Tag: autizmit

  • Departamenti i Shëndetësisë: Përdorimi i paracetamolit në shtatzëni lidhet me autizmin

    Departamenti i Shëndetësisë: Përdorimi i paracetamolit në shtatzëni lidhet me autizmin

    Donald Trump dhe Robert F Kennedy Junior

    SHBA- Administrata amerikane, e udhëhequr nga Donald Trump pritet të shpallë së shpejti zbulimin e një lidhje mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni, dhe një rreziku të mundshëm të çrregullimeve të autizmit te fëmijët. Ishte vetë presidenti Donald Trump, që foli për një njoftim të rëndësishëm mbi këtë temë, përgjatë funeralit të Charlie Kirk në Arizona.  “Do të bëjmë një njoftim të rëndësishëm mbi autizmin”, u shpreh Trump përpara turmës.
    Sipas burimeve të Washington Post, komunikata do të publikohet nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, që drejtohet aktualisht nga Robert F. Kennedy Jr. dhe do të shoqërohet me një fushatë informuese drejtuar grave në moshë fertile. Lajmi ka ngjallur shqetësim mes ekspertëve të fushës mjekësore dhe organizatave shkencore, të cilat bëjnë thirrje për kujdes në mungesë të provave përfundimtare. Paracetamoli, i njohur në Shtetet e Bashkuara me emrin tregtar Tylenol, aktualisht konsiderohet i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë nga shumica e autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare, për sa kohë merret në dozat e rekomanduara.
    Autizmi dhe paracetamoli, një hipotezë shkencore e debatueshme
    Njoftimi bazohet në një rishikim të brendshëm të disa studimeve të kryera vitet e fundit, të cilat do të sugjeronin një rritje të mundshme të rrezikut për diagnozë autizmi tek fëmijët, që kanë qenë të ekspozuar ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë. Megjithatë, këto kërkime nuk vendosin një lidhje shkak-pasojë të drejtpërdrejtë dhe shumë institucione akademike vazhdojnë t’i konsiderojnë provat e disponueshme si të pamjaftueshme.
    Ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është deklarata, me të cilën Trump e ka paralajmëruar iniciativën. “Kemi gjetur një përgjigje për autizmin”, u shpreh ai përpara 200 mijë mbështetësve të lëvizjes MAGA, të mbledhur për të përkujtuar aktivistin Charlie Kirk, i vrarë nga një snajper në Universitetin e Utah-s, duke e përshkruar njoftimin si “një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëjmë”. Këto fjalë kanë ringjallur debatin publik mbi një temë të shenjuar prej vitesh nga polemika shkencore dhe pozicione politikisht të ndjeshme.
    Trajtimi i autizmit dhe testimi me acid folik
    Në të njëjtën kohë, administrata parashikon të promovojë studime klinike mbi përdorimin e Leucovorin — një formë sintetike e acidit folik — si trajtim i mundshëm për disa simptoma të autizmit. Substanca, aktualisht e miratuar për përdorime onkologjike dhe neurologjike, ka treguar në disa prova të vogla fillestare përmirësime në aftësitë gjuhësore dhe në kuptimin shoqëror tek fëmijët.
    Edhe në këtë rast, komuniteti shkencor bën thirrje për kujdes. Studimet e përmendura ende nuk janë nënshtruar shqyrtimit të kolegëve (peer-revieë) dhe mungojnë të dhënat në shkallë të gjerë, që të konfirmojnë efektivitetin dhe sigurinë. Frika nga ana e botës mjekësore është se iniciativa të tilla, nëse komunikohen në mënyrë të nxituar, mund të krijojnë shpresa të rreme ose të çojnë në sjellje të papërshtatshme në aspektin shëndetësor.

