Një autobus i transportit urban në kryeqytet është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme.
Sipas pamjeve të siguruara nga mediat, autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit, dyshohet për një defekt teknik.
Sakaq, raportohet se në momentin që kanë nisur flakët në autobus kanë qenë duke udhëtuar disa pasagjerë, të cilët kanë dalë jashtë menjëherë.
Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa ky incident ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.
Klikoni videon më poshtë:
Tag: autobus
-

Përfshihet nga flakët autobusi para Ministrisë së Jashtme, pasagjerët në panik (Video)
-

Greqi/ Merr flakë autobusi i transportit urban në Athinë
Një autobus i transportit urban në Athinë, ka shpërthyer në flakë për shkak të një defekti mekanik mbrëmjen e djeshme.
Sipas burimeve lokale në autobus nuk ka pasur pasagjerë në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Nga kjo ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Syri.net-Protothema
Λεωφορείο πήρε φωτιά στη Λιοσίων pic.twitter.com/OzvVYaGrbE
— 📝✏️✍🏻Σωτήρης Παπ ✍🏻✏️📝 (@sotpap1997) April 8, 2025 -

Tragjike në Brazil! Autobusi përmbyset dhe i merr jetën 11 personave, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe i ka marrë jetën 11 personave.
Rreth 50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari.
Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.
Ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil në pak muaj, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.Top Channel
-

Përfshihet nga zjarri një autobus në dalje të tunelit të Kardhiqit, pasagjerët të tmerruar
Një autobus në lëvizje është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit, teksa brenda mjetit kishte edhe pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës.
Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.
Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.
Në momentin kur ka rënë zjarri, pasagjerët i ka kapur paniku dhe kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar. -

Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë bëhet shkrum e hi
Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje pranë tunelit të Skërficës. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë dhe dyshohet për shkak të një defekti në motor. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Delvinë/Informacion paraprakSot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

“Hyra në autobusin e zhytur në lumë dhe nxora shoferin”, flet shqiptari në Torino
Shqiptari Vilhem Teli foli në një lidhje live për Euronews Albania pasi ai u bë protagonist në incidentin e së mërkurës, kur një autobus përfundoi në lumë në qytetin italian të Torinos.
Vilhem Teli, instruktor kanotazhi, tregoi detaje nga ngjarja e rëndë në Torino, ku tha se ai ishte në zyrë me kolegët e tij. Ai tha se menjëherë, me një motoskaf, për një minutë e gjysmë iu afruan autobusit që ishte në lumë dhe ai hyri brenda për të shpëtuar këdo që mund të ishte brenda.
“Një nga kolegët e mi më tha se po binte një autobus në lumë dhe dolëm menjëherë jashtë. Ishte ora 17:30 dhe për një minutë e gjysmë arritëm me motoskaf. Përpara se autobusi të binte në lumë, ai përplasi tre gra kalimtare, por fatmirësisht janë pa rrezik dhe kanë shpëtuar. Nuk dihet se çfarë problemi kishte shoferi, por njerëzit filluan t’i tërheqin vëmendjen, por ai nuk reagoi dhe filloi të ecë mbrapsht, deri sa u përmbys dhe ra në lumë”, thotë shqiptari.
Shqiptari tregon momentet kur e nxori shoferin nga autobusi, i cili ishte pa ndjenja, ndërsa fatmirësisht thotë se nuk kishte persona të tjerë, pasi fëmijët që kishin udhëtuar kishin zbritur pak para ngjarjes në një muze.
“Unë isha në motoskafin e dytë që mbërrita aty dhe gjëja e parë që bëra ishte të shihja nëse kishte njerëz brenda për t’i ndihmuar, por nuk shikohej asgjë, sepse dukej errësirë dhe nuk dallohej gjë brenda. I thashë shokut tjetër që të mos humbim kohë dhe hyra përmes pjesës së xhamit të thyer. Kur hyra brenda, situata ishte pak e vështirë sepse ishte uji i ftohtë, bojë kafe dhe nuk dukej asgjë. Po binin çantat që disa fëmijë i kishin lënë pasi kishin zbritur te muzeu. Ata ishin fëmijë të moshave 12 vjeç që, për fatin e mirë, kishin zbritur në muze dhe në autobus ishte vetëm shoferi. Unë hyra për të shpëtuar shoferin në autobus, sepse nuk po gjendej, duhej dikush të futej brenda. Hyra brenda dhe e kërkova. E gjeta pranë vendit të tij, ishte me fytyrën të përmbysur dhe nuk reagonte. E nxorra nga uji, shkova deri në fund të autobusit me të në krah dhe e nxorëm jashtë. Pasi e nxorëm, filluam t’i japim ndihmën e parë për ta rikthyer në jetë. Ai bëri disa lëvizje, por nuk e di nëse ishin spazma të muskujve. E çuam në tokë dhe erdhi ambulanca që bëri përpjekje për ta kthyer në jetë, por pas 40 minutash na thanë se nuk ja doli dot”, thotë Vilhem Teli.