Tag: autobusëve

  • Automjetet vështirësi për të qarkulluar/ Moti keq, prej një jave terminali i autobusëve në Bulqizë nën pushtetin e ujit

    Automjetet vështirësi për të qarkulluar/ Moti keq, prej një jave terminali i autobusëve në Bulqizë nën pushtetin e ujit

    Prej afro një jave terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Ndonëse kanë kaluar 7 ditë, Bashkia Bulqizë ka qenë e pafuqishme për të zgjidhur situatën dhe të kthejë në normalitet operimin e terminalit.
    Niveli i ujit vijon të mbetet i lartë si në fushën e terminalit po ashtu edhe në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Kalimi në rrugë nga automjetet mbetet i vështirë ndërsa qytetarët shmangin kalimin në këtë zonë për shkak të pranisë së ujit.
    Ndërhyrja e Bashkisë Bulqizë me mjetin zjarrfikës nuk ka dhënë asnjë efekt duke e lënë zonën të përmbytur që prej fundjavës së kaluar. Shqetësuese situata mbetet edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë ku e kanë thuajse të pamundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.
    Sakaq, mësohet se Bashkia e Bulqizës ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Kombëtare për ta zgjidhur si problem. Shkak dyshohet se bëhet mosfunksionimi siç duhet i kanaleve kulluese që nga Qafa e Buallit, ku në ditët me shi grumbullohet shumë ujë i cili përfundon në terminalin e autobusëve.

  • Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec

    Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec

    Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë. Këtë të hënë në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci.
    Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik.
    Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore.

  • Autobusët e rinj me energji të re përbëjnë 82.7% të autobusëve publikë…

    Autobusët e rinj me energji të re përbëjnë 82.7% të autobusëve publikë…

    Numri i përgjithshëm i autobusëve publikë me energji të re të regjistruar kishte arritur në rreth 544,000 njësi deri në fund të vitit 2024 në Kinë, duke përbërë 82.7% të të gjithë autobusëve publikë urbanë në vend, bën të ditur “Xinhua”.
    Li Yang, zëvendësministër i Transportit, në një aktivitet promovues të transportit të gjelbër të mbajtur në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës Lindore, tha se deri në fund të vitit 2024, gjatësia totale e linjave të autobusëve publikë urbanë në funksion kishte arritur në 1.75 milionë kilometra.
    Li tha se aktualisht, mbi 200 milionë njerëz në të gjithë Kinën zgjedhin të përdorin metoda të udhëtimit ekologjik çdo ditë. Li iu bëri thirrje autoriteteve lokale të përmirësojnë më tej shërbimet e transportit publik urban dhe të krijojnë një mjedis më të favorshëm për udhëtimin ekologjik.

  • Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

    Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

    Google Maps ka përmirësuar informacionin për transportin urban në Tiranë, duke bërë të mundur gjurmimin në kohë reale të autobusëve të linjave. Kjo risi, u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

    Ky projekt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD). GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps.

    Këto ndryshime,  jo vetëm që do të përmirësojnë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për mijëra pasagjerë të përditshëm, por do të përdoren gjithashtu për menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke ndihmuar në optimizimin e operacioneve të transportit publik.
    Giz Albania po punon me partnerët shqiptarë për të sjellë informacion në kohë reale për pasagjerët dhe për më shumë përmirësime të transportit publik në të gjithë vendin.

  • Vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve, kapet “skifteri” në Tiranë! I sekuestrohen 6 mln lekë dhe 8 mijë euro

    Vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve, kapet “skifteri” në Tiranë! I sekuestrohen 6 mln lekë dhe 8 mijë euro

    Vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

    Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tracking” si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët, portofolat në stacionet e autobusëve dhe shuma parash në biznese të ndryshme.
    Në vijim të veprimeve u referuan materialet, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga 47-vjeçari.
    Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Skandal me transportin publik në Tiranë/Google Maps i çon turistët në drejtim të gabuar, mosrespektim oraresh dhe stres

    Skandal me transportin publik në Tiranë/Google Maps i çon turistët në drejtim të gabuar, mosrespektim oraresh dhe stres

    Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientimin drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.
    Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.
    Destinacionet nuk janë të përcaktuara qartë në aplikacion, për shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur në sheshin “Skënderbej”.
    Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.
    Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës.
    Turistët eksplorojnë taksitë
    Turistët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.
    Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.
    Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht.
    Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.
    “Zakonisht kur udhëtoj mendoj se taksia është zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga autobusët, taksitë janë të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur, sidomos kur nuk ke kohë për të humbur duke pritur ose duke kërkuar orare.
    Deri më tani për të bërë udhëtime të gjata dhe jashtë qendrës kam përdorur taksi si për të ardhur nga aeroporti, si dhe për të shkuar në terminalin e autobusëve, për të dalë jashtë qytetit”, thotë Mak, turist nga Holanda.
    Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.
    “Fillimisht mendova se taksia do të më kushtonte shumë, por në fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtë sa prisja. Paguaja direkt në aplikacion dhe ishte shumë më e lehtë sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr më kurrë! Doja të shkoja në Dajt, por autobusi më çoi në anën tjetër të qytetit dhe humba shumë kohë dhe nerva”.
    Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.
    Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.
    “Synojmë të ofrojmë një përvojë sa më të ngjashme me atë që vizitorët janë mësuar në vendet e tyre”, – shprehet Arbër Kadia, drejtor administrativ i Patoko.
    Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtajt, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.
    “Sidomos gjatë sezonit turistik, kemi rritje të ndjeshme të klientëve të huaj. Për të menaxhuar më mirë këtë kërkesë, kemi trajnuar shoferët për të komunikuar në gjuhë të huaja bazë dhe dua të theksoj se operatorët tanë shërbejnë 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”./ Monitor

