Tag: atmosferë

  • Ndizet pema në Bulqizë, atmosferë festive në qytet

    Ndizet pema në Bulqizë, atmosferë festive në qytet

    Edhe pse në temperatura të ftohta ndezja e pemës dhe zbukurimi i dekorit ne sheshit e Bulqizës ka nisur me një atmosferë të gëzuar për të gjithë banorët.

    Ndryshe nga vitet e kaluar qyteti ka marrë një tjetër pamje të veçantë për festat e fundvitit nga zbukurimi i pemës dhe dekorit në pedonale.
    Atmosfera ka vijuar edhe me një koncert festiv me këngëtarët Vera Laçi, Altin Sulku dhe Fatjon Dervishi  cili u ndoq me qindra banorë në sheshin e pedonales.

    Top Channel

  • Atmosferë festive në kryeqytet, ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”

    Atmosferë festive në kryeqytet, ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”

    

Tirana ndezi mbrëmjen e sotme dritat e pemës gjigande të Krishtlindjes të vendosur në sheshin “Skënderbej”.
    Sheshi qendror i kryeqytetit, u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive si dhe me veshjet ngjyrë të kuqe.
    Dritat e pemës u ndezën mes duartrokitjeve, pas numërimit mbrapsht të fëmijëve si dhe kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanit.


    “Përpara se t’i ndezim dritat të lëmë disa detyra. Kush është sjellë mirë këtë vit? Kush ka bërë gabime? Kush nuk ka bërë asnjë gabim? Edhe ata që s’kanë bërë gabime, ka disa gjëra që mund t’i bëjmë pak më mirë”, u shpreh Ristani.
    Pema, e lartë dhe e zbukuruar me mijëra drita shumëngjyrëshe festive, u bë qendra e vëmendjes së fëmijëve dhe të rriturve që kishin mbushur sheshin.
    Dritat festive kanë nisur të zbukurojnë Tiranën, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme në muajin dhjetor, gjatë të cilit festojmë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

  • VIDEO/ Koncert në ”Sheshin Skënderbej” për Natën e Bardhë, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike

    VIDEO/ Koncert në ”Sheshin Skënderbej” për Natën e Bardhë, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike

    Në Tiranë ”Nata e Bardhë” po festohet me një koncert të madh në sheshin ”Skëndërbej”. Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B po elektrizojnë vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Tirana do të pushtohet nga atmosfera festive. ”Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin”,-shkruan Rama.

  • “Nata e Bardhë”, koncert në sheshin “Skënderbej”, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin

    “Nata e Bardhë”, koncert në sheshin “Skënderbej”, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin

    Koncert dhe atmosferë feste do të ofrojë Tirana sot me rastin e ‘Natës së Bardhë’.
    Në Sheshin Skënderbej do të mbahet një koncert me të ftuar këngëtar shqiptar si Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B, duke nisur nga ora 18:00 deri në mesnatë.
    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Tirana do të ‘pushtohet’ nga atmosfera festive.
    ‘Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin’, shkruan Rama.

  • Atmosferë elektrizuese në Fier në Ditën e Pavarësisë

    Atmosferë elektrizuese në Fier në Ditën e Pavarësisë

    Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme.
    Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke i’u bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.
    Ndërkohë, parada e automjeteve është shoqëruar edhe me një spektakël fishekzjarresh duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese.

  • Atmosferë edhe në Fier për Pavarësinë

    Atmosferë edhe në Fier për Pavarësinë

    Atmosfera festive për 113-vjetorin e Pavarësisë, vijon këtë mbrëmje edhe në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.

     

  • Prizreni feston me shpirt shqiptarie: Kamerierët shërbejnë me plis për Festat e Nëntorit

    Prizreni feston me shpirt shqiptarie: Kamerierët shërbejnë me plis për Festat e Nëntorit

    28-29 Nëntori dy festat më të rëndësishme për Shqipërinë kanë krijuar atmosferë festive edhe në Kosovë.
    Siç mund të shihet edhe në foton e mësipërme kamarierët e bareve dhe restoranteve në Prizren kanë shërbyer me plis në kokë mbi të cilin qëndron shqiponja dykrenare.
    Gjithashtu edhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës.
    Atmosferë festive ka pasur edhe në pikat doganore nga Morina deri në Kakavijë, ku qytetarët, të veshur me kostume tradicionale dhe duke mbajtur flamuj, shprehën gëzim dhe energji për atdheun.

  • Dita e Pavarësisë/ Rama ndan pamjet: Atmosferë kuqezi! Nga Morina në Kakavijë, pikat doganore u kthyen në skenë gëzimi (VIDEO)

    Dita e Pavarësisë/ Rama ndan pamjet: Atmosferë kuqezi! Nga Morina në Kakavijë, pikat doganore u kthyen në skenë gëzimi (VIDEO)

    “Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë”  

    Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ku ka publikuar edhe një video të atmosferës në vend për Ditën e Pavarësisë.  