  • E paralajmëroi Trump! Departamenti i Shëndetësisë gjen lidhje mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit

    E paralajmëroi Trump! Departamenti i Shëndetësisë gjen lidhje mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit

  • Administrata Trump pritet të njoftojë sot se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna lidhet me rrezikun e autizmit

    Administrata Trump pritet të njoftojë sot se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna lidhet me rrezikun e autizmit

    Administrata Trump pritet të bëjë sot njoftime që lidhin përdorimin e ilaçit të njohur Tylenol – i njohur si acetaminofen në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara – nga gratë shtatzëna me një rrezik në rritje të autizmit, sipas Washington Post.

    Zyrtarët e administratës Trump do të njoftojnë gjithashtu një përpjekje për të hetuar përdorimin e mundshëm të ilaçit Leucovorin për të trajtuar autizmin, raportoi Washington Post të dielën. Gazeta citoi katër burime me njohuri për planet, të cilat folën në kushte anonimiteti sepse njoftimi nuk është bërë ende zyrtarisht.
    Sipas gazetës Guardian, është e sigurt që gratë shtatzëna të marrin Tylenol, qetësuesin pa recetë të dhimbjeve, përbërësi aktiv i të cilit njihet si acetaminofen në SHBA dhe paracetamol në pjesën tjetër të botës, bazuar në udhëzimet mjekësore.
    Trump iu referua njoftimit të ardhshëm gjatë një shërbimi përkujtimor për aktivistin konservator Charlie Kirk të dielën, duke i thënë audiencës: “Mendoj se kemi gjetur përgjigjen për autizmin”. Një ditë më parë, presidenti amerikan e kishte quajtur njoftimin “një nga gjërat më të rëndësishme” që do të bëjë administrata e tij.
    Në fillim të shtatorit, Wall Street Journal zbuloi se Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. planifikonte të njoftonte se përdorimi i Tylenol nga gratë shtatzëna mund të lidhet me çrregullimin e spektrit të autizmit, i cili përkufizohet si një gjendje neurozhvillimore e karakterizuar nga modele sjelljeje përsëritëse, të kufizuara dhe të ngurta, si dhe vështirësi në ndërveprimin dhe komunikimin shoqëror.
    Siç raportoi Washington Post, disa studime klinike të Leucovorin tek fëmijët me autizëm kanë treguar “përmirësime që disa shkencëtarë i përshkruajnë si mbresëlënëse në aftësinë e pacientëve për të folur dhe për të kuptuar të tjerët” – megjithëse këto studime konsiderohen të hershme.
    Kennedy ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një “epidemi autizmi” të nxitur nga “toksinat mjedisore”.
    Pas dekadash kërkimesh, komuniteti shkencor ende nuk ka përgjigje të qartë rreth asaj që shkakton autizmin, por shumë shkencëtarë besojnë se gjenetika, ndoshta e kombinuar me faktorët mjedisorë, luan një rol të rëndësishëm.

    Top Channel

  • Pretendimi i Trump për “kurën e autizmit”

    Pretendimi i Trump për “kurën e autizmit”

    Shkencërisht, nuk ka asnjë provë që autizmi mund të kurohet plotësisht. Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor kompleks, i ndikuar nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë. Terapitë aktuale (psikosociale, logopedike, farmakologjike për simptomat shoqëruese) ndihmojnë fëmijët dhe të rriturit të përmirësojnë cilësinë e jetës, por nuk “shërojnë” autizmin.
    Trump përdori termin “kurë” në një kontekst emocional (funerali i Charlie Kirkut), duke e lidhur atë me një njoftim të pritshëm politik. Kjo ngre pikëpyetje mbi përdorimin e shkencës për mesazhe politike.

    Tylenol (acetaminophen) dhe rreziku i autizmit

    Studime të shumta observacionale kanë gjetur një lidhje statistike mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe rritjes së rrezikut të autizmit ose çrregullimeve të deficitit të vëmendjes.

