Me 8 mijë e 120 vota në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u rendit i dyti në listën e hapur të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por rezulati i mirë vetjak nuk i dha mundësinë që të fitonte mandatin e deputetit.
Pakënaqësitë për rezultatin i përktheu në ankesa në KAS e Kolegj Zgjedhor, ku kërkon rinumërim të votave, por në një intervistë për A2CNN thotë se luftën po e vijon edhe për legjitimitetin e kandidatëve.
“Unë do të vijojë me ankimime të tjera, sepse këtë betejë nuk e kam nisur thjesht për mandat, por për parimin për të vendosur një gurë themeli që çdo kandidat nesër në zgjedhjet e ardhshme të ketë të drejtë për t’u ankimuar. Kodi Zgjedhor që thotë se kandidatët nuk legjitimohen për mendimin tim ka shkelur kushtetutën, unë do vazhdoj ankimin në Kolegj Zgjedhor dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në rast se nuk e zgjidh do shkoj dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Kalaja.
Përpara tij në listë me 1047 vota diferencë është Arjan Ndoja, por Aulon Kalaja pohon se luftën nuk e ka me kandidatët e tjerë brenda listës së PD apo me kundërshtarin, por me sistemin ku sfida e tij është ndryshimi i ligjit që kandidatët të kenë mundësi të ankohen edhe nëse partitë e tyre nuk i mbështesin.
“Unë mendoj që ai e ka bërë atë ligj që kandidatët nuk legjitimohen është një ligj antikushtetues. Prandaj është domosdoshëmëri, është imperativ i kohës që ky ligj jo për Aulon Kalanë por për kandidatët e tjerë se unë mund të mos kandidoj më, por të ketë mundësi që kur ta rrahin ta lenë të qajnë. Kaq e thjeshtë është”, shton ai.
Vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për hapjen e një pjese të kutive në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja e quan një fitore të vogël, por shton se ka besim se deri në fund të procesit do të shkohet të hapja e të gjitha kutive.
“Me gjetjet që do të bëhen në kutitë që kanë vendosur të rinumërojnë ato do të detyrohen të hapin edhe pjesën tjetër të kutive”, deklaron Kalaja.
Trafikimi i votës është bërë në disa forma, pohon ai, ku nga leximi i parë i votës për subjektet te numërimi i votave për kandidatët fletët e votimit janë tjetërsuar për të favorizuar një prej emrave në listën e hapur.
“Nga këqyrja e pamjeve filmike, unë kam disa vota që janë votuar vetëm për emrin tim, pa logo partie dhe në numërimin e dytë është shënuar PS ose një parti tjetër. Në rast se unë kam pasur 4 vota në një tavolinë, më janë marrë dy dhe më janë lënë dy. Pra më janë hequr dy vota dhe i janë dhënë një kandidati tjetër”, shpjegon ai.
Në bazë të vendimit të KQZ, rinumërimi i votave do të nisë ditën e martë në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Në fillim pritet të rinumërohen votat në qarkun e Tiranës, e më pas do të vijohet me Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.
Tag: aulon
-

Në luftë për mandatin, kandidati i PD: Shkoj deri në Strasburg për legjitimitet
-

“Arjan Ndojës i janë shtuar votat”, Aulon Kalaja dorëzon provat dhe kërkon rinumërim në Durrës: S’po e bëj për mandat, por për transparencë
Kandidati demokrat Aulon Kalaja i është bashkuar kërkesës për të shpallur të pavlefshme qarkun e Durrësit.
Sot u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat preferenciale.
Ndërsa depozitoi provat, ai tha se bazuar në filmimet e pamjeve nga KQZ ka devijim votash jo vetëm ndaj tij, por edhe të 13 kandidatëve të tjerë.
Përfaqësuesi ligjor i Kalasë tha se në shumicën e rasteve votat i ishin shtuar kandidatit fitues të listës së hapur ish-prokurorit, Arjan Ndoja.
“Në ekran shfaqen 31 vota për kandidatin Arjan Ndoja dhe në procesverbal na rezultojnë 37 vota. Ka raste edhe kur u janë hequr e shtuar kandidatëve të tjerë. I kemi me minuta dhe kohë në 69 kuti që kemi verifikuar deri tani. Në KZAZ nr. 21, qv 1361, tavolina 1, kemi konstatuar nga leximi që i është bërë tabela nuk përputhet me proces-verbalin, ka lëvizur vota, 4 fletë votimi për Aulon Kalanë, në procesverbal janë pasqyruar 2 vota, për kandidatin Hoxha 3 vota nga leximi në pamje, në proces-verbal 2 vota, për kandidatin Ndoja në ekran 20 vota, në tabelë, proces verbal 25 vota. Kandidatit Ndoja i shtohen vota dhe në një qendër tjetër, nga 12 në ekran, në proces-verbal 15 vota”, tha përfaqësuesi i Kalasë.
Kalaja nga ana tjetër kërkoi jo vetëm hapjen e 69 kutive për të cilat dorëzuan prova, por për mbi 500 kutitë në qarkun e Durrësit.
“Kam qenë i pari kandidat që kam ardhur dhe kam bërë ankimim, sepse e kam parë çfarë po bëhej në KQZ, pamjet më janë vënë në dispozicion me kaq vonesë, e kam bërë jo për mandat, por për transparencë, e kam bërë për t’u vendosur si gur themeli për kandidatët e tjerë, janë vota që më janë shpallur të pavlefshme, janë rritur në mënyrë artificiale votat për një kandidat, dhe i janë marrë vota edhe kandidatëve të tjerë. Nuk ju bën përshtypje?”, u shpreh Kalaja.
Pasi dëgjoi palët, KAS e shtyu mbledhjen për më vonë.
Ne KZAZ 21 në Durrës që i përket Sukthit, Aulon Kalaja kishte 4 vota dhe në procesverbal i rezultonin 2, Arjan Ndoja kishte 20 dhe ne procesverbal i dalin 25.Top Channel
-

