Tag: aulon

  • “Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

    “Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, për të detyruar SPAK-un, që të nisë një hetim mbi faljen e gjobave.
    Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Nertina Kosova, akti i faljes së gjobave nuk përbën shkelje penale dhe për këtë arsye nuk mund të jetë objekt hetimi penal.
    Pas vendimit, Kalaja deklaroi se, megjithëse çështja nuk u trajtua nga SPAK dhe gjykata nuk e njohu të drejtën e tij, ai do të vazhdojë procesin dhe do të drejtohet me rekurs në Gjykatën e Lartë.
    Kandidati demokrat në zgjedhjet e fundit, është ankuar se falja e gjobave u bë nga qeveria, dy ditë përpara 11 Majit, datës së zgjedhjeve. Sipas tij, kjo praktikë përbën krim elektoral.

  • Lista e “non gratave” në Greqi/ I treti pas Marin Memës dhe Artan Hoxhës, Aulon Kalaja: Si më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Lista e “non gratave” në Greqi/ I treti pas Marin Memës dhe Artan Hoxhës, Aulon Kalaja: Si më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar.

    Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje.
    Pas vulës të ndalimit për gazetarin e Top Channel Marin Mema në 2011, rastet duket se nuk janë të izoluara. Në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi.  Kalaja kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.
    “Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.
    Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.
    Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

    Top Channel

  • Lista e “non gratave” në Greqi/ PS kërkon zyrtarisht numrin e personave të sanksionuar, Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Lista e “non gratave” në Greqi/ PS kërkon zyrtarisht numrin e personave të sanksionuar, Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar.

    Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje.
    Pas vulës të ndalimit për gazetarin e Top Channel Marin Mema në 2011, rastet duket se nuk janë të izoluara. Në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi.  Kalaja kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.
    “Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.
    Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.
    Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

    Top Channel

  • “Non grata” në Greqi/ PS kërkon zyrtarisht listën e personave! Reagon Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht

    “Non grata” në Greqi/ PS kërkon zyrtarisht listën e personave! Reagon Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar.
    Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje.

    Pas vulës të ndalimit për gazetarin e Top Channel Marin Mema në 2011, rastet duket se nuk janë të izoluara. Në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi.  Kalaja kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.
    “Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.
    Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.
    Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

  • Lista e non-gratave në Greqi, Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Lista e non-gratave në Greqi, Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht

    Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar. Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi. Ai kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.
    “Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.
    Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg. Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

  • Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

    Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

    GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre, Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve mbi kallëzimin e kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit.
    Gjyqtarja, Etleva Deda, rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, për mos fillimin e hetimeve. Në vendim, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.
    Në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, Kalaja u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua.
    “Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar”, tha Kalaja.

  • Kallëzimi i Aulon Kalasë për “11 Majin”, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

    Kallëzimi i Aulon Kalasë për “11 Majin”, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

    Aulon Kalaja

    TIRANË- GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisioni e Ankimit dhe Sanksioneve (KAS) mbi kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit. Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.
    Aulon Kalaja ishte paraditen e sotme në SPAK, ku në një prononcim për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua. Sipas tij, Gjykata konstatoi se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë, duke theksuar se në 300 kutitë e pa rinumëruara ka pasur vota të falsifikuara. 
    “Gjykata i kërkon SPK të hetojë, Në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht. Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar. Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha Kalaja.

    Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit, kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj./ZËRI

  • GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

    GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

    GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për pretendimin për manipulim votash në Durrës, për zgjedhjet e 11 majit.

    GJKKO i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.

    Top Channel

  • “U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

    “U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

    Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të nisë hetimet mbi pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit.
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
    Kalaja kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj.

  • “Manipulim votash në Durrës”, GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet

    “Manipulim votash në Durrës”, GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet

    aulon kalaja

    TIRANË- GJKKO i jep të drejtë kandidatit Aulon Kalaja në lidhje me pretendimin për manipulim votash në Durrës, në zgjedhjet përlamentare të 11 majit. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit. GJykata e Posaçme i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.
    Pas vendimit, Kalaja është prononcuar për mediat, ku kërkoi të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat. 
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha Kalaja për gazetarët. 