Tag: austria

  • Një tjetër shqiptar po shkon drejt Kupës së Botës, është Deshishku që luan me Austrinë U17

    Një tjetër shqiptar po shkon drejt Kupës së Botës, është Deshishku që luan me Austrinë U17

    Adriatik BALLA
    Luis Hasa ishte shqiptari i fundit që fitoi një titull të madh për moshat, me Italinë, por duket se në kombëtaret e vendeve të tjera europiane ka shumë shqiptarë. Kampionati Botëror për futbollistët deri në 17 vjet që po mbahet në Katar, po pret të luajë edhe finale e madhe të tij. Në Katar megjithatë u shqua njëri prej tyre – Hasan Deshishku. Ai është prej lojtarëve më të mirë te Austria, që ka arritur sukses historik. Të enjten Austria do të luajë me Portugalinë në finale të Kampionatit Botëror. “KOHA” e Kosovës shkruan se shpresat për sukses të Austrisë do të jenë edhe te shkëlqimi i Deshishkut në sulm. Hasan Deshishku është i lindur në Austri, por është djalë i familjes Deshishku nga Barileva e Prishtinës. Babai i tij u largua nga Kosova në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe u vendos në Austri. Deshishku zhvillimin e ka bërë dhe është duke e bërë tek Austria e Vjenës. Shquhet për numrin e madh të golave që i shënon. Për shembull për skuadrën U16 i kishte 35 gola në 31 paraqitje. Për përfaqësuesen U15 të Austrisë e ka shënuar një gol në katër paraqitje. Për U16 të Austrisë ka dy gola në pesë paraqitje. Dhe për U17 tani ka arritur në shifrën e shtatë golave në 18 paraqitje. Dhe ka arritur në finale të Kampionatit Botëror.
    Roli në skuadër
    Është i padiskutueshëm në formacionin startues të Austrisë. Në gjysmëfinalen e së hënës ndaj Italisë, të cilën Austria e fitoi 2:0, Deshishku luajti në anën e djathtë të sulmit. Luan edhe në qendër të sulmit. Tashmë i ka katër gola në Botëror. Ka shënuar gol edhe ndaj Anglisë në një të tetën e finales, në fitoren 4:0. Në çerekfinale Austria e eliminoi Japoninë. Gjatë Botërorit, FIFA i kushtoi një shkrim të gjatë Deshishkut. Shkroi që ai është në zemër të sulmit shpërthyes të Austrisë. Deshishku tregoi që frymëzohet nga futbollistët brazilianë. “Më pëlqen t’i shikoj Vinicius Jr dhe Nejmarin”, ka thënë Deshishku për faqen zyrtare të FIFA-s. “Më pëlqejnë shumë veprimet e Nejmarit në fushë. E shijoj stilin brazilian ‘jogo bonito’”. Ai është i kënaqur se si po paraqitet Austria U17 në Botëror. “Me këtë ekip ne luajmë futboll ofensiv dhe shënojmë gola. Ne thjesht kënaqemi duke luajtur së bashku”, shtoi ai.
    Goli ndaj Anglisë
    Golin ndaj Anglisë, Deshishku e kishte shënuar duke futur topin mes këmbëve të mbrojtësit e më pas edhe mes këmbëve të portierit. “Mendoj që ishte gol i bukur. E dimë që jemi shumë të mirë, që jemi ekip i fortë, familje. Mund të fitojmë çdo ndeshje. Shpresoj se do ta fitojmë finalen”, tha Deshishku. Paraqitjet e Hasanit në Katar, po përcillen me vëmendje edhe në Barilevë. Babai dhe xhaxhallarët e Hasanit kanë luajtur për skuadrën e Barilevës. E gjithë familja e kishte pasion futbollin. Deshishku vjen rregullisht për pushime në Kosovë. Lidhjen me vendin e origjinës e ka të fortë. Futbollist është edhe vëllai i Hasanit, Albini, që vjet e ka pësuar një lëndim të rëndë dhe ende po e merr veten. Momenti megjithatë është i Hasan Deshishkut. Të enjten ai mund të bëhet kampion i botës në futboll.