Hapja e kutive? KAS jep të enjten vendimin për Kukësin
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet.
KAS përfundoi edhe shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 37 (qarku Kukës) dhe vendimmarrja do të shpallet ditën e Enjte, datë 5 qershor, në orën 09:50. PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për këtë qark.Sot (4 qershor), në rend dite ishin edhe ankimimet për Fierin dhe Durrësin. Përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, pretendoi në ankimimin e tij për Fierin, ku demokratët humbën thellë 12 me 4 mandate ndaj PS-së, se kishte parregullsi të shumta, duke u përqendruar tek përdorimi i makinerisë shtetërore dhe administratës, patronazhistëve dhe deri tek ‘asfalti elektoral’, devijimi i votës dhe veçanërisht vota e diasporës e manipuluar.
Më pas diskutimi kaloi edhe te Durrësi, ku u vu re prezenca në sallë edhe e dy prej kandidatëve të PD-së, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana, që pretendojnë manipulimin e votës brenda partisë, që u ka hequr mandatin atyre në favor të Arjan Ndojës. Pas diskutimeve me përfaqësuesit e KAS, sepse sipas ligjit kandidatët nuk mund të përfaqësohen individualisht, por me partinë, u kërkua verifikimi i 39 kutive. Më parë, i përfaqësuar edhe nga Partia e Legalitetit në ankim, KAS ia kishte pranuar kërkesën Aulon Kalasë, por pa u shprehur për rinumërimin. Dy kandidatët u lanë të ndiqnin mbledhjen, teksa pretendojnë se ka prova se vota e tyre ka devijuar.
Kandidati Aulon Kalaja dhe përfaqësuesi i tij shprehën qëndrimin për verifikimin e 39 kutive ku pretendohej se ishte devijuar vota e tij brenda PD-së dhe ku u shpreh se ka prova që duhen shqyrtuar. Anëtari i KAS, Ilir Rusmali, kërkoi që provat të silleshin konkrete, me detaje se ku ndodheshin ato fletë votimi, edhe nëse ishin në më shumë se 39 kuti, por i kërkoi kohë ankimuesit Kalaja dhe i la afat deri ditën e hënë për këtë grumbullim faktesh që do dorëzonte.
Kalaja u shpreh se i kishin këto të dhëna dhe do i dorëzonin. Kujtojmë se KAS e ka pranuar Kalanë si ankimues, por pa garantuar ende rinumërimin që kërkojnë. Në fund, relatori i çështjes, Elvis Çefa, deklaroi shtyrjen e seancës dhe rimbledhjen e trupës për vendim ditën e martë, datën 10 qershor, ora 13:00 e pasdites. -