    “Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”, shkruan Rama. 

  • Ushtria amerikane akuzohet për spërkatje sekrete të kimikateve toksike në atmosferë/ Studiuesi mjedisor: Po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit

    Ushtria amerikane akuzohet për spërkatje sekrete të kimikateve toksike në atmosferë/ Studiuesi mjedisor: Po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit

    Një akuzë e re ka ndezur debatet në SHBA. Studiuesi mjedisor Dane Wigington pretendon se ushtria amerikane po zhvillon një operacion sekret global që përfshin spërkatjen e miliona tonëve grimcash toksike në atmosferë me qëllim kontrollin e klimës.

    Sipas Wigington, programi i quajtur “geoengineering” ka synuar të bllokojë diellin dhe të ngadalësojë ngrohjen globale. Por, ai thotë se pasojat kanë qenë katastrofike:
    “Këto programe po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit,” deklaroi ai në një intervistë për Tucker Carlson.
    Ai pretendon se avionë ushtarakë dhe civilë të modifikuar po shpërndajnë çdo vit mes 40 dhe 60 milionë tonë nanopartikula toksike si alumin, barium, mangan, grafen dhe polimere të ndryshme.
    Sipas Wigington, testet laboratorike të shiut dhe dëshmitë e disa “sinjalizuesve” tregojnë praninë e metaleve të rënda që, sipas tij, lidhen me spërkatjet nga ajri. Ai përmend edhe një raport të Senatit amerikan nga viti 1978 mbi “modifikimin e motit”, që sipas tij dëshmon se programe të tilla janë zhvilluar prej dekadash.
    Në faqen e tij Geoengineering Watch, ai publikoi rezultate testimesh nga mali Shasta në Kaliforni, ku pretendon se janë gjetur nivele të larta alumini dhe bariumi, shumëfish mbi kufijtë natyralë.
    Autoritetet amerikane dhe shumica e komunitetit shkencor e mohojnë kategorikisht ekzistencën e një programi të tillë. Një studim i vitit 2016 me 77 shkencëtarë atmosferikë tregoi se 98.7% e tyre nuk kanë gjetur asnjë provë për “spërkatje të fshehtë masive” në atmosferë.
    Shkencëtarët sqarojnë se “vijat” që shihen në qiell janë kontrails (avuj uji të ngrirë nga motorët e avionëve që formohen në lartësi të mëdha), jo kimikate.
    Pavarësisht mohimeve, Wigington dhe përkrahësit e tij insistojnë se programet e “kontrollit të motit” janë reale dhe po dëmtojnë seriozisht ekosistemin global.
    Madje edhe figura publike si Robert F. Kennedy Jr., aktualisht Sekretar i Shëndetësisë në SHBA, kanë kërkuar hetime mbi këtë çështje.
    “Ato materiale futen në karburantin e avionëve. Do të bëj gjithçka që të zbulojmë kush qëndron pas kësaj,” tha Kennedy në muajin prill.
    Ndërsa komuniteti shkencor e cilëson teorinë e “chemtrails” si mit modern, deklaratat e reja të Wigington kanë rikthyer në qendër të vëmendjes frikën për manipulimin e klimës, një temë që vazhdon të ndajë publikun mes dyshimit dhe besimit.

    Top Channel

  • Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Zgjedhjet kaluan qete, por 11 persona u arrestuan

    Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Zgjedhjet kaluan qete, por 11 persona u arrestuan

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi sot se procesi zgjedhor ka përfunduar kryesisht në një atmosferë të drejtë dhe demokratike. Ai njoftoi për arrestimin e 11 personave gjatë zhvillimit të zgjedhjeve dhe për verifikimin e 19 publikimeve në rrjetet sociale dhe internet, lidhur me këtë proces.
    “Të arrestuarit janë për arsye të ndryshme, si ryshfeti, fotografimi ose shkatërrimi i fletëvotimit. Katër persona janë liruar, ndërsa shtatë të tjerë janë ndaluar për procedura të mëtejshme,” tha Toshkovski.
    Ministri gjithashtu bëri me dije se janë raportuar shtatë raste me përfshirje të dyshuar të zyrtarëve policorë, por në gjashtë prej tyre nuk janë konstatuar parregullsi.
    “Në total, janë regjistruar 19 publikime në rrjetet sociale dhe internet, të cilat janë nën verifikim për të përcaktuar nëse përmbajnë shkelje,” shtoi ministri.
    Toshkovski theksoi se këto të dhëna tregojnë se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike.