Tag: audio

  • Mesazhe në audio e video pro-Hamas dhe kundër Trump e Netanjahut/ 4 aeroporte të SHBA në sulme kibernetike (VIDEO)

    Mesazhe në audio e video pro-Hamas dhe kundër Trump e Netanjahut/ 4 aeroporte të SHBA në sulme kibernetike (VIDEO)

    Mesazhe në mbështetje të Hamasit dhe kundër Donald Trump e Benjamin Netanyahu u transmetuan në sistemet e adresave publike në katër aeroporte të Amerikës së Veriut të martën, duke shkaktuar ndërprerje për pasagjerët dhe duke mobilizuar forcat e sigurisë. 
    Sipas videove të postuara nga pasagjerët në mediat sociale, mesazhet u shfaqën të shkruara dhe u dëgjuan po ashtu si audio në aeroportin Harrisburg në Pensilvani, ndërsa incidente të ngjashme u raportuan edhe në aeroportet Kelowna dhe Victoria në British Columbia, si dhe në aeroportin Windsor në Ontario. 
    Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e quajti incidentin të papranueshëm, duke thënë se “me të drejtë shkaktoi frikë tek udhëtarët” dhe se Administrata Federale e Aviacionit po punon me Aeroportin e Harrisburgut për të hetuar çështjen. 
    Sipas CNN, incidenti vjen në një kohë të sulmeve kibernetike në rritje kundër linjave ajrore dhe aeroporteve në nivel ndërkombëtar. Në qershor, një grup i njohur kriminal shkeli rrjetet e linjave ajrore në SHBA dhe Kanada, ndërsa në shtator hakerat shkaktuan kaos në aeroportet evropiane duke prishur sistemet e regjistrimit. 
    Zëdhënësi i aeroportit të Harrisburgut, Scott Miller, tha se “një përdorues i paautorizuar hyri në sistemin e adresave publike dhe nxori një mesazh të regjistruar”, duke theksuar se nuk kishte kërcënim për pasagjerët ose stafin. Sistemi u çaktivizua menjëherë, ndërsa policia po heton. 
    Një fluturim ishte në proces hipjeje në bord në kohën e incidentit. Si masë paraprake, avioni u kontrollua pa probleme dhe u ngrit normalisht. 
    Një incident i ngjashëm ndodhi në Aeroportin e Kelownës. Pasagjerët u panë duke brohoritur slogane pro-Palestinë në video, ndërsa mesazhe pro-Hamas u shfaqën në ekrane. Stafi u detyrua të përdorte altoparlantë për të informuar pasagjerët ndërsa sistemi ishte jashtë funksionit. 
    Aeroporti Victoria tha se një mesazh audio i paautorizuar u transmetua për shkak të një problemi me softuerin, duke kërkuar falje për incidentin. Në Aeroportin Windsor, ku nuk kishte mbërritje ose nisje të planifikuara në atë kohë, menaxhmenti i identifikoi dhe i fshiu menjëherë mesazhet, duke rikthyer funksionimin e sistemit brenda disa minutash. 

  • Skandali i Taksave në Tiranë!  Audio të reja zbulojnë një skemë kriminale të frikshme (Pjesa 2)

    Skandali i Taksave në Tiranë! Audio të reja zbulojnë një skemë kriminale të frikshme (Pjesa 2)

    Javën e kaluar emisioni investigativ ‘Piranjat’ tregoi se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup të strukturuar kriminal, që jo vetëm vidhte qytetarët, por i shkaktonte një dëm kolosal edhe vetë arkës së bashkisë më të madhe në vend.

    Tani, në pjesën e dytë të audiopërgjimeve, zbardhen mekanizmat e brendshëm të kësaj skeme korruptive.

    “50 mijëshet e përditshme” dhe zarfi nën dorë

    Në regjistrimet e siguruara, inspektori Gerd Mihali, nën drejtimin e atëhershëm të Arli Naskës, shpjegon hapur një praktikë abuzive: përdorimin e hapësirës publike si pronë private dhe taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve me para nën dorë.

