Tag: autizëm

  • Lidhja mes autizmit dhe vaksinave/ Agjencia qeveritare amerikane ndryshon qëndrimin

    Lidhja mes autizmit dhe vaksinave/ Agjencia qeveritare amerikane ndryshon qëndrimin

    Nga Melissa Rudy, FOX NEWS

    Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA e ka përditësuar faqen e tyre me një qëndrim të ri lidhur me mundësinë e lidhjes mes vaksinave dhe autizmit.

    Formulimi i ri në faqen e CDC-së thotë: “Pretendimi se ‘vaksinat nuk shkaktojnë autizëm’ nuk është një pretendim i bazuar në prova, sepse studimet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që vaksinat e foshnjave të shkaktojnë autizëm. Studimet që mbështesin një lidhje janë injoruar nga autoritetet shëndetësore”.

    Agjencia thekson se deklarata “vaksinat nuk shkaktojnë autizëm” është “historikisht e shpërndarë” nga CDC dhe agjenci të tjera federale të shëndetit me qëllim që të parandalojnë hezitimin ndaj vaksinave.

    Më herët, faqja e CDC-së deklaronte: “Studimet kanë treguar se nuk ka lidhje mes marrjes së vaksinave dhe zhvillimit të çrregullimit të spektrit autik (ASD)”.

    Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) ka nisur një “vlerësim gjithëpërfshirës” të shkaqeve të mundshme të autizmit, sipas asaj që ka bërë të ditur CDC.

    Këto përfshijnë hetime mbi “mekanizma biologjikë të besueshëm dhe lidhje të mundshme shkak-pasojë”.

    Titulli “Vaksinat nuk shkaktojnë autizëm” vazhdon të qëndrojë ende në faqe, por tani shoqërohet me një yllth (asterisk) që tregon se nuk është hequr për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme — jo sepse provat e mbështesin.

    Organizata ‘Children’s Health Defense’ e ka përshëndetur faqen e përditësuar të CDC-së.

    “Më në fund, CDC po fillon të pranojë të vërtetën rreth kësaj gjendjeje që prek miliona njerëz, duke mohuar gënjeshtrën e gjatë dhe të guximshme se ‘vaksinat nuk shkaktojnë autizëm,’” tha Mary Holland, presidente e ‘Children’s Health Defense’ në New Jersey, për Fox News Digital.

    “Asnjë studim nuk ka provuar kurrë këtë pretendim të papërgjegjshëm; përkundrazi, shumë studime tregojnë se vaksinat janë shkaku i mundshëm kryesor i autizmit. Fatmirësisht, HHS tani ka nisur një vlerësim gjithëpërfshirës mbi shkaqet e autizmit, duke përfshirë hetime mbi mekanizmat biologjikë të besueshëm”.

    Organizata të tjera mjekësore janë shprehur kundër mundësisë që vaksinat të kontribuojnë në autizëm.

    “Studimet kanë treguar shumë herë se nuk ka asnjë lidhje të besueshme midis vaksinave që shpëtojnë jetë të fëmijëve dhe autizmit,” thuhet në faqen e internetit të ‘American Academy of Pediatrics’.

    “Shkencëtarët po mësojnë gjithmonë më shumë mbi shkaqet e mundshme të autizmit. Një gjë që e dimë me siguri është se vaksinat nuk janë një prej shkaqeve. Nuk ka një shkak të vetëm kryesor të autizmit”.

    Të dhënat më të fundit të CDC-së tregojnë se te fëmijët 8-vjeçarë (të lindur në 2014), rreth një në 31 (3.2%) janë identifikuar me çrregullim të spektrit autik. Në vitin 2000, rreth një në 150 (0.67%) fëmijë ishin diagnostikuar.

