Tag: atyre

  • “PD s’është pronë private”,Kokalari ultimatum Berishës dhe Shkëlzenit: Më jepni vulën,përndryshe nuk do ju ndahem kurrë

    “PD s’është pronë private”,Kokalari ultimatum Berishës dhe Shkëlzenit: Më jepni vulën,përndryshe nuk do ju ndahem kurrë

    Pas reagimeve të shumta për një shënim të mëparshëm ku Evi Kokalari deklaronte se do të luftonte deri në fund për të marrë në dorë frenat e PD duke larguar Berishën, këtë të martë ajo ka vijuar me një sqarim të gjatë. Aktivistja konservatore Evi Kokalari i kërkon familjes Berisha dorëzimin e vulës së PD-së, duke theksuar se vetëm në atë mënyrë do të tërhiqet nga përplasja me ta, përndryshe nuk do tu ndahet asnjëherë.
    “E vetmja mënyrë që unë do t’ju ndahem Sali Berishës dhe familjes së tij, është kur të dorëzojnë vulën tek unë. Jo ta dorëzojnë tek ata që i janë lëpirë këtyre dhe i servilosen, që do t’i kontrollojë Shkëlzeni si t’ia dojë qejfi, apo t’ja kalojnë familjarëve të tyre”, paralajmëron Kokalari.
    Ajo akuzon Berishën dhe njerëzit pranë tij për uzurpim të PD-së, duke e konsideruar atë jo si parti politike, por si pronë personale të trashëguar. Kokalari deklaron se dorëzimi i vulës duhet të bëhet pa kushte, pasi sipas saj, në PD nuk ka garë të ndershme dhe nuk ekziston meritokracia.
    “Kur të dorëzohet vula, atë parti do ta riformoj unë, dhe kam një listë të atyre që do përjashtohen që ditën e parë dhe nuk do të futin më kurrë këmbët aty. Ndërkohë dera do t’u hapet atyre që u përjashtuan dhe u përzunë nga PD përgjatë këtyre 34 viteve”, premton ajo.
    Kokalari thekson se opozita duhet të rithemelohet me parimet bazë të konservatorizmit, që sipas saj, është një frymë që ajo vetë e solli në Shqipëri përmes foltoreve. Ajo ironizon faktin se në fillim fjala “konservatorizëm” është trajtuar si përqeshje në PD, ndërsa sot përdoret gjerësisht.

    “Me hir apo me pahir ajo vulë do të merret, dhe opozita do të rithemelohet me parimet e vërteta të konservatorizmit”, thekson ajo.
    Ajo kujton se është një nga firmëtaret e Rithemelimit të PD-së në vitin 2021 dhe se emri i saj figuron zyrtarisht në dokumentet e dorëzuara në gjykatë. Megjithatë, shprehet se askush në atë grup nuk ka bërë aq sa ajo për të futur primaret, për të mbrojtur meritokracinë apo për të refuzuar koalicionin me LSI-në dhe të afërmit politikë të Bashës.
    “Asnjë nga ata nuk ka kredibilitet apo një profil të pastër për të marrë përsipër riformatimin e opozitës. Ata ishin pjesë e fiaskos masive dhe të turpshme që ndodhi.”
    Në fund, Kokalari ka një mesazh të prerë për Sali Berishën dhe të birin, Shkëlzenin:
    “I sugjeroj Berishës dhe Shkëlzenit të më kontaktojnë privatisht për të folur në detaje. Ajo vulë do merret, kjo është një e vërtetë që nuk mund ta mohojë askush. Kur të shoh që nuk do e bëni, do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta bërë realitet.”
    Kokalari nënvizon se qëndron në këtë betejë derisa vula t’i dorëzohet asaj dhe PD të dalë nga duart e atyre që, sipas saj, e kanë mbajtur peng që prej rënies së regjimit komunist.
     

  • Nuk është aspak e lehtë t’u flasim sot fëmijëve se si duhet të sillen…

    Nuk është aspak e lehtë t’u flasim sot fëmijëve se si duhet të sillen…

    Agim Baçi

    (Letër një prindi me të cilin kemi fëmijët bashkëmoshatarë)

    Nga Agim Baçi

    Më lejo të të drejtohem sot më këtë letër ty miku im, që ke fëmijët në të njëjtën shkollë me fëmijët e mi dhe në lagjen time. Ndoshta përshëndetemi shpesh vetëm me lëvizje koke, edhe pse mund të dimë për njëri-tjetrin disa gjëra për shkak të asaj që dimë nga fëmijët tanë.

    Gjithnjë kam dashur të të shkruaj e të të flas. Madje, sa herë i kam nisur letër tim biri në ditët e parë të shkollës kam kuptuar që ai nuk do mundet t’ia dalë i vetëm çfarëdo që t’i shkruaj unë. Nuk do t’ia dalë as vetëm me shokët dhe shoqet e tij. Nuk do t’ia dalë as vetëm me fjalët e mësuesve. Ata kanë nevojë për ne dhe ne duhet të dimë se si t’ia dalim që të mos u transmetojmë atyre vetëm nga dështimet tona, nga hapat që nuk i mbërritëm dot në jetët tona.

