Tag: autobus

  • Të paktën 16 të vdekur dhe 36 të plagosur në një aksident me autobus në Bolivi

    Të paktën 16 të vdekur dhe 36 të plagosur në një aksident me autobus në Bolivi

    Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga një shkëmb 300 metra i lartë në Bolivinë qendrore, tha policia.

    Aksidenti ndodhi të hënën në Morochata, departamenti i Cochabamba-s, në juglindje të kryeqytetit La Paz.
    Sipas kreut të policisë së trafikut, Omar Segada, “aksidenti ndodhi kur shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që autobusi të binte nga shkëmbi, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë”.

    🇧🇴🚌Al menos 16 fallecidos en accidente de bus en el centro de Bolivia
    Según la autoridad policial, solo tres cadáveres han podido ser recuperados. Los otros 13 continúan en el lugar del siniestro.https://t.co/hHPtUB0cst pic.twitter.com/7ImAdBwSeR
    — LA PRENSA Nicaragua (@laprensa) October 28, 2025

    Sipas raportimeve të mediave boliviane, shoferi 23-vjeçar i autobusit mbijetoi, u arrestua dhe po merret në pyetje.
    Rreth 1,400 njerëz vdesin çdo vit në aksidente trafiku në Bolivi, sipas Ministrisë së Brendshme. Në mars, 37 persona u vranë kur dy autobusë u përplasën në Potosi, në pjesën jugore të vendit të Andeve.

    Top Channel

  • Një skenar si në filma/ Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

    Një skenar si në filma/ Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

    Sulmi ndaj një autobusi me targa shqiptare natën e së hënës në landin e Bavarisë në Gjermani mbetet misterioz. Pavarësisht jehonës së madhe mediatike dhe thirrjeve të shumta për dëshmitarë, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve

    Nga Jochen Dannenberg, MITTELBAYERISCHE

    Policia kriminale po heton me intensitet të lartë, por hetimet janë të vështira. Secili nga pasagjerët e autobusit duhet të merret në pyetje. Për këtë nevojiten përkthyes, pasi pjesa më e madhe e pasagjerëve thuhet se janë shtetas shqiptarë. Ata supozohet se ishin rrugës për t’u kthyer në vendin e tyre. Përkthimi i intervistave kërkon shumë kohë. Por jo vetëm problemet e përkthimit po e vështirësojnë hetimin.

    Sipas raportimeve, sulmi ndaj autobusit ndodhi të hënën rreth orës 3:30 të natës. Sipas të dhënave aktuale, tre persona të panjohur, që udhëtonin me një VW të bardhë, kanë detyruar autobusin të ndalojë në dalje të Aiglsbach duke përdorur sinjale.

    Tre të dyshuarit zbresin dhe pretendojnë se po kryejnë një kontroll. Të tre ata dyshohet se kanë pasur armë dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe dokumente të pasagjerëve. Pas kësaj, autorët largohen me minibusin e vogël në autostradë drejt Mynihut.

    Minibusi i vogël dyshohet se ka targa gjermane. Operacionet e menjëhershme për gjetjen e mjetit, pas njoftimit, deri tani kanë qenë pa rezultat. Asnjë pasagjer nuk u lëndua apo kërcënua gjatë incidentit.

    Rasti, që policia kriminale po heton që nga e hëna, paraqet disa momente të pazakonta. Policia deri tani është shumë e kujdesshme me deklaratat publike.

    Duhet të sqarohet nëse sulmi ka ndodhur realisht ose ndoshta detajet janë të ndryshme. Vetë policia duket se ka dyshime nëse ngjarja ka ndodhur siç e kanë rrëfyer pasagjerët e autobusit.

    Kështu nis njoftimi i zyrës së policisë së Niederbayern, përgjegjëse për komunikimin me publikun: “Në autostradën A93 pranë daljes Aiglsbach, të hënën më 20.10.2025, rreth orës 3:30 të natës, një autobus udhëtimi dyshohet se është sulmuar nga persona të panjohur”.

    Në të vërtetë, sulmet ndaj autobusëve janë të rralla, madje jashtëzakonisht të rralla. Pse dikush do të zgjidhte pikërisht këtë autobus, i mbushur kryesisht me persona nga ish-Jugosllavia, për ta sulmuar? Kush kishte interes për portofolat dhe dokumentet e identitetit?

