Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur publikun në Austri dhe Slloveni. Trupi i Stefanie Pieper, blogeres austriake 31-vjeçare e zhdukur më 23 nëntor nga Graz, u gjet të premten e kaluar i fshehur në një valixhe në një pyll në Slloveni. Autoritetet njoftuan se ish-i dashuri i saj, gjithashtu 31-vjeç, ka pranuar se e ka mbytur duke e shtrënguar dhe më pas i ka treguar policisë vendin ku e kishte fshehur trupin.
Pieper ishte zhdukur pas kthimit nga një festë e Krishtlindjeve. Fillimisht ajo i kishte dërguar miqve një mesazh për të njoftuar se kishte mbërritur e sigurt, por më pas shprehu frikën se dikush e kishte ndjekur deri te shkallët e ndërtesës ku banonte. Kur nuk u paraqit për një sesion fotografik të planifikuar dhe nuk u gjend më, familjarët dhe kolegët e saj njoftuan menjëherë policinë.
Hetimet zbuluan gjurmë gjaku në kornizën e një dere, ndërsa dëshmitarët raportuan një grindje midis Pieper dhe ish-i dashurit të saj të dielën e zhdukjes. Pas debatit, ish-i dashuri u largua me një objekt voluminoz, kaloi kufirin drejt Sllovenisë dhe më pas u kthye në Austri. Ai u ndalua të hënën, më 24 nëntor, pasi kishte tentuar të digjte makinën e tij të kuqe, Volkswagen Golf, pranë kazinosë Mond në Sentilj, afër kufirit me Austri.
Ish-i dashuri, Patrik M., u ekstradua më pas në Austri, ndërsa babai dhe vëllai i tij janë arrestuar. Qentë e policisë sllovene gjithashtu kanë kontrolluar prona pranë Mariborit që i përkisnin familjes së dyshuarit.
Ngjarja dramatike ka shkaktuar tronditje të madhe në publik dhe po hetohet intensivisht nga autoritetet e të dy vendeve.
Tag: austri
-

Vrasja makabre e blogeres austriake, trupi i saj gjendet në një valixhe
-

Orteku rrëmben dhjetëra skiatorë në Austri, 3 prej tyre mbeten të plagosur
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi u zhvillua në një vendpushim skijimi në Austri, pasi disa skiatorë u rrëmbyen nga një ortek.
Incidenti ndodhi pranë Qafës Daunscharte, një zonë jashtë pistës në akullnajën Stubai, thanë zyrtarët. Ekipet e shpëtimit nxorën nëntë persona të gjallë, ndërsa tre të plagosur u transportuan me helikopter në një spital në Tirol. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa serioze ishin lëndimet e tyre.
Operacioni i shpëtimit mobilizoi afërsisht 250 persona, duke përfshirë ekipe shpëtimi, ekipe me qen të trajnuar posaçërisht dhe helikopterë kërkimi. Masat e mëdha të borës arritën edhe në një pjesë më të ulët të pistës, gjë që çoi në pezullimin e funksionimit të saj për arsye sigurie.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Autoriteteve, deri në mesditë nuk kishte një pamje të qartë nëse kishte ende njerëz të bllokuar nën borë, me kërkimet që vazhdonin intensivisht duke pasur parasysh kushtet e vështira të motit dhe rrezikun e rënieve të reja.Top Channel
-

Lara Colturi lë mbresa në Austri, siguron podiumin në Botërorin e Skive
Lara Colturi shkëlqen në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri. Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e dytë, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj.
Për Colturin ky rezultat është mjaft pozitiv, ndërkaq nuk mund të lihet pa përmendur fakti se është podiumi i dytë radhazi.
Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, 1.23 sekonda. Më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, amerikania që numëron plot 103 podiume në karrierë. Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në total, përfshirë këtu edhe 80 pikët e marra së fundmi. -

