Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Tag: autobusi
-

Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal
-

Autobusi mbyll derën në momentin e gabuar, lëndohet e reja, nis hetimi për shoferin
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi gjatë kohës që drejtonte automjetin (autobuz) në momentin që ka mbyllur derën e autobuzit, ka kapur duke i dëmtuar lehtë këmbën e një shtetase të mitur, e cila pas mjekimit në spital, kaloj për në banesë”, njofton policia.
Top Channel
-

Autobusi përplaset me kamionin, 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi (VIDEO)
Një aksident automobilistik ka lënë pas 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi.
Një autobus është përplasur me një kamion në një autostradë në Turqinë jugore, tha zyra e guvernatorit rajonal.
Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit kur autobusi u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi pjesën e përparme të djathtë të autobusit të dëmtuar rëndë nga përplasja me pjesën e pasme të kamionit, rreth 90 kilometra në perëndim të Gaziantepit.
Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin në autobus dhe autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, u mor në paraburgim, ndërsa policia mbylli përkohësisht rrugën për hetime./vizionplus.tvOsmaniye’nin Bahçe ilçesi Ayran Tüneli yakınlarında, yolcu otobüsünün seyir halindeki TIR’a çarpması sonucu meydana gelen kazada 7 kişi hayatını kaybetti, 11 kişi ise yaralandı
🟥 Hurdaya dönüşen otobüsten son görüntülerhttps://t.co/ZULCZgorXj pic.twitter.com/bEnnjO4NLm
— Halk TV (@halktvcomtr) December 6, 2025 -

Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë
Përtej vonesave që u shkaktojnë qytetarëve autobusët “Green line” të Tiranës janë kthyer në të rrezikshëm.
Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme (30 nëntor), të ndodhur në afërsi të “Pallatit me shigjeta” janë rrezikuar jetët e 4 personave.
Detaje nga ngjarja
Autobusi i linjës “Green line” i Nadir Çaushollit doli nga rruga, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë mbetën të lënduar disa persona, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.
Ndërkohë sipas njoftimit të policisë 18-vjeçarja që drejtonte biçikletën ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Po masa kur do të meren?
Por edhe pse rasti është i përsëritur policia e kaloi me një njoftim të shkurtër dhe rutinë, duke u mjaftuar me arrestimin e shoferëve.
“Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”., njofton policia.Disa prej aksidenteve të autobusëve urbanë të ndodhur në vitet e fundit në Tiranë:
10 mars 2024: Autobusi i linjës Green Line u përplas me pemën dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Shoferit i ra të fikët në timon.Një tjetër rast ku jeta e qytetarëve të Tiranës u rrezikua nga autobusi i linjës “Green line”, ishte ai i 27 shkurtit 2023. Një aksident masiv ndodhi te ura e Tajvanit, ku autobusi u përplas me 9 automjete. Si pasojë e përplasjes mbëtën të plagosur 9 persona.
29 prill 2022: Autobusi Green Line ra në lumin e Lanës, pranë “Ish-ekspozitës”, plagosi 5 persona.
14 nëntor 2022: Autobusi i kompanisë “Go Green” që bën linjën e Unazës përplasi një makinë tip Mercedes Benz (targa AB 072DI), duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe panik tek qytetarët.
22 prill 2022: Autobusi i linjës së Unazës përplasi një makinë dhe ra në lumin e Lanës bashkë me automjetin.
Kush është pronari i Green Line
Pronnai i Green Line është Nadir Çausholli i njohur për sakandalet e tij me tenderat. harit. “Green Line” ka kaluar në pronësi të Çaushollit përmes blerjes së shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës urbane të Kasharit.
Më pas, përmes transaksioneve dhe dhurimeve të aksioneve, linja u kontrollua plotësisht nga Nadir Çausholli, duke përfshirë edhe linjën e Unazës në Tiranë.
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndaloi kompaninë Green Line të Nadir Çaushollit të merrte pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.
-

Emri/ Në pranga shoferi urbanit në Tiranë, si ndodhi aksidenti te “Rruga e Kavajës”
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar, shofer autobusi të linjave urbane në kryeqytet.
“Arrestimi i tij erdhi pas një incidenti mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, kur në një kryqëzim të Rrugës së Kavajës, shoferi Çlirim Shala ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Nga burimet pranë vendit të ngjarjes, dyshohet se shoferi është përpjekur të shmangë përplasjen me 18-vjeçaren me biçikletë dhe, për pasojë, autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur. -

Kujdes, pamje të rënda/ Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi merr para një vajzë që po lëvizte me biçikletë
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbremjen e djeshme pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar semaforin e kuq në zonën e Delijorgjit, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit urban “Green Line”.
Autobusi, i cili po vinte me shpejtësi nga Pallati me Shigjeta, e ka përplasur biçikletën dhe është detyruar të shmanget, duke kaluar në korsi tjetër pas goditjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat, të cilat kanë transportuar në spital vajzën me biçikletë dhe drejtuesin e autobusit. Sipas dëshmitarëve, të dy dukeshin të ndërgjegjshëm në momentin e ndihmës së parë. -

Autobusi i Unazës merr para disa mjete të parkuara tek palltet me shigjeta
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Aksident në Tiranë/ Biçikleta i pret rrugën, autobusi humb kontrollin, merr para makinat e parkuara
Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Një autobus ka humbur kontrollin pasi një biçikletë i preu rrugën në kryqëzim.
Si pasojë, autobusi ka marrë përpara makinat e parkuara në anë të rrugës.
Sakaq janë publikuar në media pamje nga vendi i aksidentit. Ndërkohë, forca të policisë ndodhen në vendngjarje. -

VIDEO-Çfarë guximi, shoferi lë timonin e autobusit dhe hedh valle me tifozët/ Ngjarja shkakton “trazira” në…
Një video që tregon një shofer autobusi që mbante tifozë të Antalyasporit duke lënë timonin ndërsa automjeti është në lëvizje dhe duke kërcyer për disa sekonda ka shkaktuar trazira në Turqi.
Në videon nga udhëtimi i tifozëve të Antalyasporit në Konya, shoferi duket se është ngritur nga vendi i tij dhe po kërcen ndërsa autobusi lëviz me shpejtësi.
Edhe pse videoja u shkarkua nga rrjetet sociale të tifozëve të ekipit turk të cilët e regjistruan atë, ajo mori vëmendjen e policisë së Antalyas.
Shoferi u soll në stacionin e policisë për të dhënë shpjegime dhe u ndoq penalisht për drejtim mjeti të rrezikshëm dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.Antalyaspor taraftarını Konya’da oynanacak maç için taşıyan otobüsün şoförü, seyir sırasında koltuğundan kalkarak oynadı.pic.twitter.com/fXEbJBZ5Qf
— Onedio (@onedio) November 27, 2025