    Ekziston mundësia që në të vërtetë nuk bëhej fjalë për para dhe dokumente. Kështu ka ndodhur, për shembull, në prill 2022, kur një autobus nga Ruhrgebiet udhëtonte për në Serbi. Autorët kishin menduar se autobusi kishte shumë para të fshehura. Në fakt, sipas aktakuzës, në autobus kishte vetëm një çantë me rreth 10.000 euro. Por ata menduan se kishte shumë më tepër para.

    Pika e çuditshme e këtij sulmi të dyshuar në A93 pranë Aiglsbach është edhe koha mes ngjarjes dhe njoftimit publik nga policia dhe nisjes së kërkimit publik. Mes ngjarjes dhe njoftimit kaluan pothuajse 14 orë.

  • Ambulanca nuk erdhi/ Qytetari humb ndjenjat në urban, shoferi e dërgon në urgjencë me autobus

    Ambulanca nuk erdhi/ Qytetari humb ndjenjat në urban, shoferi e dërgon në urgjencë me autobus

    Një qytetar, nëpërmjet një video, denoncon një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një urban të kryeqytetit. Sipas tij, një burrë rreth moshës 35-40 vjeç ka humbur ndjenjat gjatë udhëtimit dhe ka qëndruar i shtrirë pa ndjenja për rreth 20 minuta. Shoferi i autobusit ka telefonuar disa herë urgjencën, por ndihma mjekësore nuk është paraqitur në kohë. Në pamundësi për të pritur më gjatë, shoferi ka marrë vendimin ta dërgojë vetë të sëmurin drejt spitalit, me gjithë pasagjerët ende në autobus.
    Mesazhi i qytetarit:
    Përshëndetje! Ku është shteti, ku është shëndetësia?! Sot në autobus një burrë rreth 35-40 vjeç humbi ndjenjat duke rënë përtokë, pa shenja jete për rreth 20 minuta. Shoferi njoftoi ambulancën disa herë, por askush nuk erdhi. I vetmi “shërbim emergjence” ishte shoferi që, me autobus plot pasagjerë, u detyrua ta çonte vetë deri te dera e urgjencës. Fatorinoja e mori në krah dhe e futi brenda që t’i shpëtonte jetën, në ato momente ambulanca merr dhe thotë ku jeni, pasi fatorinoja e futi brenda. Kjo është gjendja e shëndetësisë sonë, njerëzit vdesin në rrugë, ndërsa institucionet mungojnë. Postojeni pak ju lutem sepse po na vjen fundi dita-ditës e s’po e marrim vesh me këtë shtet m***
    Kjo është një gjendje alarmante e shëndetësisë dhe shërbimit të emergjencës në vend. Është zhgënjyese se si ambulancat që drejtohen nga Skender Brataj dhe shëndetësia e Evis Salës lënë qytetarët të përpëliten pa ndihmë, teksa qytetarët me zemër të madhe dhe me ndjenja njerëzore detyrohen të marrin vetë masa për të shpëtuar jetën e një njeriu.

  • Autobus përfshihet nga flakët, të paktën 20 viktima dhe mbi 10 të plagosur

    Autobus përfshihet nga flakët, të paktën 20 viktima dhe mbi 10 të plagosur

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në autostradën Jaisalmer–Jodhpur në shtetin perëndimor indian të Rajasthanit, ku një autobus pasagjerësh u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e mbi 10 të tjerëve.
    Autobusi, i cili po transportonte 57 pasagjerë, shpërtheu papritur në flakë ndërsa ishte në lëvizje. Dëshmitarët raportojnë se fillimisht është vërejtur tym që dilte nga pjesa e pasme e automjetit. Shoferi ka reaguar menjëherë, duke ndaluar mjetin në anë të rrugës, por fatkeqësisht brenda pak minutash flakët kanë përfshirë të gjithë autobusin, duke bllokuar brenda shumë pasagjerë.
    Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se numri i viktimave është 20 dhe për disa prej tyre po kërkohet identifikimi përmes testit të ADN-së, për shkak të djegieve të rënda që i kanë bërë të pamundur njohjen.
    Sipas hetimeve paraprake, shkaku i incidentit besohet të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parë nëse ka pasur neglizhenca në mirëmbajtjen e automjetit.

