Tag: atyre

  • Dita e Çlirimit, Ilir Meta uron nga qelia: Përulemi me respekt ndaj atyre që luftuan për liri

    Dita e Çlirimit, Ilir Meta uron nga qelia: Përulemi me respekt ndaj atyre që luftuan për liri

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 81-vjetorin e Çlirimit të vendit. Nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar, Meta thotë se përulemi me respekt para atyre që luftuan për lirinë dhe vuajtën persekutimin.
    “Gëzuar ditën e Çlirimit! Nuk ka liri pa sakrificat më sublime!
    Nderim dhe mirënjohje të përjetshme për Dëshmorët dhe Heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për bijtë dhe bijat më patriotë të këtij vendi, nga Mujo Ulqinaku e deri te të gjithë ata që luftuan dhe derdhën gjakun për mbrojtjen e Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë.
    Kujtojmë dhe përulemi me respektin më të madh jo vetëm ndaj atyre që ranë për Atdheun, Qemal Stafën, Margarita Tutulanin, Vojo Kushin dhe mijëra të rinj të tjerë, por edhe para të gjithë patriotëve zemërluanë që luftuan për lirinë e vendit dhe më pas vuajtën persekutimin e regjimit totalitar.
    Lavdi të përjetshme! “, shprehet Meta.

  • Ekspozita ‘Besa’/ Rama: E keqa shpesh nuk është djallëzore apo e bujshme, por e zakonshme… Është thjeshtë banale

    Ekspozita ‘Besa’/ Rama: E keqa shpesh nuk është djallëzore apo e bujshme, por e zakonshme… Është thjeshtë banale