11 maji/ KAS jep të enjten vendimin për Kukësin, Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet.
KAS përfundoi edhe shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 37 (qarku Kukës) dhe vendimmarrja do të shpallet ditën e Enjte, datë 5 qershor, në orën 09:50. PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për këtë qark.
Sot (4 qershor), në rend dite ishin edhe ankimimet për Fierin dhe Durrësin.
Përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, pretendoi në ankimimin e tij për Fierin, ku demokratët humbën thellë 12 me 4 mandate ndaj PS-së, se kishte parregullsi të shumta, duke u përqendruar tek përdorimi i makinerisë shtetërore dhe administratës, patronazhistëve dhe deri tek ‘asfalti elektoral’, devijimi i votës dhe veçanërisht vota e diasporës e manipuluar.
Ai kërkoi hapjen e kutive, verifikimin e votave të diasporës dhe fletëve të papërdorura, kërkesë që PD e shtoi më pas për të 12 qarqet që konteston. Demokratët pretendojnë se janë 130 mijë fletë të papërdorura të manipuluara apo që nuk gjenden në kuti (sepse në procesverbale komisionerët kanë shënuar 0), por që deri tani nga hapja e disa kutive si në Berat dhe Vlorë, nuk rezultoi e vërtetë, pasi ato janë gjendur brenda të gjitha.
KAS pasidëgjoi pretendimet për prova, shtyu mbledhjen për Fierin pas një jave, me qëllim shqyrtimin apo grumbullimin e mëtejshëm të tyre.
Më pas diskutimi kaloi edhe te Durrësi, ku u vu re prezenca në sallë edhe e dy prej kandidatëve të PD-së, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana, që pretendojnë manipulimin e votës brenda partisë, që u ka hequr mandatin atyre në favor të Arjan Ndojës. Pas diskutimeve me përfaqësuesit e KAS, sepse sipas ligjit kandidatët nuk mund të përfaqësohen individualisht, por me partinë, u kërkua verifikimi i 39 kutive.
Më parë, i përfaqësuar edhe nga Partia e Legalitetit në ankim, KAS ia kishte pranuar kërkesën Aulon Kalasë, por pa u shprehur për rinumërimin. Dy kandidatët u lanë të ndiqnin mbledhjen, teksa pretendojnë se ka prova se vota e tyre ka devijuar.
Kandidati Aulon Kalaja dhe përfaqësuesi i tij shprehën qëndrimin për verifikimin e 39 kutive ku pretendohej se ishte devijuar vota e tij brenda PD-së dhe ku u shpreh se ka prova që duhen shqyrtuar.
Anëtari i KAS, Ilir Rusmali, kërkoi që provat të silleshin konkrete, me detaje se ku ndodheshin ato fletë votimi, edhe nëse ishin në më shumë se 39 kuti, por i kërkoi kohë ankimuesit Kalaja dhe i la afat deri ditën e hënë për këtë grumbullim faktesh që do dorëzonte.
“Deri ditën e hënë keni kohë të sillni jo 39 kuti, por 399 kuti po deshët. Mund të sillni provat tuaja vetëm në këtë formë, duke dhënë informacionin dhe ne të veprojmë. Sillini dhe ne i verifikojmë e shqyrtojmë”, tha ai.
Një tjetër anëtar i trupës, Elvin Lako, vuri në dukje se për të qenë e lehtë analizimi i pamjeve, kandidati duhet të kishte edhe shënimet e vëzhguesve se në cilën moment ishin hasur problematikat me votën.
“Vëzhguesit duhet të kishin mbajtur shënim të gjitha problematikat me votën, t’i kishin raportuar të gjitha, sepse pa ato shënime është e vështirë që t’i kontrollosh dhe t’i gjesh në video. Pra duhet ta kërkoni me shënime të sakta, që ta keni më të kollajshme për ta gjetur edhe në video sipas pretendimit”, u shpreh ai.
Kalaja u shpreh se i kishin këto të dhëna dhe do i dorëzonin. Kujtojmë se KAS e ka pranuar Kalanë si ankimues, por pa garantuar ende rinumërimin që kërkojnë. Në fund, relatori i çështjes, Elvis Çefa, deklaroi shtyrjen e seancës dhe rimbledhjen e trupës për vendim ditën e martë, datën 10 qershor, ora 13:00 e pasdites.
Aulon Kalaja ka qenë një nga zërat më të fortë pas përfundimit të procesit të votimit, duke deklaruar se vota e tij është deformuar brenda koalicionit. Ai mori 7291 vota, ndërsa mandatin e vetëm të kësaj liste e fitoi Arian Ndoja me 8249 vota. Pretendimi i tij ka qenë për deformim të votës preferenciale duke kërkuar mandatin e deputetin Arjan Ndoja. -

Plas në PD/Aulon Kalaja: Vota ime jepej hapur për kandidatin tjetër demokrat te tavolina e numërimit!
Aktualitet Politikë E Mërkurë, 4 Qershor 2025 00:59
Aulon Kalaja ka bërë akuza të forta për komisionet e numërimit në Durrës. Ai tha në Top news: Votime ime jepej hapur për kandidatin tjetër te tavolina e numërimit! Po kështu akuzon edhe Ilir Alimehmeti në Tiranë. Por duhet që Kolegji Zgjedhor të vendos në hapjen e kutive. Akuzat janë se komisionerët e PD-së janë shitur, duke shitur votën brenda llojit.
-

Plas në PD/Aulon Kalaja: Votime ime jepej hapur për kandidatin tjetër demokrat te tavolina e numërimit!
Aktualitet Politikë E Mërkurë, 4 Qershor 2025 00:59
Aulon Kalaja ka bërë akuza të forta për komisionet e numërimit në Durrës. Ai tha në Top news: Votime ime jepej hapur për kandidatin tjetër te tavolina e numërimit! Po kështu akuzon edhe Ilir Alimehmeti në Tiranë. Por duhet që Kolegji Zgjedhor të vendos në hapjen e kutive. Akuzat janë se komisionerët e PD-së janë shitur, duke shitur votën brenda llojit.
-