    Në bisedë, përmenden edhe “50 mijëshet e përditshme”, shuma që justifikoheshin si shpenzime ditore, por që realisht ishin pjesë e një skeme zhvatjeje të mirëorganizuar.

    Lexo dhe:  AUDIO/ Hapësirat publike dhe abuzimet me taksat, përgjimet që zbulojnë rrjetin e inspektorëve (Pjesa e Pare) 

    Dy USB-të, dy realitete

    Një tjetër detaj tronditës është fakti se drejtuesit e kësaj strukture mbanin dy sisteme të dhënash:

    Një zyrtar, i dorëzuar në shtet, dhe një tjetër sekret, për llogari të grupit.

    Përmes kësaj metodologjie kontrolli, performanca e çdo inspektori matej në bazë të shumës së mbledhur, e cila sipas burimeve tona arrinte në 300 milionë lekë. Kur kuota nuk përmbushej, ndërmerreshin ekspedita “ndëshkimore”, duke kujtuar taksidarët e dikurshëm të hyqymetit.

    Emra, zona dhe ndarje përqindjesh.

    Në audio përmenden edhe emra konkretë si Artan Ligori (“Tani”), që gëzonte një rol të veçantë në mbledhjen e shumave të mëdha, kryesisht nga magazinat e qytetit.

    Ndërsa ish-deputeti Xhemal Qefalia përmendet si faktor ndikimi politik, duke ngritur dyshime se skema kishte jo vetëm synime financiare, por edhe elektorale.

    Mohimi dhe mungesa e përgjegjësisë.

    Megjithëse ekzistojnë regjistrime të qarta, Mihali ka mohuar publikisht që zëri në audiopërgjim t’i përkasë atij. Por faktet flasin ndryshe, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje për pyetjet e mëdha:

    Kush përfitoi nga reduktimi i hapësirës publike?

    Pse u mbajtën dy sisteme të dhënash?

    Cilat janë lidhjet e kësaj skeme me funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës?

    E gjithë kjo që u bë publike deri tani, është vetëm maja e ajsbergut. Shumë pjesë të skemës mbeten ende të fshehura. Tashmë, është detyrë e organeve ligjzbatuese të hetojnë në detaje këtë aferë, ku përfshihen jo vetëm drejtues të niveleve të mesme, por edhe persona të afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një pjesë e të cilëve sot ndodhen në burg/ Piranjat/ 

  • Evi Kokalari rrëfen kërcënimet, presionet politike, shantazhet me foto dhe audio dhe tmerrin që ka përfshirë kampin…

    Evi Kokalari rrëfen kërcënimet, presionet politike, shantazhet me foto dhe audio dhe tmerrin që ka përfshirë kampin…