    Por: këto janë studime asociative, nuk provojnë shkakësi. Mund të ketë faktorë të tjerë ndërmjetësues (si infeksione, temperatura e lartë, përdorimi i medikamenteve të tjera).
    Institucionet shkencore (p.sh. NIH, WHO) deri tani nuk e kanë shpallur Tylenol si shkaktar direkt i autizmit. Udhëzimet e reja të administratës Trump do të jenë shumë të diskutueshme.
    Leucovorin si trajtim i mundshëm
    Leucovorin është një formë e vitaminës B9 (acid folinik) e përdorur zakonisht në trajtime të kancerit ose mungesës së folatit
    Disa studime klinike të vogla (te fëmijë me autizëm dhe probleme metabolike të folatit) kanë treguar përmirësim të aftësive të komunikimit dhe sjelljes.
    Megjithatë, provat janë ende të kufizuara dhe nuk justifikojnë shpalljen e leucovorin si “kurë për autizmin”.
    Dimensioni politik
    Duke paralajmëruar një “konferencë historike” mbi autizmin, Trump po synon të paraqitet si lider që sjell një zgjidhje revolucionare në një fushë të ndjeshme për miliona familje.
    Kjo përputhet me stilin e tij politik: premtime të mëdha, të thëna me gjuhë emocionale, shpesh përpara se provat shkencore të jenë të konsoliduara.
    Robert F. Kennedy Jr., sekretari i Shëndetësisë në administratën Trump, ka qenë prej dekadash një figurë skeptike ndaj industrisë farmaceutike dhe është i njohur për qëndrimet kritike ndaj vaksinave. Nisma për Tylenol-un lidhet me këtë linjë politike.
    Çfarë pritet të ndodhë më tej
    Shkenca mjekësore do të kërkojë prova më të forta: vetëm studime të mëdha klinike, randomizuara dhe afatgjata mund të përcaktojnë nëse leucovorin apo ndalimi i Tylenol-it ndikon vërtet te incidenca e autizmit.
    Komuniteti mjekësor ka gjasa të reagojë me skepticizëm ndaj përdorimit të termit “kurë”.
    Politikisht, kjo do të shërbejë si një “bombë mediatike” që i jep Trump avantazh te baza e tij elektorale, veçanërisht tek prindërit që janë të dëshpëruar për një shpjegim dhe një trajtim.

  • E vërteta pas rritjes së rasteve me autizëm

    E vërteta pas rritjes së rasteve me autizëm

    Në vitin 2000, autizmi konsiderohej i rrallë në Britani, me vetëm 1 në 150 fëmijë të prekur. Sipas një vlerësimi të vitit 2021 nga Universiteti i Newcastle, sot ky numër është rritur në 1 në 57 fëmijë. E këto shifra nuk përfshijnë të rriturit që diagnostikohen më vonë ose vetëidentifikohen si autikë, në mars 2024, mbi 89,000 persona në pritje për diagnostikim në NHS-ja dëshmojnë për një ndryshim të madh në perceptimin e kësaj gjendjeje.

    Por a është rritur realisht numri i njerëzve autikë, apo thjesht diagnostikimi është bërë më i zakonshëm? Sipas neuroshkencëtares prof. Gina Rippon nga Universiteti i Astonit, përgjigjja është komplekse. Ajo thekson se sot ka shumë vetëdiagnostikim, veçanërisht në rrjetet sociale. Megjithatë, historia e diagnostikimit të autizmit sugjeron se shumë njerëz kanë kaluar të padiagnostikuar, veçanërisht gratë dhe vajzat, për shkak të stereotipave të ngushtë për këtë gjendje.

    Si ka ndryshuar kuptimi ynë për autizmin?

    Sot, autizmi përkufizohet si një çrregullim zhvillimor që ndikon në ndërveprimin social, komunikimin dhe sjelljet e përsëritura. Por në të kaluarën, autizmi shihej si një paaftësi e rëndë që pengonte komunikimin dhe kërkonte shkolla të veçanta. Ata me aftësi të larta (të quajtur “funksionalë”) konsideroheshin të rrallë, zakonisht meshkuj, inteligjentë por me pak aftësi sociale apo empati.

