Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike.
Ajo që humbi më tepër vota ishte vetë Partia Demokratike, edhe pse kërkesa për rinumërim u bë nga kandidati i të njëjtës parti, Aulon Kalaja.
Në përditësimin zyrtar të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota. Po ashtu, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota nga korrigjimi.
Sipas të dhënave të KQZ, Arjan Ndoja ka rezultuar me 88 vota të marra padrejtësisht, ndërsa Aulon Kalasë i janë rikthyer 11 vota që nuk i ishin përfshirë në numërimin e parë, por ky rezultat nuk i siguroi Kalasë një ulëse në Kuvend.
Aulon Kalaja thotë se KAS dhe KQZ anuluan numërimin e të gjitha votave të qarkut Durrës; sipas tij, në datën 3 qershor me një vendim të vetë KQZ-së duhej të hapeshin 290 kutitë brenda vendit dhe 85 kutitë e Diasporës, por ky vendim ndryshoi duke lejuar të hapen vetëm 154 kuti plus kutitë e Diasporës.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Aulon Kalaja ndërprerjen e rinumërimit të të gjitha votave të qarkut Durrës e quan “krim zgjedhor” që mbështetet nga vetë KQZ dhe KAS.
Pavarësisht këtij vendimi, Kalaja thotë se nuk do të ndalet së kërkuari hapjen e kutive të tjera, edhe pse kjo kërkesë do të shkaktojë zemërim te kolegët e partisë së tij.
Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës. Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.
Tag: aulon
-

Rinumërimi i Durrësit, kandidati i PD: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët…
-

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët
Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike.
Ajo që humbi më tepër vota ishte vetë Partia Demokratike, edhe pse kërkesa për rinumërim u bë nga kandidati i të njëjtës parti, Aulon Kalaja.
Në përditësimin zyrtar të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota. Po ashtu, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota nga korrigjimi.
Sipas të dhënave të KQZ, Arjan Ndoja ka rezultuar me 88 vota të marra padrejtësisht, ndërsa Aulon Kalasë i janë rikthyer 11 vota që nuk i ishin përfshirë në numërimin e parë, por ky rezultat nuk i siguroi Kalasë një ulëse në Kuvend.
Aulon Kalaja thotë se KAS dhe KQZ anuluan numërimin e të gjitha votave të qarkut Durrës; sipas tij, në datën 3 qershor me një vendim të vetë KQZ-së duhej të hapeshin 290 kutitë brenda vendit dhe 85 kutitë e Diasporës, por ky vendim ndryshoi duke lejuar të hapen vetëm 154 kuti plus kutitë e Diasporës.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Aulon Kalaja ndërprerjen e rinumërimit të të gjitha votave të qarkut Durrës e quan “krim zgjedhor” që mbështetet nga vetë KQZ dhe KAS.
Pavarësisht këtij vendimi, Kalaja thotë se nuk do të ndalet së kërkuari hapjen e kutive të tjera, edhe pse kjo kërkesë do të shkaktojë zemërim te kolegët e partisë së tij.
Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës. Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.
Ditën e hënë, KAS do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në këto 4 qarqe, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, pavarësisht se kërkesat për qarqet e tjera i janë…Top Channel
-

Asgjë e re nga qarku i Durrësit, rinumërimi nuk sjell asnjë ndryshim në mandate
I fundit në radhë, qarku i Durrësit nuk solli asnjë tjetërsim rezultati nga procesi i rinumërimit të votave.
Ajo që humbi më tepër vota ishte vetë Partia Demokratike edhe pse kërkesa për rinumërim u bë nga kandidati i të njëjtës parti, Aulon Kalaja.
KAS vendosi që për këtë qark të hapte rreth 300 kuti përfshirë edhe 85 nga diaspora, por sërish nuk pati asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike ndërsa votat u pasqyruan me ndryshime të lehta te kandidatët, përkatësisht Arjan Ndoja i cili i mori mandatin e deputetit Aulon Kalaja me rreth 110 vota diferencë, humbi 86 vota që i kishte marrë padrejtësisht në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Aulon Kalaja fitoi 12 vota.Por si pasqyrohet rezultati te kandidatët e tjerë në këtë qark brenda PD dhe PS?
Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës.
Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.
Ditën e hënë, KAS do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në këto 4 qarqe, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor, për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, pavarësisht se kërkesat për qarqet e tjera i janë rrëzuar./vizionplus.tv -

