Tag: autobus

  • Anglezët sulm Mohamad Salahut: Po shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli

    Anglezët sulm Mohamad Salahut: Po shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli

    Adriatik BALLA
    Mohamed Salah tha të shtunën se ndien që është “hedhur nën autobus” nga Liverpuli dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot është prishur. Uejn Runi beson se trajneri Slot tani duhet ta tregojë autoritetin e tij dhe të mos e përfshijë Salahun në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, apo në ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Brightonit. “Slot duhet të dëshmojë autoritetin e tij, ta largojë atë dhe t’i thotë ‘nuk udhëton me ekip, pasi ajo që ke thënë është e papranueshme”, tha Runi për episodin e fundit të podkastit të tij. “Shko në Kupën Afrikane dhe le të qetësohet çdo gjë. Po të isha unë atje, nuk do të kishte mundësi që ai të ishte në ekip”. Legjenda e Mançester Junajtid vlerëson se Salah, ylli shumëvjeçar i Liverpulit, ose duhet të kalojë mosmarrëveshjet me Slotin, ose duhet të largohet nga skuadra. “Duhet të zgjidhet shpejt në njërën apo mënyrën tjetër”.Salah 33-vjeçar, ka shënuar plot 250 gola në 420 ndeshje me Liverpulin. Por nuk ka startuar në tri ndeshjet e fundit. Deklarata e tij pas ndeshjes bëri bujë. “Kam thënë shumë herë më parë që kam raport të mirë me trajnerin dhe papritmas nuk kemi më asnjë raport. Duket që klubi më ka hedhur nën autobus. Kështu ndihem. Mendoj se është e qartë që dikush dëshironte që unë ta merrja gjithë fajin”, nënvizoi ai. 29 golat e egjiptianit në edicionin e kaluar e ndihmuan Liverpulin që ta fitonte titullin e Premier League.Në prill ai nënshkroi kontratë të re dyvjeçare. Runi ka pyetur pse Salah, që u transferua te Liverpuli në vitin 2017 nga Roma, doli publikisht me komente. “Ai përfundimisht po e shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli. Do të ishte e trishtueshme për atë që t’i shkatërroj të gjitha. Ai ka gabuar rëndë”, tha Runi. Liverpuli po ka telashe të mëdha këtë edicion. Është në vendin e nëntë, 10 pikë prapa liderit, Arsenalit. Ka fituar vetëm shtatë prej 15 ndeshjeve të para. Salah ka realizuar katër gola në 13 paraqitje. Runi thekson se koha i godet të gjithë dhe se Mo Salah nuk ishte në formën më të mirë këtë edicion. Sipas Runit, për të luajtur duhet të jesh në formën më të mirë çdo javë. “Po të isha bashkëlojtar i tij, nuk do të isha i lumtur me atë që ka thënë pasi Liverpulit i duhet tani më së shumti. Ai në fakt e ka vënë Liverpulin nën autobus me fjalët e tij. Ai ishte i jashtëzakonshëm për Liverpulin, por shfaqi mungesë respekti për bashkëlojtarët, trajnerin dhe tifozët me këto fjalë. Jam i sigurt se pas disa vjetësh ai do të jetë pishman për fjalët që ka thënë”, shtoi Runi.

  • Mohamed Salah zbulon prishjen e marrëdhënieve me trajnerin Slot, Liverpuli mban qëndrim ndaj sulmuesit

    Mohamed Salah zbulon prishjen e marrëdhënieve me trajnerin Slot, Liverpuli mban qëndrim ndaj sulmuesit