Tronditëse në Austri, prindërit torturojnë për vdekje djalin e tyre tre-vjeçar
Një ngjarje tronditëse ka tronditur Austrinë, pasi Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza të renda ndaj një çifti 27-vjeçar për vrasje, torturë dhe rrëmbim, lidhur me vdekjen e djalit të tyre trevjeçar në maj të vitit 2024.
Sipas rindërtimit të gjyqësorit austriak, fëmija ka kaluar muaj të tërë nën dhunë sistematike dhe privim ekstrem ushqimi e uji në banesën familjare në Kufstein, pranë kufirit me Bavarinë.
Hetimet zbuluan prova të shumta — mesazhe, foto dhe video — që dokumentonin abuzimin e rëndë ndaj të miturit. Rasti, i raportuar fillimisht nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë të gjerë në vend.
Sipas aktakuzës, fëmija dyshohet se është rrahur, lidhur dhe mbyllur shpesh në një dhomë të errët, duke u detyruar të qëndronte lakuriq për ditë të tëra brenda një sirtari. Prindërit dyshohet se e privuan me qëllim nga ushqimi dhe uji, duke e çuar peshën e tij në vetëm 7 kilogramë — më pak se gjysma e peshës normale për moshën.
Prokuroria thotë se provat kryesore përfshijnë komunikime mes prindërve dhe materiale filmike që tregojnë episodet e dhunës. Të dy të pandehurit kanë pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje.
Ekspertiza psikiatrike e urdhëruar nga hetuesit ka përcaktuar se çifti ka qenë plotësisht i përgjegjshëm në momentin e ngjarjeve. Megjithatë, specialistët identifikuan një çrregullim të rëndë personaliteti me tipare sadiste.
Prindërit jetonin në kushte të vështira ekonomike dhe kishin nisur të izoloheshin, duke zhvilluar bindje të rreme. Ata madje pretendonin se djali ishte “i pushtuar nga një demon” dhe ishte shkaktari i fatkeqësive të tyre. Pavarësisht kësaj, mjekët përjashtuan çdo formë paaftësie mendore që do t’u hiqte përgjegjësinë penale.
Çifti pritet të dalë përpara gjykatës së Innsbruck-ut, ndërsa rasti po trajtohet si një nga më të rëndët e viteve të fundit në Austri.Top Channel
-

Në Austri nis sezoni i ri i Kupës së Botës në ski, Lara Colturi gati për debutim
22 Tetor 2025
11:47
Telesport
Këtë fundjavë (25 tetor) në pistën e Soelden, në Austri, do të nisë sezoni 2025-2026 në Kupën e Botës për ski alpine. Në garë, për Shqipërinë do të jetë edhe skiatorja e re Lara Colturi.
Skiatorja 19-vjeçare është në sezonin e saj të tretë në garat e Kupës së Botës, një talent që pritet të përfaqësojë sërish me nder ngjyrat kuqezi. Pas 3 podiumeve të arritura vjet, ajo synon të bëjë një hap tjetër më të madh këtë sezon.
Gjatë muajve të fundit, Lara Colturi është stërvitur fillimisht në Zelandën e Re dhe më pas në Itali, ndërkohë që është gati për debutimin sezonal. Në Soelden do të zhvillohet të shtunën gara e sllallomit gjigand. -

Tiranë/ Babai denoncon se ka humbur kontaktet me djalin në Austri, policia nis hetimet
Babai i një djali 35-vjeçar ka denoncuar në policinë e Tiranës se ka humbur kontaket me të riun.
Sipas kallëzimit të bërë 35-vjeçari ndodhet në Austri.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.“Më datë 17.10.2025, shtetasi K. N, kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin i tij shtetasin A. M, 35 vjeç, i cili ndodhet në Austri. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