    E di mik, që nuk është aspak e lehtë t’u flasim sot fëmijëve për mënyrën se si duhet të sillen. Për shumë prindër është e vështirë pasi fëmijët sot kanë më shumë informacion, kanë parë filma pafund, dinë ato gjëra të cilat ne i mësonim shumë vonë jo vetëm për trupin tonë dhe për ndjenjat tona. Por është mirë që t’i themi disa gjëra përpara se të piqemi sy më sy për të zhbërë ndonjë gjë që mund ta kishim rregulluar duke folur shumë kohë më parë, qoftë edhe në ato pak minuta që jemi parë në oborrin e shkollës.

    E di, mik, se ne të rriturit shpesh ankohemi se nuk kemi më se ç’të bëjmë, se të këqijtë janë më të fortë dhe se gjithçka për jetët tona është vendosur nga të tjerët. Por, siç thotë edhe filozofi spanjoll Fernando Savater, kjo logjikë nuk është veçse një justifikim për lirinë tonë që nuk kemi arritur ta përdorim si duhet, është një justifikim për dështimet tona. Pikërisht, këtë pafuqinë tonë kërkoj unë që të mos ua themi atyre si rrugën e parë drejt së nesërmes. Le të mos i helmojmë fëmijët me atë që ne e ndërtuam vetëm si justifikim për atë që nuk mundëm dot ta bënim, se ndryshuam rrugë, se llogaritëm dhjetra çaste përpara se të bënim sikur nuk pamë gjë nga rrëzimi i përditshëm i yni dhe i miqve tanë.

    Më lejo të të kujtoj vetëm një çast të mahnitshëm nga dhjetra e dhjetra që mund të gjesh në historinë botërore: Në kulmin e Apartheidit në Afrikë, Nelson Mandela u kërkonte mbështetësve të tij, që nga burgu ku vuante dënimin politik, që ata të mendonin se i përkisnin një brezi që mund të ndryshonin botën. Vite më pas ai ishte në krye të atyre që besuan vërtetë se mund ta bënin dhe që arritën të shmangin me qetësi një nga regjimet më raciste në glob.

    Dhe historia e njerëzimit ka histori plot shpresë, që mund t’u japin fëmijëve kurajën për të besuar se do t’ia dalin në këtë jetë pa pasur nevojë për ligësinë si armë.

    Ne, miku im, shpesh u flasim fëmijëve tanë për të ardhmen pa parë aspak nga e shkuara. Të veshur me euforinë e çastit, duke parë larg për të ardhmen e fëmijëve tanë, harrojmë që e shkuara na thërret për të kuptuar se ajo që kërkojmë ne për të ardhmen e fëmijëve ka jetuar thuajse kudo dhe gjithnjë me njerëzit. E nga shumë leksione të së shkuarës do të kuptojmë se armët më “moderne” do të vijojnë të mbeten Mirësia dhe Guximi. Asnjë armë tjetër nuk ka shkëlqimin e tyre. Asnjë armë tjetër nuk të sjellë fitore më të ëmbël. Ndaj, nëse duam vërtet që fëmijët tanë të bëjnë një jetë me kuptim, le t’i pajisim fëmijët me këto armë.

    Mund të ndodhë që t’u dukemi fëmijëve tanë sikur po i pengojmë të ecin me hapin e kohës. Por, dije miku im, se, nëse nuk i kemi rrëfyer fëmijëve se si mund të bëhesh Njeri, nuk kemi pse të presim që një ditë ata të jenë krenarë për atë çka do bëjnë.

    Le t’i flasim se sa kënaqësi është të kesh miq në jetë. Le t’u kërkojmë që të shikojnë me dashuri nga Tjetri, që kanë në bangë, në shkollë, në lagje. E sidomos të shohin se mësuesi, duke edukuar fëmijët tanë, ushqen fëmijët e tij, ashtu siç i ushqejmë ne ata me punët tona. Vetëm ashtu mundet që t’u kemi dhënë një mundësi të besojnë se nuk janë vetëm, se mund të bëjnë përpara në rrugën që kanë dëshirë. Ndryshe, mund t’i bëjmë të fitojnë pafund, të jenë ta pasur, madje edhe të zgjuar, por edhe të jenë vetëm, të skllavëruar nga mungesa e guximit, e të mos kuptojnë kurrë fuqinë e madhe që ka dora e zgjatur ndaj tjetrit.

    Le t’u flasim fëmijëve ne të parët që të mos shikojnë askënd nga ngjyra, nga pamja e jashtme, nga veshja. Le t’u kërkojmë atyre që shohin shokun apo shoqen e bankës si një pasuri në rrugën e gjatë të jetës. Le t’u mësojmë se në jetë nuk mund të ecësh duke imituar të tjerët, por duke besuar se mund t’ia arrijnë duke qenë vetvetja.

    E di miku im, mund të kesh edhe ti dhjetëra argumente për të më lënë të kuptoj se kështu mund të rrisim fëmijë që nuk do të jenë të zotët të kapin hapin e kohës, që mund të mbeten viktima të brutalitetit të jetës, se do të duken qesharakë përpara shokëve që kërkojnë me çdo kush të fitojnë. Ndoshta je në një mendje me mua për faktin se sot ndershmëria nuk është monedha më e vlerësuar në përditshmërinë tonë. Por ne kemi detyrë të këmbëngulim për t’ua ngulitur faktin e vjetër të botës se, ligësia nuk prodhon dot asgjë të mirë dhe se mungesa e dashurisë të çon në Askund në botën e Hiçit.

    Vetëm nëse u flasim kështu kështu mund të kemi fatin të rritemi dhe ne bashkë me ta, miku im, e, në dashtë Zoti, t’i shohim më vonë duke ecur pa u penduar për hapat e tyre!

