Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pretendimin e Aulon Kalasë lidhur me manipulimin e votave në Durrës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në vendimin e dhënë sot, GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të nisë hetimet për rastin, duke e cilësuar çështjen si me “rëndësi të veçantë” për integritetin e procesit zgjedhor.
“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
Tag: aulon
-

‘Votat në Durrës u manipuluan’/ GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, i kërkon SPAK të nisë hetimet
-

Veliaj e paditi/ Kalaja: Nuk bëj asnjë hap pas
Aulon Kalaja ka bërë me dije se është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale për tu përballur me padinë për shpifje të bërë nga Erion Veliaj.
Kalaja deklaroi se seanca është shtyrë pasi Veliaj nuk ka qenë i pranishëm se ndodhet në burg.
Seanca është shtyrë për në datën 12 nëntor ora 12:00 dhe gjyqtarja ka vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës.
Sipas gjyqtares në rast se Veliaj nuk do të paraqitet çështja do të pushohet.
Kalaja ka theksuar se nuk do të bëjë asnjë hap pas deri në përballjen me Veliajn për të kuptuar se kush është shpifësi.
“Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës.
Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë.
Sinqerisht Aulon”, shkruan Aulon Kalaja. -

“E prita Veliajn, por nuk erdhi”/ Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12 nëntor, kryebashkiaku duhet të vijë nga burgu në gjykatë
Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor.
“Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë“-shkruan Kalaja.Top Channel
-

Padija për shpifje/ Aulon Kalaja: E prita në gjykatë Veliajn, por s’erdhi
Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor.
“Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë“-shkruan Kalaja.
-

“Ofronte shërbime seksuale për ambasadat”, Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë
Ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja është paditur për shpifje, nga Erion Veliaj, në lidhje me disa deklarata që ai ka bërë në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.
Në adresë të Kalasë ka mbërritur një fletëthirrje nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë, e cila i kërkon që të paraqitet në seancë në 6 nëntor, në cilësinë e të akuzuarit.
Pak javë më parë, Aulon Kalaja u shpreh përpara drejtuesit të emisionit Off the Record, Andrea Danglli në A2 CNN, se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake. Ai shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe Mjaft dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.
“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh. Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.
Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë. Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja në A2 CNN. -

Kalaja ankohet në Kushtetuese, kërkon që të shfuqizohet neni që favorizon vetëm partitë
Opozitari, Aulon Kalaja vazhdon betejën ligjore kundër Kodit Zgjedhor.
Duke kundërshtuar vullnetin e partisë, Kalaja kërkon respektimin e të drejtave të kandidatëve për deputet njësoj siç ndodh për një subjekt zgjedhor.
Përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese, kandidati për qarkun e Durrësit, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor që e pengon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si dhe shpalljen antikushtetues të nenit që i pamundëson kandidatit në zgjedhje hapjen e kutive. Si shembull sjell praktikat europiane.
“Duke sjell në vëmendje konventën europiane, kodin e sjelljes në zgjedhje që përcakton qartë në favor të kandidatit, se çdo subjekt dhe kandidat ka të drejtën të ankimojë rezultatin zgjedhor. Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të detyrojë Kolegjin Zgjedhor të më njoh të drejtën të hapen kutitë”, tha Aulon Kalaja.
Në rast të një përgjigjeje negative, Aulon Kalaja deklaron se do t’i drejtohet Strasburgut.Top Channel
-

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë
Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë
Ish-kandidati i koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërisë Madhështore’, për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar numrin e saktë të votave të marra nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës.
Kalaja ka pretenduar se po të numëroheshin të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.
“Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time.
Këta gjyqtarë që kanë refuzuar të interpretojnë Konventën Evropiane, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe atë të Komisionit të Venecias, vendosën që unë mos të merrja vesh sesa vota kam marrë.
Unë jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më ka ndodhur nga qendra e votimit, nga KZAZ, nga KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më, por do jetë një tjetër kandidat që duhet ta ketë këtë armë. Jam këtu sot për të shfuqizuar këtë nen të Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatit ankimimin administrativ dhe zgjedhor, dhe ky kod zgjedhor duhet hedhur në kosh të mbeturinave.
Gjykata Kushtetuese detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë dhe njëherë çështjen time, që domethënë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë sesa vota kam marrë. Jam shumë i bindur që do të fitoj në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë. Hapi i radhës do të jetë gjykata e Strasburgut”, tha Kalaja. -

Aulon Kalaja kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre, SPAK vendos mosfillimin e hetimit për çështjen
SPAK ka vendosur mosfillim hetimesh për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre për rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.
Sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi i mos fillimit u krye nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi. Edhe për denoncimin e grupit kriminal, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.
Për çështjen e falsifikimit, vendimin e ka dhënë Ols Dado qe shkruan në vendim se nga ballafaqimi i tabelave përkatëse të numërimit fillestar dhe tabelave të rinumërimit, ka ndryshime në numërimin e votave që kanë marrë kandidatë të ndryshëm të koalicionit të PD-së.Top Channel
-

Kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre/ SPAK vendos mosfillimin e hetimit për çështjen e deputetit, Aulon Kalaja
Vendimi i mos fillimit u krye nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi. Edhe për denoncimin e grupit kriminal, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi. SPAK ka vendosur mosfillim hetimesh për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre për rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.
Për çështjen e falsifikimit, vendimin e ka dhënë Ols Dado qe shkruan në vendim se nga ballafaqimi i tabelave përkatëse të numërimit fillestar dhe tabelave të rinumërimit, ka ndryshime në numërimin e votave që kanë marrë kandidatë të ndryshëm të koalicionit të PD-së. -

Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, ja për çfarë pritet të pyetet
Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin për KAS për zgjedhjet e 11 majit. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur votat.
Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë. Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.
Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.