Tag: autizëm

  • Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.

    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
    Presidenti Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
    Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

  • Presidenti Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti Bajram Begaj sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Begaj shtoi se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.

    ”Nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e tyre për të hequr pengesat që ata hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor”, shkruanBegaj në rrjetet sociale.
    Institucioni i Presidentit iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.