Tag: autik

  • Rama vijon fyerjet/ Bullizon fëmijët e spektrit autik

    Rama vijon fyerjet/ Bullizon fëmijët e spektrit autik

    Rama vijon fyerjet/ Bullizon fëmijët e spektrit autik

    Në një tjetër qëndrim publik, kryeministri Edi Rama vazhdon bullizimin me gjuhën e rrugaçit, sharjet, fyerjet, i cilëson njerëzit si çyrykë, u thotë të rinjve shikoni fotot e mia nudo.

    Këtë të martë nuk ka kursyer as fëmijët apo njerëzit me aftësi ndryshe. Ai thotë se je autik politik nëse voton opozitën.

    “Paguan lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, d.m.th. nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.Çfarë është autik zoti kryeministër?!

    A e dini se Elon Musk, Einstein, gjeni të shkencës, artit, të skenës, kanë spektrin e autizmit, pra janë pjesë e autizmit. Kjo do të thotë që nuk janë as budallenj, siç është klasa politike shqiptare dhe as çyrykë e as të rrjedhur, as buf e as këneta, siç e përdor termin kryeministri ynë.

    Në fakt prej ditësh vazhdon me një fushatë bullizimesh, sharjesh, fyerjesh, në një gjuhë rrugaçërore, sillet si i fortë dhe përdor terma të neveritshëm, ndërkohë që shqiptarëve diçka tjetër duhet t’u tregonte.

    Nuk ka aftësinë e as mundësinë ta bëjë atë, kjo është ajo që di të bëjë ai, të bullizojë, të ofendojë, asgjë më shumë sesa kaq.

    Sillet si një gangster në pushtet, por edhe duke sharë dhe fyer njerëzit, edhe me terma banalë dhe bastardë që ndoshta vetë nuk i kupton.

    Megjithëse, ka të drejtë dikush kur thotë se “më mirë do të ishte të mbyllej në çmendinë

  • Rama premton ndihmë për autizmin, por e përdor si ofendim në fushatë

    Rama premton ndihmë për autizmin, por e përdor si ofendim në fushatë

    Kryeministri Edi Rama ka tërhequr kritika pas deklaratave të tij në një takim elektoral në Gjirokastër, ku përdori termin “autik” në kontekst negativ për të sulmuar kundërshtarët politikë. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur qeveria ka premtuar mbështetje të posaçme për fëmijët me aftësi ndryshe, përfshirë ata me autizëm.
    “Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë… Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë”, deklaroi Rama.
    Përdorimi i termit “autik” në këtë kontekst ka ngjallur reagime, duke u konsideruar si ofendues dhe në kundërshtim me qëndrimet zyrtare të qeverisë për të drejtat e personave me aftësi të veçanta.
    Kujtojmë se Rezoluta e OKB-së e vitit 2007 thekson rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së personave me autizëm në shoqëri. Konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, e ratifikuar edhe nga Shqipëria, obligon qeveritë të garantojnë mbrojtje dhe përfshirje për fëmijët me aftësi të kufizuara.
    Në mars të këtij viti, Kryeministri Rama premtoi një paketë mbështetjeje që do të hynte në fuqi në janar 2026, me fokus tek fëmijët me nevoja të veçanta. “… duhet dhe deri në mandatin e katërt do t’i japim një mbështetje speciale të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta, duke filluar nga fëmijët që vuajnë nga autizmi…”, deklaroi ai në atë kohë.
    Deklarata e fundit, megjithatë, është interpretuar nga opinioni publik si një shenjë e mungesës së ndjeshmërisë ndaj kësaj kategorie dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sinqeritetin e angazhimeve qeveritare në këtë drejtim.