Mbyllet rinumërimi! PD humb 18 vota në Durrës, s’ka lëvizje mandati. Aulon Kalaja: Më kanë vjedhur 11 vota
Foto ilustruese
TIRANË- Brenda ditës u mbyll i gjithë procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit. Rinumërimi kishte nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit, në pallatin e Sportit “Farie Hoti” dhe për të gjithë ditën u hapën 154 kuti. Po ashtu, përveç votave të hedhura në Qendrat e Votimit brenda Shqipërisë, janë rinumëruar gjithashtu edhe 85 kuti të tjera, që i përkasin votave të Diasporës. Nga rinumërimi, Partia Demokratike humb 18 vota, ndërsa Partia Socialiste humb 5 vota. Vota kanë “fituar” vetëm koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (5 më shumë); Aleanca Kombëtare Shqiptare (1); Mundësia (3) dhe Partia Socialdemokrate që doli me 1 votë më shumë.
Sa i përket votave preferenciale, nga të dhënat e KQZ, Ndoja rezulton se ka marrë 86 vota pa meritë, ndërsa Aulon Kalasë i janë shtuar 12 vota. Emri Vatës i janë numëruar gabim 56 vota. Nga socialistët, Arkend Balla ka marrë 55 vota pa meritë, ndërsa gjatë numërimit të parë, Alban Xhelilit i ishin hequr 26 vota.
Por pas përfundimit të procesit, kandidati demokrat për deputet në listën e hapur, Aulon Kalaja u shfaq i pakënaqur. Sipas Kalasë, KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re.
“Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë. Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin?,”- tha Kalaja.
Kështu, edhe në Durrës nuk ka asnjë ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike. Rinumërimi ka përfunduar edhe në Tiranë, ku nuk pati asnjë ndryshim mandati. Ndërsa në Fier, po. Për 10 vota më shumë mandatin e Zegjinë Çaushit, e mori Maldrita Bardho. Por megjithatë kjo e fundit hoqi dorë nga mandati, duke rikthyer sërish Çaushin në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI -

Rinumërimi i votave në Durrës, Aulon Kalaja dhe Arjan Ndoja “përplasen” për votat
Prej dy ditësh vijon rinumërimi i votave për 290 kuti në qarkun e Durrësit.
Deri në këtë fazë janë kaluar rreth 100 kuti ku vërehen lëvizje të papërfillshme votash mes subjekteve politike.
Sa i takon kandidatëve në garë, e gjithë beteja përqendrohet brenda PD, ku Aulon Kalaja si iniciator i ankimimit ka rifituar vetëm 4 vota deri më tani, ndërsa kandidatit tjetër të PD, Arjan Ndoja, i janë hequr 51 vota që i kishte marrë padrejtësisht.Më 11 maj, Arjan Ndoja i rrëmbeu mandatin Aulon Kalas me një diferencë rreth një mijë vota.
Qarku i Durrësit përfshin në rinumërim edhe disa kuti nga diaspora, ndërsa do të jetë i fundit që do t’i nënshtrohet procesit të analizës.
/vizionplus.tv -

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës
Sot ka nisur procesi i rinumërimit të votave në qarkun Durrës.
Deri më tani janë numëruar 86 nga 290 kuti brenda vendit, ndërsa pritet të rinumërohen edhe 85 kuti që i përkasin diasporës.
Në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.
Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka 51 vota të padrejta, ndërsa Kalasë i shtohen 5 vota.
Ndërsa në PS deri më tani 37 vota i janë hequr Erjon Xhilit, kurse 35 vota Arkend Ballës.
Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse ai do t’ia marrë mandatin Ndojës pas rinumërimit.Top Channel
-

