Tag: atmosferë

  • Atmosferë dimërore në veri të vendit/ Mjergulla ‘pushton’ Krujën dhe Kurbinin

    Atmosferë dimërore në veri të vendit/ Mjergulla ‘pushton’ Krujën dhe Kurbinin

    Mjergulla e dendur ka pushtuar ultësirën perëndimore të Krujës dhe Kurbinit. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla ka mbuluar zonat e Krujës dhe Kurbinit.
    Për drejtuesit e automjeteve që përshkojnë autostradën e veriut, duhet kujdes i shtuar në lëvizje. Fatmirësisht nuk janë regjistruar ngjarje në këtë autostradë.

  • Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët “pushtojnë” kryeqytetin, atmosferë elektrizuese

    Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët “pushtojnë” kryeqytetin, atmosferë elektrizuese

    Pas disa minutash në Leskovac do të luhet Serbi-Shqipëri, ndeshje që do shkojë për llogari të kualifikueseve të botërorit.
    Tifozët e kombëtares, në pamundësi për të ndjekur sfidën nga afër, janë mbledhur në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese.
    Nuk mungojnë këngët, vallet, ndërsa flamujt mbizotërojnë kudo. Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.

  • Leskovaci në “shtetrrethim”, Sulçe: Gazetarët u ndaluan në kufi, na ka kujtuar pandeminë (VIDEO)

    Leskovaci në “shtetrrethim”, Sulçe: Gazetarët u ndaluan në kufi, na ka kujtuar pandeminë (VIDEO)

    Një ditë para përballjes së shumëpritur Serbi-Shqipëri, qyteti i Leskovacit ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi drejtpërdrejt nga hoteli ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, duke përshkruar një atmosferë të pazakontë. 
    Sipas tij, disa gazetarë shqiptarë janë ndaluar për më shumë se një orë në kufi, përfshirë edhe Alban Xhihanin dhe kolegë nga Radio Televizioni Shqiptar, përpara se të lejoheshin të hynin në territorin serb. 
    Ai theksoi se autoritetet serbe po ushtrojnë presion maksimal për të shmangur incidente gjatë ndeshjes. “Ka pasur disa gazetarë shqiptarë që janë ndaluar në kufij, ku kanë qëndruar gjatë, për më shumë se një orë, një nga ata ka qenë Alban Xhihani dhe kolegë të tjerë nga Radio Televizioni Shqiptar. Më kanë thënë që kanë qëndruar më shumë se 60 minuta në kufi. 
    Ne nuk e ndjemë këtë sepse ishim direkt me çarterin e kombëtares Organet kompetente serbe kanë presion për ta nxjerr këtë ndeshje pa incidente. Kemi dashur të lëvizim pak, por nuk na kanë lejuar. Na kanë kujtuar pak pandeminë e Covid-19. Ishim në pjesën e jashtme të hotelit dhe shikonim aty vetëm makina policie dhe njerëz civil të policisë që qëndronin përreth, të njëjtën gjë bënë edhe te stadiumi. Autokolona jonë ishte rrethuar majtas e djathtas. Është një atmosferë krejt ndryshe nga ato që kemi parë në shtete të ndryshme, kurrë nuk kemi parë një prezencë kaq të madhe policore”, tha Sulçe. 
     

  • Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

    Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

    Astronomët janë një hap më afër konfirmimit të pranisë së një atmosfere të ngjashme me Tokën në një ekzoplanet (planet jashtë sistemit tonë diellor), falë vëzhgimeve të fundit nga Teleskopi Hapësinor James Webb. Ky zhvillim lidhet me sistemin planetar TRAPPIST-1, i zbuluar në vitin 2016 nga një grup astronomësh belgë, i cili ndodhet rreth 40 vite dritë larg Tokës dhe përbëhet nga shtatë planetë shkëmborë.