    ObserverKult

    ___________________

    Lexo edhe:

    AGIM BAÇI: “TURPI” I TË MOSPATURIT TURP

  • Sondazhi, Ku po i kalojmë pushimet këtë verë, 50% brenda vendit, të tjerët jashtë

    Sondazhi, Ku po i kalojmë pushimet këtë verë, 50% brenda vendit, të tjerët jashtë

    Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë verë. Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike. Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin mes 1-2 javë. Lidhur me destinacionin, 50% kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe pjesa tjetër jashtë, ku e preferuara është Greqia. Akomodimi i parapëlqyer mbeten hotelet dhe apartamentet në platforma si Booking dhe Airbnb me përkatësisht 40% dhe 38% të përgjigjeve. Këtë verë vihet re rritja e peshës së shpenzimeve në buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% të përgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura të aktiviteteve, transportit apo ushqimeve. Nertila MahoVera e këtij viti ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës por ritmi i rritjes është ngadalësuar.Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.Në fakt, një pjesë jo e vogël e vendasve zgjedhin këtë bregdet jo vetëm për fundjava, por edhe për pushime më të gjata verore.Për të kuptuar më shumë rreth tendencave të pushimit të vendasve, kostove, preferencave të akomodimit, plazheve apo aktiviteteve plotësuese, “Monitor” zhvilloi edhe këtë verë një sondazh përmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u përgjigjën 266 persona duke dhënë kështu një panoramë të përgjithshme mbi pushimet e shqiptarëve, kohëzgjatjen dhe problematikat që ata konstatojnë këtë sezon. 84% e të anketuarve do të bëjnë pushime, tek ata që nuk do të pushojnë dominon pamundësia ekonomikeEnde pa gjetur shkëlqimin e saj turistik, pushimet e verës dominoheshin kryesisht nga vendasit, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e dy vendeve që jeton jashtë kufijve.Me promovimin ndërkombëtar dhe sidomos efektin e rrjeteve sociale, pavarësisht se vendasit dhe shqiptarët e Kosovës mbeten ende pjesa dominuese e atyre që frekuentojnë bregdetin, pesha e grupeve të tjera është rritur dukshëm.Në sy bien italianët, gjermanët apo francezët me rritje nga viti në vit, por edhe grupet e organizuara ku mbizotërojnë polakët e çekët dhe më pak spanjollët apo vendet e tjera baltike.Por teksa sytë janë te të huajt, sa prej vendasve parashikojnë të pushojnë këtë verë?Ajo që bie në sy është se shumica e të anketuarve kanë planifikuar të kenë pushime verore këtë vit. Të paktën 84% e tyre janë përgjigjur me po në pyetjen: A keni planifikuar që të bëni pushime verore këtë vit? Por një përqindje jo e vogël, 16% janë përgjigjur se këtë verë nuk parashikojnë të bëjnë pushime.Arsyet janë nga më të ndryshmet, por në 73% të rasteve kur janë përgjigjur me “jo”, arsyeja lidhet me pamundësinë ekonomike.Në të tjera raste, shkak për të mos pushuar gjatë verës kanë qenë: arsyet personale, fakti që ende ishin të pavendosur mbi atë që do të bënin, pamundësia për t’u shkëputur nga puna apo edhe vendimi për të udhëtuar në periudha të tjera të vitit.Një tjetër tregues i nxjerrë nga të dhënat e anketës sa u takon atyre që nuk do të pushonin këtë verë ishte ai mbi mundësinë që kishin pasur për të pushuar në pesë vitet e fundit gjatë verës. Të paktën 19% e atyre që nuk planifikonin të udhëtonin thanë se nuk kishin bërë asnjëherë pushime në pesë vitet e fundit.Mbizotëronin edhe përgjigjet e atyre që kishin pasur mundësi të pushonin vetëm një herë në pesë vitet e fundit.Të dhënat e përpunuara nga përgjigjet e 266 të anketuarve tregojnë se 72% e atyre që janë përgjigjur ishin meshkuj. Lidhur me grupmoshat 20% e të anketuarve ishin 20-29 vjeç, 35% ishin 30-39 vjeç, 30% ishin të grupmoshës 40-49 vjeç. Burimi: Sondazhi i Monitor Pushimet e verës, shumica zgjedh bregdetin, 57% deri në dy javëAlternativat e pushimeve mund të jenë të ndryshme në verë, por për shumicën ato përfshijnë detin, rërën dhe diellin. Edhe në anketën tonë 92% e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë zgjedhin zonat bregdetare, një pakicë tjetër kanë zgjedhur zonat malore ose qytete urbane.Kjo tregon se shqiptarët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në det teksa në botë është vënë re se qasja e turistëve për verën po ndryshon.BBC publikoi në qershor një artikull ku shkruhej se ndryshimet klimatike po ndryshojnë planet e udhëtimit.Më së shumti, kjo i referohet një tendence të turistëve për të shmangur zonën e Mesdheut, e cila është goditur viteve të fundit nga valë ekstreme të të nxehtit, duke zgjedhur vende me klimë më të butë dhe në afatgjatë kjo tendencë mund të theksohet.Nëse ajo do të bindë vendasit të qëndrojnë më pak te pushimet tradicionale apo jo, kjo mbetet për t’u parë.Ndërkohë, për t’ju referuar sërish sondazhit, rreth kohëzgjatjes së pushimeve, shifrat tregojnë se të paktën 57% planifikonin që pushimet e tyre verore të ishin mes 1-2 javësh.Në një përqindje të konsiderueshme janë edhe ata që pushimet verore i kanë parashikuar më pak se një javë, duke përfaqësuar 35% të atyre që iu përgjigjën anketës.Të paktën 7% parashikonin që pushimet e tyre të ishin dy-tre javë, ashtu sikurse 1% thanë se kishin një muaj pushime të programuara vere. Burimi: Sondazhi i Monitor Plazhet, shezloni shpenzim