    Rigels Seliman
    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka hedhur një lumë akuzash të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe njerëzve pranë tij, duke zbuluar një skemë të fshehtë presionesh dhe shantazhesh. Ajo thotë se sulmet e ditëve të fundit nuk janë rastësore, por një strategji e menduar për ta goditur dhe për ta nxjerrë jashtë loje. Kokalari tregon se është kërcënuar me foto dhe audio të dyshimta, të cilat sipas saj janë marrë në mënyrë të paligjshme për t’i bërë presion politik. Sipas saj, padi të çmendura dhe sulme mediatike janë pjesë e të njëjtës lojë të orkestruar. Ajo thekson se këto metoda dëshmojnë panikun e kampit blu, i cili, siç shprehet, po e ndien se PD po u ikën nga duart. Kokalari e quan këtë një “luftë të ndyrë” që nuk do ta ndalojë në betejën e saj për reformimin e opozitës.
    Në rrëfimin e saj, ajo paralajmëron se askush nuk do ta detyrojë të tërhiqet, përkundrazi, shantazhet do të kthehen në bumerang për ata që i kanë shpikur. Sipas saj, koha e gjobitjeve politike dhe e presioneve kriminale po merr fund, dhe opozita e re që ajo projekton do të jetë larg këtyre metodave. Kokalari i bën të qartë Berishës dhe ithtarëve të tij se nuk ka më shqiptarë që “e hanë” këtë lojë, ndërsa thekson se ligji i ardhshëm kundër shantazheve do të mbajë emrin e atyre që sot përpiqen ta godasin. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të zonjës Kokalari në rrjetet sociale, ndërkohë që sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
    Ja reagimi i plotë i znj. Kokalari:
    FUSHATA DHE SULMI MEDIATIK NDAJ MEJE KËTO DITË ËSHTË TASHMË E QARTË QË ËSHTË POLITIKE. Që fushata skandaloze mediatike me idiotlliqet e asaj që vet-quhet ‘artiste internacionale’, ishte një sulm politik, tashmë e kam të vërtetuar, por që dikush të vetshkaterrohet si një xhihadist që hidhet në erë në mes të Jerusalemit, dhe përfundon të vrasë vetëm veten, vetëm kjo artistja internacionale e ka bërë. E them këtë, sepse nga 34 faqe padi, ajo zgjodhi të përkthejë vetëm dy klauzola, atë për Edi Ramën dhe Ilir Metën, ku tërhoqi zvarrë dhe emra të dy figurave të showbiz, që të dyja super të realizuara në karrierat e tyre, dhe që të dyja, direkt apo indirekt, i kanë dhënë punë kësaj në Shqipëri.
    Që kjo të amplifikojë një thashetheme që vet e ka nisur, dhe të dërgoj pikërisht emrat e këtyre vajzave në gjithë mediat në Shqipëri, tregon qartë se sa mosmirënjohëse është ndaj tyre, dhe ndaj meje, që i hapa dyert tek rrethi Trump, dhe vetëm lëmsh dhe drama ordinere ka krijuar. Ndërkohë, siç e kam thënë, kjo atë rreth të Trumpit që pati fatin të njoh prej meje e përdori – Wait for it – që ti jap një dorë Këlliçit kur ai më hodhi në gjyq sepse s’donte të jepte llogari për vjedhjen që i bëri meritokracisë në atë parti. Por gjithashtu mendoi se do tërhiqte lidhjet e mia dhe do më zëvendësonte mua kështu që klani i Berishës nuk humbte gjë kur ju ktheva kundër. Momenti i këtyre sulmeve, tashti mbas humbjes më të thellë që ka patur ajo parti, flet qartë që këta po ndjehen të kërcënuar për kryesine, jo se Berisha s’ka kontrollin e saj, por për më tepër, për faktin që s’do i ecin gjërat me administratën aktuale në SHBA.
    Kërcënimet
