Tag: atmosferë

  • Orkestra Frymore e Durrësit, koncert dhe atmosferë festive në qytetin bregdetar

    Orkestra Frymore e Durrësit, koncert dhe atmosferë festive në qytetin bregdetar

    Sheshi “Liria” në Durrës u kthye mbrëmjen e djeshme në një skenë të hapur artistike, ku u zhvillua koncerti festiv i Orkestrës Frymore, nën drejtimin e dirigjentit Saimir Kalaja dhe me pjesëmarrjen e solistes Juna Ruci.

    Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se ky aktivitet u zhvillua në vazhdën e eventeve të shumta kulturore dhe artistike të këtij sezoni turistik, ndërsa Orkestra Frymore e qytetit dhuroi një koncert emocionues për qytetarët dhe turistët që zgjedhin Durrësin si destinacion.

    Nën drejtimin e dirigjentit Saimir Kalaja, orkestra solli një repertor të pasur me vepra të njohura nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj.

    “Një emocion i veçantë iu shtua koncertit falë interpretimit mjeshtëror të solistes Juna Ruçi. Tingujt e muzikës dhe entuziazmi i të pranishmëve krijuan një atmosferë festive në qytetin tonë”, pohoi Sako.

    Repertori përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si: Prenk Jakova, Feim Ibrahimi, Bizet, Shostakovich, Beethoven, Morricone, The Beatles, ndërthurur mjeshtërisht për të sjellë një përjetim muzikor të larmishëm dhe frymëzues.

    Ky aktivitet është pjesë e kalendarit artistik të verës në Durrës, që synon të promovojë artin dhe të krijojë hapësira kulturore për komunitetin./atsh/ KultPlus.com

  • Loftus-Cheek “shenjtëron” Allegrin: Trajner fantastik, ka krijuar atmosferë prej skuadre të madhe

    Loftus-Cheek “shenjtëron” Allegrin: Trajner fantastik, ka krijuar atmosferë prej skuadre të madhe

    1 Gusht 2025

    13:20

    Alfred Lleshi

    Sezoni i ri mund të jetë ai i rilindjes për Ruben Loftus-Cheek. Mesfushori anglez, i vendosur menjëherë në qendër të projektit nga Allegri, ka shkëlqyer në miqësoren kundër Liverpool-it, duke gjetur edhe rrjetën në fitoren 4-2 të kuqezinjve: “Duhet të jemi të kujdesshëm, është futboll vere dhe e dimë mirë çfarë ndodh.
    Liverpool mbetet një nga skuadrat më të mira në botë dhe është gjithmonë e vështirë ndaj tij. E rëndësishme është që ne luajtëm shumë mirë në një ndeshje shumë të ndërlikuar. Jashtë Champions-it? Mund të na ndihmojë fizikisht. Ne jemi Milani dhe duhet të rikthehemi në kompeticionet europiane sa më shpejt”.
    Ashtu si Leao dhe Pulisic, edhe Loftus-Cheek ka fjalë të mëdha për trajnerin: “Allegri ka krijuar një konkurrencë të shëndetshme mes lojtarëve. Çdokush e dëshiron vendin në formacion dhe të gjithë ndiejmë se mund ta fitojmë atë, nëse stërvitemi dhe luajmë mirë. Është një trajner i madh dhe njeri fantastik. Di si të krijojë atmosferë pozitive. Një atmosferë e mirë krijon skuadër të madhe. Si grup po rritemi dhe ndjesitë janë shumë pozitive”.

  • “Duhet që t’i kushtoni më shumë kohë vetes”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Duhet që t’i kushtoni më shumë kohë vetes”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Ndonjëherë është mirë që të flasësh për çdo gjë pa ndjenjën se duhet të jeni të parët. Nuk duhet të ndiheni sikur doni ta transformoni marrëdhënien brenda disa orëve.
    Demi