i planifikuar, shumica 1000-1500 lekë ditaKjo verë është shoqëruar me një prani të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë në zonat bregdetare duke vënë theksin sidomos te plazhet publike që për hir të së vërtetës janë në sipërfaqe më të mëdha sesa vitet e kaluara.Kryeministri madje ka ndarë disa herë gjatë këtij viti pamje nga plazhet publike, apo nga ato të zëna nga privatët në mënyrë të padrejtë, të cilëve iu janë hequr shezlonet. Premtimi në fakt është që vitin e ardhshëm të ketë hapësira edhe më të shumta plazhesh publikë, duke qenë se mbarojnë një seri kontratash 5-vjeçare.Pavarësisht kësaj, duket se kostoja e një shezloni apo qëndrimi në shezlone te subjekte private është pjesë e pandarë kur planifikojmë pushimet. Shpesh kjo lidhet me faktin që plazhet publike kanë mungesë dushesh, banjash apo pastërti dhe kujdes për rërën është minimal.Në anketën e “Monitor”, 73.5% e atyre që do të pushojnë në bregdet thanë se zona ku planifikojnë të pushojnë ka akses në plazh publik. Pavarësisht kësaj, ata parashikojnë te shpenzimet e tyre çadrat dhe shezlonet.Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur, pra 25%, parashikojnë një kosto 1000-1500 lekë në ditë, 22% një kosto 700-1000 lekë, 19% jo më shumë se 500-700 lekë në ditë dhe pjesa tjetër më pak se 500 lekë në ditë.Lidhur me mënyrën e parapëlqyer të transportit për në destinacionin e pushimeve duket se shumica zgjedhin komoditetin e makinës personale me 77.78% të përgjigjeve, ndërkohë që pjesa tjetër është me transport ajror, në masën 16.2%.Më pak përgjigje përfshijnë kamperin apo autobusin me 0.46% dhe 5.56%. Dominimi i makinës personale lidhet me faktin që një pjesë e mirë e turistëve kanë distanca të afërta për të përshkruar brenda vendit, por edhe në vende fqinjë siç është Greqia. Burimi: Sondazhi i Monitor 50% do të pushojnë jashtë Shqipërisë, kryeson Greqia, pas saj Italia dhe TurqiaTë paktën gjysma e të anketuarve që thanë se kishin planifikuar pushime verore parashikonin që t’i kalonin jashtë Shqipërisë. Destinacionet janë nga më të ndryshmet, por peshën kryesore e mban Greqia.Ky treg po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët si efekt i ofertave me të gjitha të përfshira që janë mjaft konkurruese por edhe për alternativat që ofron vija bregdetare e këtij vendi, ku disa rajone si Halkidiki apo Korfuzi mbeten ekonomike.Fillimi i fluturimeve të linjave low cost me një seri destinacionesh, sidomos me Italinë, edhe me dy fluturime brenda ditës për të njëjtin destinacion, e kanë kthyer këtë vend në të preferuar.Teksa italianët po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë duket se tashmë edhe shqiptarët po “i kthejnë” vizitën me më shumë udhëtime.Në vendin e tretë është Turqia, e cila ka qenë historikisht pjesë e verës të një përqindje të konsiderueshme shqiptarësh.Ofertat e Turqisë janë të shumta dhe çdo vit prezantohen resorte të reja dhe popullore në brigjet e këtij vendi, edhe pse çmimet gradualisht janë rritur.Portugalia, Spanja janë gjithashtu vende që kanë marrë vëmendje dhe jo pak persona janë përgjigjur se parashikojnë që këto vende të jenë destinacionet e tyre të verës.Të tjera shtete me kuriozitet për verën janë Kroacia, Malta por edhe Suedia. Burimi: Sondazhi i Monitor Akomodimi, shumica parapëlqejnë hotel, 49% parashikojnë kosto mes 50-100 euro/nataStrukturat akomoduese këtë vit u përballën me vendosjen e referencës duke kërkuar që të deklarojnë zënien që kanë gjatë vitit sipas referencave që miratoi qeveria.Këto referenca ishin të ndara në dy periudha duke përfshirë maj-shtator dhe atë tetor-prill.Një situatë e tillë krijoi pakënaqësi në një pjesë të mirë të rasteve lidhur kjo me faktin që sidomos në zonat bregdetare në Jug, zënia e dhomave ishte dukshëm më e ulët se referenca në sezonin jashtë pikut të verës.Në atë kohë u nënvizua se kjo mund të ndikonte te kostot dhe një rritje të çmimeve në një pjesë të tyre. Ajo që ka ndodhur në fakt me çmimet këtë vit duket më shumë si një rregullim i tregut, ku operatorët turistikë thonë se ka një rritje të lehtë për strukturat cilësore dhe një ulje apo qëndrim në vend të atyre që nuk kanë investuar apo që u duhet të konkurrojnë me çmim.Një pjesë agresive e këtij tregu janë bërë edhe apartamentet në Airbnb apo Booking të cilët falë ekspozimit në këto platforma janë bërë të preferuar.Në sondazhin e “Monitor”, të paktën 40% e atyre që janë përgjigjur kanë thënë se do të zgjedhin një hotel si strukturë akomodimi për pushimet verore.Ndërkohë 38% do të marrin një apartament me qira ditore në Airbnb apo Booking.Të paktën 9% do të qëndrojnë tek të afërmit, 6% në resort dhe po kaq në shtëpi fshati, teksa 1% kanë zgjedhur një bujtinë. Edhe te shpenzimet ditore të planifikuara për një strukturë akomodimi, të paktën 49% parashikojnë një kosto ditore mes 50-100 euro/nata.Një vit më parë, për të njëjtin sondazh përgjigjet që dominonin ishin për një buxhet deri në 50 euro/nata. Ndërkohë, ky grup që kërkon struktura më ekonomike këtë herë ka kaluar në vend të dytë, ku 21% parashikojnë këtë kosto për këtë verë për një natë.Të paktën 17% parashikojnë që një natë të kushtojë 100-200 euro, ndërkohë që 9% mbi 300 euro/nata. Burimi: Sondazhi i MonitorBurimi: Sondazhi i Monitor  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sokol Olldashi: Mos më gënje, zemër!

