Tag: aulona

  • Pas përplasjes së bujshme, Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë në Për’puthen

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Deputetja Aulona Bylykbashi: Drejtësia gjinore, domosdoshmëri për një shoqëri europiane

    Deputetja Aulona Bylykbashi: Drejtësia gjinore, domosdoshmëri për një shoqëri europiane

    Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka marrë pjesë në seminarin “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, të organizuar nga Forumi i Gruas Socialiste me mbështetjen e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana.
    Gjatë punimeve të ditës së parë, Bylykbashi e vlerësoi aktivitetin si një mundësi të rëndësishme për të shkëmbyer përvoja me personalitete të politikës shqiptare, mes tyre Evis Kushi, Taulant Balla, Blendi Klosi, Lindita Nikolla, Klodiana Spahiu, Mimi Kodheli, Milva Ekonomi, Edona Bilali dhe Anila Denaj.Sipas deputetes socialiste, përpjekja për arritjen e drejtësisë gjinore mbetet një hap i domosdoshëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe europiane.

  • Deputetja e zgjedhur, Aulona Bylykbashi: Do të mbështesim çdo familje të prekur nga zjarret

    Deputetja e zgjedhur, Aulona Bylykbashi: Do të mbështesim çdo familje të prekur nga zjarret

    Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bykykbashi, Adi Qose, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, zhvilluan sot një vizitë në Gramsh, ku zjarret e ditëve të fundit kanë prekur disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
    “Gramshi nuk dorëzohet! Shqipëria nuk dorëzohet! Mes familjeve të prekura, tokave të djegura kemi nisur punën menjëherë për t’ju gjendur kujtdo në vështirësi dhe vlerësuar dëmet. Askush nuk do të jetë i vetëm në këtë sfidë! Qeveria do të jetë gjithnjë prezente në përballimin e kësaj fatkeqësie deri në rimëkëmbjen e plotë të pasojave!”, u shpreh Bylykbashi.

    Ndërkohë, qeveria ka miratuar një program të posaçëm për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret, i cili parashikon evidentimin e dëmeve nga grupet e konstatimit dhe kompensimin financiar përmes fondeve të mbrojtjes civile të bashkive të prekura.
    Kujt humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas, ndërsa atyre që humbën gjënë e gjallë do t’u rifinancohet.

  • Deputetja Aulona Bylykbashi viziton dy modele suksesi të zhvillimit rural në Gjinar dhe Gjergjan

    Deputetja Aulona Bylykbashi viziton dy modele suksesi të zhvillimit rural në Gjinar dhe Gjergjan

    Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e zgjedhur më 11 maj, zhvilloi këtë javë dy vizita në zona të ndryshme të Bashkisë Elbasan, ku u njoh nga afër me histori frymëzuese rikthimi, investimi dhe zhvillimi rural.
    Në Gjinar, Bylykbashi vizitoi bujtinën “Shtëpizat”, një model turizmi familjar të ngritur nga Kleisa Karaj, e kthyer nga Zvicra për të investuar në tokën e gjyshërve. Me shumë vështirësi për të regjistruar pronën dhe nisur punën, Kleisa sot ofron një përvojë autentike mikpritjeje në zemër të natyrës, duke treguar se dashuria për vendlindjen mund të kthehet në një mundësi ekonomike.

    “Njerëz si Kleisa janë dëshmia më e mirë se kur politika hap rrugën, energjia e qytetarëve bën mrekulli. Paketën e Maleve e kemi ndërtuar pikërisht për t’u kthyer në mbështetje konkrete për histori si kjo,” u shpreh deputetja Bylykbashi gjatë vizitës.
    Ky investim përputhet me objektivat e Paketës së Maleve, një nismë që lehtëson procedurat për leje ndërtimi dhe mbështet financiarisht agroturizmin, bujtinat, hotelet malore, fermat apo linjat e agropërpunimit.
    Në Gjergjan, konkretisht në fshatin Thanë, deputetja Bylykbashi ishte e shoqëruar nga deputetja Evis Kushi. Të dyja vizituan investimin e familjes së Thanas Ranxhës, e cila pas vitesh emigrimi është rikthyer për të zhvilluar bujqësinë në vendlindje, duke ngritur sera moderne dhe duke sjellë prodhime cilësore në tregun vendas. Në fokus të takimit ishin sfidat dhe potencialet që kanë fermerët shqiptarë për ta çuar bujqësinë në një nivel të ri.
    “Produkti vendas nuk është thjesht ushqim është siguri, shëndet dhe ekonomi për familjet shqiptare,” theksoi deputetja Bylykbashi gjatë bashkëbisedimit me fermerët dhe banorët e zonës.