  • A duhej studiuar ADN e Hitlerit? Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

    A duhej studiuar ADN e Hitlerit? Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

    Analiza të reja gjenetike të gjakut të Adolf Hitlerit kanë zbuluar të dhëna të jashtëzakonshme për origjinën dhe shëndetin e tij. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh analizoi një copë të njollosur me gjak nga divani i bunkerit ku Hitleri vrau veten, duke konfirmuar se gjaku ishte realisht i tij, pasi përputhej me ADN-në e një të afërmi mashkull.
    Gjetja e parë e rëndësishme, Hitleri nuk kishte prejardhje hebraike, një thashethem që qarkullonte prej një shekulli. Për më tepër, analiza sugjeron se ai vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin e organeve seksuale. Më të debatueshme janë rezultatet që tregojnë një predispozitë të lartë gjenetike për autizëm, ADHD, skizofreni dhe çrregullim bipolar.
    Ekspertët theksojnë se kjo nuk është diagnozë dhe nuk nënkupton se ai i kishte këto probleme neurologjike. Pikërisht kjo gjë ka ngritur shqetësime për stigmatizim dhe për etikën e studimit.
    Disa shkencëtarë e quajnë analizën tepër spekulative, duke paralajmëruar se gjenetika nuk mund të shpjegojë sjelljen njerëzore apo krimet historike.
    Organizata të autizmit në Britani e kritikuan dokumentarin mbi studimin, “ADN- ja Hitlerit, gjurmët e një Diktatori”, duke e cilësuar si “të pandjeshëm dhe keqinformues”.
    Nga ana tjetër, studiuesit e përfshirë argumentojnë se kërkimi ishte i pashmangshëm dhe se mund të ndihmojë të kuptojmë më mirë figurën historike të Hitlerit, për sa kohë interpretohet me kujdes dhe pa sensacionalizëm. Pavarësisht polemikave, rezultatet tani janë në rishikim shkencor dhe, sipas ekspertëve, përgjegjësia bie tek si shkencëtarët, gazetarët apo shikuesit,  për t’i interpretuar atome maturi dhe pa krijuar stigmatizim.

  • Banesa mori flakë/ Nëna dhe djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia, flet fqinji: Janë të varfër, dy fëmijët me autizëm

    Banesa mori flakë/ Nëna dhe djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia, flet fqinji: Janë të varfër, dy fëmijët me autizëm

    Një komshi i familjes Azisllari, në banesën e së cilës ra zjarr, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nga asfiksia humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar. Në gjendje të rëndë është edhe djali tjetër 6-vjeç. Ai tha se fëmijët janë me autizëm, ndërsa shtoi se përballeshin me kushte të vështira ekonomike.
    “Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”, u shpreh ai.

  • Tragjedia në Maliq/ Nëna e djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia pas zjarrit në banesë, fqinji: Jetonin në kushte të vështira, dy fëmijët me autizëm

    Tragjedia në Maliq/ Nëna e djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia pas zjarrit në banesë, fqinji: Jetonin në kushte të vështira, dy fëmijët me autizëm

    Një komshi i familjes Azisllari, në banesën e së cilës ra zjarr, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nga asfiksia humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar.
    Në gjendje të rëndë është edhe djali tjetër 6-vjeç. Ai tha se fëmijët janë me autizëm, ndërsa shtoi se përballeshin me kushte të vështira ekonomike. 
    “Fëmijët me autizëm,  nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”, u shpreh ai. 

  • Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

    Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

    Bota E Enjte, 25 Shtator 2025 17:55
    Ish-Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit.
    ”Kemi spektaklin e pasardhësit tim në Zyrën Ovale duke bërë pretendime të gjera për disa barna dhe autizmin, që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga komuniteti shkencor”,-tha Obama. Ai shtoi se deklarata të tilla mund të shkaktojnë panik të panevojshëm tek prindërit e fëmijëve me autizëm dhe gratë shtatzëna, duke theksuar se rritja e rasteve me autizëm shpesh lidhet me përmirësimin e diagnostikimit dhe zgjerimin e kritereve.

    Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta nga mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik në SHBA dhe në vende të tjera, të cilët i kanë quajtur pretendimet “të pabazuara në prova shkencore”. Obama përfundoi duke theksuar rëndësinë e mbështetjes te shkenca dhe faktet, edhe kur ato mund të jenë të pakëndshme. ”Është e rëndësishme për ata që besojnë në të vërtetën dhe në shkencën, ta ndjekin të vërtetën, edhe kur ajo është e papërshtatshme për ne”.

