Tag: austri

  • Mister motivi i sulmit në Austri, hetimet nuk kanë zbuluar ende përse agresori vrau 10 persona dhe veten

    Mister motivi i sulmit në Austri, hetimet nuk kanë zbuluar ende përse agresori vrau 10 persona dhe veten

    Vijojnë hetimet për sulmin në  një shkollë në Austri që i mori jetën 10 personave, mes tyre  edhe një 15-vjeçare nga Kosova.

    Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu aktin e rëndë  në qytetin  Graz, para se të vetëvritej në tualetin  e shkollës.
    Disa media vendase  kanë raportuar se i riu dyshohet se  ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion. Autoritetet austriake thanw po ashtu  se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë.

    Agresori kishte lënë një letër lamtumire  e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu një bombë artizanale jo funksionale u gjet në banesën e tij.
    Ndërkohë policia ka deklaruar se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë  shkollës në kate të ndryshme, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
    Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit.  Sakaq  qindra qytetarë  u mblodhën mbrëmjen e të martës  në sheshin kryesor të Grazit, për te nderuar viktimat.
    Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit./vizionplus.tv

  • Sulmi në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale

    Sulmi në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale

    21-vjeçar që kreu masakrën me 10 të vrarë në një shkollë në Austri, kishte përgatitur edhe një bombë artizanale. Siç raportohet materiali shpërthyes u gjet nga policia në shtëpinë e tij.
    Po kështu policia zbuloi edhe një letër lamtumirë vetëvrasje ku shkruante se ishte ndjerë i bullizuar, si dhe kishte regjistruar një video-tronditëse për nënën e tij përpara se të kryente sulmin me armë, dhe më pas u vetëvra.
    Në videon që kishte regjistruar, autori kishte thënë se po vepronte “me vullnetin e tij të lirë”.
    Viktimat e sulmit me armë janë gjashtë vajza, tre djem dhe një grua. Austria ka shpallur tri ditë zie kombëtare. 11 të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë në spital duke marrë trajtim.
    Në videot amatore të regjistruara në vendngjarje, shfaqeshin nxënës që vraponin për të shpëtuar, të tjerë ishin fshehur nëpër klasa dhe në sfond dëgjoheshin të shtënat e armëve.
    Policë të armatosur rëndë hynë brenda gjimnazit për të neutralizuar autorin. Ky i fundit ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë Glock. Sulmuesi u gjet i vetëvrarë në një nga tualetet e shkollës.
     

  • Masakra me 10 të vrarë në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale

    Masakra me 10 të vrarë në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale

    Nga sulmi brenda ambiente të një shkollë në Austri, mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Autori i sulmit, një 21-vjeçar, ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë të llojit Glock, dhe më pas u vetëvra brenda ambienteve të shkollës.
    Policia njoftoi se në banesën e tij u gjet edhe një bombë artizanale, si dhe një letër lamtumire ku i riu shkruante se ishte ndjerë i bullizuar. Po ashtu, kishte regjistruar një video tronditëse për nënën e tij, pak para se të kryente sulmin, ku deklaronte se po vepronte “me vullnet të lirë”.
    Sipas autoriteteve, viktimat janë gjashtë vajza, tre djem dhe një grua. Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
    Pamjet amatore të publikuara nga vendngjarja tregojnë momente paniku, me nxënës që vraponin për të shpëtuar ose fshiheshin nëpër klasa, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.
    Forcat speciale të policisë ndërhynë menjëherë, duke hyrë të armatosura në godinën e shkollës për të neutralizuar sulmuesin. Ai u gjet i vetëvrarë në një nga tualetet e shkollës.
    Për shkak të kësaj tragjedie, autoritetet austriake kanë shpallur tri ditë zie kombëtare.