    Bunk’Art 2 ka çelur sot dyert për ekspozitën ‘Besa’, një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit hebre dhe një krenari për Shqipërinë që nuk mohuan vlerat dhe traditën e nuk u dorëzuan përpara diktaturës apo totalitarizmit. 
    I ftuar në këtë ekspozitë, kryeministri Edi Rama përmes shkrimeve të historianes dhe filozofes Hannah Arendt dhe të shkuarës së gdhendur në ‘biografinë’ e Shqipërisë, kujtoi dhe njëherë heroizmat e familjeve të shumta shqiptare, të cilët në kohën më të errët të njerëzimit, u bënë heronjtë më të mëdhenj të atyre që nazizmi kërkonte t’i zhdukte. 
    Kryeministri Rama nderon dhe përulet përpara çdo familje shqiptare që nuk iu dorëzua frikës dhe imponimit dhe mbi të gjitha nuk turpëroi Shqipërinë në kohën kur e gjithë Evropa hoqi dorë nga gjykimi duke i hapur rrugë burokracisë. 
    Kjo ekspozitë u vesh nga fotografi e tregime të mbledhura nga fotografi Norman Gershman dhe të kuruara nga gazetari Carlo Bollino. 
    Fjala e plotë e kryeministrit Rama: 
    “Do t’ju kërkoj ndjesë sepse do ta mbaj këtë fjalë në anglisht sepse është ajo që duhet të bëjë për nderuar miqtë tanë hebrenj që janë sot këtu dhe që ata të mos dëgjojnë përmes përkthimit Më lejoni të përgëzoj Carlo Bollinon dhe ekipin e këtij muzeu për vizionin dhe përkushtimin që bënë të mundur këtë hapësirë kushtuar një prej faqeve më të tmerrshme të historisë së Evropës ku Shqipëria jonë e vogël qëndron jashtëzakonisht e lartë. 
    Faleminderit çdo miku hebre që është sot këtu me ne. Kjo ekspozitë është jo vetëm një shfaqe e ndritshme e historisë shqiptare, mban një mesazh për botën e sotme, që i duhet kujtuar serish ajo çka na mësoi me një qartësi të pamëshirshme. ‘E keqa shpesh nuk është djallëzore apo e bujshme, por e zakonshme, administrative dhe e përulur. Është thjeshtë banale’. Gjatë Luftës së II Botërore, kur pjesa më e madhe Evropës ia dorëzoi gjykimin frikës dhe burokracisë, makineria e shfarosjes nuk kërkoi përbindësha, kërkoi nënpunës, fqinj, funksionarë, njerëz që siç shkruan Arendt, ‘kurrë nuk deshën të ishin as të mirë aq të këqij, thjeshtë  u bindën’. Në një vend të vogël në vendin tonë, e kundërta ndodhi. Populli ynë ishte i varfër, nuk ishte pushtet apo rëndësi strategjike por kishte diçka të paçmuar, aftësinë për të parë në fytyrën e njeriut tjetër detyrimin e vet moral. 
    Kur nazistët, kërkuan listat e hebrenjve shqiptarët shkatërruan. Kur të tjerët dorëzuan fqinjët, shqiptarë u ofruan siguri. Kur binda u bë aleat i heshtur, Shqipëria zgjodhi rrugën e rrezikshme të përgjegjësisë. Arendt shkroi ‘Atje ku të gjithë janë fajtorë, askush nuk është fajtor’, duke nënkuptuar se kur shoqëritë e tresin përgjegjësisë në një mjegull arsyetimesh kolektive, si ‘s’kishim zgjedhje, kështu bënin të gjithë’, individët ndalojnë së gjykuari, menduari, heqin dorë nga aftësia që e bën moralin të marrë frymë. Shqipëria refuzoi mjegullën morale dhe doli nga Luftën e II Botërore si i vetmi mend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa para luftës. Dhe askush nga hebrenjtë nuk iu dorëzua nazistëve. Përgjegjësia nuk u asgjësua, u forcua. Familjet morën përsipër të mbronin jetë, që historia nuk ua kishte besuar, për ndërgjegjja ua imponoi. 
    Një tjetër ide e Arentit e nicon thellësinë e këtij vendimi duke reflektuar mbi justifikimin ‘thjeshtë unë po ndiqja urdhrat’. Ajo u kthye një parim që kumboi brez pas brezi. ‘Akush nuk ka të drejtë të bindet, jo e drejta për të mos u bindur, por e drejta për tu bindur’. Për Arendt, bindja ndaj padrejtësisë, nuk është neutralitet, është bashkëfajësi, është dorëzim i gjykimit, i të vetmes aftësi që totalizimi nuk mund ta durojë. Aj që ndodhi në Shqipëri, ishte e kundërta Atje ku kombet e tjera u binden, Shqiptarët refuzuan., atje ku pushtuesit kërkuan nënshtrim familje tona zgjodhën ndërgjegje duke zbatuar parimin e rreptë të Arendt. Ndoshta vëzhgimi më prekës i Arendt kur flitet drejtpërdrejt për historinë shqiptare, është kur ajo shori në fund të jetës. ‘Në kushte terrori shumica do të binden, por disa nuk do të binden. Në terma njerëzorë nuk kërkohet më shumë dhe nuk mund të kërkohet më shumë Ato pak që nuk binden e ruajnë botën nga kolapsi moral.’ 
    Shqipëria gjatë holokaustit ishte një ndaj atyre të paktëve, jo sepse ishim më të pasur, të fuqishëm apo të sigurtë, por se familjet e zakonshme në shtëpi të zakonshme morën vendime të jashtëzakonshme përballë terrorit. Ato zgjodhën të ishin ata pak njerëz që nuk binden dhe duke vepruar kështu, e ruajtën në një cep të Evropës, humanizmin, njerëzillëkun kur njerëzimi vetë dukej sikur po zhdukej. Teksa ecim në këtë ekspozitë do të ndeshin fytyra, familje hebre që erdhën në anët tona në dëshpërim dhe familjet shqiptare që i pritën si mysafirë. Duke zbatuar atë që është shkruar në këtë derë, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut, jo si barrë por si vëllezër. Edhe pa i parë ende dhomat e ekspozitës, duke ardhur këtu, e di dhe mund ta ndjej që përtej këtyre mureve mund të imagjinojmë dika më të qetë dhe më të thellë, gjestet e përditshme atë të padukshmet dhe të paregjistruara përmes të cilave dhe  e mira bëhet banale. Ndarja e bukës, një gotë qumësht, fshehja e një fëmijë hebre apo e një familje të tërë kur ushtarët nazistë kalonin qoftë dhe tek pragu i derës. Këto veprime të thjeshta nuk ishin politikë, strategji, ishin gjykim moral të njerëzve të zakonshëm , gjykime, ajo çka totalitarizmi përpiqej ta zhdukë. Si kryeministër i Shqipërisë qëndroj sot i përulur përpara guximit të atyre familjeve dhe kam privilegjin të qëndron i përulur në çdo rast përpara atyre familjeve dhe guximit të tyre. 
    Historia e tyre nuk është një stoli që e shfaqim për të impresionuar botën, por një busull që duhet ta ndjekim. Hannah Arendt na mësoi se vija mes të mirës dhe të keqes, nuk kalon mes kombeve, por brenda zemrave njerëzore dhe se ajo që ruan njerëzimin tonë, nuk janë fjalimet madhore, politikat madhore apo mitet heroike, por gatishmëria për të menduar dhe vepruar kur kompromisi pëshpërit ‘mos mendo’. Qoftë Shqipëria gjithmonë një nga këto vende, që është nën frikë zgjodhëm të mos i bindemi padrejtësisë por të qëndrojmë më humanizmin. Memoria e atyre që i shpëtuan dhe i shpëtuam të jetë një bekim për të gjithë dhe zoti i bekoftë të gjithë ata që shpëtuan hebrenjtë dhe që shpëtuan Shqipërinë nga turpi dhe refuzuan të bëheshin pjesë e errësirës”, tha Edi Rama në fjalën e tij. 

