orës lokale (14:30 GMT) në Valhallavagen, një bulevard i madh në lagjen Ostermalm në pjesën verilindore të qytetit të Stokholmit.
    Një autobus me dy kate u përplas me një strukturë në një stacion autobusi përgjatë rrugës. Shërbimet e emergjencës thanë se autobusi nuk ishte në shërbim dhe nuk kishte pasagjerë në të. Sipas policisë suedeze nuk ka të dhëna që tregojnë se bëhet fjalë për një sulm. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte pasagjerë në autobus në atë kohë.
    Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit./ZËRI

  • Autobusi përplaset me stacionin në Suedi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Autobusi përplaset me stacionin në Suedi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të premte në Stocholm të Suedisë.
    Një autobus 2 katësh, është perplasur me një stacion autobusi.
    Nga ky aksident, raportohet se 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të plagosur.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një helikopter, për të ndihmuar të lënduarit dhe për t’i transportuar sa më parë në spital.
    Deri më tani, autoritete ende nuk kanë zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, i cili është konsideruar si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar. /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, disa viktima dhe të plagosur

    VIDEO/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, disa viktima dhe të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stokholm, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke shkaktuar panik dhe kaos në orarin e pikut.
    Sipas Këshillit të Qarkut të Stokholmit, pesë persona u plagosën, ndërsa dy prej tyre u dërguan me urgjencë në spital. Policia konfirmoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gazeta Ekspressen raportoi se numri i viktimave mund të ketë arritur në tre.
    Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.
    “Është një incident serioz,” deklaroi zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson. Ndërkohë, Oscar Davila, menaxher operacioni për shërbimin e shpëtimit, konfirmoi se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
    Aksidenti ka ndodhur pak para orës 15:30, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe prani të shtuar të ekipeve të emergjencës.

  • Alarm në Stokholm, autobusi përplaset në qendër të qytetit, plagosen disa persona

    Alarm në Stokholm, autobusi përplaset në qendër të qytetit, plagosen disa persona

    Një autobus është përplasur me stacionin e autobusëve në qendër të Stokholmit dhe një numër i madh personash janë plagosur.

    Incidenti shkaktoi kaos në qendër të Stokholmit të premten, pas përplasjes në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke plagosur disa persona, raportoi gazeta lokale Aftonbladet.
    Policia tha se po e hetonte rastin, ndërsa incidenti shkaktoi kaos në vendngjarje pak para orës 3:30 pasdite sipas orës lokale.
    Zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson, tha se ishte një incident serioz.
    Oscar Davila, menaxher i operacioneve për shërbimin e shpëtimit të Stokholmit, konfirmoi se kishte të lënduar në vendngjarje, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

    Top Channel

  • Aksident horror në Stokholm! Përplaset autobusi dykatësh, disa të vdekur

    Aksident horror në Stokholm! Përplaset autobusi dykatësh, disa të vdekur

    Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur, pasi një autobus u përplas në një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, tha policia suedeze.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 (14:00 GMT) në rrugën “Valhallavagen” në kryeqytetin suedez.
    Në një deklaratë, policia tha se incidenti ishte klasifikuar si “vrasje e rëndë nga pakujdesia”.
    Policia tha se për momentin nuk komenton për numrin e viktimave, gjininë apo moshën e të lënduarve.

  • Tragjedi në Peru, autobusi bie në humnerë, 37 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tragjedi në Peru, autobusi bie në humnerë, 37 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në jug të Perusë, ku një autobus pasagjerësh ra në një greminë në zonën e Arekipës, duke i marrë jetën të paktën 37 personave dhe duke plagosur disa të tjerë.

    Sipas zyrtarit rajonal të shëndetësisë, Walther Oporto, 36 persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka vdekur në spital si pasojë e plagëve. Ai bëri të ditur për mediat lokale se autobusi ishte përplasur fillimisht me një furgon, përpara se të dilte nga rruga dhe të përfundonte në greminë.
    Autoritetet rajonale të Arekipës njoftuan në rrjetet sociale se 26 persona janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
    Ekipet e shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupave dhe të mbijetuarve. Ndërsa autoritetet ende po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Autobusi turistik përplaset me një kamion në Egjipt, duke vrarë të paktën 10 persona

    Autobusi turistik përplaset me një kamion në Egjipt, duke vrarë të paktën 10 persona

    Një autobus turistik u përplas me një kamion në provincën e Detit të Kuq të Egjiptit.

    Në aksident humbën jetën dy persona dhe u plagosën 39 të tjerë.

    Sipas hetimeve paraprake, viktimat përfshijnë 27 rusë, 2 lituanezë, 7 finlandezë dhe 3 egjiptianë (dy shoferë dhe një guidë turistike). Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ras Gharib për ndihmë mjekësore.