  • Tragjedia në shkollën në Austri! Mes viktimave, edhe vajza 15-vjeçare shqiptare

    Tragjedia në shkollën në Austri! Mes viktimave, edhe vajza 15-vjeçare shqiptare

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Grazit në Austri, ku një sulm i armatosur rezultoi me vdekjen e disa personave, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka konfirmuar se mes viktimave është edhe Lea Bajrami, një vajzë e re nga kjo komunë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sulmi ndodhi gjatë orëve të paradites në një qendër për kujdesin e fëmijëve, ku një person i armatosur hapi zjarr në mënyrë të papritur, duke shkaktuar panik dhe viktima. Deri tani raportohet se nga sulmi kanë humbur jetën 10 persona, përfshirë edhe fëmijë të mitur, ndërsa autoritetet austriake kanë nisur një hetim të thelluar për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij akti të rëndë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Për humbjen e Leas, kryetari Haliti ka shprehur ngushëllime të thella për familjen Bajrami: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “E nderuara familje Bajrami, më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.”Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai shtoi se qytetarët e Vitisë janë pranë familjes në këtë moment të dhimbshëm dhe se kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve.

    Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin austriak dhe ndërkombëtar, ndërsa autoritetet kanë përforcuar masat e sigurisë nëpër shkolla dhe institucione publike. Ende nuk është bërë publik identiteti i autorit të sulmit, ndërsa mediat lokale raportojnë për një të arrestuar që po merret në pyetje.

  • Tragjedia me 10 viktima në Austri, policia gjen një letër në shtëpinë e autorit

    Tragjedia me 10 viktima në Austri, policia gjen një letër në shtëpinë e autorit

    Policia ka gjetur një letër nga 21-vjeçari Arthur A., ​​autori i sulmit në një shkollë në Graz të Austrisë, sipas Kronen Zeitung.

    Gazeta austriake raporton se policia e gjeti shënimin në shtëpinë e autorit, i cili qëlloi veten në shkollë, pasi kishte vrarë dhjetë persona dhe kishte plagosur dymbëdhjetë të tjerë.
    21-vjeçari, banor i Grazit, kishte ndjekur të njëjtën shkollë, nga e cila nuk u diplomua kurrë, për arsye që ende nuk dihen.
    Austria vendos dre ditë zi
    “Askush në Austri nuk është në humor për të festuar”, me këto fjalë, Kancelari Christian Stocker shpalli tre ditë zie kombëtare për tragjedinë, duke folur gjithashtu për një “ditë të errët” për vendin.
    21-vjeçari, banor vendas dhe ish-nxënës në të njëjtën shkollë, sulmoi dy klasa, duke vrarë tetë persona, duke vrarë gjithashtu një nxënëse jashtë ndërtesës, dhe më pas kreu vetëvrasje në tualetet e shkollës.
     

    Top Channel

  • Sulmi me 10 viktima në Austri, mes tyre 15-vjeçarja nga Kosova, shpallen tre ditë zie

    Sulmi me 10 viktima në Austri, mes tyre 15-vjeçarja nga Kosova, shpallen tre ditë zie

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    AUSTRI-Një 15-vjeçare nga Vitia sipas mediave në Kosovë është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur nëntë persona. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.
    “Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
    Kancelari austriak Christian Stocker, ka shpallur tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit në një shkollë në Graz. Ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se gjashtë nga viktimat ishin femra dhe tre ishin meshkuj, dhe se 12 persona u plagosën gjithashtu. Sipas drejtorit të Policisë lokale, Gerald Ortner, personi i armatosur ishte 21 vjeç, i cili jetonte në Graz, përdori dy armë, të cilat i zotëronte ligjërisht. 21-vjeçari, një ish-nxënës i shkollës i ka dhënë fund jetës së tij në një tualet në ndërtesë, sipas vlerësimeve të policisë. Siç konfirmohet nga Ministri i Brendshëm Gerhard Karner, i riu nuk i kishte përfunduar studimet në shkollën në fjalë.
    Më shumë se 300 oficerë policie evakuuan menjëherë shkollën pas ngjarjes tragjike. Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk ka arsye të qarta për motivet e sulmit, ndërsa shkolla ku ndodhi sulmi do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm./ZËRI

  • Masakra në Austri/ Shkon në 10 numri i personave të vr*rë në një shkollë

    Masakra në Austri/ Shkon në 10 numri i personave të vr*rë në një shkollë

    Bota E Martë, 10 Qershor 2025 14:19
    – Detaje të reja nga masakra në Austri, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën ditën e sotme gjatë një të shtënë me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur policia mori një telefonatë për një situatë emergjente në një shkollë të mesme dhe dëgjimin e të shtënave.