    Sokol Olldashi: Mos më gënje, zemër!

    Poezi nga Sokol Olldashi

    Mos më mundo më kot, nënë!Mos më folPër pranverë,Lule,Qiej të kaltër,Zogj,Mirësi!Mos më gënje, të lutem,As për Mujër, Halilër,Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,Për engjëj çengelë,Ku varur rrinë kombet,Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!Mos më gënje, zemër!Të paktën ti …

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI

    Nga: Kliton Nesturi

    Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.

    Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Egla Ceno prek me mesazhin emocional për familjarët që përballen me sfida në spitale

    Egla Ceno prek me mesazhin emocional për familjarët që përballen me sfida në spitale

    Egla Ceno ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale. Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3” thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.
    “Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur,” shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.
    Mesazhi i saj është një thirrje për forcë dhe shpresë: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë.”

  • “S’është Thethi për resorte”, Rama: Janë pjesë e fantazisë së atyre me vizion të ngushtë shikimi

    “S’është Thethi për resorte”, Rama: Janë pjesë e fantazisë së atyre me vizion të ngushtë shikimi

    Komentuesi: Pasi të shembësh objektin masiv nisin oligarkët nga e para.
    Rama: Jo mor djal, je shumë gabim, këto janë përralla që ju kanë mbushur kokën ose mllefi dhe inati ndaj qeverisë ose ujërat e zeza mediatike, prona është e pacenueshme, nëse prona është e dikujt duhet të merret vesh, në Theth e kundërta është e vërtetë, s’do të ketë zhvillime, vetëm në raste specifike për ata që jetojnë aty, s’është Thethi për resorte të mëdha pjesë e fantazisë së atyre me vizion të ngushtë shikimi.

    Top Channel

  • Portret i Dom Vlashit, ‘një prift’ që nuk i pëlqen Edi Ramës

    Portret i Dom Vlashit, ‘një prift’ që nuk i pëlqen Edi Ramës

    Nga Lapsi.al 

    Kryeministri nuk iu përvesh vetëm një kleriku, por një modeli moral krejt të ndryshëm nga i tiji

    Në rokopujën e zhurmshme të ngjarjeve të Thethit, ku siç tashmë ëshmë është bërë zakon, ata që nuk janë të interesuar mbyllin gojën, sipas mendësisë “larg menderes sime”, pak kush e dëgjoi klithëmën e famulltarit të Shkodrës Dom Vlash Palajt. Duke u folur besimtarëve të vet ai e përshkroi ngjarjen pa dorashka si trashëgimtar i traditës më të mirë të klerikëve katolikë të Shkodërës. “Një konflikt i madh po ndodh në Theth, më vjen shumë keq, sepse ata i joshën, i rrejtën, i shfrytëzuan, i vjelën dhe në fund i hodhën dhe i tradhëtuan, i dogjën, i shkatërruan. Do i gjobisin dhe do i burgosin” tha ai duke folur për mungesën empatisë ndaj atyre që janë të varfër, për vdekjen e dialogut dhe të dëgjimit të tjetërit, për pa aftësinë dhe mungesën e përpjekjeve për të kuptuar atë që ka nevojë. 

    Zëri i Dom Vlashit mund të ishte shuar brenda vathës së besimtarëve të vet dhe mund të kishte kaluar edhe pa u vënë re, nëse atë nuk do e kishte rimarë kryeministri Rama duke e trajtuar me përbuzje dhe duke e përgënjeshtruar për deklaratat. Shefi i qeverisë e etiketoi atë thjeshtë si një prift, pa e përmendur me emër, i cili sipas tij si një njeri i zotit nuk duhet të hynte në këtë histori.

    Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i reagimit të kryeministrit. Pasi ka asfiksuar mediat e mëdha, pas ka kthyer në lolo OJF- që marrin fonde për të drejtat e njeriut, ai nuk duron dot më asnjë autoritet moral, që të ngrejë zërin për bëmat e tij duke i vënë në diskutim ato. Problemi nuk është te fakti nëse joshja, gënjeshtra e më pas tradhëtimi apo shkatërrimi i pronave të qytetarëve banorëve të Thethit janë të vërteta apo jo, por tek fakti se ç’i duhet një prifti të komentojë këto gjëra.

