Tag: aulon

  • Aulon Kalaja kërkon rinumërimin e votave. Kërkesë në KQZ për qarkun Durrës

    Aulon Kalaja kërkon rinumërimin e votave. Kërkesë në KQZ për qarkun Durrës

    Kandidati në listën e hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.
    Ai thekson se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote.

    “E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumerimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën.
    Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendorur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhenave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentat tona, gjithashtu deri në ate moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohes fizike për të përmbyllur cdo argument.
    Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numerimit të rezultatit zgjedhor prejt të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cënuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sic do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor”, theksohet në kërkesë.

  • Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve/ Aulon Kalaja bën kallëzim në SPAK

    Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve/ Aulon Kalaja bën kallëzim në SPAK

    Aulon Kalaja

    TIRANË-Kandidati për deputet i PD-ASHM në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Kalaja ka bërë kallëzim për vendimin e qrverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve. Ai ishte pjesë e listës së hapur të qarkut të Durrësit por nuk arriti të marrë një mandat.
    Qeveria shqiptare miratoi dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
    Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga:a) inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;b) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;c) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;d) Policia e Shtetit;dh) Policia Bashkiake.

  • “Kam kërkuar në KQZ, që të shoh pamjet filmike”/ Aulon Kalaja: Do ta çoj deri në fund

    “Kam kërkuar në KQZ, që të shoh pamjet filmike”/ Aulon Kalaja: Do ta çoj deri në fund

    Aulon Kalaja

    TIRANË-Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i shkojë deri në fund betejës për votën. I ftuar në studion e “Opinion” në News24, Kalaja tha se ka kërkuar në KQZ pamjet filmike të votimit edhe për subjektet politike dhe për kandidatët, pasi dëshiron ta shohë që në start procesin e numërimit.
    Kalaja tha se megjithëse të shtunën KQZ do të shpallë tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për qarkun e Durrësit, kjo nuk do ta pengojë atë që përmes një shkrese të firmosur nga subjekti i tij politik, të kërkojë rinumërimin e kutive të votimit nëse do të evidentohen parregullsi në proces.
    Aulon Kalaja: Jam i pari që kam depozituar 2 kërkesa në KQZ, pamjet filmike dhe rinumërim të kutive, fillimisht në Krujë dhe Durrës. Kam bërë dhe një seancë në KAS. Unë kam ndenjur 9 ditë duke parë nga afër numërimin deri dhe votën e Diasporës. Kam parë numërues duke fjetur në shkallë. Kam kërkuar në KQZ, që të shoh pamjet filmike dhe për subjektet dhe për kandidatët. KQZ po mi vë në dispozicion, po kopjohen pamjet. Kam 9 dite që ja kam bërë me dije KQZ, por marr vesh që nesër do të dalë përmbledhja e rezultateve të Durrësit na kanë lënë 72 orë për të parë pamjet, Unë i kam time codet ku janë parregullsitë. Kam bërë një seancë në KAS ku e ka rrëzuar kërkesnë time fillimisht, ku sipas kodit elektoral, e nxjerr rezultatin fillimisht KQZ më pas ne ankimojmë dhe nuk legjitimohemi. Duhet vula e PD që të lejohet rinumërimi. Unë po mbledh prova, nesër përfundon procesi i regjistrimit të pamjeve filmike, më pas hap pas hapi për rinumërim. Do ta çoj deri në fund, s’dua ta paragjykoj procesin por dua të shkoj deri në fund. Kam harxhuar 6 milionë lekë të vjetra, nuk i jap as makinës. Kam vetëm një telefon, nuk kam shtruar iftare apo gjëra të tilla. Nuk kam paguar për të dalë në tv për fushatë. Unë misionin tim do ta çoj deri në fund, jam për transparencë, i shkoj deri në fund kësaj beteje. Prokuroria duhet të hetojë dhe t’i shkojë deri në fund.

  • I vodhën votat? Aulon Kalaja vijon me akuzat: Unë s’kisha grupe kriminale nga pas…jam djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja!

    I vodhën votat? Aulon Kalaja vijon me akuzat: Unë s’kisha grupe kriminale nga pas…jam djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja!

    Aulon Kalaja

    TIRANË- Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka përsëritur edhe njëherë pretendimin e tij se kolegët i kanë vjedhur votat. Kalaja ka bërë një reagim pas përfundimit të numërimit të votave. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Kalaja falenderon zgjedhësit për rezultatin e siguruar në Krujë dhe Fushë-Krujë. Por edhe sqaron mbështetësit e tij se i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë pamjet filmike nga procesi i numërimit të votave. Ndër të tjera nënkupton se kundërshtarët e tij (ose jo sepse nuk e specifikon), kanë përdorur metoda jo të ligjshme për të marrë vota.
    “Unë jam një djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja. Nuk kam pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. Unë mik kam të vërtetën. Ju përsëris se kam një atdhe, një grua, një makinë, shtëpi nuk kam akoma!,”-shkruan Kalaja ndër të tjera.
    POSTIMI I PLOTË:

