Tag: aulon

  • Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

    Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

    Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur vota nga kolegu i tij në listën e PD Arjan Ndoji.
    Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.
    Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë.
    Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.

  • Aulon Kalaja padi në SPAK: Votat u tjetërsuan

    Aulon Kalaja padi në SPAK: Votat u tjetërsuan

    Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti këtë të martë një padi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati.
    “Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese. Nuk janë gabime njerëzore, gabime njerëzore janë kur lëvizin me 2 vota dhe jo me 42 vota. Numëruesit kanë bashkëpunuar me personin që i kanë kaluar votat, ka pasur raste, më janë hequr votat mua dhe i janë dhënë tjetrit, ka lëvizje të dukshme.

    Kam kërkuar sekuestrimin e kutive nga SPAK dhe rinumërimin, verifikimin edhe me pamje filmike, i kam edhe të shënuara me kuti këtu për t’ia vënë në dispozicion SPAK. Ka raste kur janë marrë nga PS, por edhe nga brenda koalicionit. Vota që më janë hequr mua apo kandidatëve të tjerë. Nuk do ta lë këtë betejë, unë nuk dorëzohem. Unë nuk di as sa vota kam, KAS thotë ndryshe, KQZ ndryshe, në filmime dalin të tjera. Unë do e vijoj betejën edhe në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Kalaja.

  • “Votat e mia iu shtuan Ndojës”, Aulon Kalaja padit KAS-in në SPAK për shpërdorim detyre

    “Votat e mia iu shtuan Ndojës”, Aulon Kalaja padit KAS-in në SPAK për shpërdorim detyre

    Kandidati i opozitës për zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja ka paraqitur këtë të martë dy padi në SPAK.

    Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë shtuar një tjetër kandidati, Arjan Ndojës dhe për këtë ai zkuzon edhe KAS për shpërdorim detyre.
    Ai tha se ka kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike dhe më pas SPAK të analizojë rezultatin.

    Aulon Kalaja kandidoi në zgjedhjet e 11 majit me koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca Për Shqipërinë Madhështore”.
    Ai pretendon se nëse rinumërohen të gjitha kutitë në Durrës, me trendin e tjetërsimit të votave dhe kalimit te tyre tek ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja rezultati mund të përmbyset./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet/ Aulon Kalaj padi në SPAK: Numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat

    Zgjedhjet/ Aulon Kalaj padi në SPAK: Numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat

    Aulon Kalaja

    DURRËS- Kandidati në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrës, Aulon Kalaja është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kalaja bëri me dije para mediave se arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK është një padi në lidhje me pretendimin e tij se më 11 maj ka pasur krim zgjedhor, konkretisht në qarkun Durrës.
    Kandidati tha para mediave se në KAS ka dorëzuar 8 prova të reja duke pretenduar se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kishin detyrë të vijonin rinumërimin. Lidhur me gjetjen e këtyre provave Kalaja shton se KAS mendon se është gabim njerëzor, ai mendon që është krim zgjedhor. Ndaj edhe kërkoi që votat të rinumërohen me pamje filmike, por edhe të krahasohen procesverbalet me pamjet nga Qendrat e Numërimit.
    “Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë. Në KAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin. KAS mendon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK. Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike. Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha Kalaja.

  • Votat e vjedhura? Aulon Kalaja hedh bombën: Kam prova, video, dëshmi, do plasë në SPAK

    Votat e vjedhura? Aulon Kalaja hedh bombën: Kam prova, video, dëshmi, do plasë në SPAK

    Aulon Kalaja ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor pas kërkesës së tij, teksa shtoi se do të vazhdojë betejën në SPAK.