    Por në fakt Dom Vlash Palaj është pikërisht profili i klerikut të angazhuar që nuk qëndron dot pa folur dhe pa vepruar. Si famulltar në katedralen “Shën Shtjefni” dhe përgjegjës i famullisë Zonja e Shkodrës ai ka krijuar prej kohësh lidership në komunitet.

    Në predikimet e veta ai fshikullon shpesh politikanët e korruptuar që i konsideron si pjesën më injorannte të këtij populli. Pas arrestimit të Erion Veliajt, pa e përmenduar atë me emër, ai foli me fjalë të forta kundër korrupsionit: “Vëreni këta politikanët tanë. Me këtë situatë që është krijuar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë çfare jane, dhe më vjen keq për ta, sepse më duken shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit shqiptar. Nuk është problemi te ajo që mbledhin, por nxjerrin në pah varfërinë e shpirtit të tyre. Atë mizerien e brendshme. Njerëz të cilët jetojnë vetëm për të pasur diçka dhe shpërfytyrojnë natyrën e tyre duke përfunduar në burg.Thotë Krishti, herët a vonë, çdo gjë do të dalë në dritë. Kanë etje për pushtet të shkretët, prandaj devijojnë. Si nuk doli një të thotë: ‘Kam etje për të shërbyer?”

    Edhe në fjalime të tjera para besimtarëve ai nuk i kursen qëndrimet për politikën e ditës. Kur bashkia e Shkodrës filloi të merrej me fasadat e qytetit, sipas modelit të Ramës së viteve 2000, Dom Vlashi i kushtoi një reflektim të gjatë raportit mes anës së jashme dhe dhe thelbitë të punëve që duhen kryer duke pasur hallet e njeriut të pambrojtur në fokus. “Rëndësi ka kujdesi për hallet e atyre njerëzve që jetojnë përtej atyre fasadave në kushte të pa favorshme” e ngriti zërin ai. Një refleksion tjetër është ai për venerimin gati deri në përulje që tregohet ndaj turistëve të huaj që bujtin në Shqipëri gjatë verës, ndërkohë që askush nuk do ti dijë për të moshuartit që rrezikojnë jetën në vapë, pa pasur mundësi as të freskohen për një moment të vetëm. 

    Qëndrimet e Dom Vlashit nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën, por edhe me drejtimin që po merr shoqëria. Në një mjedis ku i thuren lavde magjisë së tregut, etjes për para dhe pasurimit të shpejtë, famulltari i Shkodrës zgjedh të shohë anën tjetër të medialjes, atë se ku mund të çojë pasioni për këta “zota të rrejshëm”. 

    Pikërisht ky është kundër modeli i asaj me të cilën na ka mëkuar politika e këtyre tre dekadave dhe sidomos periudha e rilindjes. Prandaj dhe Edi Rama qëndron në skajin tjetër të litarit ku gjendet Dom Vlashi. I pari beson tek ruspat, i dyti tek dialogu dhe gjetja e kompromisit. Njëri tek dhuna ndaj banorëve të Thethit, tjetri përpjekja për të kuptuar edhe atë që mund të ketë bërë mëkat. Njeriu i pushtetit tek deviza se vetëm unë kam të drejtë, ai i zotit tek besimi se mbi tokë janë të gjithë të gabueshëm. 

    Pikërisht kjo diferencë thelbësore e bëri kryeministrin të shpërtheje duke e injoruar si një prift që merret me punë që si takojnë. Sepse në një vend që po e korrupton me shpejtësi, Rama i druhet atyre që mbështeten tek morali. Sepse në një hapsirë ku po i vret të gjitha kundër pushtetet, ky politikan i konvertuar në katolik, nuk do të shihet në pasqyrën e mësimeve të Jezusit. Pikërisht këtë i ofroi Dom Vlash Palaj që mori mbi vete zemërimin e tij. 

  • Berisha me ish-ambasadorin gjerman: Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

    Berisha me ish-ambasadorin gjerman: Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Bashkinë e Kavajës, ku i pranishëm ishte dhe ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha e falenderoi ish-ambasadorin për rolin e tij në vitet ’90.