  • KUALIFIKUESET: Austria shpëton në pjesën e dytë, dramë e vërtetë në Glasgow. Spanja dhe Belgjika “ok”

    KUALIFIKUESET: Austria shpëton në pjesën e dytë, dramë e vërtetë në Glasgow. Spanja dhe Belgjika “ok”

    18 Nëntor 2025

    22:50

    Telesport

    Kanë përfunduar ndeshjet e fundit kualifikuese për zonën e Europës për Kupën e Botës 2026, duke përcaktuar përfundimisht vendet e para që kualifikohen direkt për në Botëror dhe vendet e dyta që shkojnë në play-off.
    Austria ka barazuar 1-1 ndaj Bosnje Hercegovina, duke e renditur e para në grupin H me 19 pikë. Bosnja renditet e dyta me 17 pikë. Austria shkon direkt në Botëror, Bosnja në play-off.
    Belgjika ka fituar 7-0 ndaj Liechtenstein, duke vulosur zyrtarisht kualifikimin në Botëror, pasi e mbyll në vendin e parë grupin J me 18 pikë. Uellsi fiton 7-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe siguron biletën për në play-off.
    Spanja ka barazuar 2-2 ndaj Turqisë, në sfidën e luajtur në Sevilla. Spanja shkon direkt në Botëror, Turqia në play-off.
    Drama e vërtetë ka ndodhur në “Hampden Park” në Glasgow, aty ku Skocia fitoi 4-2 ndaj Danimarkës. Danezët luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta, pas kartonit të dytë të verdhë të Kristensen R. Skocia siguroi biletën për në Botëror falë dy golave të jashtëzakonshëm të shënuar në minutat shtesë, me Kieran Tierney që shënoi një supergol nga distanca dhe në minutën e fundit shtesë, McLean K. vulosu fitoren 4-2.Danimarka përfundon në play-off.

  • Tifozi kuqezi që ka ardhur nga Austria, Sami Muleci dikur lojtar i Sk Sturm Graz sot në ”Air Albania”

    Tifozi kuqezi që ka ardhur nga Austria, Sami Muleci dikur lojtar i Sk Sturm Graz sot në ”Air Albania”

    Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 17:48

    Stadiumi ”Air Albania” në Tiranë është i mbushur nga tifozët kuqezi, dhe për super sfidën me Anglinë kanë ardhur shqiptarë nga mbarë Europa. Njëri prej tyre është edhe Sami Muleci, një shqiptar i ri nga Kosova që jeton në Diasporë. Ai tregon se sot ka udhëtuar nga Austria për të ndjekur me zemër në stadium këtë moment kaq të veçantë dhe kyç për Kombëtaren që ka të bëjë me rrugën drejt Botërorit. Muleci nuk është vetëm tifoz kuqezi, por ai nga prekur fushën edhe si lojtar i Sk Sturm Graz.

  • Gola dhe spektakël nga Spanja në Tbilisi. Turqia, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën (video)

    Gola dhe spektakël nga Spanja në Tbilisi. Turqia, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën (video)

    Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Në grupin E, Spanja ka fituar në transfertë 0-4 ndaj Gjeorgjisë, në sfidën e luajtur në “Dinamo Arena” në Tbilisi.
    Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të, me Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës.
    Në minutën e 21-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Oayarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Torres i kthen “nderin” me asist Oyarzabal, ky i fundit shënon goline katërt për Spanjën dhe të dytin personal. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia fitoi në Bursa 2-0 ndaj Bullgarisë, falë golit të Calhanoglu nga penalltia në pjesën e parë dhe një autogoli në pjesën e dytë.
    Situata në grupin E:
    1. Spanja 15 pikë2. Turqia 12 pikë3. Gjeorgjia 3 pikë4. Bullgaria 0 pikë
    Në grupin H, Austria fitoi 0-2 në Limassol në transfertën ndaj Qipros. Arnautovic shënoi dy herë për asutriakët në secilën pjesën, një nga penalltia. Austria kryeson grupin me 18 pikë.
    Në grupin J, Uellsi fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertën ndaj Liechtenstein, falë golit të Jordan James në pjesën e dytë. Renditja në grupin J, ku dy vendet e para do të përcaktohen në ndeshjet e fundit:
    1. Belgjika 15 pikë2. Maqedonia e Veriut 13 pikë3. Uellsi 13 pikë4. Kazakhstan 8 pikë5.Liechtenstein 0 pikë
    SHIKOGOLAT