     

  • Mjeku Erion Dasho kundërshton Trump: Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk shkakton autizëm

    Mjeku Erion Dasho kundërshton Trump: Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk shkakton autizëm

    Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh  mjeku Erion Dasho, duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin.
    “Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”.
    Mjeku pranoi efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor.
    “Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”.
    Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën.
    “Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”.

  • Reagimi i mjekut pas deklaratës së Trump: Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm 

    Reagimi i mjekut pas deklaratës së Trump: Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm 

    Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh  në Dita Jonë në A2 CNN mjeku Erion Dasho duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin. 

    “Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”. 

    Mjeku pranoi në A2 CNN efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor. 

    “Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”. 

    Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën. 

    “Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”. 

  • “Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm”, reagimi i mjekut pas deklaratës së presidentit Trump

    “Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm”, reagimi i mjekut pas deklaratës së presidentit Trump

    Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh mjeku Erion Dasho duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin.
    “Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”.
    Mjeku pranoi efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor.
    “Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”.
    Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën.
    “Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”.

  • Trump thirrje grave shtatzënë: Mos e pini paracetamolin, pse në Kubë nuk ka autizëm?

    Trump thirrje grave shtatzënë: Mos e pini paracetamolin, pse në Kubë nuk ka autizëm?

    donald trump gjate konferences

    SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tronditur komunitetin shkencor dhe opinionin publik.
    Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, Trump lidhi autizmin me përdorimin e paracetamolit (acetaminofen) gjatë shtatzënisë, pa ofruar asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim.
    I shoqëruar nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert F. Kennedy Jr. dhe kreu i Qendrave për Medicare dhe Medicaid, Dr. Mehmet Oz, Presidenti Trump ia hodhi fajin kryesor për rritjen e shkallës së autizmit qetësuesit të zakonshëm të dhimbjeve, i cili njihet edhe me emrin e tij të markës, Tylenol.
    “Sipas një thashethemi, dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë. Epo, atje thuajse nuk ka autizëm”, tha Trump.
    Ai shtoi më tej: “Merrni për shembull Amishët. Ata pothuajse nuk kanë autizëm.”
    Trump pati gjithashtu vështirësi në shqiptimin e fjalës “acetaminofen”, përbërësit aktiv të ilaçit të njohur Tylenol, ndërsa këmbënguli që gratë shtatzëna të mos e marrin atë, duke mos përmendur asnjë alternativë për dhimbjet apo temperaturën gjatë shtatzënisë, shkruan Reuters.
    Duke iu drejtuar Sekretarit të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., një figurë e njohur për qëndrimet kundër vaksinimit, Trump shtoi:
    “Bobby dëshiron të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë. Unë nuk jam aq i kujdesshëm”, tha presidenti amerikan. 79-vjeçari pranoi se shumë nga deklaratat e tij janë “thjesht mendime personale”, duke theksuar se nuk është mjek, por flet sipas ndjesisë së vet.
    Trump dhe zëvendësit e tij i këshilluan vazhdimisht gratë shtatzëna të përmbaheshin nga përdorimi i acetaminofenit dhe thanë se do t’i paralajmëronin mjekët kundër përdorimit të tij – në kundërshtim me atë që thonë në fakt bluzat e bardha. Në një deklaratë të bërë publike, prodhuesi i Tylenol, Kenvue, i kundërshtoi pretendimet e administratës.
    “Ne besojmë se shkenca e pavarur dhe e besueshme tregon qartë se marrja e acetaminofenit nuk shkakton autizëm”, thuhet në deklaratë. “Ne nuk pajtohemi me çdo sugjerim tjetër dhe jemi thellësisht të shqetësuar për rreziqet shëndetësore dhe konfuzionin që kjo paraqet për nënat shtatzëna.”
    Gjatë konferencës për shtyp, zyrtarët përmendën një studim të kryer nga Universiteti i Harvardit dhe studiues të tjerë, i cili zbuloi se gratë që raportuan se kishin marrë acetaminofen gjatë shtatzënisë, dukeshin pak më të prirura të kishin një fëmijë që më vonë u diagnostikua me autizëm.