    Në vitin 2000, raporti mes meshkujve dhe femrave të diagnostikuar ishte 4 me 1. Kur Rippon nisi kërkimet në vitet ’70, gratë as nuk përfshiheshin në studime sepse “nuk gjendeshin”. Sot, studimet sugjerojnë se mund të ketë po aq gra sa burra autikë. Shpesh, gratë janë diagnostikuar me ankth apo çrregullime të ushqyerjes, ndërsa në realitet ishin në spektrin autik.

    Autizmi te gratë shpesh shfaqet në mënyra më pak të dukshme. Ato mund të dëshirojnë të përfshihen shoqërisht, por nuk i kuptojnë rregullat sociale dhe fshehin simptomat, gjë që mund të ndikojë emocionalisht. Kjo nuk është një rregull i fortë, pasi edhe disa burra mund të shfaqin të njëjtin model.

    Zhdukja e Aspergerit si diagnozë më vete

    Deri në vitin 2013, sindroma e Aspergerit ishte një diagnozë e veçantë, por më pas u bashkua në një diagnozë të vetme: Çrregullimi i Spektrit Autik (ASD). Aspergeri përkufizohej si autizëm pa vonesë në zhvillimin e gjuhës, por në praktikë nuk përdorej si duhet, ndaj u hoq. Ideja e autizmit si “spektër” është relativisht e re, që nga vitet ’90, dhe ndihmon për të kuptuar ndryshueshmërinë mes individëve.

    Rritja e ndërgjegjësimit, veçanërisht përmes internetit, ka ndikuar në shtimin e rasteve të diagnostikimit, si te fëmijët, ashtu edhe të rriturit. Mësuesit dhe prindërit sot janë më të vetëdijshëm për forma të autizmit që nuk përfshijnë paaftësi intelektuale.

    Diagnoza e autizmit është komplekse

    Profesor Geoffrey Bird nga Universiteti i Oksfordit thekson se autizmi është bërë më pak i stigmatizuar, gjë pozitive, por ndonjëherë problematike për klinicistët. Ai përmend raste kur njerëzit refuzojnë diagnoza si çrregullimi i personalitetit borderline, por e pranojnë autizmin sepse është më pak i paragjykuar.

    Gjithashtu, disa individë mund të përdorin një diagnozë autizmi për të justifikuar sjellje të papërshtatshme. “Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë një person të duket si autik, dhe është e lehtë të falsifikohet,” thotë Bird. Ndërsa shumë njerëz që kanë nevojë për diagnozë nuk e kanë, disa që nuk e kanë, e marrin gabimisht.

    Çdo person autik është ndryshe

    Sipas Bird-it, një nga testet më të famshme për autizmin, testi i “syve” që mat aftësinë për të lexuar emocionet nga sytë e dikujt, në fakt lidhet më shumë me një gjendje tjetër, aleksithimia (vështirësi në përjetimin dhe shprehjen e emocioneve). Vetëm rreth gjysma e autikëve kanë këtë gjendje, dhe ajo mund të shfaqet edhe te njerëz joautikë.

    Ndërkohë, prof. Jen Cook nga Universiteti i Birminghamit propozon që autizmi lidhet jo vetëm me trurin, por edhe me trupin. Studimet tregojnë se autikët lëvizin ndryshe, më pak rrjedhshëm, ngjashëm me pacientët me Parkinson. Në të ardhmen, këto modele lëvizjeje mund të shërbejnë si mjet diagnostikues, pasi lidhen me vështirësinë për të imituar lëvizje apo shprehje të të tjerëve.

    Diagnoza mbetet sfiduese sepse nuk ka një simptomë të vetme që e përcakton autizmin, as analizë gjaku apo skanim truri. Ajo bazohet në vlerësime të sjelljes, ndjeshmërisë emocionale, interesave personale dhe ndjesisë që ka klinicisti për pacientin, që mund të ndryshojë nga një ekspert te tjetri.

    A duhet diagnostikuar autizmi në moshë të rritur?

    Rippon thotë se shumë të rritur i kanë treguar që marrja e një diagnoze ka qenë një përvojë transformuese. “Nuk është se njerëzit duan një etiketë sepse është në modë,” thotë ajo. “Për shumë prej tyre është mënyra e vetme për të kuptuar veten dhe jetën e tyre.”