    Kalaja ka dalë i dyti në qarkun e Krujësme 7255 vota, por pa siguruar asnjë mandat. Ndërsa nga lista e hapur për qarkun e Durrësit ka dalë Arian Ndoja, i cili numëron 8209 vota./ZËRI

  • Akuzoi kandidatët e tjerë të PD se i kanë vjedhur votat, Aulon Kalaja kërkesë KQZ-së: Më jepni videot e procesit të numërimit

    Akuzoi kandidatët e tjerë të PD se i kanë vjedhur votat, Aulon Kalaja kërkesë KQZ-së: Më jepni videot e procesit të numërimit

    Kandidati i koalicionit opozitar në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

    Ai iu drejtua KAS-it ku paraqiti ankesën e tij për manipulim të votave preferenciale.
    “Unë, Aulon Kalaja, kandidat i PD – ASHM në qarkun e Durrësit kërkoj të pajisem me pamjet filmike të numërimit të votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Durrës për subjektin politik dhe kandidat. Kërkoj që këto pamje të më vihen në dispozicion sa me parë të jetë e mundur“, është kërkesa e kandidatit.
    Anëtarët e KAS i bënë të ditur se ankesa mund të merret në shqyrtim pasi të dalë rezultati përmbledhës nga KQZ, por ndërkohë do t’i vendosen në dispozicion pamjet filmike nga procesi i numërimit të kutive në Krujë dhe qarkun e Durrësit.
    Mbrëmë në Top Story në Top Channel, Kalaja tha se i janë vjedhur votat nga kandidatët e tjerë brenda PD-së gjatë procesit të numërimit të votave preferenciale.
    “I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, deklaroi Kalaja një ditë më parë në Top Story nga Grida Duma.

    Top Channel

  • Kandidoi në listën e hapur në qarkun e Durrësit, akuzon Aulon Kalaja: Më kanë vjedhur votat brenda listës, do e çoj në Prokurori

    Kandidoi në listën e hapur në qarkun e Durrësit, akuzon Aulon Kalaja: Më kanë vjedhur votat brenda listës, do e çoj në Prokurori

    Aulon Kalaja

    TIRANË- Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka denoncuar se votat e tij janë manipuluar brenda kutisë zgjedhore. Kalaja tha për “Top Story” se ai do të bëjë një kallëzim për këtë rast. Ai hodhi akuza ndaj kandidatëve të tjerë, duke u shprehur se e ka me konkurrentët brenda partisë, por pa përmendur emra.
    “I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.
    Kalaja ka dalë i dyti me 7255 vota, por pa siguruar asnjë mandat. Ndërsa nga lista e hapur për qarkun e Durrësit ka dalë Arian Ndoja, i cili numëron 8209 vota./ZËRI

  • Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

    Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

    Kompozitori Aulon Naçi është emëruar drejtor i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.  
    Ky emërim vjen pas shkarkimit me një vendim të Këshillit të Ministrave disa ditë më parë të Abigeila Voshtinës, e cila e mbajti këtë post për dy vite. Aulon Naçi do të jetë në detyrë deri në përfundim të konkursit dhe emërimit të drejtuesit të ri. 
    “I urojmë suksese Drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, z. Aulon Naçi!
    Naçi ka një karrierë të pasur dhe të spikatur në fushën e muzikës dhe kompozicionit. Ai ka përfunduar studimet në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine, Itali, duke u diplomuar me maksimumin e notave dhe me titullin nderi. Më pas, ka vazhduar specializimin në Belgjikë, si asistent lektor në Konservatorin Mbretëror të Brukselit për një vit.
    Veprat e tij janë interpretuar dhe pritur me entuziazëm në një gamë të gjerë vendesh, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Italinë, Austrinë, Greqinë, Kanadanë, Holandën, Belgjikën, Rumaninë, Slloveninë dhe shumë të tjera. Ai ka udhëhequr artistikisht aktivitete të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me emra të njohur të panoramës muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare, si ansamble dhe solistë. Disa nga bashkëpunimet më të njohura janë me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe solistët e Orkestrës së “Teatro Alla Scala”. 
    Aulon Naçi ka marrë çmime të ndryshme si kompozitor dhe kontribues në muzikë përfshirë rikthimin e tij në vendlindje si “Albanian Excellence”, “Vela Latina” dhe “Krenaria e qytetit të Vlorës”. Në vitin 2023, ai u përzgjodh për të marrë pjesë në programin prestigjioz LEAD Albania, modeluar sipas programit White House Fellows në SHBA. Po ashtu, në maj 2024, ai përfundoi programin Emerging Leaders në Harvard Kennedy School duke u aftësuar në aspektet menaxheriale dhe të lidershipit. 
    Në vitin e fundit, z. Naçi ka kontribuar edhe si këshilltar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjithashtu prej 8 vitesh është angazhuar si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, Fakultetin e Muzikës për degën e kompozicionit duke dhënë kontributin e tij për ngritjen e kapaciteteve të talenteve të reja.  
    Përzgjedhja u bë një Juri, përmes një procesi konkurrimi platformash, të zyrtarizuar me miratim nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – MEKI”, -shkruan ministri.