    Adriatik BALLA
    Fushata dështake e Liverpulit në Premier League angleze u përkeqësua të shtunën pas barazimit zhgënjyes 3-3 me Lids Junajtid. Sulmuesi Mohamed Salah shpërtheu, duke zbuluar se marrëdhënia e tij me trajnerin e Arne Slot ishte prishur. Ai bëri deklaratën tronditëse pasi u la në stol për tri ndeshje radhazi. “Ylli” egjiptian beson se është ‘hedhur nën autobus’ nga kampionët e Premier League. “E kam thënë shumë herë më parë se kam pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerin, dhe papritur nuk kemi më asnjë marrëdhënie”, u tha ai gazetarëve sportivë. “Nuk e di pse, por mua më duket sikur dikush nuk më do në klub. Më duket sikur klubi më ka hedhur nën autobus. Kështu po ndihem. Mendoj se është shumë e qartë që dikush ka dashur që unë të marr gjithë fajin.
    Këtë klub unë gjithmonë do ta mbështes. Edhe fëmijët e mi gjithmonë do ta mbështesin. E dua klubin shumë dhe gjithmonë do ta dua. Situata nuk është e pranueshme për mua, për të qenë i sinqertë. Nuk e kuptoj. Është sikur po më hedhin gjithnjë e më shumë nën autobus. Nuk mendoj se jam unë problemi. Kam bërë shumë për këtë klub. Nuk kam pse të luftoj çdo ditë për pozicionin tim, sepse e kam fituar atë. Nuk jam më i madh se askush, por e kam fituar pozicionin tim. Është futboll. Është si është”, shtoi ai. Pas këtyre zbulimeve të jashtëzakonshme, “BBC Sport” raportoi se Liverpuli është i hapur për të ardhmen e Salah në klub, me disa skuadra në Arabinë Saudite të interesuara për ta transferuar.
    Anësori konfirmoi se kishte folur me klube të Saudi Pro League para se të nënshkruante kontratën e re dhe zbuloi se Arabia Saudite do të kishte qenë destinacioni i tij nëse nuk do të kishte vazhduar qëndrimin në “Anfield”. Al-Hilal, skuadra aktuale e ish-shokut të tij Darvin Nunez, raportohet se është favoritja për të nënshkruar me Salah, megjithëse nuk besohet se kanë nisur ende bisedimet. Salah ka qenë një nga lojtarët më të besueshëm të Liverpulit që nga ardhja e tij nga Roma në vitin 2017, duke shënuar 250 gola në 420 paraqitje me klubin. Megjithatë, këtë sezon ai ka hasur vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar vetëm katër gola dhe dhënë dy asistime në 13 ndeshje të Premierligës. 33-vjeçari pritet të humbasë një pjesë të madhe të sezonit 2025/26 ndërsa përfaqëson Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila është planifikuar të nisë më 15 dhjetor. Tensionet kanë ardhur në momentin më të keq për Liverpulin dhe Salah. Sulmuesi nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare për të qëndruar në “Anfield” në prill.

  • Autobusi përplaset me kamionin, 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi (VIDEO)

    Autobusi përplaset me kamionin, 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi (VIDEO)

    Një aksident automobilistik ka lënë pas 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi.
    Një autobus është përplasur me një kamion në një autostradë në Turqinë jugore, tha zyra e guvernatorit rajonal.
    Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit kur autobusi u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

    Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi pjesën e përparme të djathtë të autobusit të dëmtuar rëndë nga përplasja me pjesën e pasme të kamionit, rreth 90 kilometra në perëndim të Gaziantepit.
    Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin në autobus dhe autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, u mor në paraburgim, ndërsa policia mbylli përkohësisht rrugën për hetime./vizionplus.tv

    Osmaniye’nin Bahçe ilçesi Ayran Tüneli yakınlarında, yolcu otobüsünün seyir halindeki TIR’a çarpması sonucu meydana gelen kazada 7 kişi hayatını kaybetti, 11 kişi ise yaralandı
    🟥 Hurdaya dönüşen otobüsten son görüntülerhttps://t.co/ZULCZgorXj pic.twitter.com/bEnnjO4NLm
    — Halk TV (@halktvcomtr) December 6, 2025

  • Aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë/ Të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre persona që ndodheshin në urban, arrestohet shoferi

    Aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë/ Të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre persona që ndodheshin në urban, arrestohet shoferi

    Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara.

    Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte.
    Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Top Channel

  • Aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë. Të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre persona që ndodheshin në urban

    Aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë. Të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre persona që ndodheshin në urban

    Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara.
    Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte.
    Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

  • VIDEO / Zbardhet aksidenti i autobusit të Unazës, të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre pasagjerë

    VIDEO / Zbardhet aksidenti i autobusit të Unazës, të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre pasagjerë

    Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara.
    Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte.
    Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

  • Tragjedi në Arabinë Saudite, 45 të vdekur në aksidentin me autobus që përfshinte pelegrinë indianë

    Tragjedi në Arabinë Saudite, 45 të vdekur në aksidentin me autobus që përfshinte pelegrinë indianë

    Të paktën 45 persona, pothuajse të gjithë pelegrinë indianë, u vranë të hënën në një aksident me autobus pranë qytetit të shenjtë të Medinës, një nga më vdekjeprurësit në Arabinë Saudite prej vitesh.

    Një numër i madh viktimash, të cilat ishin gra dhe fëmijë, vinin nga Hyderabad, në Indinë qendrore. Zyrtarët indianë thanë se në autobus kishte 46 persona, nga të cilët vetëm një mbijetoi. Veçanërisht tragjik është rasti i një familjeje të madhe pelegrinësh që u zhdukën, pasi 18 anëtarë të tyre, përfshirë nëntë fëmijë, janë midis viktimave.