    Profesor Bird nuk mendon se autizmi është bërë më i zakonshëm në vetvete. Ai kundërshton teoritë që e lidhin rritjen me vaksinat, kimikatet në ujë, ekranet apo aditivët ushqimorë. Në vend të kësaj, ai thekson përbërësin gjenetik të autizmit, me rreth 800 gjene të përfshira. Nëse një fëmijë është autik, ka 20% mundësi që edhe një vëlla apo motër të jetë, krahasuar me 1–3% në popullatën e përgjithshme.

    Rritja e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes sociale mund të ketë bërë të mundur që më shumë persona autikë të krijojnë marrëdhënie dhe të kenë fëmijë, dhe kjo, thotë Bird, “nuk është aspak gjë e keqe”. / The Telegraph – Syri.net

  • Studimi danez: Vaksinat e fëmijërisë nuk shkaktojnë autizëm!

    Studimi danez: Vaksinat e fëmijërisë nuk shkaktojnë autizëm!

    Një tjetër studim i madh ka konfirmuar se vaksinat rutinë të fëmijërisë nuk shkaktojnë autizëm.

    Teoria doli në pah tre dekada më parë dhe mori kritika pasi një studim u botua – dhe më vonë u tërhoq – në një revistë të madhe mjekësore në vitin 1998. Ndërsa teoria është diskredituar që atëherë në shumë studime nga e gjithë bota, miti vazhdon të ekzistojë.

    Sot, aktivistët kundër vaksinave shpesh i referohen aluminit, i cili përdoret në sasi të vogla në shumë vaksina të fëmijërisë për të rritur efektivitetin e tyre, për të argumentuar se vaksinat nuk janë të sigurta.

    Studiuesit danezë e hetuan këtë në studimin e fundit, i cili u botua në Annals of Internal Medicine dhe përfshinte më shumë se një milion fëmijë të lindur në Danimarkë midis viteve 1997 dhe 2018.

    Studimi zbuloi se vaksinat që përmbajnë alumin nuk rrisin rrezikun e problemeve shëndetësore siç janë çrregullimi i spektrit të autizmit, astma ose çrregullimet autoimune.

    Dr. Niklas Andersson, një nga autorët e studimit dhe studiues i vaksinave në Institutin Statens Serum (SSI) të Danimarkës, i përshkroi rezultatet si “qetësuese”.

     “Nuk kemi gjetur asgjë që tregon se sasia shumë e vogël e aluminit e përdorur në programin e vaksinimit të fëmijërisë rrit rrezikun e 50 problemeve të ndryshme shëndetësore në fëmijëri”, tha Andersson në një deklaratë.

    Studiuesit thanë se gjetjet duhet të përdoren për të shpërndarë dezinformatat në lidhje me vaksinat, të cilat janë bërë një pikë e nxehtë politike vitet e fundit, përfshirë gjatë pandemisë COVID-19.

    Autoritetet shëndetësore i fajësojnë këto gënjeshtra për rritjen e numrit të prindërve që zgjedhin të mos marrin vaksinat rutinë, duke lënë një hapësirë që sëmundje të parandalueshme si fruthi dhe kolla e mirë të rikthehen në Evropë dhe gjetkë.

    Që nga viti 2010, mbulimi i vaksinës ka rënë për të paktën një vaksinë në Austri, Belgjikë, Qipro, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Luksemburg, Holandë, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    Pse miti vazhdon të ekzistojë

    Teoria se vaksinat shkaktojnë autizëm fitoi terren në fillim të viteve 2000, pasi mjeku britanik Andrew Wakefield botoi një artikull në The Lancet, një revistë kryesore mjekësore, në vitin 1998 duke spekuluar se vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) mund të shkaktojë autizëm.

    Studimi ishte plot me të meta metodologjike dhe të dhëna të falsifikuara, dhe më vonë u tërhoq. Wakefield, i cili fitoi para nga paditë e ngritura kundër prodhuesve të vaksinave, iu hoq gjithashtu licenca e tij mjekësore.