  • Aulona Bylykbashi, kandidatja më e votuar nga Diaspora në zgjedhjet e 11 Majit: 13,602 falënderime nga zemra

    Aulona Bylykbashi, kandidatja më e votuar nga Diaspora në zgjedhjet e 11 Majit: 13,602 falënderime nga zemra

    Aulona Bylykbashi ka dalë si kandidatja më e votuar e PS-së nga diaspora shqiptare në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listën e hapur në qarkun e Elbasanit. Ajo ka marrë plot 13,602 vota nga bashkatdhetarët që votuan nga jashtë vendit, duke u kthyer në një simbol të përfaqësimit të diasporës brenda politikës shqiptare. Pas shpalljes së rezultatit, Bylykbashi ka ndarë një mesazh të veçantë falënderimi për të gjithë ata që, ndonëse jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk e kanë shkëputur asnjëherë lidhjen me vendin e tyre.
    ”Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është një moment historik për mua personalisht, por më shumë se kaq, është një dëshmi e fuqisë që ka bashkimi ynë, pavarësisht distancave. 13,602 vota që erdhën nga diaspora janë shumë më tepër se një shifër. Ato janë 13,602 zemra që rrahin për Shqipërinë, janë 13,602 vendime për të ndikuar pozitivisht të ardhmen e këtij vendi. Janë 13,602 mesazhe që më thonë, mos harro për kë flet, për kë punon dhe për kë përfaqëson”. Duke e cilësuar diasporën si ”forcë e pazëvendësueshme e së ardhmes sonë europiane”, Bylykbashi premton të jetë një zë i fortë për bashkatdhetarët në institucionet shtetërore dhe në proceset vendimmarrëse.

    ”E ndiej këtë përgjegjësi me gjithë qenien time. Do të jem zëri juaj në çdo hap të punës sime. Ju nuk jeni të largët, ju jeni këtu, në mendje dhe në zemër”, thekson ajo në mesazhin e saj. Aulona Bylykbashi është një nga figurat e reja të listës së hapur në qarkun e Elbasanit, pritet të ketë një rol aktiv në Kuvendin e ardhshëm, me fokus të veçantë në përfshirjen e diasporës në zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike të vendit.

  • Bylykbashi “bëhet” rozë, në Kuvend nga Elbasani shkon Aulona nga PS dhe ikën Aureli nga PD

    Bylykbashi “bëhet” rozë, në Kuvend nga Elbasani shkon Aulona nga PS dhe ikën Aureli nga PD

    Qarku i Elbasanit në këto zgjedhje parlamentare theu dy rekonde.

    Për herë të parë Elbasani dërgon në parlament 10 deputetë për PS dhe 4 për PD, rezultat i cili nuk është shënuar kurrë më parë në një qark ku përgjithësisht mandatet janë ndarë 8 me 6.
    Nga ana tjetër në Elbasan ka dalë kandidatja më e votuar në të gjithë Shqipërinë. Sara Mila, e dalë nga platforma deputeti që duam, ka marrë 18 626 vota.
    Por a ishte kjo pritshmëria e socialistëve, apo edhe për ta ky rezultat shënoi një surprizë?
    Nga lista e hapur e PS në Elbasan shkojnë në Parlament, Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho. Ndërsa PD humbi të 5 e saj në listë të sigurt Aurel Bylykbashin.
    Teksa ende numërohen votat e diasporës, duket se mandatet kanë shumë pak gjasa të lëvizin. Për të rifituar mandatin e saj të 5 në Elbasan PD i duhen minimum 1815 vota dhe kjo duket shumë e vështirë në kushtet kur trendi i diasporës shënon 59.46% për PS dhe 21.55% për PD.
    Edhe në këtë qark Nisma Shqipëria Bëhet vendoset si forca e tretë politike duke marrë në total 10.40% të votave.
     