    Në fakt, sot filluan sulme të tjera – më kanë nisur disa msg private duke thënë se ‘kanë disa foto’ të mia dhe nisën një link që t’i shoh, që s’kam ndërmend ta hap.  Personi që nisi msg, fillimisht i kamufluar si Vis Tusha, bodigardi i Berishës, më vonë doli me emrin e tij dhe duket të jetë pronari i një hoteli ku unë kam ndenjur një natë në 2022.  Nëse nga ky hotel janë marrë fotot e mia me të cilat mundohen të më shantazhojnë tashti, ju them vazhdoni – por shanset janë që pronar i atij hoteli së shpejti do jem unë nëse keni marrë foto apo audio kur unë kam qenë në dhomë, në atë që duhej të ishte privatësi e plotë, sepse s’ka gjykatë në botë që mund të lejojë një skandal të tillë. Gjithashtu, kanë filluar shantazhet me disa audio ku unë i ktheja përgjigje një gazetari amerikan që kërkonte llogari si i paguaja unë biletat për në Tirane, (gjuhë e përdorur nga ata që më luftonin në mediat shqiptare). Atij, në telefon, pak a shumë i kam thënë të shkoj aty ku ja u merr mendja të gjithëve.
    Unë nuk di si ta them më thjeshtë se kaq, por nuk ka asgjë që mund të them privatisht dhe kam frikë ta them publikisht. Jam një libër i hapur. I vetmi dëm që mund të bëni është të ekspozoni një strategji të caktuar që mund të kem për çështje të caktuara, por që të them diçka privatisht që mund të më implikoj me korrupsion apo gjëra të paudha, s’ka për të ndodhur kurrë. PIKË. Nëse ndani foto të pahijshme, të marra kur unë kam qenë në një hotel, ky është akt kriminal dhe do ta paguani ju vet në maksimum. Dhe telefonin të më vidhnit, foto të pahijshme apo video, s’do gjeni kurrë, sepse jemi vite dritë larg kur vjen puna tek standardet dhe morali vetjak. As audiot që mund të keni s’më trembin, por duhet t’ju trembin juve që shantazhoni në këto forma, sepse jam e sigurt që polici ka dhe në Tiranë dhe në Amerikë, kështu që urdhëroni – vetshkaterrohuni dhe ju si ajo ‘artistja xhihadiste me famë internacionale’, se për Zotin, gjë më të rrezikshëm se deluzioni, nuk ka.
    Dalja në skenë e Pilinçit
    Së fundmi, kam kohë që më thonë këtu në diasporë që Pilincin e ka futur Rama ose Balluku, por mua më rezulton ta ketë futur ky grup, pikërisht për t’u munduar dhe për të degjeneruar figurën time. Me kot janë munduar të na vënë në një kuadrat, dhe sot e kanë intesifikuar, por duket qartë që askush nuk peshkohet nga ky budallallëk. Ndërkohë, hyrjet e Pilincit me 100 bodyguard dhe me vetura me flamuj amerikanë, janë metodat Berishiste, dhe kjo do shpjegonte pse Berisha akoma s’ka akuzuar Ramën që ka futur Pilincin, siç po ironizonin shumë vetë. Në fakt më ka bërë përshtypje, që unë shkruaja për një pikë të caktuar mbi opozitën apo politikën në vend, dy ditë më vonë, nxirrnin Pilincit të bënte të njëjtën gjë. Pra, qartazi, ky thjeshtë është figurë që do të degjenerojë atë ç’ka po bëj unë, por s’ka më Shqiptarë që e hanë më që unë mund të jem niveli juaj, jo më i këtyre pabuksave që mblidhni nëpër botë.
    Çfarë do qoftë që po bëni, ju sulmet e llumit do ti vazhdoni por shantazh për t’u larguar jo vetëm që nuk më bëni dot, por as nuk do ti afroheni dot asaj PD-je apo opozite, dhe jo vetëm kaq, por kur ajo opozitë të riformohet nga unë vet, ju s’do shkelni kurrë këmbë në atë parti, dhe kur të kem maxhorancën në parlament, gjobat dhe këto lloj shantazhesh jo vetëm do ndalohen, por ligjin kriminal i ri mbi këto lloj presionesh ndaj kujdo, do mbaj emrin tuaj – specifikisht njërin nga ju që është fytyra indentifikuese e gjobitjeve dhe psillikut mediatik politikë!! Ah, dhe realisht, gjithë ky mund nga ana juaj për të më shkatërruar financiarisht (me padi të çmendurish) apo shantazhe me foto e audio, tregon që ju ka hyrë në kockë tmerri, sepse tashmë e dini që s’ka asgjë që e ndalon çfarë po vjen në atë Shqipëri!! Faleminderit për vëmendjen tuaj në këtë çështje, Evi”, shkruan Kokalari.
     