    💢 45 Indian pilgrims killed in bus accident in Saudi Arabia
    ➡️ The bus, carrying Indian nationals, crashed in Medina, leaving dozens dead in one of the deadliest incidents involving pilgrims in the kingdom https://t.co/7KtoUFGiNa pic.twitter.com/OAE3Zf9A5s
    — Anadolu English (@anadoluagency) November 17, 2025

    As many as 45 people have been killed after a bus on its way to Medina collided with a fuel tanker. The bus was carrying Indians, most from Hyderabad, who had come to Saudi Arabia for the Umrah pilgrimage. pic.twitter.com/cjJXfRyjL3
    — Al Jazeera English (@AJEnglish) November 17, 2025

    Mediat indiane raportuan se autobusi u përplas me një kamion cisternë rreth orës 1:30 të mëngjesit të së hënës dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Shumica e viktimave ishin në gjumë dhe nuk ishin në gjendje të dilnin nga autobusi.Autoritetet saudite, nga ana e tyre, nuk dhanë asnjë shpjegim ose nuk lëshuan një deklaratë në lidhje me aksidentin.Kryeministri indian Narendra Modi u kishte shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke thënë se ambasada indiane po bashkëpunonte me autoritetet saudite.

    Top Channel

  • E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur

    E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur

    stokohlm

    SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka trondit Stokholmin këtë të premte, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 sipas orës lokale (14:30 GMT) në Valhallavagen, një bulevard i madh në lagjen Ostermalm në pjesën verilindore të qytetit të Stokholmit.
    Një autobus me dy kate u përplas me një strukturë në një stacion autobusi përgjatë rrugës. Shërbimet e emergjencës thanë se autobusi nuk ishte në shërbim dhe nuk kishte pasagjerë në të. Sipas policisë suedeze nuk ka të dhëna që tregojnë se bëhet fjalë për një sulm. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte pasagjerë në autobus në atë kohë.
    Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit./ZËRI

  • (VIDEO) “Kush të futi aty?”/ Gruaja gjendet në një valixheje në autobus, autoritetet nisin hetimet

    (VIDEO) “Kush të futi aty?”/ Gruaja gjendet në një valixheje në autobus, autoritetet nisin hetimet

    Autoritetet irlandeze po hetojnë një incident tronditës në një autobus në Galway, ku një grua u gjet brenda një valixheje, pasi një videoje që qarkulloi në rrjete sociale.
    Citylink ka konfirmuar se po bashkëpunon me policinë irlandeze, pasi një video u shfaq në internet që tregonte një grua të mbyllur brenda një valixheje në ndarjen e bagazheve të një autobusi.
    Në videon në fjalë, teksa shpërndahen bagazhet nga brenda një valixheje dëgjohen disa britma. Personi që e regjistron afrohet dhe e hap zinxhirin dhe gjen gruan që duket e frikësuar dhe e çorientuar.
    Një burrë dëgjohet duke e pyetur: “Kush të futi aty?”, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, përgjigjet: “Faleminderit Zotit, faleminderit Zotit”, përpara se të ulet duke mbajtur kokën me duar.
    Citylink, në një deklaratë të premten në mbrëmje, tha se gruaja ishte një “pasagjere e paautorizuar” në një nga shërbimet e kompanisë.
    “Ne jemi në dijeni të pamjeve video që tregojnë një person të paautorizuar në një nga shërbimet tona. Ne kemi bashkëpunuar plotësisht me policinë në hetimin e tyre”, tha një zëdhënës i kompanisë për median lokale, Galway Beo.
    Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat gruaja u gjet në valixhe dhe u mor në autobus dhe ende nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të saj apo nëse është paraqitur ndonjë ankesë.

    🚨BREAKING IRISH NEWS :🇮🇪 UNBELIEVABLE..!!
    An Irish woman had taken drugs with her boyfriend and passed out.
    He then put her in a suitcase and she ended up on the over side of the country.
    When this is your daughter or relatives it’s too late.
    THIS MADNESS NEEDS TO STOP. pic.twitter.com/kQdCBBmbTD
    — Exit The Matrix (@SLENGLISHMAN) November 6, 2025

  • “Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja gjendet e mbyllur brenda një valixheje në një autobus, autoritetet nisin hetimet

    “Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja gjendet e mbyllur brenda një valixheje në një autobus, autoritetet nisin hetimet