    Trump ka përsëritur në disa raste dyshimet e tij ndaj vaksinës MMR (fruthi, shytat dhe rubeola), duke propozuar që të ndryshohet kalendari i vaksinimit të fëmijëve. /ZËRI 

  • Studimi: Autizmi në moshën e mesme mbetet i padiagnostikuar

    Studimi: Autizmi në moshën e mesme mbetet i padiagnostikuar

    Shumica dërrmuese e të rriturve në moshë të mesme me autizëm po jetojnë pa një diagnozë, ka zbuluar një studim. Kjo mund t’i bëjë ata “më të ndjeshëm ndaj problemeve të lidhura me moshën” dhe të izoluar shoqërisht në pleqëri, thanë studiuesit në King’s College London.

    Ata vlerësuan se nëntë nga dhjetë persona me autizëm, të moshës mes 40 dhe 59 vjeç, nuk kishin marrë një diagnozë formale, duke u rritur në 97 për qind për ata mbi 60 vjeç.

    Një në katër persona me autizëm të moshës 19 vjeç e poshtë, dhe gjysma e atyre të moshës 20 deri në 39 vjeç, ishin të padiagnostikuar, sipas studimit.

    Zbulimet vijnë ndërkohë që NHS-ja po përballet me një vërshim kërkesash për teste autizmi nga njerëz të të gjitha moshave. Ka pasur një rritje 16-fish të personave me dyshime për autizëm gjatë gjashtë viteve të fundit, me pothuajse 19,000 persona mbi 45 vjeç në listën e pritjes për testim, nga vetëm 1115 në vitin 2019.

    Studiuesit në Institutin e Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në King’s College shqyrtuan modelet e diagnostikimit duke rishikuar studime dhe të dhëna.

    Dr. Gavin Stewart, autori kryesor i studimit, tha: “Këto vlerësime shumë të larta të padiagnostikimit sugjerojnë se shumë të rritur me autizëm nuk do të jenë njohur kurrë si autikë dhe nuk do t’u jetë ofruar mbështetja e duhur.

    “Kjo mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj problemeve të lidhura me moshën, për shembull, të mbeten të izoluar shoqërisht dhe të kenë shëndet më të dobët.

    “Normat e larta të mosdiagnostikimit gjithashtu do të thonë se një pjesë e madhe e hulumtimit tonë ka lënë jashtë sistematikisht një pjesë të konsiderueshme të popullsisë autike, duke shtrembëruar potencialisht kuptimin tonë mbi mënyrën se si plaken personat me autizëm, dhe duke lënë boshllëqe kritike në politika dhe shërbime.”

    Autizmi është një gjendje neurozhvillimore që bën që njerëzit të ndërveprojnë ndryshe me të tjerët. Studimi zbuloi se personat me autizëm janë më të rrezikuar nga problemet fizike dhe mendore, si çrregullime imunitare, depresion dhe sëmundje kardiovaskulare.

    Personat autikë gjithashtu kanë gjashtë herë më shumë gjasa të mendojnë për vetëvrasje, si dhe katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë demencë.

    Jetëgjatësia për personat me këtë çrregullim është 75 vjeç, krahasuar me 81 për ata që nuk e kanë. Megjithatë, mospërputhja ndoshta është edhe më e madhe, pasi personat me autizëm të padiagnostikuar do të kategorizohen gabimisht.

    Prof. Francesca Happé, bashkautore e studimit, tha: “Kuptimi i nevojave të personave autikë ndërsa plaken është një shqetësim urgjent global për shëndetin publik. Ndërsa personat autikë plaken, natyra e sfidave me të cilat përballen ndryshon.

    “Ne duhet të adoptojmë një qasje që përfshin gjithë jetën që financon kërkime afatgjata, integron kujdes shëndetësor të përshtatur dhe zgjeron mbështetjen shoqërore në mënyrë që personat autikë në moshë të tretë të jetojnë jetë të lumtura dhe të shëndetshme.”

    Studimi është botuar në Annual Review of Developmental Psychology. / The Telegraph – Syri.net