  • “SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

    “SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

    “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

    Kështu thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku bëhet me dije se së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.
    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet më tej në deklaratë.

    Top Channel

  • Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

    Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

    Nga Adrian Thano
    Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, në dorë. Nuk ka pamjen e zonjave firmato të parlamentit, qeverisë, opozitës që flasin për fuqizimin e gruas nga sallat me ajër të kondicionuar. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media.
    Ajo është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë.
    Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë; ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë që t’i mbajë gjallë mes tymit dhe helmeve të naftës.
    Dy realitete, dy skaje të vendit, por e njëjta gjuhë: gjuha e njeriut të papërfaqësuar, të lënë pas, që kërkon pak vëmendje nga një Tiranë ku çdo ditë shfaqet luksi i pacipë i atyre që i drejtojnë: Përgjime ku milionat e eurove zhduken si pesëleksha, makina që kushtojnë sa një galeri e tërë kromi, orë që vezullojnë mbi kyçet e korrupsionit, darka ku gromësijnë të vetëkënaqur ata që firmosin koncesione të paguara me djersën e atyre që nuk kanë as oksigjen.
    Ironia është therëse: Shqipëria qeveriset prej vitesh nga një parti që e quan veten të majtë. Tetëdhjetë e tre deputetë majmen me etiketën “socialistë”. Asnjë prej tyre, hiq ndonjë postim jo zyrtar, nuk pipëtin për Spaçin dhe Marinzën. Kanë harruar thelbin e së majtës: mbrojtjen e klasës punëtore, barazinë sociale, dinjitetin e punës. Në vend të tyre, kemi ligje speciale që i shërbejnë kapitalit.
    Punëtori, dikur shtylla morale e së majtës, është kthyer në një fjalë të bezdisur që nuk përdoret më as në fjalime. Pasunarët tanë të rinj i sikletos mjerimi. Por mjerim i vërtetë nuk janë ata që luftojnë për frymëmarrje. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Nuk ka mjerim më tragjik dhe më qesharak se falsiteti.
    Fatkeqësisht, edhe pjesa tjetër e shoqërisë sonë, e marrosur pas lekut, ka zgjedhur të mos i hedhë sytë aty ku jeta shkurtohet për pak euro në ditë. Ka mungesë ndjeshmërie dhe solidariteti. Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e atyre që punojnë, jo vetëm e majtë apo e djathtë nuk është, por nuk është më fare shoqëri.
    Është një treg i ndotur, ku shitet e blihet çdo gjë. Edhe shpirti./ Gazeta Dita/