    “Kolegji Zgjedhor mori një vendim të turpshëm dhe jo të bazuar në ligj. Ndërkohë beteja ime do të vazhdojë në SPAK dhe Gjykatë Kushtetuese. Unë nuk tërhiqem.
    Sot i ashtuquajturi Kolegj Zgjedhor, pa e lexuar fare ankimimin tim prej 13 faqesh dhe pa na dëgjuar fare ne, si palë paditëse, vendosi jo vetëm mos-legjitimimin tim si kandidat në proces, por edhe mos-legjitimimin e PLL, e cila mundësoi hapjen e një pjese të kutive të Qarkut Durrës, sadopak.
    Ata nuk ishin gjyqtarë, por robotë, të cilët i kishin programuar për të mos hapur kutitë e Qarkut Durrës. Nuk e di se ku të ankohesh dhe drejtësia është kthyer në iluzion.
    Ndaj unë sot kam disa pyetje:
    1- Përse Qarku i Durrësit nuk u rinumërua i plotë si Tirana dhe Fieri?!2- Përse nga 593 kuti që ka gjithsej Qarku Durrës, u vendos se do rinumëroheshin 290 dhe pastaj u rinumëruan 152 kuti?3- Përse në Qarkun Durrës u anulua rinumërimi?! Çfarë fshihet pas?! Kush e urdhëroi?!4- Përse u tërhoq KQZ nga rinumërimi ku diferenca ime u ngushtua me mbi 100 e kusur vota?!5- Përse KAS nuk pranoi të hapeshin kutitë e parinunëruara ndërkohë që unë paraqita 8 video të reja si provë?!6- A kam të drejtë të mar vesh se sa vota kam marë?! Një gerë më thanë se kam marë 8120, kurse tani më thanë se kam marë 8135 vota. Por për një gjë jam krenar, që nuk kam vjedhur asnjë votë, përkundrazi më kanë grabitur vota. Në respekt të qytetarëve që më besuan, do shkoj deri në fund.
    Këto pyetje dhe shumë të tjera do i drejtoja sot Kolegjit Zgjedhor, por ata mbyllën veshët dhe sytë dhe u treguan gjyqtarucë-robotikë, që shohin vetëm hallet e veta dhe nuk japin drejtësi. Madje as nuk i lexojnë ankimimet. Për këtë gjë i paguajmë, apo jo?!
    Nga unë keni këtë koment: Shihemi në SPAK dhe Gjykatë Kushtetuese”, ka deklaruar Aulon Kalaja.
     

  • Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

    Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

    Aulon Kalaja protestoi me disa parrulla tek dera e KQZ. Arsyeja ka lidhje me kutitë e qarkut Durrës. KAS me votë unanime vendosi hapjen e të gjitha kutive ku Aulon Kalaja kishte bërë këqyrjet e veta dhe tek të cilat paraqiti parregullsitë e konstatuara prej tij. Sipas Kodit i takon subjektit që të kërkojë, marrë dhe këqyrë pamjet filmike dhe aty ku konstaton parregullsi, paraqet ankesë në KAS.

    Kodi funksionoi dhe KAS pranoi kërkesën e Zotit Kalaja sa kohë ajo ishte mbështetur nga Kodi Zgjedhor. KQZ në javën e kaluar ka hapur dhe rinumëruar të gjitha kutitë tek të cilat Zoti Kalaja kishte konstatuar parregullsi. Ndaj kjo protesta sot për pretendimet se KQZ nuk i hapi të gjitha kutitë duket më shumë si nevojë për PR sesa për drejtësi.
    Zoti Kalaja akoma sot nuk ka depozituar ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pretendimet e tija për leximin e gabuar të Kodit nga KQZ, që nuk i njohu atij si kandidat të drejtën e subjektit ankues. Pasi humbi në Kolegjin Zgjedhor, ku u la në fuqi vendimi i KAS, Zoti Kalaja kishte të drejtën e ankimimit në Gjykatë Kushtetuese meqë edhe pretendimet e tija kishin lidhje me të drejta kushtetuese sipas tij të mohuara. Por kandidati Kalaja e la në mes betejën. Me sa duket u lodh me ankimimet. Siç u lodh dhe la përgjysëm këqyrjen e gjithë pamjeve filmike dhe çoi në KQZ vetëm aq sa gjeti për 60 kuti. Aq kohë dhe durim kishte! Pra kur lexoi dhe ndoqi kërkesat e Kodit, ankimimi i tij u pranua. Por pretendimi i tij nuk mbështetet në Kod por në arsyetime apo pretendime pa fakte dhe prova, të cilat nëse KQZ do u vinte pas do duhej të rinumëronte gjithë Shqipërinë. Meqë kandidatët, si rregull, nuk kanë kohë të këqyrin vetë pamjet, të bëjë KQZ punën e tyre.
    Nga ana tjetër, Zoti Kalaja harron se hapja e kutive të plota në qarqet Fier dhe Tiranë u bë me kërkesën e 2 anëtarëve të KAS, përfaqësues të Partisë Demokratike. Tek kërkesa e 2 anëtarëve të KAS për rinumërimin në Tiranë dhe Fier u ndoq pikërisht “metoda” që pretendon Kalaja se duhet ndjekur edhe për qarkun Durrës. Pavarësisht se sa abuzive ishin edhe ato kërkesa dhe sesi dy anëtarët u përdorën një herë nga partia e një herë nga shoqëria, Zoti Kalaja nëse ka ndonjë protestë atë duhet ta bëjë tek selia e PD. Në atë seli, pretendimet e Alimehmetit u përqafuan, kurse këto të Kalasë u shkelmuan.