  • Transporti publik me Google Maps, çorientues

    Transporti publik me Google Maps, çorientues

    Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.Destinacionet nuk janë të përcaktuara qartë në aplikacion, për shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur në sheshin “Skënderbej”.Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës. Turistët eksplorojnë taksitëTuristët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht.Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.“Zakonisht kur udhëtoj mendoj se taksia është zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga autobusët, taksitë janë të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur, sidomos kur nuk ke kohë për të humbur duke pritur ose duke kërkuar orare.Deri më tani për të bërë udhëtime të gjata dhe jashtë qendrës kam përdorur taksi si për të ardhur nga Aeroporti, si dhe për të shkuar në terminalin e autobusëve, për të dalë jashtë qytetit”, thotë Mak, turist nga Holanda.Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.“Fillimisht mendova se taksia do të më kushtonte shumë, por në fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtë sa prisja. Paguaja direkt në aplikacion dhe ishte shumë më e lehtë sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr më kurrë! Doja të shkoja në Dajt, por autobusi më çoi në anën tjetër të qytetit dhe humba shumë kohë dhe nerva”.Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.“Synojmë të ofrojmë një përvojë sa më të ngjashme me atë që vizitorët janë mësuar në vendet e tyre”, – shprehet Arbër Kadia, drejtor administrativ i Patoko.Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtaj, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.“Sidomos gjatë sezonit turistik, kemi  rritje të ndjeshme të klientëve të huaj. Për të menaxhuar më mirë këtë kërkesë, kemi trajnuar shoferët për të komunikuar në gjuhë të huaja bazë dhe dua të theksoj se operatorët tanë shërbejnë 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Përplasja e dy autobusëve në Greqi, shoferi: Sapo isha nisur nga stacioni! U dëgjua një zhurmë e fortë

    Përplasja e dy autobusëve në Greqi, shoferi: Sapo isha nisur nga stacioni! U dëgjua një zhurmë e fortë

    Shoferi i njërit prej dy autobusëve të OASA-s të përfshirë në aksidentin rrugor në Voula këtë të premte me dhjetëra të lënduar ka dhënë një dëshmi për mediat greke.

    Ai tregoi se autobusi që ai po drejtonte sapo ishte nisur nga stacioni.Lexo edhe :Related Posts
    “Isha në stacionin e autobusit, sapo isha nisur”, tha fillimisht shoferi i autobusit. “U nisa dhe dëgjova zhurmën”, shtoi më tej.

    Kur e pyetën nëse autobusi tjetër ishte përshpejtuar, ai u përgjigj: Si ta dija unë, po lëvizja.
    Nga përplasja e dy autobusëve janë plagosur 47 persona, ku mes tyre 12 janë të mitur.
    Ndërkohë të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë transferuar tashmë në Spitalin Asklepieion në Voula .
    /vizionplus.tv

  • Përplasja e dy autobusëve në Greqi, reagon shoferi: Sapo isha nisur nga stacioni! U dëgjua një zhurmë e fortë

    Përplasja e dy autobusëve në Greqi, reagon shoferi: Sapo isha nisur nga stacioni! U dëgjua një zhurmë e fortë

    Shoferi i njërit prej dy autobusëve të OASA-s të përfshirë në aksidentin rrugor në Voula këtë të premte me dhjetëra të lënduar ka dhënë një dëshmi për mediat greke.

    Ai tregoi se autobusi që ai po drejtonte sapo ishte nisur nga stacioni.

    “Isha në stacionin e autobusit, sapo isha nisur”, tha fillimisht shoferi i autobusit. “U nisa dhe dëgjova zhurmën”, shtoi më tej.
    Kur e pyetën nëse autobusi tjetër ishte përshpejtuar, ai u përgjigj: Si ta dija unë, po lëvizja.

    Nga përplasja e dy autobusëve janë plagosur 47 persona, ku mes tyre 12 janë të mitur.

    Ndërkohë të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë transferuar tashmë në Spitalin Asklepieion në Voula .

     

  • Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Detajet

    Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Detajet

    Mbrëmjen e sotme dhe nesër, policia e Tiranë ka njoftuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në kryeqytet.
    Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se do të bllokohen disa akse me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”.
    Akset që do të bllokohen më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, janë:

    Nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
    ”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George Ë. Bush”.
    Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

    Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.
    Bllokim të rrugëve do të ketë edhe ditë e Shtunë, kur në stadiumin kombëtare do të luhet dneshja e fundtbollit Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.
    Më herët, policia njoftoi se për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 7 qershor 2025, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:
    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.
    Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.
    Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.