    Në qendër të vëmendjes është TRAPPIST-1e, planeti i katërt i këtij sistemi, i cili ndodhet në zonën e banueshme, aty ku, nëse ekziston një atmosferë, mund të ketë ujë të lëngshëm. Katër vëzhgime të kryera në vitin 2023 nuk e përjashtuan mundësinë e një atmosfere. Ndryshe nga planeti më i afërt me yllin e sistemit të tij, TRAPPIST-1b, i cili ka humbur atmosferën, TRAPPIST-1e mbetet një kandidat premtues.

    Studiuesit kanë arritur të përjashtojnë mundësinë e një atmosfere të pasur me hidrogjen ose dioksid karboni, si ato të Venusit dhe Marsit. Në vend të tyre, gjasat më të mëdha janë për një atmosferë të ngjashme me Tokën, të mbështetur në azot. Kjo do të ishte një pikënisje revolucionare për kërkimin e jetës jashtëtokësore.

    Sipas Néstor Espinoza nga Instituti i Teleskopit Hapësinor në Baltimore, 15 vëzhgime të tjera janë duke u kryer dhe rezultatet përfundimtare priten brenda vitit. Nëse zbulohet një atmosferë, madje me gjurmë gazi si metani, do të ishte një provë e fuqishme se planetët rreth yjeve xhuxh të kuq, më të përhapurit në Univers, mund të jenë të banueshëm, trasnemton ‘a2cnn’.

    Edhe pse rezultatet nuk janë ende përfundimtare, shkencëtarët theksojnë se për herë të parë jemi brenda mundësisë reale për të identifikuar një atmosferë rreth një planeti shkëmbor jashtë sistemit tonë diellor. Kjo do të sillte një revolucion në kërkimin për jetë në kozmos.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DRITËRO AGOLLI: DHE SIKUR NË BOTË MOS ISHE TI…

  • Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, baba Mondi ka një mesazh për të gjithë besimtarët

    Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, baba Mondi ka një mesazh për të gjithë besimtarët

    Si çdo vit, fundi i gushtit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore për besimtarët bektashinj dhe jo vetëm: pelegrinazhin në malin e shenjtë të Tomorit.
    Mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora ngjiten në vendin ku besohet se ndodhet tyrbja e Abaz Aliut. Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond  Brahimaj dha një deklaratë lidhur me 5 ditët e shenjta.

    “Për pjekjen e mishit ne kemi vende të caktuara. Edhe nëse ndonjëri pa dijeninë tonë mund të ndezë zjarrin, kur të ikë duhet të ketë parasysh që ta shuajë atë. Presin me shumë dashuri për të ardhur lart. Këtu ka nis atmosferë pozitive’, tha ai.
    Pelegrinët ndezin qirinj, luten, bëjnë kurban dhe qëndrojnë me familjet në natyrë për disa ditë, në një atmosferë besimi, paqeje dhe reflektimi.

    Kjo traditë shekullore nuk është thjesht një rit fetar, por një trashëgimi kulturore që ruan identitetin dhe shpirtin e komunitetit.
    Autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit dhe garantimin e sigurisë.

  • Atmosferë e zjarrtë në Tiranë/ Kroatët pushtojnë stadiumin para ndeshjes së Conference League

    Atmosferë e zjarrtë në Tiranë/ Kroatët pushtojnë stadiumin para ndeshjes së Conference League