    Por idetë e tij ishin bindëse për prindërit të cilët vunë re se fëmijët e tyre morën vaksinën MMR afërsisht në të njëjtën kohë kur ata filluan të shfaqnin shenja të autizmit.

    Studimet e mëvonshme treguan se kjo ishte në fakt një rastësi. Ndërsa të gjitha vaksinat vijnë me njëfarë rreziku të efekteve anësore, vaksinimet rutinë të fëmijërisë janë të sigurta dhe efektive – dhe nuk rrisin rrezikun e autizmit, përfunduan këto studime.

    Megjithatë, miti ka mbetur, pjesërisht sepse ende nuk dihet shumë rreth asaj që e shkakton në të vërtetë autizmin, dhe sepse diagnozat janë rritur që nga fillimi i shekullit.

    Shkencëtarët besojnë se rritja është pjesërisht për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit rreth autizmit dhe një përkufizimi më të gjerë të çrregullimit. Ata gjithashtu kanë studiuar nëse faktorët mjedisorë, siç është ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit ose pesticideve të caktuara, mund të luajnë një rol.

    Në prill, sekretari amerikan i shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., u zotua të identifikonte shkakun e autizmit deri në shtator, si pjesë e një projekti masiv kërkimor. Kennedy tha se shkencëtarët do të vlerësonin sistemin ushqimor, mjedisin, qasjet prindërore dhe vaksinat, në një veprim që u kritikua gjerësisht nga studiues të pavarur.

    Anders Hviid, një studiues i vaksinave në SSI, tha se studime të mëdha si raporti i fundit danez “janë pjesë e bastionit kundër politizimit të njohurive shëndetësore, i cili mund të dëmtojë besimin tek vaksinat”.

    “Është absolutisht thelbësore që ta ndajmë qartë shkencën e vërtetë nga fushatat e motivuara politikisht – përndryshe rrezikojmë që çmimin ta paguajnë fëmijët danezë”, tha Hviid./ Euronews.