     
     

  • Mandati i Lapajt/ Si u kërcënua Endri Shabani (Del audio)

    Mandati i Lapajt/ Si u kërcënua Endri Shabani (Del audio)

    Një mesazh audio që kërcënon Endri Shabanin dhe dajën e tij, Zeqir Kordhonin, është publikuar së fundi.
    Piranjat kanë postuar në Facebook audio-mesazhin.
    “Në redaksinë e Piranjave ka ardhur një audio mesazh ku dëgjohet qartë kërcënimi që i bëhet kreut të Nismës Thurrje. Me sa duket ky mund te jetë kërcënimi që Z. Shabani ka përmendur në statusin e tij në rrjetet sociale.” – njofton emisioni në llogarinë e tij në Facebook.
    Kujtojmë se në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” gjakrat janë nxehur tej mase që kur daja i Endri Shabanit vendosi të mos djegë mandatin, duke lënë Adriatik Lapajn jashtë kuvendit.

  • 30 vjet MP3, ja si formati audio nga Erlangeni revolucionarizoi botën e muzikës

    30 vjet MP3, ja si formati audio nga Erlangeni revolucionarizoi botën e muzikës

    Tridhjetë vjet më parë, një metodë revolucionare e kompresimit audio shndërroi thellësisht botën e muzikës. Ky format i ri, i quajtur MP3, u zhvillua në Institutin Fraunhofer për Qarqet e Integruara (IIS) në Erlangen të Gjermanisë, një shpikje që vazhdon të formësojë jetën tonë teknologjike edhe sot e kësaj dite.
    Bernhard Grill, një nga bashkëthemeluesit e MP3-së dhe aktualisht drejtor i Institutit Fraunhofer IIS, ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë, duke shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm. Grill ishte pjesë e ekipit të zhvilluesve që për vite me radhë punuan me zell në Erlangen, me qëllim që të zvogëlonin madhësinë e skedarëve muzikorë praktikisht pa humbje të cilësisë. Në vitin 1995, përpjekjet e tyre u kurorëzuan me sukses, dhe metoda e re e kompresimit audio ishte gati për treg.
    Parimi i reduktimit- më pak është më shumë
    Sipas Grillit, epoka e kompjuterëve ishte ende në fillimet e saj, dhe emri i shpikjes së re u bazua në zgjatimet e skedarëve, duke lejuar vetëm tre shkronja. Në një votim të brendshëm demokratik, MP3 u zgjodh si emri zyrtar.
    Formati i ri audio revolucionarizoi industrinë muzikore duke përdorur “matematikë të aplikuar dhe një sasi të madhe njohurish për veshin e njeriut,” siç e përmbledh Grill. Procesi i MP3-së thjesht heq pjesët e tepërta të muzikës që janë të padëgjueshme për veshin e njeriut, duke eliminuar zërat dhe zhurmat që nuk janë thelbësore. Kjo bën që të ruhet vetëm ajo që është e rëndësishme, duke reduktuar madhësinë e një skedari muzikor në rreth një të dhjetën e madhësisë së tij origjinale, pa ndryshuar ndjeshëm sinjalin aktual.
    Ndryshimi i zakoneve të konsumit dhe rritja e Institutit
    MP3 ndryshoi rrënjësisht zakonet e konsumit të muzikës në mbarë botën. Disqet e vinilit, kasetat dhe CD-të filluan të lihen në plan të dytë, ndërsa platforma të reja, fillimisht shpesh të paligjshme, shpërthyer në internet për shpërndarjen e muzikës. Konvertimi i CD-ve të tëra në skedarë MP3 u bë një “sport popullor”.
    Në fillim, lexuesit e projektuar posaçërisht për këtë format kishin kapacitet të kufizuar për disa këngë, por kapaciteti i ruajtjes u rrit me shpejtësi, duke bërë të mundur ruajtjen e qindra këngëve në një lexues MP3.
    “Ndoshta nuk e kuptuam menjëherë se po ndryshonim botën, por sigurisht që e kishim atë ambicie,” thotë Grill. Fokusi në internet ishte padyshim vendimi i duhur në atë kohë.
    Instituti Fraunhofer ka gjeneruar të ardhura në qindra milionë euro falë shpikjes së tij. Numri i punonjësve është rritur vazhdimisht, duke arritur në rreth 1.200 punonjës në kampusin e Erlangenit. Kjo rritje u financua, ndër të tjera, nga licencimi i patentës MP3. Edhe pas skadimit të saj në vitin 2017, kodekët pasardhës vazhdojnë të gjenerojnë të ardhura. Megjithatë, fituesit e vërtetë kanë qenë prodhuesit e pajisjeve si Apple, Sony dhe SanDisk, të cilët kanë gjeneruar miliona të ardhura nga shitja e lexuesve të MP3.
    E ardhmja e formateve audio
    Teknologjia MP3 dhe kodekët pasardhës të saj gjenden sot në pothuajse çdo celular, shërbim transmetimi dhe radio digjitale. Sipas Grillit, brezi i katërt i kodekëve është aktualisht me sukses në treg, ndërsa i pesti, me një bërthamë AI, është tashmë gati në laborator.
    Kodekët më të përparuar të sotëm zvogëlojnë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave dhjetë herë më shpejt se MP3. Kjo është thelbësore kur shpejtësitë e transmetimit janë më të ngadalta ose kur shumë njerëz qasen në një sinjal në të njëjtën kohë. Kjo u lejon njerëzve të shikojnë filma ose të dëgjojnë muzikë me cilësi të qëndrueshme të zërit gjatë udhëtimeve. Kështu, historia e suksesit të kësaj shpikjeje 30-vjeçare nuk ka mbaruar ende.