    Top Channel

  • Aulona Bylykbashi fiton mandatin si deputete: Faleminderit që më dhatë zemrën më 11 maj

    Aulona Bylykbashi fiton mandatin si deputete: Faleminderit që më dhatë zemrën më 11 maj

    Pas dy ditësh maratonë numërimi, është mbyllur procesi i kutive të votimit, duke konfirmuar Aulona Bylykbashin si një nga pesë kandidatët fitues në listat e hapura për deputet në Qarkun e Elbasanit. Fitorja e saj shënon një kapitull të ri për përfaqësimin qytetar në Kuvendin e Shqipërisë për këtë katërvjeçar.Me emocione dhe mirënjohje të thellë, Aulona Bylykbashi falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan dhe e mbështetën me votën e tyre më 11 maj. “Zemra më është mbushur me gëzim. Ju falënderoj nga zemra që besuat tek unë dhe më dhatë mundësinë të jem zëri juaj në Kuvend. Nuk do t’ju zhgënjej,” u shpreh ajo mes emocioneve.Ajo uroi e falënderoi veçanërisht të rinjtë, bashkëmoshatarët, gratë dhe nënat e qytetit të Elbasanit, të cilët ishin një pjesë e rëndësishme e kësaj rruge të përbashkët. Një mirënjohje të veçantë ajo adresoi edhe ndaj ekipit të saj drejtues, të cilët punuan krah saj në një fushatë të qetë dhe dinjitoze, si dhe ndaj vëzhguesve dhe numëruesve që qëndruan në Pallatin e Sportit deri në përmbylljen e procesit.
    Aulona nuk harroi të falënderojë edhe aleatët e saj politikë, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, drejtuesin politik të qarkut Arbjan Mazniku, si dhe të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Elbasan për mbështetjen dhe besimin.Një falënderim të veçantë ajo ia dedikoi edhe kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, me të cilin ka bashkëpunuar ngushtësisht si nënkryetare bashkie dhe që qëndroi pranë saj në këtë fushatë vendimtare.Fitorja e Aulona Bylykbashit nuk është thjesht një mandat, është një përgjegjësi dhe një premtim i dhënë qytetarëve të Elbasanit për një përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe të palodhur.Aulona Bylykbashi është një figurë e njohur në administratën publike dhe politikën lokale të Elbasanit. Me një karrierë të gjatë në shërbim të qytetit të saj, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Bashkinë e Elbasanit, përfshirë atë të Sekretares së Përgjithshme dhe më pas si Nënkryetare e Bashkisë. Në zgjedhjet e 11 majit 2025, ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë besimin e qytetarëve të Elbasanit për të përfaqësuar interesat e tyre në nivel kombëtar.

    Aulona Bylykbashi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studime të avancuara në të drejtën financiare dhe bankare. Përveç angazhimit në administratën publike, ajo ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe në Universitetin Amerikan të Tiranës .Në rolin e saj si Nënkryetare e Bashkisë, Aulona Bylykbashi është angazhuar në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në fuqizimin e rolit të gruas në jetën sociale dhe politike të Elbasanit, duke shërbyer edhe si Koordinatore e Forumit të Gruas Socialiste në këtë qytet .Përtej angazhimeve profesionale, Aulona Bylykbashi është e përkushtuar ndaj familjes së saj, duke ndarë kohën me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, të cilët i konsideron mbështetjen më të madhe në rrugëtimin e saj profesional dhe politik.
    Sipas saj pushteti nuk është privilegj, por një mundësi dhe një detyrim për të bërë gjëra që kanë ndikim të vërtetë në jetën e njerëzve. Ajo ka shprehur përkushtimin për të ndërtuar një Elbasan më të jetueshëm, më të gjelbër dhe plot mundësi për të gjithë .Me këtë përvojë dhe angazhim, Aulona Bylykbashi pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar me dinjitet qytetarët e Elbasanit.

  • Aulona Bylykbashi, derë më derë: “Më 11 maj kërkoj votën tuaj për të qenë zëri juaj në Kuvend”

    Aulona Bylykbashi, derë më derë: “Më 11 maj kërkoj votën tuaj për të qenë zëri juaj në Kuvend”

    Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji, Aulona Bylykbashi vijon fushatën intensive në çdo lagje e çdo rrugicë të rajoneve 1, 2 dhe 3, aty ku ajo kandidon në listat e hapura të Partisë Socialiste për deputete në Kuvend.Duke trokitur derë më derë, Aulona ndan me qytetarët mesazhe të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe plot besim:“Shpresoj të më jepni votën tuaj më 11 maj. Do të jem pranë jush, çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatës. Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ju.”Besimin tek Edi Rama dhe Partia Socialiste e ndjejmë në çdo derë ku trokasim.Ky është suksesi ynë, suksesi i Shqipërisë Europiane.Me një qasje qytetare dhe të përulur, Aulona Bylykbashi premton të jetë zëri i komunitetit që e mbështet, dhe i çdo qytetari që kërkon dëgjim, përfaqësim dhe veprim konkret.