    Kështu Zoti Kalaja mund të hyjë edhe në histori e nuk rrezikon të përdoret në raportet e brendshme në PD. Ku tashmë gara e vetme duket të jetë ajo se kush e ngre më shumë zërin për faktin ae Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi partisë. Dhe një pankartë e tillë i mungonte Aulon Kalasë sot në protestën para KQZ. Epo ka kohë boll deri në shtator…
     

  • KAS rrëzon PD-në, s’ka përsëritje zgjedhjesh! Miratohen rezultatet e nxjerra nga KQZ për Tiranën, Elbasanin, Fierin dhe Durrësin

    KAS rrëzon PD-në, s’ka përsëritje zgjedhjesh! Miratohen rezultatet e nxjerra nga KQZ për Tiranën, Elbasanin, Fierin dhe Durrësin

    Ilirian Rusmajli mbërriti i pari nga anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të dhënë vendimin pas rinumërimit të pjesshëm të kutive të votimit për Elbasanin, Tiranën, Durrësin dhe Fierin.

    Megjithëse rinumërimi është një kapitull i mbyllur dhe  nga panorama e mandateve të prodhuara më 11 Maj u shkaktua vetëm 1 ndryshim mandati brenda PS në qarkun Fier, PD ngulmon për pavlefshmëri absolute në këto 4 qarqe.
    Marash Logu përfaqësues i PD në KQZ renditi fillimisht 27 qendra votimi me probleme në qarkun e Elbasanit dhe më pas për tre qarqet e tjera në mbështetje të pretendimit për ribërje zgjedhjesh.
    KAS më pas rrëzoi pretendimet e PD duke miratuar rezultatet e nxjerra nga KQZ për Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. PD pritet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
    Kandidati demokrat Aulon Kalaja zhvilloi një tjetër protestë kësaj here përpara KQZ, me kërkesën për numërimin e të gjitha kutive në këtë qark dhe jo të pjesshëm siç ndodhi.
    Pas një sër pyetjesh nga gazetarët Aulon Kalaja,  pranoi se përpjekja e tij për transparencë të votës preferenciale, u minua nga brenda forcës së tij politike, paçka se procesi rinumërimit u mbështet nga Sali Berisha.
    Megjithatë beteja e Aulon Kalasë nuk ndalet këtu. Me aq parregullsi sa u gjetën nga rinumërimi i pjesshëm i Durrësit ai do t’i drejtohet me një kallëzim SPAK për numëruesit tjetërsues të votës në favor të një kandidati tjetër të PD-s.

    Top Channel

  • KAS vendos për 4 qarqe! Opozita ngulmon për pavlefshmëri në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier. Kalaja kritikon edhe PD

    KAS vendos për 4 qarqe! Opozita ngulmon për pavlefshmëri në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier. Kalaja kritikon edhe PD

    Ilirian Rusmajli mbërriti pari nga anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të dhënë vendimin pas rinumërimit të pjesshëm të kutive të votimit për Elbasanin, Tiranën, Durrësin dhe Fierin.

    Megjithëse rinumërimi është një kapitull i mbyllur dhe  nga panorama e mandateve të prodhuara më 11 Maj u shkaktua vetëm 1 ndryshim mandati brenda PS në qarkun Fier, PD ngulmon për pavlefshmëri absolute në këto 4 qarqe.
    Marash Logu përfaqësues i PD në KQZ renditi fillimisht 27 qendra votimi me probleme në qarkun e Elbasanit dhe më pas për tre qarqet e tjera në mbështetje të pretendimit për ribërje zgjedhjesh.
    KAS pasi të ketë dëgjuar pretendimet e palëve për këto katër qarqe vendimmarrjen e ka rezervuar për në pasditen e kësaj të hëne.
    Aulon Kalaja kandidat i PD në Durrës bashkë me disa mbështetës,  zhvilloi një tjetër protestë kësaj here përpara KQZ,  me kërkesën për numërimin e të gjitha kutive në këtë qark dhe jo të pjesshëm siç ndodhi.
    Pas një sërë pyetjesh nga gazetarët Aulon Kalaja,  pranoi se përpjekja e tij për transparencë të votës preferenciale, u minua nga brenda forcës së tij politike, paçka se procesi rinumërimit u mbështet nga Sali Berisha.
    “PD duhet të mbështeste rinumërimin e plotë të Durrësit”, thekson Aulon Kalaja.
    Megjithatë beteja e Aulon Kalasë nuk ndalet këtu.
    Me aq parregullsi sa u gjetën nga rinumërimi i pjesshëm i Durrësit ai do ti drejtohet me një kallëzim SPAK për numëruesit tjetërsues të votës në favor të një kandidati tjetër të PD-s.

    Top Channel

  • Kandidati Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

    Kandidati Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

    Kandidati Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetësish po proteston përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    I pakënaqur me rezultatin dhe rinumërimin e pjesshëm, Kalaja kërkon hapjen sërish të të gjitha kutive të Durrësit.
    “Përse bëheni palë me vjedhjen e votës”, “Ju mbuluat krimet zgjedhore”, -lexohet në pankartat e protestuesve para KQZ-së.
     
     

    Top Channel