Ambasadori i përfshirë në skandal prezanton librin – Tirana nuk pranon ta mbështesë
Traiskirchen, 23 shtator. Një paraqitje që u shndërrua në fiasko: ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, prezantoi librin e tij “Kreuzweg” në qendrën e refugjatëve në Traiskirchen, po i njëjti vend ku kish qëndruar dikur si azilkërkues. Por në vend të mbështetjes nga Tirana, u përball me heshtje të akullt. As kryeministri Edi Rama, as ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe as ministri i Kulturës Blendi Gonxhe, për të cilët ishte njoftuar se do të merrnin pjesë, nuk erdhën. Ishte evidente që donin të shmangnin me çdo kusht çdo fotografi të përbashkët me “ambasadorin e skandaleve”.
Libër i ri – akuza të reja për plagjiaturë.Me të dalë në treg, “Kreuzweg” u vu nën dyshim: kritikët e shohin si një mashtrim të ngjashëm me tezën e tij të masterit, që është rrëzuar plotësisht nga eksperti i njohur i plagjiaturave, dr. Weber.Lexo dhe: Skandali i ambasadorit Fate Velaj vendos Elisa Spiropalin nën presion/ 3 ministra, 2 shtete, 1 problem
Opozita: “Karrigia e tij po lëkundet”Opozita e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha mendon se Rama, pas ndryshimeve në qeveri, mund të caktojë një ambasador të ri. Velaj ka “krijuar shumë skandale në një kohë shumë të shkurtër.”
Lista e akuzave është e gjatë:
diplomë e blerë në Universitetin Kristal,
plagjiaturë e tezës së masterit në Austri,
mbrojtja e kunatës së akuzuar penalisht në ambasadën e Vjenës,
përfitim ndihme sociale në Austri ndonëse në parlamentin shqiptar ka deklaruar pasuri prej 1.7 milionë euro.Lexo dhe: Thellohet skandali/ Media austriake: Ambasadori i Ramës fshehu në ambasadë kunatën e tij që kërkohet nga SPAK për dosjen Toyota Yaris
Hetim nga SPAK-u?
Sipas mediave, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) po shqyrton nëse duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
Prezantimi i librit të Velajt ishte menduar të ishte një deklaratë personale, por në vend të kësaj u shndërrua në një simbol të besueshmërisë së tij të komprometuar – dhe ndoshta fillimi i fundit të karrierës së tij diplomatike. / Exxtra24 – Syri.net -

I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë
Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Austria, si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut”, tha policia.
“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit”. -

Nga Vjena për pushime në atdhe, bankieri shqiptar: Vijmë çdo vit se duan fëmijët
Albi Jaçe, një emigrant shqiptar që jeton prej 35 vitesh në Vjenë, Austri, ka zgjedhur sërish Shqipërinë për të kaluar pushimet verore me familjen e tij.
Bashkë me bashkëshorten Melani dhe katër fëmijët, ai po udhëton në disa nga destinacionet më të njohura bregdetare të vendit.
Albi ishte vetëm 6 vjeç kur u largua nga Tirana me familjen për të emigruar në Austri. Sot, në moshën 41-vjeçare, ai punon si bankier dhe thotë se Shqipëria është gjithmonë në zemrën e tij.
“Jetoj në Vjenë prej 35 vitesh. Pushimet çdo vit i kalojmë në Shqipëri, sepse është një vend i mrekullueshëm. Fëmijët tanë e duan dhe e ndjejnë këtë vend si shtëpinë e tyre,” – thotë ai nga plazhi i Ksamilit, ku familja po qëndron aktualisht.
Destinacionet e preferuara: Durrësi, Borshi dhe Dhërmiu
Prej 8 vitesh, familja Jaçe kalon pushimet verore ekskluzivisht në bregdetin shqiptar, duke ndjekur çdo vit të njëjtin itinerar.
“Na pëlqen shumë Borshi, por personalisht kam një dobësi për Dhërmiun. Çdo vit i vizitojmë të njëjtat vende dhe e shijojmë maksimalisht,” – thotë Albi.
Dashuria me shikim të parë e Melanit për Shqipërinë
Bashkëshortja e Albit, Melani Jaçe, është me origjinë nga Izraeli dhe lindi në Austri. Ajo e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 2014 dhe që atëherë është kthyer çdo verë.
“Shqipëria më kujton shumë Izraelin – ndërtesat, njerëzit, atmosfera. Ndjehem më shumë si në shtëpi këtu sesa në Vjenë. Kultura dhe mikpritja më kanë bërë për vete,” – thotë ajo.
Melani tregon se tashmë ka nisur të kërkojë online hotele për verën e ardhshme.
“Do të vijmë sërish në Durrës, Borsh, dhe më pas kthehemi prapë në Durrës. Nuk e ndërrojmë Shqipërinë me asnjë vend tjetër për pushime.”
“Fëmijët e ndjejnë Shqipërinë si shtëpi”
Çifti ka katër fëmijë të lindur në Austri, por thonë se përpiqen t’u ruajnë lidhjen me rrënjët shqiptare.
“Na kërkojnë të veshin bluza me flamurin shqiptar dhe e quajnë Shqipërinë ‘shtëpi’. Edhe kur pushojnë gjatë ditës, nuk thonë ‘hotel’, por ‘shtëpi’. Kjo për ne është shumë domethënëse,” – thotë Albi.
Çifti vjen çdo verë me fëmijët, por Albi tregon se në disa raste vijnë edhe vetëm si çift për të kaluar fundjava të qeta, ndërsa fëmijët qëndrojnë me gjyshërit.