  • “Do të bombardoj Moskën nëse sulmon Ukrainën”, publikohet audio e Trump duke kërcënuar Putinin!

    “Do të bombardoj Moskën nëse sulmon Ukrainën”, publikohet audio e Trump duke kërcënuar Putinin!

    CNN ka publikuar një audio të Presidentit të SHBA, Donald Trump, të regjistruar një vit më parë, gjatë kohës kur ai ishte duke zhvillurar një takim me donatorët gjatë fushatës për garën presidenciale.

    Në audio dëgjohet teksa Trump (në atë kohë kandidat për president) u thotë të pranishmëve se gjatë një bisede me Putin në mandatin e parë të presidencës së tij (2016-2020) e kishte paralajmëruar këtë të fundit se do të bombardonte Moskën në rast se Rusia do të futej në luftë me Ukrainën.
    Megjithatë sipas Trump, Putin gjatë bisëedës i ka thënë se nuk e besonte një gjë të tillë.

    “Putinit i thashë: Nëse futesh në Ukrainë, do ta bombardoj rëndë Moskën. Po të them sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Më pas ai më tha: nuk të besoj. Por e di se ai më besoi mua në masën 10 për qind”, dëgjohet në audio Donald Trump.
    Po ashtu në një tjetër audfio të publikuar nga CNN, Trump dëgjohet tek thotë se një parlajmërim të ngjashëm ia kishte dhënë edhe presidentit të Kinës, Xi Jinping, lidhur me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë atij se Shtetet e Bashkuara do ta bombardonin Pekinin si kundërpërgjigje.
    “Ai mendoi se unë jam i çmendur”, u shpreh Trump, përpara se të pohojë se me të nuk kishte patur kurrë një problem.
    Deklaratat dhe audio e publikuar nga CNN tregojnë anën tjetër të medaljes së presidentit amerikan, praktikisht mënyrën se si ai negocion pas dyerve të mbyllura.

    Kremlini ka reaguar lidhur me këtë kërcënim të lëshuar nga Trump, gjuha e të cilit ka ndryshuar në drejtim të Vladimir Putin. Rusia thotë se nuk është e garantuar vërtetësia e artikullit të publikuar nga CNN për kërcënimin me bombardim të Moskës.
    “Këto kohë ka më shumë lajme false se sa informacion të vërtetë. Megjithatë mund të konfirmoj se në atë kohë nuk kishte bisedime telefonike mes Trump dhe Putin. Po flasim për një kohë kur Trump nuk ishte president i Shteteve të Bashkuara”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
    Ky i fundit komentoi edhe kritikat e forta që erdhën nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në drejtim të presidentit rus, duke nënvizuar se Moska është e qetë lidhur me deklaratat e forta.
    “Vazhdojmë që të përmirësojmë marrëdhëniet e thyera mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Peskov.

  • “Trump kërcënoi se do të bombardonte Moskën”, del regjistrimi audio i vitit 2024: Putin më tha se…

    “Trump kërcënoi se do të bombardonte Moskën”, del regjistrimi audio i vitit 2024: Putin më tha se…

    CNN thotë se zotëron një regjistrim audio në të cilën Donald Trump dëgjohet të pohojë gjatë një takimi privat me donatorë në 2024-tën se dikur kishte tentuar ta pengonte presidentin rus Vladimir Putin nga vendimi për të sulmuar Ukrainë, duke kërcënuar se SHBA-ja do të “bombardonte Moskën.