    Teksa po afrohet ndeshja e Conference League mes Dinamos dhe Hajduk Split, tifozët e parë kanë filluar të mbërrijnë në stadiumin “Air Albania” rreth një orë e 30 minuta para startit të takimit. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se numrin më të madh e përbëjnë tifozët kroatë, të cilët kanë udhëtuar nga Spliti për të mbështetur skuadrën e tyre.
    Një flotë e konsiderueshme autobusësh ka transportuar tifozët nga Kroacia drejt kryeqytetit shqiptar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive rreth stadiumit. Kjo lëvizje masive vjen pas ndeshjes së javës së kaluar, e cila u zhvillua në stadiumin kroat ku Hajduk Split arriti të triumfonte ndaj Dinamos me një përmbysje dramatike 2-1.
    Skuadra e Dinamos tani përballet me një sfidë të madhe, pasi duhet të realizojë një përmbysje për të siguruar kalimin në fazën tjetër të Conference League. Atmosfera e stadiumit pritet të jetë e zjarrtë, me tifozët vendas që shpresojnë të japin mbështetjen maksimale për skuadrën e tyre dhe të krijojnë një avantazh moral ndaj mysafirëve kroatë.
    Organizatorët e ndeshjes kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe për të menaxhuar rrjedhën e lëvizjes së tyre në dhe rreth stadiumit. Pritet që numri i spektatorëve të rritet ndjeshëm përpara fillimit të takimit, duke krijuar një atmosferë të ngjashme me ato të ndeshjeve të mëdha evropiane.
    Ky takim vjen si një mundësi për Dinamon që të rikthejë krenarinë dhe besimin e tifozëve pas humbjes së fundit në Split, ndërsa Hajduk Split kërkon të konfirmojë superioritetin e treguar në ndeshjen e parë. Për shumë dashamirës të futbollit shqiptar dhe kroat, kjo sfidë premton të jetë dramatike dhe e mbushur me emocione.

  • Ranch Fest 2025, muzikë dhe atmosferë në ambientet piktoreske të Pejës

    Ranch Fest 2025, muzikë dhe atmosferë në ambientet piktoreske të Pejës

    Ranch Fest rikthehet këtë verë në Pejë, duke premtuar një fundjavë të mbushur me energji, argëtim dhe atmosferë të paharrueshme në natyrë, nga data 15 deri më 17 gusht 2025.

    Ky edicion i festivalit është konceptuar si një përvojë tre-ditore me muzikë live, energji dhe eksperiencë të jashtëzakonshme. Festivali ofron për adhuruesit e muzikës një mundësi që të lidhen me natyrën, me njëri-tjetrin dhe me ritmet melodike.

    Në këto net magjike do të ndriçojnë skenën emra të njohur si Soni Malaj, Alban Skënderaj, Yll Limani, Shkumbin Ismaili, DJ Hebb, Gjeneral Gramaphone dhe DJ Ylli Megi. Atmosfera do të lulëzojë me tinguj të paharrueshëm muzike, duke i pasuruar mbrëmjet me energji të gjallë dhe emocione artistike.

    Ranch Fest ka evoluar në një festival shumë gjithëpërfshirës, duke ruajtur frymën e aventurës, por duke shtuar më shumë ditë, më shumë muzikë dhe një eksperiencë të plotë verore për të gjithë ata që kërkojnë diçka ndryshe nga rutina. Ranch Fest i ofron audiencës jo vetëm një festival, por një përvojë të përbashkët dhe autentike./KultPlus.com

  • Festivali ‘Lumina’, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

    Festivali ‘Lumina’, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

    Festivali i muzikës elektronike “Lumina Electronic” solli ritëm dhe atmosferë për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

    Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

    Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë edicion të dytë të festivalit “Lumina”, si të jashtëzakonshëm.

    Filo u shpreh se për dy net me radhë, parku “Rinia” u mbush me ritme elektrizuese, energji pafund dhe qindra të rinj që festuan muzikën moderne në një atmosferë që vetëm “Lumina” di ta krijojë.

    “Ky edicion e forcoi më tej identitetin e festivalit si një nga eventet më të rëndësishme verore në Korçë, duke tërhequr vizitorë dhe adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

    Të rinj vendas dhe turistë të huaj u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

    Lumina Electronic Festival është tashmë një traditë që do të vazhdojë çdo vit, me synimin për të rritur edhe më shumë ndikimin kulturor dhe turistik të Korçës, si një destinacion festash bashkëkohore dhe përjetimesh unike./atsh/KultPlus.com

  • Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

    Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

    Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të NASA-s dhe Universitetit Toho në Japoni paralajmëron se atmosfera e pasur me oksigjen e Tokës mund të shkatërrohet brenda një miliard vitesh.
    Edhe pse duket si një afat shumë i largët, rënia e parë e ndjeshme e niveleve të oksigjenit mund të fillojë shumë më herët ndoshta brenda 10 mijë viteve të ardhshme. Sipas Christopher Reinhard, bashkautor i studimit nga Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, “jeta e atmosferave të pasura me oksigjen mund të jetë më e shkurtër nga sa kemi menduar deri tani”.
    Studiuesit janë fokusuar në lidhjen mes niveleve të oksigjenit dhe rritjes graduale të ndriçimit të Diellit. Me rritjen e temperaturave në Tokë, dioksidi i karbonit (CO₂) në atmosferë do të fillojë të shpërbëhet, duke vështirësuar procesin e fotosintezës themelor për mbijetesën e bimëve dhe për prodhimin e oksigjenit.
    Nëse bimët nuk mund të mbijetojnë, pasojat do të jenë dramatike, pasi ato janë burimi kryesor i oksigjenit në planet. Mungesa e prodhimit të oksigjenit do të çojë në zhdukjen e shtresës mbrojtëse të ozonit, duke lejuar që rrezatimi ultravjollcë të arrijë në sipërfaqen e Tokës.
    Njëkohësisht, në atmosferë do të grumbullohen sasi të larta të metanit një gaz serrë i fuqishëm, duke krijuar një mjedis të papërshtatshëm për jetën siç e njohim. Sipas udhëheqësit të studimit, Kazumi Ozaki, do të ndodhë një “deoksigjenim i madh”, ku atmosfera e Tokës do të karakterizohet nga përqendrime të larta të metanit, nivele shumë të ulëta të CO₂ dhe mungesë të shtresës së ozonit.
    Kjo atmosferë toksike nuk do të mbështesë jetën e njerëzve dhe specieve të tjera që varen nga oksigjeni, pasi parashikohet që përqendrimet e oksigjenit të bien deri në një milion herë më pak se sot. Mund të mbijetojnë vetëm disa mikroorganizma anaerobe, të cilat nuk kanë nevojë për oksigjen të ngjashme me format e para të jetës.
    Megjithatë, lajmi nuk është alarmant për ne personalisht pasi këto ndryshime pritet të ndodhin në një të ardhme shumë të largët, kur njerëzimi ka shumë gjasa të mos ekzistojë më.
    E rëndësishme për t’u theksuar është se kjo rënie e oksigjenit nuk vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, por si pjesë e evolucionit natyror të Tokës. Sipas studiuesve, kjo njohuri është e rëndësishme jo vetëm për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë, por edhe për kërkimet e jetës në planetë të tjerë që kanë atmosferë me oksigjen.
    Megjithëse një planet mund të ketë oksigjen sot, kjo nuk do të thotë që ai do ta ketë përgjithmonë. Në fund të fundit, studimi na kujton një të vërtetë themelore: asgjë nuk është e përhershme. Dhe kjo na bën të reflektojmë më thellë mbi kushtet që e bëjnë jetën të mundur në Tokë dhe sa të brishta janë ato në të vërtetë.

  • Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

    Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

    Festivali i muzikës elektronike “Lumina Electronic” solli ritëm dhe atmosferë për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

    Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

    Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë edicion të dytë të festivalit “Lumina”, si të jashtëzakonshëm.

    Filo u shpreh se për dy net me radhë, parku “Rinia” u mbush me ritme elektrizuese, energji pafund dhe qindra të rinj që festuan muzikën moderne në një atmosferë që vetëm “Lumina” di ta krijojë.

    “Ky edicion e forcoi më tej identitetin e festivalit si një nga eventet më të rëndësishme verore në Korçë, duke tërhequr vizitorë dhe adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

    Të rinj vendas dhe turistë të huaj u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

    Lumina Electronic Festival është tashmë një traditë që do të vazhdojë çdo vit, me synimin për të rritur edhe më shumë ndikimin kulturor dhe turistik të Korçës, si një destinacion festash bashkëkohore dhe përjetimesh unike./atsh