Tag: audio

  • “I mbajnë me orë dhe i japin një copë letër”, Dumani pas kritikave të Ramës: Dhoma me pajisje audio dhe video në godinën e re për dëshmitarët

    “I mbajnë me orë dhe i japin një copë letër”, Dumani pas kritikave të Ramës: Dhoma me pajisje audio dhe video në godinën e re për dëshmitarët

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama se dëshmitë nuk kryhen sipas standardeve.

    Gjatë fjalës në KLP, ai tha se në godinën e re do të ketë pajisje audio dhe video gjatë seancave të dëshmisë.
    “Në godinën e re janë planifikuar dhoma të veçanta për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të pandehurve, të pajisura me audio dhe video, elementë thelbësorë për garantimin e një procesi hetimor të standardizuar dhe transparent”, tha Dumani.
    Në mbledhjen e grupit të PS, të mbajtur më 12 shkurt kryeministri Edi Rama kërkoi që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen duke kritikuar institucionet për mungesën e tyre.
    “Si ka mundësi Ulsi dhe ju njerëzit e drejtësisë, që kjo shumicë e qeverisë ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhet që janë komplet jashtë trajektores normal, fondi i mbrojtjes dhe i drejtësisë.
    Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat me peronat që marrin në pyetje, dhe në fund i japin një copë letër. Ku jemi këtu ne. Në çdo film sa herë që dikush shkon atje te dhoma e hetuesve, e para njëherë i tregohen të drejta e dyta i shtypet regjistrimi.
    I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letër. Se e kam provuar dhe unë një herë: Unë flisja dhe njëri shtypte tastierën. Ku jemi këtu ne?
    Sikur të kishim ILD, në letër e kemi por në realitet? Të shohin si respektohen të drejtat. Kur futesh atje je në republikë tjetër? Vetëm se është prokuror është mbi ty? Je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit e tjetrit?”, tha Rama më parë.

    Top Channel

  • Dumani pas kritikave të Ramës: Dëshmitë me audio dhe video në godinën e re të BKH

    Dumani pas kritikave të Ramës: Dëshmitë me audio dhe video në godinën e re të BKH

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha sot se marrja në pyetje e dëshmitarëve do të bëhet me audio dhe video në godinën e re të Byrosë Kombëtare të Hetimit pas kritikave të kryeministrit Edi Rama.
    “Kemi hetues të BKH-së shumë të mirë, që lehtësojnë punën e prokurorit, por ka edhe nga ata që nuk përmbushin pritshmëritë. Punohet shumë me ta, ka pasur mbështetje nga BE dhe projekte të tjera për rritjen e kapaciteteve të tyre.
    Në godinën e re janë planifikuar dhoma të veçanta për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të pandehurve, të pajisura me audio dhe video, elementë thelbësorë për garantimin e një procesi hetimor të standardizuar dhe transparent,” tha ai.

  • “I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letër”, Dumani reagon pas kritikave të Ramës: Dhoma të veçanta me pajisje audio dhe video në godinën e re

    “I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letër”, Dumani reagon pas kritikave të Ramës: Dhoma të veçanta me pajisje audio dhe video në godinën e re