    “Me Putinin, unë thashë: ‘Nëse hyni në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën deri në palcë. Po ju them se nuk kam zgjidhje tjetër’”, dëgjohet të thotë republikani gjatë eventit për mbledhje fondesh.
    “Putini u përgjigj se nuk më besonte, por më besoi 10%”, vazhdon komenti i Trumpit.
    Më tej, ai pretendon se i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm edhe kreut të shtetit kinez në lidhje me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë se në këmbim, Shtetet e Bashkuara do të bombardonin Pekinin.
    “Ai mendonte se isha i çmendur”, tha Trump duke iu referuar Xi Jinping, përpara se të shtonte se në fakt, “nuk kemi pasur kurrë probleme”. Ky regjistrim nuk është transmetuar ndonjëherë më parë. Ndihmësit e fushatës së Trumpit nuk pranuan të komentonin mbi përmbajtjen e kasetave.
    Ndërkohë një ditë më parë, Trump shprehu përsëri zhgënjim me rezistencën e Putinit ndaj një marrëveshjeje paqeje, e tha se është shumë i pakënaqur me të.

    Top Channel

  • Dosja ‘Babale’/ Nga inskenimi në 2018, te dënimi për kallëzim të rremë në 2024, ‘beteja’ 6-vjeçare e Salianjit me drejtësinë

    Dosja ‘Babale’/ Nga inskenimi në 2018, te dënimi për kallëzim të rremë në 2024, ‘beteja’ 6-vjeçare e Salianjit me drejtësinë

    Ishte pranvera e vitit 2018 kur Ervin Salianji, publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm të aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
    Nga selia blu, Salianji i shfaqi publikut një komunikim sipas tij, të Agron Xhafajt, me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja, emër me të cilin më pas do të njihej e gjithë kjo çështje.
    Hetimet e Prokurorisë së Tiranës, zbuluan se audio-përgjimi ishte një material i montuar, pasi personi që dëgjohet në audio nuk ishte Agron Xhafaj, por një tjetër person në rol, Fredi Alizoti, kunati i ‘Babales. Biseda ishte e tëra e simuluar.
    Krimet e Rënda në atë kohë lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audio-përgjimit, Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti, i cili më pas pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi të dyve u ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti demokrat Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.
    Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin të zërit të tij në prokurori për t’u bërë ballafaqimi audio, dhe u largua për t’iu dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur një dënim të dhënë ndaj tij në mungesë, në fillim të viteve 2000.
    Më 18 dhjetor të vitit 2019 Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit burg Ervin Salianjin për “kallëzim të rremë”. Fredi Alizoti u dënua me 2 vite burgim, ndërsa Albert Veliu me 3 vite e 6 muaj burg. Gjithashtu një dënim me 5 muaj burg të shndërruar në 100 orë punë në komunitet pati edhe për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Babales pajisjen përgjuese.
    Përveç Babales, të tjerët, e ankimuan vendimin e shkallës së parë.
    5 vite më pas, Apeli i Tiranës, pas zvarritjes të njëpasnjëshme, vendosi më 26 shtator të vitit 2024, të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke i dhënë formë të prerë dhe të zbatueshme dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit.
    Me këtë vendim Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit dhe të drejtën për t’u zgjedhur në funksione publike për të paktën 5 vite të tjera pas përfundimit të dënimit
    Vendimi u shpall në një sallë të mbushur plot nga thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD, ndërsa vetë Salianji e quajti proces politik vendimin e Apelit edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët ishin ata që dhanë vulën PD-së në qershor të 2024-ës.
    Në pritje të urdhrit të ekzekutimit për arrestimin e tij, Ervin Salianji gjeti strehë në selinë e Partisë Demokratike, aty ku u hodh në tryezë edhe skenari për të mos e dorëzuar atë. Madje një pjesë e kolegëve, kryesuar nga Gazmend Bardhi, u konsultuan në banesën e kryedemokratit Sali Berisha në arrest shtëpie në atë kohë, për aferën “Partizani”.
    Salianji zgjodhi të paraqitet vetë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një ditë pas vendimit, për t’u transferuar më tej në burgun e sigurisë së zakonshme të Fierit.
    Demokratët nga ana tjetër, nisin një valë protestash.
    Në atë kohë, vendimin e Apelit kryeministri Edi Rama e komentoi nga Nju Jorku ku tha se dosja “Babale” ishte një inskenim kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj dhe vetë Partisë Socialiste si forca udhëheqëse e asaj reforme.
    Çështja u gjykua në Gjykatën e Tiranës, pasi në atë kohë nuk ishte krijuar SPAK dhe as Gjykata e posaçme e cila filloi funksionimin më datë 19 dhjetor 2019. Gjykata e Krimeve të Rënda të Tiranës e kishte shpallur moskopentencën pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda hetonte vetëm dosjet e trafikut të drogës. (Shqiptarja.com)

