Tag: autobusi

  • Bllokohet Llogoraja, autobusi përfshihet në aksident me kamionin

    Bllokohet Llogoraja, autobusi përfshihet në aksident me kamionin

    Qafa e Llogorasë në Vlorë është bllokuar për disa minuta si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshi një autobus dhe një kamion i tonazhit të rëndë. Mjetet kanë qenë duke udhëtuar në sense të ndryshme lëvizje në momentin kur janë përplasur në pjesët anësore. Nuk ka lëndime në njerëz, por veç dëme materiale

  • Tragjike në Brazil! Autobusi përmbyset dhe i merr jetën 11 personave, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur

    Tragjike në Brazil! Autobusi përmbyset dhe i merr jetën 11 personave, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe i ka marrë jetën 11 personave.

    Rreth 50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari.
    Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.
    Ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil në pak muaj, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.

    Top Channel

  • Autobusi përfshihet nga flakët sapo del nga tuneli i Kardhiqit – Pasagjerët shpëtojnë mrekullisht

    Autobusi përfshihet nga flakët sapo del nga tuneli i Kardhiqit – Pasagjerët shpëtojnë mrekullisht

    VIDEO

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë tunelit të Kardhiqit, ku një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët. Pamjet e siguruara nga Fieri Web tregojnë momentin dramatik kur zjarri përpin totalisht automjetin, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar të gjithë zonën përreth.

    Fatmirësisht, pasagjerët kanë arritur të dalin nga autobusi në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse nën tronditjen e fortë të përjetimit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e autobusit. Brenda në mjet janë djegur plotësisht edhe sendet personale të udhëtarëve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

    Delvinë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë i linjës Sarandë-Tiranë

    Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë i linjës Sarandë-Tiranë

    Një autobus i linjës Sarandë-Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.Mësohet se autobusi me pasagjerë ishte në ecje pranë tunelit të Skërficës në momentin kur mori flakë.
    Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e autobusit. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve materiale.Njoftimi policisë
    Delvinë/Informacion paraprak
    Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
    Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Merr flakë autobusi në lëvizje në dalje të tunelit të Kardhiqit, shpëtojnë pasagjerët

    Merr flakë autobusi në lëvizje në dalje të tunelit të Kardhiqit, shpëtojnë pasagjerët

    Një autobus është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit.

    Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët, autobusi ka qenë në lëvizje duke transportuar pasagjerë nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës.

    Pasagjerët i ka kapur paniku dhe por fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    Siç shihet dhe nga fotot, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

    Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

  • Tragjedi në Torino: Autobusi turistik bie në lumin Po, shoferi humb jetën

    Tragjedi në Torino: Autobusi turistik bie në lumin Po, shoferi humb jetën

    Një autobus turistik ka rënë në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto në Torino, pasi devijoi nga rruga, u përplas me murin mbrojtës dhe u zhyt pjesërisht në ujë.
    Në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili u gjet pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, u shpall i vdekur.
    Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse me ndihmën e një helikopteri, ndërsa kërkimet vijojnë për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
    Autobusi i kompanisë Di Carlo Tour po ecte mbrapsht, ndoshta për shkak të një gabimi ose problemi shëndetësor të shoferit. Gjatë lëvizjes, ai goditi tre gra, por fatmirësisht asnjëra nuk është në gjendje të rëndë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Aksident në Itali/ Autobusi turistik përplaset me murin mbrojtës, përfundon në ujërat e limit Po

    Aksident në Itali/ Autobusi turistik përplaset me murin mbrojtës, përfundon në ujërat e limit Po

    Një autobus turistik ka rënë nga një breg i lumit Po, pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos. Mjeti ka përplasur një mur mbrojtës, ka rënë në lumë dhe është zhytur pjesërisht në ujë.
    Brenda autobusit ndodhej vetëm shoferi, i cili është nxjerrë nga ujërat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve të gjata për ta shpëtuar, ai është shpallur i vdekur.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë edhe me një helikopter. Vijojnë kërkimet për të verifikuar nëse ka pasur persona të tjerë në bord ose kalimtarë të përfshirë në aksident.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Murazzit, shumë pranë qendrës historike të qytetit. Autobusi i përkiste kompanisë Di Carlo Tour me seli në Campobasso. Sipas hetimeve të para, autobusi po ecte mbrapsht, ndoshta sepse autisti kishte gabuar rrugën ose kishte pësuar një problem shëndetësor gjatë drejtimit të mjetit.
    Gjatë lëvizjes së tij, autobusi ka goditur tre kalimtarë, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.
    Filippo Camedda, pronari i një lokali pranë Murazzit, ka qenë dëshmitar i aksidentit dhe ka treguar:
    “Pashë një autobus që po ecte me një shpejtësi të çmendur. U përplas me një balustradë prej guri, mbeti pezull për një moment dhe më pas ra në lumë. Gjithashtu, goditi një grua, por fatmirësisht vetëm lehtësisht dhe pa i shkaktuar dëmtime të rënda”.
    Ai shtoi se disa persona nga një klub kanotazhi afër lumit kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar:
    “Vrapuam me një jelek shpëtimi. Ndërkohë, disa djem nga klubi i kanotazhit u hodhën në ujë. U hodh një çekiç, ata thyen xhamin e autobusit dhe arritën ta nxjerrin autistin. Nga sa pamë, brenda autobusit nuk kishte të tjerë pasagjerë”.
    Sipas dëshmitarëve, kanotierët tentuan ta rianimonin autistin për rreth 30 minuta, ndërsa prisnin mbërritjen e shërbimeve të emergjencës. Zjarrfikësit ishin të parët që arritën në vendngjarje, duke bllokuar hyrjen në zonën e aksidentit, pas tyre mbërriti ambulanca, por fatkeqësisht autisti nuk ia doli dot.

  • Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët

    Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë vendosur në pranga nga Policia e Shtetit pasi kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mallra kontrabandë. Gjatë operacionit “Duo” u sekuestruan mallrat, autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
    Njoftimi i Policisë:
    Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve. Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit E. N. dhe Sh. Ç.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ZËRI