  • Aksident në autostradën Milot–Mamurras, përplaset makinë me autobus – dy të plagosur

    Aksident në autostradën Milot–Mamurras, përplaset makinë me autobus – dy të plagosur

    Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut.
    Në aksident janë përfshirë një automjet i vogël dhe një autobus. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në makinën e vogël kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
    Fatmirësisht, pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë shpëtuar pa lëndime.

  • Produkte deti dhe ilaçe kontrabandë! Arrestohen 2 persona në Kakavijë, e pëson dhe doganieri

    Produkte deti dhe ilaçe kontrabandë! Arrestohen 2 persona në Kakavijë, e pëson dhe doganieri

    FOTO ILUSTRUESE

    KAKAVIJË-Dy persona janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, teksa po transportonin me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia. Në pranga janë vendosur Denis Mema dhe Robert Demiraj, të cilëve gjatë kontrollit në autobus iu gjetën kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme.
    Mallrat dhe autobusi u sekuestruan si provë materiale, ndërsa në lidhje me rastin edhe doganieri Everest Hoxha do të hetohet në gjendje të lirë.
    Njoftimi i policisë:
    Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, një rast i kontabandës së mallrave.
    U kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia, vihen në pranga 2 shtetas.
    Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (produkte deti, medikamente dhe veshje), me vlerë të konsiderueshme dhe autobusi.
    Procedohet penalisht një doganier i Degës Doganore Kakavijë, për shpërdorim detyre.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, goditën një rast të kontrabandimit të mallrave nga Greqia.
    Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
    Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Mallrat dhe autobusi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Banorët alarmohen/ Autobus urban bie në gropat e kantierit rrugor

    Banorët alarmohen/ Autobus urban bie në gropat e kantierit rrugor

    Një autobus urban në qytetin e Vlorës ka rënë këtë të martë në gropat e hapura të një kantieri rrugor, në segmentin që nis pranë godinës së Policisë dhe lidhet me bulevardin “Ismail Qemali”.
    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik te pasagjerët dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zonë.
    Banorët dhe drejtuesit e mjeteve ankohen se mungesa e sinjalistikës dhe mbrojtjeve të duhura në këtë kantier po krijon rrezik të vazhdueshëm për aksidente.

  • Video nga vrasja e Kristian Kolës në mes të Shkodrës/ Dy atentatorë, pranë vendngjarjes një autobus me turistë

    Video nga vrasja e Kristian Kolës në mes të Shkodrës/ Dy atentatorë, pranë vendngjarjes një autobus me turistë

    Në Top Story u publikuan mbrëmë për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës. 
    Në pamjet e siguruara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duken teksa dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe qëllojnë me armë drejt tij. 
    Madje njëri prej tyre kthehet për të verifikuar nëse e ka vrarë Kolën, dhe largohen me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë. 
    Gjatë momentit të ekzekutimit, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një autobus që sapo kishte zbritur disa turistë. 

  • Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, turisti 64-vjeçar humb jetën gjatë udhëtimit me autobus

    Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, turisti 64-vjeçar humb jetën gjatë udhëtimit me autobus

    Një shtetas i huaj ka humbur jetën teksa kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

    Sipas uniformave blu, ka shtetasi me iniciale J.J., 64-vjeç, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë një udhëtimi me autobus, për qëllime turistike.
    Ai është dërguar në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete.
    “Më datë 15.09.2025, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi i huaj J. J., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt, gjatë një udhëtimi me autobus, për qëllime turistike. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • U nis me autobus drejt Shqipërisë dhe “u zhduk”, familja nga Kosova kërkon ndihmë për gjetjen e djalit 16-vjeçar

    U nis me autobus drejt Shqipërisë dhe “u zhduk”, familja nga Kosova kërkon ndihmë për gjetjen e djalit 16-vjeçar

    Eglantin Qorraj, një 16-vjeçar nga Deçani i Kosovës, është shpallur i zhdukur pasi nuk është kthyer në shtëpi prej më shumë se një dite.
    Familjarët thonë se ai është parë për herë të fundit duke udhëtuar me autobus drejt Shqipërisë dhe dyshohet se mund të ketë zbritur në zonat e Rubikut, Milotit apo Durrësit.
    Që nga momenti i zhdukjes nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Familja i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion në lidhje me të.