    Do të shfaqni veten tuaj më të dobët përballë personit të zemrës pasi nuk do të arrini ta bindni për një çështje të caktuar. Në fund të ditës luftën do ta fitojë mënyra si komandoni gjuhën.
    Binjakët
    Sot është dita për të shkruar mesazhe dashurie ndaj një personi special. Përmes fjalëve të shkruara do të arrini të gjitha qëllimet dhe dëshirat që keni për ditën e sotme.
    Gaforrja
    Rreth jush mbizotëron një atmosferë harmonie. Flisni lirshëm dhe me siguri rreth problemeve të fshehura që keni për një çështje të madhe që është gati për të ndodhur.
    Luani
    Mund të mos ndjeni shumë emocion në marrëdhënien që jeni për momentin. Por në fund të ditës do të arrini të jeni të kënaqur. Do të shijoni diskutimin që do të bëni me personin e zemrës.
    Virgjëresha
    Do të kuptoni se një person i veçantë ka një ndjenjë speciale për ju. Kjo do të thotë që dashuria mund të dalë në sipërfaqe. Mund të jeni në një takim, kurs, ose aktivitete të tjera kur ta kuptoni këtë.
    Peshorja
    Duhet që t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Mund të keni harruar si jetohet jeta madje edhe të eksperimentoni me të. Nëse dëshironi që të bëni ndryshime duhet të shkoni diku që nuk keni qenë më parë.
    Akrepi
    Është një atmosferë e këndshme që e bën më të lehtë që ju të socializoheni me njerëzit e tjerë. Jeni shumë të hapur për takime me të tjerë, për të folur për veten, për jetën, hobit dhe gjëra të tjera të ndryshme.
    Shigjetari
    Nëse keni kaluar një incident të sikletshëm ditët e fundit atëherë një gjë e re pozitive do të ndodhë në lidhje me dashurinë. Mos lejoni që një incident i vogël të shkatërrojë një marrëdhënie të fortë që keni ndërtuar.
    Bricjapi
    Bisedat dhe diskutimet janë mënyra se si mund të fitoni zemrën e dikujt. Ajo që duhet të bëni është që t’i tregoheni si ndiheni. Sa më pak emocione dhe personi përballë do ta adhurojë këtë gjë.
    Ujori
    Ekziston një atmosferë e ngrohtë që do t’ju ndihmojë që të kaloni çdo sulm nervor apo paniku që mund të keni. Nuk dëshironi që të diskutoni vetëm për çështje që lidhen me sëmundje.
    Peshqit
    Ka shumë mundësi që të merrni pjesë në disa mbledhje, ku do t’ju jepet mundësia të takoni njerëz të llojeve të ndryshme. Një person në veçanti do të gjejë një ndihmë të jashtëzakonshme tek ju.

  • Bujar Qamili “ndez” Shkodrën, “Qejfi bahet me shkodranë” krijon atmosferë festive në kryeqendrën e veriut

    Bujar Qamili “ndez” Shkodrën, “Qejfi bahet me shkodranë” krijon atmosferë festive në kryeqendrën e veriut

    Një mbrëmje magjike për Shkodrën! E tillë ishte ajo e së shtunës që mjeshtri i madh Bujar Qamili i dhuroi artëdashësve me koncertin recital në sheshin përpara bashkisë Shkodër.

    Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën.
    “Hera e parë në Shkodër. Mrekulli, mrekulli. Nuk ka filluar ende, por atmosfera, kaq shumë njerëz. Të gjithë të lumtur, nga Izraeli. Faleminderit.”

    “Na pëlqen dhe shiko çfarë ekipi të mrekullueshëm ka. Po, më pëlqen shumë kjo atmosferë këtu. Jemi një grup që vijmë nga Madridi, nga Guadalajara, nga Spanja.”
    Koncerti zgjati për disa orë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare: Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku. Në përfundim të koncertit, Bujar Qamili, Nderi i Kombit, falënderoi publikun shkodran për dashurinë dhe energjinë e jashtëzakonshme që i dhuroi gjatë gjithë mbrëmjes.
    Edhe këngëtarët e ftuar e cilësuan pjesëmarrjen në këtë koncert si një privilegj të veçantë, për të ndarë skenën me një emër të madh të muzikës shqiptare.
    Vizion Plus ishte media partner e këtij koncerti që dëshmoi edhe njëhere se Shkodra  është jo vetëm qyteti i artit dhe kulturës, por edhe i mikpritjes dhe festës./vizionplus.tv

  • “Atmosferë fantastike në Tiranë”, Stojkovic i kthehet keq gazetarëve: Mos më tregoni patriotizëm

    “Atmosferë fantastike në Tiranë”, Stojkovic i kthehet keq gazetarëve: Mos më tregoni patriotizëm

    Trajneri i Serbisë, Stojkovic mbeti i kënaqur nga atmosfera në Tiranë, ndërsa fjalët e tij nuk janë pëlqyer shumë në Serbi.
    Tekniku i është rikthyer përsëri kësaj teme, në konferencë për shtyp para Andorras.
    “Unë nuk jam politikan. Fola për një atmosferë futbolli, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë. Nuk është e nevojshme të më japë kush leksione për patriotizmin. Dua të udhëheq Serbinë dhe këta djem me krenari.”