  • Emër për emër, kush e votoi “barazinë(e turpshme) gjinore

    Emër për emër, kush e votoi “barazinë(e turpshme) gjinore

    Në rrjete po publikohen emrat e atyre deputetëve të cilët ngritën kartonin jeshil duke cuar kësisoj në miratimin e “barazisë gjinore”, një ligji kontarvers, krejt të panevojshëm për shoqërinë e lodhur shqiptare me krejt të tjera halle; mbi të gjitha, një ligj që cenon rëndë binariteti e natyrshëm burrë-grua, nga i cili lind dhe mbahet një familje e shëndetshme.
    Dhe kush janë ata, në krye të të cilëve sigurisht është Edi Rama:
    Bledi Çomo
    Eduard Shalsi
    Bledar Çuçi
    Klodiana Spahiu
    Ceno Klosi
    Erion Braçe
    Elisa Spiropali
    Olta Xhaçka
    Anila Denaj
    Erion Malaj
    Ogerta Manastirliu
    Blendi Klosi
    Ani Dyrmishi
    Elton Korreshi
    Ilva Gjuzi
    Erjon Mile
    Etleva Budini
    Ulsi Manja
    Fatmir xhafaj
    Iris Luarasi
    Vullnet Sinaj
    Saimir Hasalla
    Ana Nako
    Kiduina Zaka
    Loer Kume
    Aurora Mara
    Bujar Rexha
    Enriketa Jaho
    Evis Kushi
    Ermal Pacaj
    Antoneta Dhima
    Briseida Çakerri
    Erjona Ismaili
    Aulona Bylykbashi
    Besa Spaho
    Ermal Elezi
    Genti Lakollari
    Alma Selami
    Agron Malaj
    Admir Kadeli
    Taulant Balla
    Ornaldo Rakipi
    Skender Pashaj
    Klevis Jahaj
    Olsi Komiçi
    Ardit Bido
    Vasil Llajo
    Petrit Malaj
    Adi Qose
    Piro Dhima
    Onid Bejleri
    Sara Mila
    Xhenis Çela
    Niko Peleshi
    Ramion Kurti
    Zegjine Çaushi
    Arkend Balla
    Romina Kuko
    Agron Gaxho
    Zamira Sinaj
    Hysen Buzali
    Asflorar Haxhiu
    Milva Ekonomi
    Lindita Nikolla
    Fadil Nasufi
    Damian Gjiknuri
    Mirela Kumbaro
    Ilirian Pendavinji
    Blendi Gonxhe
    Delina lbrahimaj
    lgli Hasani
    Albana Koçiu
    Arbjan Mazniku
    Adea Pirdeni
    Pirro Vengu
    Ervin Hoxha
    Sipas shumë prej atyre që po i publikojnë këto emra, e nesërmja e Shqipërisë duhet ta dijë se kush ishin ata që që votuan një ligj anti-familje.

  • ‘Bam e bum mbi mazhorancën’, Gjekmarkaj rrëfen me satirë seancën plenare: Tuneli i Llogarasë, fishekë dhe Bubulina

    ‘Bam e bum mbi mazhorancën’, Gjekmarkaj rrëfen me satirë seancën plenare: Tuneli i Llogarasë, fishekë dhe Bubulina