  • “Austria nuk e pa kurrë Shqipërinë si periferi”, Rama flet në ceremoninë e nderimit të rektorit të BOKU

    “Austria nuk e pa kurrë Shqipërinë si periferi”, Rama flet në ceremoninë e nderimit të rektorit të BOKU

    Kryeministri Edi Rama sot, 6 nëntor, në ceremoninë e nderimit të Profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike, për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT-së (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.
    “Nuk është thjesht ceremoni nderimi, por moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare në një spirale të përbashkët vlerash, si dija, përkushtimi, dashuria për tokën e vetë njeriut”, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij.
    Tha se Hasenauer vjen nga një “kostelacion yjesh të rrallë” që zanafillën e ka në Austri, ku për herë të parë u dëgjua tingulli i shqipes.
    “Nuk është i pari austriak që dekorohet në këto vise dhe pararendësit janë njerëz vërtet të nderuar, emri i të cilëvë ka mbetur me plot të drejtë në historinë e këtij vendi, siç do mbetet emri i profesorit”, shtoi Rama.
    Tha se është tejet prekëse për shqiptarët, që Austria e pa gjithmonë vendin tonë si një “dritë që nuk duhej të fikej”, dhe jo si periferi.

  • KUALIFIKUESET: Austria e “pamëshirshme”, Danimarka luan tenis. Holanda bën detyrën. Greqia “bie” në Glasgow

    KUALIFIKUESET: Austria e “pamëshirshme”, Danimarka luan tenis. Holanda bën detyrën. Greqia “bie” në Glasgow

    Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Vienë, Austria fitoi 10-0 ndaj San Marinos, 4 gola nga Marko Arnautovic. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund nuk shkoi më shumë se barazimi në transfertë 2-2 ndaj Qipros. Austria kryeson grupin me 15 pikë, Bosnja ndjek me 13 pikë.

    Në grupin C, Danimarka fitoi 0-6 në transfertë ndaj Biellorusisë, në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanëse në Hungari në Zalaegerszeg. Për danezët shënuan Froholdt 19′, Hojlund 19′, 45′, Dorgu 45+6, Dreyer 66′, 78′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia fitoi në Glasgow 3-1 ndaj Greqisë. Helenët kaluan të parët në avantazh me Tsimikas 62′, vendasit përmbysën rezultatin me golat e Ryan Christe 64′, Lewis Ferguson 80′ dhe Lyndon Dukes 90+3. Situata në grupin C është si më poshtë:

    Në grupin L, Rep.Çeke barazoi pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që mundën 4-0 Malin e Zi dhe renditen në vendin e tretë me 9 pikë.

    Në grupin G, Holanda fitoi në transfertë 0-4 ndaj Maltës. Cody Gapko shënoi dy herë nga penalltia 12′, 48′, Tijjani Reijnders 57′ dhe Depay në minutat shtesë. “Tulipanët” kryesojnë grupin me 13 pikë.

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    9 Tetor 2025

    21:35

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, zona e Europës.
    Në grupin H, Austria po udhëheq 6-0 ndaj San Marinos, Bosnja po fiton 1-2 në transfertë në Larnaca ndaj Qipros. Austria dhe Bosnja kryesojnë grupin me nga 15 pikë.
    Në grupin C, Danimarka po fiton 0-4 në transfertë ndaj Biellorusisë me dy gola nga Rasmus Hojlund, një nga Froholdt dhe një nga Dorgu, ndërsa Skoci-Greqi, sfidë e cila po luhet në Glsagow, është mbyllur në barazim pa gola.
    Në grupin L, Rep.Çeke po barazon pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që janë drejt fitores së tretë në grup, pasi po udhëheqin 2-0 ndaj Malit të Zi.
    Në grupin G, Holanda po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Maltës, falë penalltisë së saktë të Cody Gapko. Më herët në këtë grup,Finlanda fitoi 2-1 ndaj Lituanisë.
     

  • KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro

    KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro

    Janë luajtur këtë mbrëmje 3 ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në grupin H, Bosnja ka fituar 0-6 në transfertë ndaj San Marino. Boshnjakët kryesojnë grupin me 12 pikë në 4 ndeshje, por ende nuk janë përballur me rivalin kryesor, Austrinë.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria ka fituar 1-0 ndaj Qipros, në sfidën e luajtur në Linz. Golin vendimtar për austriakët e shënoi Marcel Sabitzer nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-të. Një episod i veçantë ka ndodhur në pjesën e fundit të ndeshjes, e cila u ndërpre për disa çaste për shkak të një grope të madhe të hapur në fushë. Gjithsesi situata u zgjidh direkt, me një kovë dhe, dhe gropa u mbulua. Ndeshja vazhdoi normalisht deri në fund, Austria fitoi 1-0. Bosnja kryeson me 12 pikë, Austria ndjek me 9 pikë, më pas vijnë Rumania me 6 pikë, Qipro me 3 dhe San Marino me 0 pikë.
    Në grupin F, Hungaria shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund u barazua 2-2 nga Republika e Irlandës. Në sfidën e luajtur në Dublin, hungarezët shënuan dy gola të shpejtë me Varga dhe Sallai brenda 15 minutave të para.
    Në pjesën e dytë, fillimisht vendasit ngushtuan shifrat me Ferguson dhe në kohën shtesë erdhi barazimi me golin e Idah në 90+3. Hungarezët luajtën thuajse gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi autori i golit të dytë, Sallai, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia fitoi në transfertë 0-5 ndaj Armenisë.

  • UNIQA largohet zyrtarisht nga Shqipëria, finalizohet shitja te kompania e Avni Ponarit

    UNIQA largohet zyrtarisht nga Shqipëria, finalizohet shitja te kompania e Avni Ponarit

    Grupi austriak i sigurimeve, UNIQA, ka finalizuar daljen nga tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Javën e kaluar, u mbyll transferimi i paketës prej 90% të aksioneve të Sigal Uniqa Group Austria te Sigal Business Center, shoqëri në pronësi të Avni Ponarit, aksionar pakice dhe administrator i shoqërisë.Ponari zotëronte në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pjesën e mbetur prej 10% të aksioneve, ndërsa me blerjen e kuotave të UNIQA bëhet pronar i vetëm i kompanisë.Palët kanë zgjedhur të mos e bëjnë publik çmimin e shitblerjes as në dokumentacionin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për transferimin e aksioneve. Sipas burimeve jozyrtare nga tregu i sigurimeve, besohet se kjo vlerë mund të ketë qenë pranë kufirit të 60 milionë eurove.Në tregun shqiptar, Sigal Uniqa Group Austria ka pjesëmarrje kontrolluese edhe në shoqërinë e sigurimit të jetës Sigal Life Uniqa Group Austria. Nga ana e saj, Sigal Life Uniqa Group Austria zotëron 51% të aksioneve në shoqërinë Sigal Uniqa Invest (49% e aksioneve zotërohen nga Avni Ponari).Sigal vepron gjithashtu në tregun kosovar, me dy ndërmarrjet e kontrolluara 100% prej saj, Sigal Uniqa Group Austria dhe Sigal Life Uniqa Group Austria.Në Maqedoninë e Veriut, kompania vepron nëpërmjet Uniqa AD Skopje, me 99,95% të aksioneve dhe Uniqa Life AD Skopje, me 100% të aksioneve.Largimi i UNIQA përfaqëson zhvillimin më të rëndësishëm në strukturën e pronësisë së tregut të sigurimeve për më shumë se 15 vjet.Tashmë, pesha e kapitalit vendas në këtë treg rritet më tej, duke ndjekur një tendencë të ngjashme që ishte përvijuar pas vitit 2015 edhe në sektorin bankar. I vetmi grup i huaj në tregun e sigurimeve ngelet Vienna Insurance Group, që kontrollon kompanitë Sigma dhe Intersig. Në fund të 2024, dy kompanitë e Vienna Insurance Group zotëronin rreth 22% të tregut, sipas primeve të shkruara bruto.Me shitjen e Sigal nga UNIQA, tashmë pjesa e kompanive me kapitalit vendas ka arritur në afërsisht 78% të tregut.Sipas pasqyrave të konsoliduara financiare, në fund të vitit 2023 Sigal Uniqa Group Austria zotëronte aktive totale në vlerën e rreth 20.6 miliardë lekëve dhe një kapital aksionar prej 5.4 miliardë lekësh. Në të përfshihen edhe më shumë se tre miliardë lekë fitime të akumuluara dhe të pashpërndara.Grupi e mbylli vitin 2023 me një fitim neto në vlerën e 768 milionë lekëve, ndërsa e ardhura gjithëpërfshirëse, e rregulluar me efektin negativ të kursit të këmbimit nga kompanitë jashtë Shqipërisë, ishte 558 milionë lekë.Sigal është prej shumë vitesh kompania kryesuese e tregut të sigurimeve në Shqipëri për nga vlera e primeve të shkruara bruto. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2024, Sigal zotëronte 25.5% të primeve të shkruara bruto të sigurimit të Jo-Jetës dhe 39.6% të primeve të shkruara bruto të sigurimit të Jetës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Punësimi dhe shitjet nga të huajt, Turqia dhe SHBA humbasin terren, rriten Austria dhe Gjermania