    Forcat speciale u dislokuan menjëherë në vendngjarje dhe shkolla u evakuua dhe u kontrollua plotësisht nga forcat e sigurisë.
    Zëdhënësi i policisë, Sabri Yorgun, konfirmoi se operacioni ishte në zhvillim dhe autoritetet po punonin për të sqaruar rrethanat e incidentit.
    Mediat austriake kanë raportuar se deri më tani janë 10 viktima, por numri mund të rritet sërish pasi ka edhe disa të plagosur.
    Autori i dyshuar pasi kreu masakrën, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.
    Ngjarja ka tronditur qytetin e Grazit, qyteti i dytë më i madh në Austri, me rreth 300,000 banorë.
    Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit.

  • Sulmi me armë në shkollë në Austri. Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

    Sulmi me armë në shkollë në Austri. Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

    Bota E Martë, 10 Qershor 2025 12:36
    Dyshohet se mes viktimave, shtatë janë nxënës. Policia austriake ka thënë se të shtënat ndodhën në BORG Dreierschützengasse, një shkollë e mesme në veriperëndim të qytetit, afër stacionit kryesor qendror të trenit.
    Grazi është qyteti i dytë më i madh i Austrisë në Austri dhe ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti Vjenë. Kryebashkiaku i Grazit ka konfirmuar raportet e mëparshme se i dyshuari ishte midis të vdekurve.

    Kryebashkiakja Elke Kahr e konfirmoi këtë për Agjencinë Austriake të Shtypit. Policia thotë se nuk ka rrezik të mëtejshëm pas të shtënave në shkollë. “Situata është e sigurt. Nuk pritet rrezik i mëtejshëm,” postoi policia në X. “Shkolla u evakuua dhe të gjithë u dërguan në një vend të sigurt.”

  • Tronditet Austria! 8 të vrarë në shkollë, autori kreu vetëvrasje

    Tronditet Austria! 8 të vrarë në shkollë, autori kreu vetëvrasje

    Austri

    AUSTRI- Të paktën 8 persona u vranë në një sulm ndaj një shkolle në qytetin austriak të Gracit. Transmetuesi kombëtar “ORF” tha se sulmuesi ishte një nxënës në shkollë dhe pasi kreu sulmin, bëri edhe vetëvrasje. Vetë Policia tha se një operacion ishte duke u zhvilluar në Dreyerschuysengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme, por nuk pranoi të komentojë më tej.

    Duke cituar policinë lokale, ORF raportoi se disa persona, përfshirë studentë dhe mësues, u plagosën rëndë. Sipas burimeve policore të cituara nga Kronen Zeitung, gjithçka filloi rreth orës 10 të mëngjesit, moment kur edhe u dëgjuan të shtënat e para në shkollë, të cilat ngritën edhe alarmin. 
    Autori thuhet se hapi zjarr në dy klasa. 
    vijon…

  • Ngjarje tronditëse në Austri! Nxënësi hyn me armë në shkollë dhe vret 5 persona, më pas vret veten

    Ngjarje tronditëse në Austri! Nxënësi hyn me armë në shkollë dhe vret 5 persona, më pas vret veten

    Bota E Martë, 10 Qershor 2025 11:20
    Sot, më 10 qershor 2025, një ngjarje tragjike ndodhi në një shkollë të qytetit Graz, Austri, ku disa persona u plagosën dhe raportohet paraprakisht për deri në pesë viktima.
    Policia austriake ka konfirmuar një operacion në vazhdim pas raportimeve për të shtëna brenda shkollës. Sipas mediave lokale, dyshohet se një nxënës ka qenë autori i sulmit, i cili dyshohet se ka përdorur disa armë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

    Nxënës dhe mësues janë ndër të plagosurit. Njësitë speciale të policisë, përfshirë task-forcën elitare Cobra, janë dërguar në vendngjarje për të hetuar dhe vlerësuar plotësisht situatën.
    Kjo ngjarje ka tronditur qytetin e Grazit, që është qyteti i dytë më i madh në Austri me rreth 300,000 banorë. Autoritetet janë angazhuar për të siguruar informacion të saktë dhe për të mbështetur viktimat dhe familjet e tyre.