Nis rinumërimi për Durrësin, demokratët pretendojnë trafikim votash mes njëri-tjetrit
Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark.
Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për rinumërim, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, i cili ishte në koalicionin PD-ASHM.Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për rinumërim, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, i cili ishte në koalicionin PD-ASHM.
-

Sot rinumërohen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës
Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit.
Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për rinumërim, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, i cili ishte në koalicionin PD-ASHM.
Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të kutive të votimeve për Durrësin. Ai kërkoi gjithashtu edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e nevojshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.
-

Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve! SPAK nuk nisi hetimet, Aulon Kalaja ankimon vendimin
Aulon Kalaja
TIRANË-Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve sa i përket kallëzimit të tij, lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve. Ankimi i tij pritet të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqësorit, ku me pas do hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij.
Deputeti i cili ishte pjesë e listës së hapur të qarkut të Durrësit, bëri kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti, ku sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhje.Qeveria shqiptare miratoi dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga:a) inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;b) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;c) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;d) Policia e Shtetit;dh) Policia Bashkiake./ZËRI -

Në luftë për mandatin, Aulon Kalaja kërkon rinumërimin e votave: Do shkoj deri në Strasburg për legjitimitet
Me 8 mijë e 120 vota në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u rendit i dyti në listën e hapur të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por rezulati i mirë vetjak nuk i dha mundësinë që të fitonte mandatin e deputetit.
Pakënaqësitë për rezultatin i përktheu në ankesa në KAS e Kolegj Zgjedhor, ku kërkon rinumërim të votave, por në një intervistë për një emision televiziv thotë se luftën po e vijon edhe për legjitimitetin e kandidatëve.
“Unë do të vijojë me ankimime të tjera, sepse këtë betejë nuk e kam nisur thjesht për mandat, por për parimin për të vendosur një gurë themeli që çdo kandidat nesër në zgjedhjet e ardhshme të ketë të drejtë për t’u ankimuar. Kodi Zgjedhor që thotë se kandidatët nuk legjitimohen për mendimin tim ka shkelur kushtetutën, unë do vazhdoj ankimin në Kolegj Zgjedhor dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në rast se nuk e zgjidh do shkoj dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Kalaja.
Përpara tij në listë me 1047 vota diferencë është Arjan Ndoja, por Aulon Kalaja pohon se luftën nuk e ka me kandidatët e tjerë brenda listës së PD apo me kundërshtarin, por me sistemin ku sfida e tij është ndryshimi i ligjit që kandidatët të kenë mundësi të ankohen edhe nëse partitë e tyre nuk i mbështesin.
“Unë mendoj që ai e ka bërë atë ligj që kandidatët nuk legjitimohen është një ligj antikushtetues. Prandaj është domosdoshëmëri, është imperativ i kohës që ky ligj jo për Aulon Kalanë por për kandidatët e tjerë se unë mund të mos kandidoj më, por të ketë mundësi që kur ta rrahin ta lenë të qajnë. Kaq e thjeshtë është”, shton ai.Vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për hapjen e një pjese të kutive në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja e quan një fitore të vogël, por shton se ka besim se deri në fund të procesit do të shkohet të hapja e të gjitha kutive.
“Me gjetjet që do të bëhen në kutitë që kanë vendosur të rinumërojnë ato do të detyrohen të hapin edhe pjesën tjetër të kutive”, deklaron Kalaja.
Trafikimi i votës është bërë në disa forma, pohon ai, ku nga leximi i parë i votës për subjektet te numërimi i votave për kandidatët fletët e votimit janë tjetërsuar për të favorizuar një prej emrave në listën e hapur.
“Nga këqyrja e pamjeve filmike, unë kam disa vota që janë votuar vetëm për emrin tim, pa logo partie dhe në numërimin e dytë është shënuar PS ose një parti tjetër. Në rast se unë kam pasur 4 vota në një tavolinë, më janë marrë dy dhe më janë lënë dy. Pra më janë hequr dy vota dhe i janë dhënë një kandidati tjetër”, shpjegon ai.
Në bazë të vendimit të KQZ, rinumërimi i votave do të nisë ditën e martë në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Në fillim pritet të rinumërohen votat në qarkun e Tiranës, e më pas do të vijohet me Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.