    “Edhe njëherë dua t’u falënderoj zoti ambasador për rolin shumë të veçantë që luajtët në vitet ’90. Në një vend shumë të izoluar. Në një vend për të cilin mendimet shkonin nga le të mbetet siç është Kuba e Adriatikut, tek idetë se këta janë të apasionuar pas nacional-komunizmit të Enver Hoxhës dhe të rrinë me të. Unë mund të them se në atë periudhë, brenda Shqipërisë ju ishit zëri më i fuqishëm, dhe jashtë Shqipërisë ishte një gazetar i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj.
    Ju takonit grupe antikomuniste ose eksponentë të tyre në Shkodër, Kavajë dhe qytete të tjera dhe kjo jehonte me bindjen se Gjermania mbështet lëvizjen pro-demokratike në Shqipëri, e cila në fakt ishte në fillesat e saj. Por edhe ajo që ju bëtë, që e shndërruat ambasadën në një kështjellë të vërtetë të atyre heronjve, që ishin të rinjtë, që de facto e përmbysën Murin e Berlinit në Tiranë apo Perden e Hekurt.”– tha Berisha.
    Ish-ambasadori gjerman ndau me Berishën eksperiencën e tij të atyre viteve të vështira, ku u shpreh se ai luajti vetëm një rol të vogël, pasi ndryshimin e sollën vetë shqiptarët.
    “Unë isha këtu për tre vjet, që nga viti 1987, kur hapa ambasadën, deri në korrik të vitit 1990, kur ambasada ime u shemb në kuptimin fizik. Por jo vetëm ndërtesa e ambasadës shkoi drejt rrënimit, por edhe marrëdhënia që unë përpiqesha të ndërtoja me popullin shqiptar, me shoqërinë, me intelektualët, gjithçka dukej sikur ishte humbur. Por, përkundrazi, ajo që ndodhi ishte lindja e diçkaje të re dhe të bukur.
    Ishte lindja e lirisë. Nuk do të thosha se ishte menjëherë demokracia në Shqipëri, por ishte padyshim lindja e lirisë. Unë pata një dorë të vogël në këtë, por nuk isha personi që solli ndryshimin. Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, populli shqiptar, dhe veçanërisht të rinjtë. Por unë mendoj se edhe një numër i madh intelektualësh ishin forca të rëndësishme që shtynë përpara ndryshimin, po aq sa edhe ata që morën pjesë drejtpërdrejt në revolucion.”- tha Daum, duke përmendur në veçanti shkrimtarin e ndjerë, Ismail Kadare.
    Mes të tjerash, Daum tha se e do shumë Shqipërinë dhe ka vijuar ta vizitojë dhe pas largimit të tij nga detyra si ambassador, duke u përpjekur herë pas here të bënte bashkë dy popujt përmes aktiviteteve të ndryshme.
    “E dua Shqipërinë, e dua këtë vend, natyrën e tij të mrekullueshme, malet, detin, veçanërisht vendet historike, kishat bizantine, qytete si Berati, Korça, Shkodra, Vlora, dhe më duhet të them se i doja shumë shqiptarët. Pas largimit tim nga Shqipëria, vendosa të sillja Shqipërinë më afër popullit gjerman. Isha diplomat, por gjithashtu edhe profesor universiteti dhe kurator në një muze të madh gjerman.
    Organizova një ekspozitë të gjerë për historinë dhe artin shqiptar, e cila u hap në vitin 2001 në Mynih. Ajo pati mbi 32 mijë vizitorë dhe më pas u zhvendos në muzeun e Vjenës, ku pati sërish sukses të madh. Njerëzit u tërhoqën veçanërisht nga pjesa kryesore e ekspozitës: ikonat madhështore të artit shqiptar, shumë prej tyre nga muzeu i Beratit dhe ai i Tiranës, si dhe skena të rindërtuara nga jeta tradicionale në fshat, kostume tradicionale, me ndihmën e kuratorëve të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë.
    Jam shumë krenar që arrita të sjell një pjesë të bukurisë së Shqipërisë, të cilën e dashurova aq shumë, pranë popullit gjerman. Dhe për këtë ekspozitë mora edhe një dekoratë nga Presidenti.”- tha ish-ambasadori.
    Kryedemokrati Sali Berisha shprehu vlerësime edhe për ish-ambasadorin e Hungarisë: “Në atë periudhë, e vetmja ambasadë ishte ambasadori hungarez, sepse ambasadat ishin në meremetim pas ngjarjeve të korrikut. I vetmi ambasador ishte ambasadori hungarez që vinte tek ne dhe lajmet për ne, përveç Zërit të Amerikës, i jepte radio e Hungarisë. Por ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe shumë nga aktivistët e atyre viteve në Shkodër dhe kudo kanë folur për inkurajimin që ju u bëtë atyre në lëvizjen e tyre.”

  • Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

    Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Bashkinë e Kavajës, ku i pranishëm ishte dhe ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha e falenderoi ish-ambasadorin për rolin e tij në vitet ’90.
    “Edhe njëherë dua t’u falënderoj zoti ambasador për rolin shumë të veçantë që luajtët në vitet ’90. Në një vend shumë të izoluar. Në një vend për të cilin mendimet shkonin nga le të mbetet siç është Kuba e Adriatikut, tek idetë se këta janë të apasionuar pas nacional-komunizmit të Enver Hoxhës dhe të rrinë me të. Unë mund të them se në atë periudhë, brenda Shqipërisë ju ishit zëri më i fuqishëm, dhe jashtë Shqipërisë ishte një gazetar i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj.
    Ju takonit grupe antikomuniste ose eksponentë të tyre në Shkodër, Kavajë dhe qytete të tjera dhe kjo jehonte me bindjen se Gjermania mbështet lëvizjen pro-demokratike në Shqipëri, e cila në fakt ishte në fillesat e saj. Por edhe ajo që ju bëtë, që e shndërruat ambasadën në një kështjellë të vërtetë të atyre heronjve, që ishin të rinjtë, që de facto e përmbysën Murin e Berlinit në Tiranë apo Perden e Hekurt.”– tha Berisha.
    Ish-ambasadori gjerman ndau me Berishën eksperiencën e tij të atyre viteve të vështira, ku u shpreh se ai luajti vetëm një rol të vogël, pasi ndryshimin e sollën vetë shqiptarët.
    “Unë isha këtu për tre vjet, që nga viti 1987, kur hapa ambasadën, deri në korrik të vitit 1990, kur ambasada ime u shemb në kuptimin fizik. Por jo vetëm ndërtesa e ambasadës shkoi drejt rrënimit, por edhe marrëdhënia që unë përpiqesha të ndërtoja me popullin shqiptar, me shoqërinë, me intelektualët, gjithçka dukej sikur ishte humbur. Por, përkundrazi, ajo që ndodhi ishte lindja e diçkaje të re dhe të bukur.
    Ishte lindja e lirisë. Nuk do të thosha se ishte menjëherë demokracia në Shqipëri, por ishte padyshim lindja e lirisë. Unë pata një dorë të vogël në këtë, por nuk isha personi që solli ndryshimin. Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, populli shqiptar, dhe veçanërisht të rinjtë. Por unë mendoj se edhe një numër i madh intelektualësh ishin forca të rëndësishme që shtynë përpara ndryshimin, po aq sa edhe ata që morën pjesë drejtpërdrejt në revolucion.”- tha Daum, duke përmendur në veçanti shkrimtarin e ndjerë, Ismail Kadare.
    Mes të tjerash, Daum tha se e do shumë Shqipërinë dhe ka vijuar ta vizitojë dhe pas largimit të tij nga detyra si ambassador, duke u përpjekur herë pas here të bënte bashkë dy popujt përmes aktiviteteve të ndryshme.
    “E dua Shqipërinë, e dua këtë vend, natyrën e tij të mrekullueshme, malet, detin, veçanërisht vendet historike, kishat bizantine, qytete si Berati, Korça, Shkodra, Vlora, dhe më duhet të them se i doja shumë shqiptarët. Pas largimit tim nga Shqipëria, vendosa të sillja Shqipërinë më afër popullit gjerman. Isha diplomat, por gjithashtu edhe profesor universiteti dhe kurator në një muze të madh gjerman.
    Organizova një ekspozitë të gjerë për historinë dhe artin shqiptar, e cila u hap në vitin 2001 në Mynih. Ajo pati mbi 32 mijë vizitorë dhe më pas u zhvendos në muzeun e Vjenës, ku pati sërish sukses të madh. Njerëzit u tërhoqën veçanërisht nga pjesa kryesore e ekspozitës: ikonat madhështore të artit shqiptar, shumë prej tyre nga muzeu i Beratit dhe ai i Tiranës, si dhe skena të rindërtuara nga jeta tradicionale në fshat, kostume tradicionale, me ndihmën e kuratorëve të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë.
    Jam shumë krenar që arrita të sjell një pjesë të bukurisë së Shqipërisë, të cilën e dashurova aq shumë, pranë popullit gjerman. Dhe për këtë ekspozitë mora edhe një dekoratë nga Presidenti.”- tha ish-ambasadori.
    Kryedemokrati Sali Berisha shprehu vlerësime edhe për ish-ambasadorin e Hungarisë: “Në atë periudhë, e vetmja ambasadë ishte ambasadori hungarez, sepse ambasadat ishin në meremetim pas ngjarjeve të korrikut. I vetmi ambasador ishte ambasadori hungarez që vinte tek ne dhe lajmet për ne, përveç Zërit të Amerikës, i jepte radio e Hungarisë. Por ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe shumë nga aktivistët e atyre viteve në Shkodër dhe kudo kanë folur për inkurajimin që ju u bëtë atyre në lëvizjen e tyre.”/tvklan

  • “Qeveria u premtoi falje, sot i shemb”, Spahia: Ja çfarë fshihet pas sulmit të kryeministrit

    “Qeveria u premtoi falje, sot i shemb”, Spahia: Ja çfarë fshihet pas sulmit të kryeministrit

    Në një intervistë për  një emision televiziv, deputeti i PD në Shkodër, Bardh Spahia, kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës lidhur me situatën në Theth.
    Spahia e cilësoi veprimin e kryeministrit si një tradhti ndaj banorëve, të cilëve u kishte premtuar faljen e gjobave për ndërtimet pa leje gjatë fushatës, por që tani po shemb investimet e tyre në kulmin e sezonit turistik. Gjithashtu theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi Ramën dhe zinxhirin institucional që ka lejuar këtë situatë, duke e konsideruar si një reagim kriminal të strukturave shtetërore.“Po shohim në zbatim modelin e mirëfilltë të Edi Ramës. Në një moment të mirëfilltë të fushatës i premtoi atyre banorëve që do t’ua falte gjobat duke stimuluar ngritjen e ndërtimeve të reja pa leje. Nga ana tjetër, menjëherë pasi mori mbështetjen dhe votën e tyre, i penalizon menjëherë sot, duke i hedhur në tokë investimin e mijëra lekëve dhe eurove, të cilat janë kursimet e një jetë të tërë të atyre banorëve të asaj zone jashtëzakonisht të varfër, siç është Thethi. Në fakt, ky kryeministër aktualisht po tenton ta hedhë fajin tek banorët, ndërkohë që banorët janë të fundit të cilët duhet të fajësohen.
    Është pikërisht Edi Rama i pari dhe më pas të gjithë zinxhirët e institucioneve në krijimin e kësaj situate. Sot ky kryeministër, në tradhti të atyre premtimeve që i kishte bërë atyre banorëve, zgjedh të çojë fadromat dhe të rrënojë investimet e tyre në mes të sezonit turistik. Shkeljet e institucioneve shtetërore, si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, janë ekstreme në gjithë këtë histori. Ndërtimet janë nxitur nga deklaratat e kryeministrit dhe ky është fakt. Për fat të keq ne shohim një reagim kriminal të strukturave të shtetit dhe të Edi Ramës.” – tha Spahia.