  • Atmosferë entuziaste në lagjen “Emin Matraxhiu” në mbështetje të Aulona Bylykbashit

    Atmosferë entuziaste në lagjen “Emin Matraxhiu” në mbështetje të Aulona Bylykbashit

    Një atmosferë mikpritëse dhe entuziaste përshkoi lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ku dhjetëra qytetarë dolën për të mbështetur kandidaten për deputete në listat e hapura të Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi.Në këtë tubim, Aulona Bylykbashi u shoqërua nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, kandidati për deputet në listat e hapura, Adi Qose, si dhe kryetarja e PS Elbasan, Mira Urupi.Në fjalën e saj përshëndetëse, Aulona Bylykbashi vlerësoi lagjen “Emin Matraxhiu” si një nga dëshmitë më të qarta të investimeve që kanë transformuar Elbasanin, por theksoi se puna nuk ndalet këtu:“Ne jemi në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 dhe drejt Elbasanit 2030, një qytet ku çdo investim do të përmirësojë jetën e çdo banori. Çdo njeri që takoj çdo ditë më mbush me shpresë se data 11 maj do të jetë dita e fitores, si asnjëherë më parë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.”Drejtuesi i qarkut, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e mbështetjes për PS dhe për kryeministrin Rama, duke u shprehur:“Me Edi Ramën do ta çojmë Shqipërinë në Europë.”Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, shtoi:“Duam njerëzit tanë më të mirë të na përfaqësojnë në parlament, ata që e dinë se ku pikon çatia dhe si të zgjidhin problemet reale të qytetarëve.”Kandidati për deputet, Adi Qosja, u shpreh me bindje:“Të tregojmë se Rajoni Nr. 1 është lokomotiva e fitores së PS më 11 maj!”Ndërsa kryetarja e PS Elbasan, Mira Urupi, e përmbylli me një mesazh të qartë:“Të bashkuar më 11 maj do të shënojmë fitoren spektakolare të Partisë Socialiste!”Tubimi në “Emin Matraxhiu” dëshmoi mbështetjen e gjerë qytetare për kandidatët socialistë dhe për vizionin e tyre për një Elbasan më të zhvilluar dhe një Shqipëri europiane.

  • “Kam kaluar një sëmundje të rëndë”, Aulona Musta loton teksa kujton fëmijërinë

    “Kam kaluar një sëmundje të rëndë”, Aulona Musta loton teksa kujton fëmijërinë

    Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e saj. Të gjithë kemi një lidhje shumë të fortë me gjyshërit, por ajo raportin e ngushtë me gjyshen e saj të ndjerë, e lidh me një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj.
    Me sytë e përlotur, tregon që në fëmijëri ka kaluar një sëmundje shumë të rëndë dhe ka qëndruar më shumë se një muaj në spital. Në këtë kohë të vështirë për të ka qenë pikërisht gjyshja ajo që i shkonte çdo mbrëmje tek spitali, i qëndronte tek koka e krevatit dhe i dha dashurinë e kurajon që t’ia dilte mbanë.
    “Kur kam qenë e vogël kam kaluar një sëmundje të rëndë, goxha të rëndë, ku mjekët i kanë thënë mamit tim që është mrekulli që Aulona është në jetë dhe për një muaj, një muaj e pak kam ndenjur në spital. Çdo darkë nëna vinte atje që rrinte me mua që të mos isha vetëm. Sot e kësaj dite kam atë imazhin e saj që e shikoja kur isha e shtrirë dhe ajo futej tej dera dhe sot ajo që nuk jeton më, u bënë shumë vite, ia ndjej mungesën në mënyrë të jashtëzakonshme.
    Kam fatin e madh, që kam ende në jetë nënën tjetër, gjyshen nga ana e babit të cilën e dua dhe e përshëndes shumë. Ajo ka jetuar larg, ka qenë në Vlorë prandaj nuk kemi qenë gjatë gjithë kohës. Por, dua t’u them fëmijëve që jeni me fat që keni gjyshërit në jetën tuaj dhe është dhurata më e bukur”, tha Aulona