Historianë shqiptarë dhe britanikë sollën analiza mbi jetën dhe veprën e Aubrey Herbert, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin nga afër dokumente origjinale të siguruara nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë. Seminari përkujtimor iu kushtua figurës së tij, një shekull pas ndarjes nga jeta, duke e nderuar si një nga zërat e rëndësishëm që mbështetën pavarësinë e Shqipërisë. Një homazh i veçantë u bë për jetën dhe trashëgiminë e kolonel Aubrey Herbert diplomat, shkrimtar, ushtarak dhe mik i popullit shqiptar, ku Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe me ambasadën britanike, prezantuan dhe një ekspozitë dokumentare dhe fotografike mbi veprimtarinë e ushtarit britanik, mbrojtësin e pasionuar të pavarësisë së Shqipërisë. Mes dokumenteve të ekspozuara, gjendeshin: Vendimi i Këshillit të Ministrave drejtuar Prefekturës së Durrësit, mbi ndihmën që ka dhënë familja Herbert për strehimin e emigrantëve kosovarë, si dhe emërimin e katundit të ri që po formohet të quhet “Herbert” në nder të familjes dhe kolonelit;
Njoftimi i Nënprefekturës së Kavajës dërguar Prefekturës së Durrësit, mbi falenderimin që i duhet bërë konteshës Kanarvon për ngritjen e një shkolle në katundin e Herbert; Telegrami i ngushëllimit dërguar familjes Herbert nga Bashkia e Lushnjes me rastin e ndarjes nga jeta të Lady Carnavon; Protesta botuar në gazetën angleze “Times” (koha) nënshkruar nga disa personalitete angleze ndërmjet tyre Aubrey Herbert, Edith Durham etj, kundër copëtimit të Shqipërisë ndërmjet shteteve fqinje; Mbledhja e Komitetit Shqiptar në Londër me pjesëmarrjen e Fan Nolit, delegatëve nga Shqipëria Mehmed bej Konica e Filip Noga dhe personalitete angleze me në krye Aubrey Herbert ku diskutohet çështje e ekzistencës së kombit shqiptar dhe moscopëzimi i tij; Pjesë nga fjalimi i deputetit anglez Aubrey Herbert në Dhomën e Komunëve, ku kritikon vendimin e kryeministrit anglez për ndarjen e Shqipërisë; daktiloshkrim frëngjisht. Po ashtu, në ekspozitën e përgatitur nga DPA-ja nxirrej në pah kontributi dhe qasja dashamirëse e familjes Herbert ndaj Shqipërisë, përmes akteve të shumta mirëbërëse gjatë viteve ‘20. Aktiviteti më 13 nëntor në qendrën “Sotir Kolea” Biblioteka Kombëtare u zhvillua edhe në kuadër të javës kulturore britanike në vendin tonë.
Tag: aubrey
-

Jeta dhe vepra e Aubrey Herbert pjesë e një aktiviteti, ekspozohen dhe dokumente arkivore
-

Aubrey O’Day reagon pas dënimit të P. Diddy: Artistët e rinj të kenë kujdes nga pushteti që abuzon
Pas dënimit me më shumë se katër vjet burg të P. Diddy, ish-anëtarja e grupit “Danity Kane”, Aubrey O’Day, ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetin social X, duke paralajmëruar artistët e rinj për rreziqet që fshihen pas famës dhe industrisë muzikore.
Në një deklaratë të sinqertë, O’Day u bëri thirrje të gjithë artistëve të rinj që të jenë të kujdesshëm ndaj individëve në pozita pushteti që tejkalojnë kufijtë e tyre personalë. “Le të shërbejë kjo si një paralajmërim për individët e rinj dhe ambiciozë që po ndjekin ëndrrat e tyre”, shkroi ajo, duke shtuar se pasojat e abuzimeve shpesh nuk reflektojnë realisht dhimbjen që përjetojnë viktimat.
Artistja theksoi se nëse dikush në një pozitë autoriteti kërkon më shumë sesa duhet, është thelbësore të tërhiqesh dhe të mbrosh veten. “Asnjë ëndërr, sado e ndritshme të jetë, nuk mund ta tejkalojë dhimbjen dhe shfrytëzimin që mund të vijë nëse qëndroni”, shtoi O’Day.
Ajo përfundoi mesazhin e saj me një thirrje për të dëgjuar intuitën dhe për të mos qëndruar në situata të dyshimta: “Mirëqenia juaj vlen më shumë se çdo mundësi.”
Ky reagim i saj ka marrë mbështetje të gjerë në rrjete sociale, ndërsa debati për abuzimin e pushtetit në industrinë e muzikës mbetet në qendër të vëmendjes. -

Aubrey Plaza: Zia është si një ‘oçean i madh tmerri’
Aktorja Aubrey Plaza ka folur për herë të parë për humbjen e bashkëshortit të saj, regjisorit Jeff Baena, i cili u vetëvra shtatë muaj më parë, në janar, në moshën 47-vjeçare.
Në një intervistë në podkastin e Amy Poehler, shoqja e saj nga seriali “Parks and Recreation”, Plaza tregoi se jeta është një “luftë e përditshme”. E pyetur se si ndjehej, ajo tha:“Mendoj se jam mirë,” përpara se të krahasonte zinë me një “oçean të madh tmerri”.“Ndonjëherë dua të futem brenda dhe ta përjetoj plotësisht,” tha ajo. “Ndonjëherë vetëm e shikoj, e ndonjëherë përpiqem të largohem prej tij. Por ai është gjithmonë aty.”
Plaza dhe Baena u martuan në vitin 2021 dhe kishin bashkëpunuar në filma si komedia horror “Life After Beth” (2014) dhe “The Little Hours” (2017). Ata ishin ndarë në shtator 2024, sipas hetimeve të bërë nga Zyra e Mjekësisë Ligjore në Los Anxhelos.
Në podkast, Poehler e pyeti në fillim se si ishte, dhe Plaza u përgjigj:“Në këtë moment të tanishëm, ndihem e lumtur që jam me ty.”“Në përgjithësi, jam këtu dhe funksionoj. Ndihem mirënjohëse që po ec nëpër botë. Mendoj se jam mirë, por është një luftë e përditshme, natyrisht.”
Për të përshkruar ndjenjën e zisë, ajo përmendi filmin e vitit 2025 “The Gorge”, që tregon për dy snajperë në anët e kundërta të një humnere të thellë plot me krijesa të frikshme.“Kur e pashë atë film, mendova: kjo është si ndjehet zia ime. Gjithmonë është një humnerë e madhe me përbindësha, një oçean i tmerrshëm që është aty,” tha ajo.
Aubrey Plaza njihet gjithashtu për rolet në “The White Lotus” dhe në serialin e Marvel “Agatha All Along”, dhe ishte duke promovuar filmin e saj të ri “Honey Don’t!”.
Jeff Baena ishte i njohur për skenarin e filmit “I Heart Huckabees” (2004) dhe për regjinë e filmave si “Joshy” (2016), “The Little Hours” (2017) dhe “Horse Girl” (2020)./BBC/KultPlus.com