    Punësimi dhe shitjet nga të huajt, Turqia dhe SHBA humbasin terren, rriten Austria dhe Gjermania

    Kapitali europian ka thelluar më tej praninë në ekonominë shqiptare në vitin 2023, duke konsoliduar rolin e tij në shitje dhe duke ruajtur kontrollin në strukturën e punësimit.Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2022 dhe 2023, vërehen ndryshime si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim nga ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët.Numri i të punësuarve ka mbetur pothuajse i pandryshuar në total, me një rritje të lehtë. Vihet re rënia e peshës së Italisë, e cila është kompensuar nga rritja e aktorëve të tjerë si Holanda dhe Gjermania.Ka një rritje të ndjeshme të kontributit të bizneseve të BE-së në shitjet neto me 8,6 pikë përqindje. Italia dhe Holanda janë ndër vendet me rritjen më të fortë.Turqia shënoi rënie të theksuar, me thuajse 10 pikë përqindje më pak shitje neto me 2023 krahasuar me 2022. Shitjet nga vendet jashtë BE-së në total janë ulur ndjeshëm, duke zbritur në 26% në 2023 nga 34,9% në 2022.Të dhënat mbi shitjet neto të bizneseve të huaja tregojnë zhvendosje drejt ndërmarrjeve europiane, sidomos nga Italia, Holanda, Gjermania dhe Austria.Turqia dhe SHBA humbën terren si në shitje, ashtu edhe në punësim, duke reflektuar një tërheqje nga tregu shqiptar ose dobësim të pozicioneve të tyre, ndonëse bizneset nga këto vende u rritën me ritme të larta me 2023. Shitjet e ndërmarrjeve turke në vitin 2023 zunë 7.4% të totalit të shitjeve që realizuan bizneset e huaja në vendin tonë nga 17 % që ishte ky tregues me 2022.Ndërmarrjet nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një prani të kufizuar në tregun shqiptar. Pjesa më e madhe e ndikimit vjen nga Kosova, e cila në vitin 2023 kontribuoi me 6,4% në shitjet neto dhe 5,1% në punësim me rritje nga viti paraprak. Të dhënat për Serbinë, Bosnje & Hercegovinën apo Malin e Zi mbeten minimale.Austria dhe Gjermania kanë përforcuar praninë e tyre në tregun shqiptar. Austria, për shembull, kontribuoi me 6,1% në shitjet neto në vitin 2023 (nga 4,6% në 2022), ndërsa Gjermania kaloi nga 3,2% në 5%.Të ardhurat për punonjës nga investimet e huaja në Shqipëri janë rritur më pak se në vendet e rajonit. Banka Botërore ka rekomanduar reforma të thella për përmirësimin e klimës së investimeve.Zhvillimi i sektorit të energjisë, turizmit dhe teknologjisë, tërheq investime të drejtpërdrejta. Por mungesa e stabilitetit institucional, burokracia dhe trajtimi ligjor i pabarabartë pengojnë një rritje më të qëndrueshme./ B.HoxhaBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.