  • Trajneri serb: Përgëzoj tifozët shqiptarë, atmosferë fantastike që do doja ta kishim edhe ne

    Trajneri serb: Përgëzoj tifozët shqiptarë, atmosferë fantastike që do doja ta kishim edhe ne

    Dragan Stojkoviç është kthyer në armikun e mediave serbe. Trajneri i Serbisë, i pyetur nga gazetarët serbë në konferencë për shtyp për incidentet nga tribunat me lojtarët, i ka hedhur poshtë aludimet e tyre duke deklaruar se në Tiranë kishte përjetuar një atmosferë fantastike në stadium.
    “Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër!”, ishin fjalët e para të trajnerit para gazetarëve.
    Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai.
    “Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…
    Kjo dhe çdo tjetër do të jetë e vështirë. Cilësia duhet të dalë në pah. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar. Analiza e ndeshjes Andorra – Angli na pret të nesërmen. Rezultati është i habitshëm për mua: 0-1, por ka ende një ndryshim të madh në nivel. Në Leskovac na presin tre pikët e para për Serbinë.
    Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi me vare! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës”, tha Stojkoviç.

  • Atmosferë elektrizuese në stadium! Tifozët ia marrin këngës, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë (VIDEO)

    Atmosferë elektrizuese në stadium! Tifozët ia marrin këngës, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë (VIDEO)

    Stadiumi “Air Albania” duket më i bukur se kurrë i ngjyrosur në të kuqe.
    Pjesa më e madhe e tifozëve ka hyrë brenda ndërsa lojtarët e Kombëtares kanë zbritur në fushë për të bërë nxemje.
    Në sfond dëgjohet kënga legjendare e Shkurte Fejza: “Mora fjalë”. Po ashtu në fund të videos të siguruar nga “Panorama Sport” dëgjohen edhe sharjet e tifozët të Shqipërisë kundër Serbisë.

  • Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

    Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

    Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi.
    “Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!” tha ai.

    Gjatë kësaj pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.
    “Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, tha ajo
    Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.
    “Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1”, tha ai.
    Edhe një qytetar nga Kroacia që po udhëtonte drejt Shqipërisë, dha mendimin e tij: “Shqipëria ka lojtarë të mirë. Mendoj se do fitojnë.”
    Ndryshe, fluksi i qytetarëve nga Kosova dhe vendet e rajonit drejt bregdetit shqiptar vazhdon të jetë i lartë. Shumë prej tyre do ta ndjekin ndeshjen në pikat e ngritura me ekrane gjigante, të vendosura në zona turistike dhe urbane.

  • Rama: 2021 kishte një tjetër atmosferë, opozita s’e arrin kurrë atë rezultat

    Rama: 2021 kishte një tjetër atmosferë, opozita s’e arrin kurrë atë rezultat

    Kreu i PS-së Edi Rama është i ftuar në emisionin “Repolitix” përballë analistëve dhe gazetarëve Armand Mero, Arjon Sulo dhe Mentor Kikia. Rama e përshkroi fushatën si më të qetë, që sipas të cilit në këtë ndikon edhe fakti që shumica më e madhe e qytetarëve, përtej atyre që do votojnë për PS, mendonë se në fakt socialistët do të fitojnë.
    ”Unë mund ta konfirmoj që është më e qeta që unë kam parë dhe ndjekur ndonjëherë nga ky pozicion ku jam. Ne nga ana jonë kemi bërë një plan që bazohet tek nevoja për të komunikuar, por pa ekzagjeruar në aspektet e dekorit. Për të tjerët nuk di ça të them, por besoj se influencon edhe fakti se një shumicë më e madhe sesa shumica që do të na votojë ne mendon që ne do të fitojmë, kështu që edhe motivimi nuk është i madh”, u shpreh kryeministri.

    I pyetur nga moderatori për faktin se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ndërkombëtarët janë më të heshtur, teksa përmendi ambasadën amerikane, Rama tha se në 2021 ka qenë tjetër atmosferë. Kryesocialisti shprehu bindjen se më 11 Maj, opozita nuk do ta marrë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021. ”2021 ka pasur tjetër atmosferë, tjetër tension. Ata ishin të bindur që do të fitonin, të bindur se që ne do të humbisnim. Ishin më të organizuar sesa janë sot. Edhe rezultatin e 2021 nuk e arrijnë më”, u shpreh Rama.
    Pyetjes së gazetarit Armand Mero, se fushata është fokusuar vetëm te emri i tij dhe PS, kreu i qeverisë iu përgjigj: ”Në fletën e votimit është subjekti dhe lideri i partisë. Nga ana tjetër, në të gjithë planetin demokratik, vetvetiu fushata qendërzohet te udhëheqësit e alternativat. Nuk është një zgjedhje. Është ndërtuar edhe mbi bazën e leximit të publikut në kuptimin e anketimeve që ne bëjmë edhe me fokusgrupet që bëjmë dhe është arritur në këtë përfundim që duhet të jenë të dy emrat së bashku siç janë në fletën e votimit”.

  • Atmosferë festive në Himarë/ Çelet sezoni turistik, i pranishëm Edi Rama (Video)

    Atmosferë festive në Himarë/ Çelet sezoni turistik, i pranishëm Edi Rama (Video)

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.