  • Audio – incizimet bombë të Milaim Zekës: Kush janë emrat që do të tronditin Prokurorinë në Hagë?

    Audio – incizimet bombë të Milaim Zekës: Kush janë emrat që do të tronditin Prokurorinë në Hagë?

    Pasditen e së martës, për herë të parë, në kanalin zyrtar në Youtube “Me Milaim Zeken”, është shpalosur pjesa e parë e një serie audio-incizimesh tronditëse që lidhin emra të mëdhenj, agjentë të dyshimtë, manipulime ndërkombëtare ku përmendën Serbia, Ruisa, BIA, dhe vetë Prokuroria Speciale në Hagë.
    Në bisedën e parë të incizuar nga prokurori në rastin e ish- liderit të UCK-së, Hashim Thaci, Alan Tieger, ky i fundit flet me biznesmenin, Halit Sahitaj, të cilit i shpjegon se biseda është rrjedhë e dëshmisë që biznesmeni Sahitaj kishte dhënë në tetor të 2020 pranë dhomave të specializuara në Hagë.

    “Qëllimi i këtij incizimi është vazhdimi i një bisede telefonike që ju keni bërë me datë 12 prill me Z. Chriss Bennett, dhe unë e kuptoj që në atë kohë ju zotëri keni dashur të ofroni informacione shtesë lidhur më intervistën që keni dhënë në tetor të 2020, në të cilën intervistë ju jeni këshilluar që ne po bënim hetime për akuza për krime të rënda në mes të 1998 dhe 2000 që pretendohet të kenë ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë ndër të tjerash Tieger.
    Nga ana e tij, biznesmeni Halitaj i konfirmon prokurorit të lartë amerikan intervistën e realizuar vite më parë.
    Por, kjo është vetëm fillimi i një kapitulli i përbërë nga 18 pjesë, që gazetari Zeka i disponon dhe që do të shpalosen ditëve në vijim.
    Kush dha dëshmi të pavërteta? Nga kush u nxitën ato? A ka gisht BIA serbe në rekrutimin e dëshmitarëve të rremë dhe kush janë ata?
    Gazetari Zeka paralajmëron se të gjitha këto do t’i mësoni shumë shpejt në vazhdimin e publikimit të audio-incizimeve.
    Bisedën ekskluzive në mes të prokurorit të lartë amerikan në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe biznesmenit, Halit Sahitaj mund ta ndjekni në linkun më poshtë:

  • Fushata, Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

    Fushata, Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu, vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
    Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të partisë, Meta bën thirrje për një mobilizim të gjerë kundër asaj që ai e quan “sekti i pabesë” dhe “regjimi kleptokratik” që sipas tij, ka shpopulluar vendin dhe ka abuzuar me fondet publike përmes skandaleve si ai i inceneratorëve.
    Duke e cilësuar këtë si një betejë ekzistenciale për kombin shqiptar, Meta thekson rëndësinë e votës për të sjellë rotacion politik dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet, të rinjtë dhe pensionistët. Ai premton mbështetje të menjëhershme ekonomike për qytetarët dhe një klimë të re miqësore për biznesin dhe sipërmarrjen.
    Meta e mbyll mesazhin me fjalët e poetit Havzi Nela, “O Liri, o vdekje”, duke e konsideruar 11 majin si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të Kushtetutës dhe të së ardhmes europiane të vendit.