‘Jam pranë fitores’, Aulon Kalaja: Nesër seanca e fundit në KAS, pres hapjen e kutive në Durrës
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, deklaroi se është shumë pranë fitores, ndërsa pret zhvillimin e seancës së fundit në Kolegjit e Apelimit të Zgjedhjeve (KAS), që do të mbahet ditën e nesërme.
“E përshëndes KAS për qëndrimin e mbajtur. Unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, pasi do të zhvillohet edhe seanca ime e fundit”, u shpreh Kalaja.
Ai theksoi se ndryshe nga disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike që janë rrëzuar për shkak të mungesës së legjitimitetit, ai vetë ka kërkuar hapjen e kutive në emër personal dhe jo vetëm në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit politik.
“Kandidatët e tjerë janë rrëzuar sepse nuk mund të legjitimoheshin dot. Këta të rrahin e s’të lënë as me qa. Unë dua të shoh votat e mia, në emrin tim personal si Aulon Kalaja, jo vetëm si subjekt politik”, deklaroi ai.
Kalaja pretendon se nga hapja e kutive në Durrës do të dalin prova konkrete për vjedhje dhe trafikim të votave.
“Jo vetëm që janë vjedhur votat, por edhe janë trafikuar. Kam parë vota të mia që janë shpallur të pavlefshme dhe i janë kaluar PS-së”, tha ai, duke theksuar se gjithçka do të qartësohet pas seancës së nesërme dhe verifikimit të kutive. -

Zogistët i dalin në krah Aulon Kalasë, kërkojnë rinumërimin e votave në Durrës
Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila ka garuar në koalicion me Partinë Demokratike në 11 Maj kërkon rinumërimin e votave në qarkun e Durrësit.
Kjo kërkesë e PLL vjen në mbështetje të një kërkesë të mëparshme të kandidatit Aulon Kalaja, i cili në këto zgjedhje rezulton se është kandidat i këtij subjekti zgjedhor.
Më herët KAS rrëzoi kërkesën e Aulon Kalasë për rinumërim të votave me arsyetim se një kërkesë e tillë bëhet vetëm nga subjektet zgjedhore dhe jo nga kandidatët. -

Aulon Kalaja depoziton kërkesën në KQZ, kërkon rinumërim në Durrës: Kishte trafikim votash, dyshojmë për…
Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.
Ai thekson se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote.
“E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumërimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën. Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendosur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhënave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentet tona, gjithashtu deri në atë moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohës fizike për të përmbyllur çdo argument.
Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numërimit të rezultatit zgjedhor prejt të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sikurse do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor“, theksohet në kërkesë.
Sipas tij “duke qene se nga ana e vezhgueseve janë konstatuar parregullsi në shumicën e kutive dhe gjithashtu i njejti raportim ka ardhur edhe nga KZAZ e tjera të Qarkut Durrës, na u krijuar dyshimi i arsyeshëm që këto mospërputhje nuk kanë qenë të rastesishme dhe mospërputhje mund të kete edhe në kuti që vezhguesit nuk kanë arritur të mbajnë shenim cdo vote, kjo edhe pertej KZAZ nr. 20”.
Aulon Kalaja ishte i pari nga radhët e opozitës që deklaroi se kishte dyshime që vota e tij ishte deformuar brenda kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kalaja u rendit i dyti në listën e hapur të opozitës në Durrës, me 7291 vota, ndërkohë që mandatin e vetëm të kësaj liste e mori Arian Ndoja me 8249 vota.
Ndërkohë, rinumërim të votave kërkojnë kandidatët e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore Ilir Alimehmeti, Mimoza Hadermataj dhe Lisandër Hoxha.
Top Channel
-

Aulon Kalaja kërkon rinumërimin e votave/ Depoziton kërkesë në KQZ për qarkun Durrës
Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.
Ai thekson se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote.
“E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumerimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën.
Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendorur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhenave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentat tona, gjithashtu deri në ate moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohes fizike për të përmbyllur cdo argument.
Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numerimit të rezultatit zgjedhor prejt të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cënuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sic do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor”, theksohet në kërkesë.
Kujtojmë se Kalaja ishte i pari nga radhët e opozitës që deklaroi se kishte dyshime që vota e tij ishte deformuar brenda kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kalaja u rendit i dyti në listën e hapur të opozitës në Durrës, me 7291 vota, ndërkohë që mandatin e vetëm të kësaj liste e mori Arian Ndoja me 8249 vota.
2025_4961_Aulon Kalaja_Kerkese ankimoreTop Channel