    Demokrati Agron Gjekmarkaj ka rrëfyer me satirë të gjithë seancën plenare të ditës së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje mes palëve.
    “Klevis Balliu dje kishte zhveshur rrobat e robërisë dhe fort gjuante me armët e trimërisë bam e bum gjithë ditën mbi mazhorancën, saqë u duk se për një moment i mbylli të gjithë në tunelin e Llogarasë! Besarti i mbante arkën me fishekë, Bled Himçi mitrollozin.
    Goja ju bë shkrumb, lypi ujë – fat që Ina Zhupa si Bubulina u gjend aty me një bucelë, ku buzët e thara u njomën.
    Një nga tre “buajt” e parlamentarizmit, Niko ndeshkuesi i madh, e qorto-vi tri herë pastaj e debo-vi nga salla, por burrë i brishtë siç është, nga dhimbja edhe vetë qa-vi. Mu rënd vetja, mu trokar xhani i konfidoi shpirt dhëmshures Teze.
    Jorushi i Tabakeve, ose Urushi siç zonja e dashur Jozefinë e thërret me përkëdheli, nga njëri sy nxirrte lot për mungesën e Gaz Bardhit, syrgjyn prej tre javësh, dhe nga tjetri i dilnin shkëndija me të cilat u ndez zjarri i betejës, sa Elda Hotit ngjitmas ju përzhitën qerpikët. Nga ai epizëm u ngita edhe vetë nga shtrati i lëngatës, etheve e temperaturës, e në sallë buzë darke brofa për të admiruar qëndresën e saj. Belind Kelliçi me mjeshtrin Tom Alizoti mbanin frontin nga hilet e duahmanit aq sa Nikoqiri nga sikleti e thirri zoti Balluku!
    Zeqineja ishte shtruar në një bisedë të karakterit erudit me Damo Gjiknurin si të barabartë! “Për ty kam respekt – i thoshte – se je me shkollë të lartë, ndërsa ai Ditmar noprani nuk më ka pëlqyer kurrë, guxon i jep mend edhe Babos, ne të dy jemi intelektualë, kemi shije të përbashkëta për letërsinë dhe filozofinë politike. Më ngazëlleve shumë kur citove Taon dhe taoizmin. A mos do të të këndoj një këngë nga të zonës së Fierit për respekt?”
    Damo u shkryth – “Të lutem, jo” – kur ajo e kuptoi që ky e mori si kërcënim, herë pas here i thoshte “këndova ëë te piu e zeza”– dhe ai mblidhej grusht, e i thoshte tmerrit eja . Sara i shihte me xhelozi. Termeja nuk mbetej pas.
    Ulësia është bërë hokatar i madh. Shfaqet mes grave dhe menjëherë dëgjohen hukama e kukurima hareje si krisma maliherri. Pastaj, si shofer taksie, çon e percjell njerëz sa aty-këtu.
    Klosi, falë detyrimeve të prapambetura, pothuaj e kishte gdhirë firauni , rrinte me orë të tëra si i përhumbur dhe pa dëshira! Dilo Nasufi e kqyrte me dhimbshuri e i thoshte një të panjohuri buçko ulur në krah: “I duhet parë kripa se po i merr mendja teposhtë.”
    Kiduina pyeste Taon: “Pse ky xhaxhi i thinjur që shkruan gjasme ca qyfyre të pakuptueshme, si gjepura, ka thënë se unë dashkam t’i zë vendin Etildës?”
    Tao, simbol i urtësisë dhe baba i eksperiencës, njeri që ka parë botë me sy e hequr shumë, mori frymë thellë dhe pasi lëshoi një ehhhh të zgjatur… i tha: “Vendet nuk janë tonat, ato janë të Babos dhe unë si biçim qehajaji i tij jam këtu. Ai pastaj bën sadakatë sipas nevojës… Etilda rron në zemrat tona, tani është pranë atij. Ajo një ditë mund të rikthehet. Ti mos bjer pre e tentacioneve e vaniteteve, se ai është i poshtër, reaksionar.”
    Enno Bozdo lëshonte gjithë ditën pasthirrma tragjike dhe këngë lufte, mërmëriste nën zë: tamburxhi, tamburxhi. Ivi Kaso, tek e dëgjonte, mrrylej e rënkonte: qameti, qameti, se pashë një ditë të bardhë!”
    Strazimiri më rri rëndë me gjithë përpjekjet e mia për t’u dukur i dashur. Nuk ishte shumicën e kohës as Kryezëvendës Lideri Flamur që më ka marrë nën mbrojtje. Duket sikur nga çasti në çast do të më fusë një dackë për të shkuarën time trockiste. Edhe Albana me Teto Adrianën tashmë më kanë xhan, ai jo që jo, i uruari.
    “Bualli” tjetër, Toni, puritan i lindur, dje mbajti barrë të rëndë! Lëronte arat e parlamentarizmit por më shumë ngjante me Judën që Krishtin shiti për 30 aspra, ku litari i të cilit i kishte mbetur rreth qafës dhe nga shtrëngimi i tij në qafë lëshon rreke fjalësh pa kuptim.
    Ndoshta atëherë kur askush nuk e mendonte, një idil mbresëlënës po konsumohej mes Bledion Nallbatit dhe Mamicës së Arbërisë! “Nëm një cigare, Bledion aga” – i tha ajo me zë kumbues e syrin kokërr si neper balada!
    Pa një pa dy, nxori kutinë levendi, e me duart e veta ja drodhi, pastaj ja ndezi e i tha: “Merre, moj virane, tërhiqe se me zemër ta dhashë!” Digjej ajo cingare si qiri shprese!
    Bota është e atyre që digjen, mendoja, jo e atyre që ngrohen. Unë dhe Kostaqi mbetëm duke u ngrohur, s’u dogjëm kurrë.
    Delina Brahimi, pasi kishte pritur minatorët e Spaçit, sikur mu duk njeri më i mirë – i thashë: “Po bëra tërbjet turqërinë, që atyre maleve s’ka kujtime të mira, do të mbaj me hatër në Kronikë!” Nuk ju duk pazar i keq.
    Ogi u rikthye nga ekskursioni nëpër Tiranë, ishte hequr ca dhe bënte çmos bashkë me Lamellarin t’i fshiheshin “Kronikës”. “Ku të mbytemi” – i tha – “më ka quajtur ‘mbathës kuajsh’.” Ajo i dha të drejtë : “S’ke faj, të prish gjakun i nëmuri, por kështu fillon karriera – e nis me patkonjtë dhe një ditë mund të bëhesh kalores, dhe nuk i qahet halli kalorësit, se i varen këmbët.” Llari mendoi: sa shumë, yyyyyy sa shumë di Ogi.
    Bardh Spahia ishte shqiptari i vetëm që asnjëherë nuk e kishte lexuar “Kronikën”, ndaj si i tillë ai sot hyri në të.
    Të gjithë tek më shohin si jetim tek tavolina e qoshes në mejhanen e Kuvendit, më pyesin mua: “Ku është Salianji që me gajret të mbante?” Po as shënjti, as djalli që rrinë brenda tek i gjalli s’ja dinë këmbët atij – gdhihet në Selenicë e ngrys në Koplik, po ejvallah, fjalë e keqe s’i del kurrë nga goja qerratait, veç bekime shpërndan sa për njërin aq për tjetrin!”, shkruan Gjemarkaj.

  • Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

    Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

    Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në Etihad, në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve.
    Për sulmuesin norvegjez, i cili u transferua nga Dortmundi te City tre vite më parë, kjo ndeshje pritet të jetë plot emocione.
    Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri Pep Guardiola e vlerësoi Haalandin si një futbollist të nivelit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për shkak të ndikimit të tij në lojën e ekipit.
    Megjithatë, Haaland reagoi me thjeshtësi, duke qeshur dhe duke mohuar krahasimin: “Askush nuk mund t’u afrohet atyre. Unë jam thjesht një norvegjez që përpiqet të bëjë më të mirën dhe nuk jam i veçantë vetëm sepse shënoj gola,” tha ai.

  • “I dha mundësinë të gjithëve”/ Braçe në homazhet në nderim të Nanos: Edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës…

    “I dha mundësinë të gjithëve”/ Braçe në homazhet në nderim të Nanos: Edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës…

    I pranishëm në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, deputeti socialist Erion Braçe tha se ai u dha mundësi të gjithëve.

    Braçe tha se Nano, iu dha mundësinë edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
    “Nano i dha mundësi të gjithëve pa përjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS.
    Pa i mohuar askujt mundësinë për t’u rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
     
     

    Top Channel

  • “Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese

    “Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese

    Kanë ngjallur shqetësim thirrjet e unionit gjerman CDU/CSU për reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizime mbi shtetësinë e dyfishtë, që shkojnë deri aty sa të apelojnë deri për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë.

    Disa politikanë të partive të CDU/CSU, shkruajnë mediat në Berlin, kanë vënë në pikëpyetje shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane.
    “Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” deputeti i CSU, Stefan Mayer.
    Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani kërkoi gjithashtu që “kriminelëve, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.
    “Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.
    “Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo ​​rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikania e CDU-së, Cornell Babendererde. Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane, apo 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër prej tyre janë me origjinë nga Siria.
    Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate i ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë.

    Top Channel

  • Trajnimi për deputetët e rinj, Berisha: Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, shkëputja e lidhjeve me zgjedhësin e tij

    Trajnimi për deputetët e rinj, Berisha: Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, shkëputja e lidhjeve me zgjedhësin e tij

    Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), po organizon programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike.

    Sali Berisha nuk u paraqit para deputetëve si kryetar, por si lektor. Ai nënvizoi faktin sesa e rëndësishme është për deputetin që të dëgjojë problemet e atyre që e kanë zgjedhur të jetë në Kuvend.
    “Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, është kur shkëput lidhjet me zgjedhjësin e tij. Kur pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar.
    Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvëndësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimet me elektoratin e tij. Përcjellja në parlament të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. Një transformim i madh i punës së parlamentit duhet bërë. Nuk duhet t’i shkelmoni kurrë parimet dhe të drejtat e njeriut”-u shpreh Berisha.
     

    Top Channel