  • STUDIMI- Shkencëtarët janë të sigurtë se kanë gjetur shkakun e autizmit

    STUDIMI- Shkencëtarët janë të sigurtë se kanë gjetur shkakun e autizmit

    FOTO ILUSTRUESE

    JAPONI-Përhapja e autizmit ka sjellë sfida të reja, por edhe mundësi të reja për shërbime të specializuara shëndetësore. Një zbulim historik nga shkencëtarët ka zbuluar një defekt të zakonshëm gjenetik që lidhet me autizmin, duke rritur shpresat për një gjenerarë të re trajtimesh. 
    Tani, studiuesit në Universitetin Kobe në Japoni kanë zbuluar se shumë nga mutacionet e shoqëruara me autizmin duket se prishin sistemin natyror të ‘mirëmbajtjes’ së trurit – procesin e brendshëm që pastron mbeturinat dhe materialin e dëmtuar, duke u lejuar qelizave të trurit të funksionojnë siç duhet.
    Kur ky sistem pastrimi dështon, siç sugjeron studimi në shumë raste të autizmit, mbeturinat fillojnë të grumbullohen brenda qelizave nervore, duke dëmtuar aftësinë e tyre për të dërguar dhe marrë sinjale. Kjo ndarje mund të ndihmojë në shpjegimin e disa prej karakteristikave kryesore të autizmit, duke përfshirë vështirësitë në të menduarit, gjuhën dhe ndërveprimin shoqëror.
    Studimi
    Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se disa mutacione gjenetike janë më të zakonshme tek njerëzit me autizëm, por deri më tani, nuk kishte një mënyrë të standardizuar për të studiuar efektet e këtyre mutacioneve në laborator. Për ta zgjidhur këtë problem, ekipi i Kobe-s krijoi një bibliotekë me 63 linja qelizore të projektuara posaçërisht – grupe qelizash të rritura në laborator që janë gjenetikisht identike, duke u lejuar studiuesve të kryejnë eksperimente të qëndrueshme. 
    Çdo linjë mbante një nga mutacionet gjenetike që shoqërohen më fort me gjendjet e spektrit të autizmit (ASC). Këto qeliza u krijuan duke përdorur qeliza burimore embrionale të miut – të marra nga embrione të miut në fazat e hershme – të cilat kanë aftësinë unike për t’u zhvilluar në çdo lloj indi në trup, duke përfshirë qelizat e trurit. Nuk u përdorën embrione njerëzore.
    Për të futur mutacionet, shkencëtarët përdorën CRISPR, një teknologji të redaktimit të gjeneve që lejon ndryshime të sakta në ADN. Kjo i mundësoi ekipit të modelonte në mënyrë efektive autizmin në laborator – duke krijuar atë që disa studiues e përshkruajnë si ‘autizëm në pjatë’.
    Nga këto qeliza të modifikuara, ekipi ishte në gjendje të rriste lloje të ndryshme të indeve të trurit – dhe madje të gjeneronte minj të rritur me të njëjtat mutacione – duke u dhënë atyre një mundësi të mirë për të studiuar se si ndryshimet gjenetike ndikojnë si në strukturën ashtu edhe në sjelljen e trurit me kalimin e kohës. 
    Ajo që gjetën ishte e habitshme. Në shumë nga mutacionet, doli një problem i zakonshëm: sistemi i asgjësimit të mbeturinave të trurit nuk po funksiononte siç duhet. Qelizat e trurit – veçanërisht neuronet, të cilat mbartin sinjale elektrike dhe kontrollojnë mendimin, emocionet dhe sjelljen – po luftonin për t’u çliruar nga komponentët e brendshëm me defekte. Siç e thotë studimi, ‘mungesa e kontrollit të cilësisë së këtyre proteinave mund të jetë një faktor shkaktar i defekteve neuronale’.
    Autorët vërejnë se kjo është ‘veçanërisht interesante pasi prodhimi lokal i proteinave është një tipar unik në neurone’. Me fjalë të thjeshta, neuronet prodhojnë vazhdimisht komponentë të rinj për t’i ndihmuar ata të dërgojnë mesazhe. 
    Por nëse nuk mund t’i pastrojnë pjesët e vjetra ose të prishura, sistemi bllokohet dhe fillon të mos funksionojë siç duhet, duke çrregulluar potencialisht rrjetet e trurit që mbështesin komunikimin, të mësuarit dhe zhvillimin social. Implikimet mund të shkojnë përtej autizmit. Shumë nga të njëjtat mutacione gjenetike gjenden edhe tek njerëzit me probleme të tjera të shëndetit mendor, siç janë skizofrenia dhe çrregullimi bipolar.
    Meqenëse kjo gjendje prek njerëzit në shumë mënyra të ndryshme, disa individë autikë nuk e shohin atë si një sëmundje që kërkon një ‘kurë’. Në vend të kësaj, ata e shohin atë si një ndryshim – një ndryshim që duhet kuptuar dhe akomoduar, në vend që të trajtohet ose rregullohet./Marrë dhe përkthyer nga Dailymail.

  • ‘Bota e Autizmit’, Liri Berisha: Të dëgjojmë zërin e profesionistëve që sjellin shpresë për familjet

    ‘Bota e Autizmit’, Liri Berisha: Të dëgjojmë zërin e profesionistëve që sjellin shpresë për familjet

    Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, mbajti fjalën e saj në konferencën e organizuar në Tiranë me temë “Bota e Autizmit”.
    Ajo theksoi rëndësinë që ka dëgjimi i profesionistëve të fushës dhe përcjellja e risive shkencore përmes mediave. Berisha u bëri thirrje profesionistëve të rinj që të përfitojnë nga eksperiencat dhe faktet e paraqitura në këtë format shkencor.
    Ajo vlerësoi traditën e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ në organizimin e konferencave dhe rolin e tyre në mbështetjen e botës së autizmit.
    Në fjalën e saj, falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në sjelljen e shpresës për familjet që përballen me këtë diagnozë. Dr. Berisha shprehu dëshirën që Tirana dhe fondacioni të jenë sërish mikpritës të projekteve madhore në fushën e autizmit.
    Pjesë nga fjala:
    Dua të theksoj fort se sot më shumë se kurrë, zëri i profesionistëve të vërtetë të fushës, dhe risitë e konferencave të tilla duhet të dëgjohen më shumë nga ju mediat, vetëm kështu do të përcjellim mesazhin e kolauduar shkencërisht dhe për rrjedhojë do të kemi qasjen e duhur në zgjidhjen e çështjeve që ne sot na mungojnë.
    Do të doja që profesionistët e rinj të fushës, ata që janë sot në hapat e para të trajtimit të fëmijëve të vegjël me këtë fenomen, të bëhen sy e veshë ndaj profesionistëve më në zë që ka fituar sot ky format shkencor, dhe të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca dhe faktet që ata do të sjellin këto ditë në vendin tonë.
    Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’, siç e ka bërë traditë organizimin e konferencave të të gjitha profileve, do të vijojë të jetë zëri i tyre të gjithëve në botën e autizmit. Zëri i profesionistëve, i mjekëve, i akademikëve, i prindërve, si dhe i fëmijëve tashmë të rritur që artikulojnë kaq bukur dhe lirshëm mesazhet e tyre.
    Në fillimin e punimeve të kësaj konference, dua të përcjell falënderim për të gjitha përpjekjet që po bëni, duke sjellë pak dritë dhe shpresë në familjet që vuajnë këtë diagnozë. Shpresoj që Tirana dhe fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ të jenë sërish mikpritësit e projekteve madhore në botën e autizmit.

  • Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

    Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme.
    Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.Si diagnostikohet autizmi?
    Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, siç janë analizat gjaku apo skanimi i trurit në rëntgen. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.
    Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.
    Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.
    Sa i zakonshëm është autizmi?
    Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
    Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.
    Çka e shkakton autizmin?
    Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.
    Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë, dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.
    Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.
    Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika – ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.
    Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.
    Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm, dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.
    Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy, Jr. dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori – në kundërshtim me provat shkencore – se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.
    Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik, Andrew Wakefield, në fund të viteve ‘90 që e lidhi rritjen rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.
    Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.
    Pse po rriten rastet me autizëm?
    Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara, deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.
    Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara – çrregullimi autistik, çrregullimi i Aspergerit dhe çrregullimi zhvillimor gjithëpërfshirës – nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.
    Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.
    Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.
    Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.
    Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.
    A ka tretman?
    Nuk ka tretman apo shërbim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse – idealisht para moshës trevjeçare – janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.
    Këto masa mund të përfshijnë terapi për të folurit, terapi profesionale, trajnime për t’u shoqëruar, terapi për integrimin ndijor, ndihma vizuale, rutina të strukturuara, plane arsimore individuale, terapi familjare dhe ofrim të një mjedisi të qetë dhe të parashikueshëm./REL

  • Shkalla e autizmit te fëmijët amerikanë, rritje rekord! Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

    Shkalla e autizmit te fëmijët amerikanë, rritje rekord! Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.

    Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme.

    Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.

    Si diagnostikohet autizmi?
    Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, siç janë analizat gjaku apo skanimi i trurit në rëntgen. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.

    Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.

    Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.

    Sa i zakonshëm është autizmi?
    Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

    Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.

    Çfarë e shkakton autizmin?
    Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.

    Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë, dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.

    Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.

    Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika – ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.

    Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.

    Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm, dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.

    Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy, Jr. dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori – në kundërshtim me provat shkencore – se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.

    Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik, Andrew Wakefield, në fund të viteve ‘90 që e lidhi rritjen rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.

    Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.

    Pse po rriten rastet me autizëm?
    Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara, deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.

    Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara – çrregullimi autistik, çrregullimi i Aspergerit dhe çrregullimi zhvillimor gjithëpërfshirës – nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.

    Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.

    Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.

    Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.

    Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.
    Nuk ka shërbim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse – idealisht para moshës trevjeçare – janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.