Tag: atmosfera

  • Atmosferë edhe në Fier për Pavarësinë

    Atmosferë edhe në Fier për Pavarësinë

    Atmosfera festive për 113-vjetorin e Pavarësisë, vijon këtë mbrëmje edhe në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.

  • Art dhe zeje nëpër shkolla, Rama e nis ditën ‘kuq e zi’: Atmosfera e bukur e festave të Nëntorit

    Art dhe zeje nëpër shkolla, Rama e nis ditën ‘kuq e zi’: Atmosfera e bukur e festave të Nëntorit

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët me një mesazh të shoqëruar me foto nga festimet e Nëntorit në shkollat e vendit.
    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka ndarë foto të realizuara nga nxënësit, duke theksuar se atmosfera nëpër shkolla është gjallëruar falë punës së fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit “Art dhe Zeje”.
    “Mirëmëngjes, dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë shkruan Kryeministri në postim”, shkruan kryeministri krahas fotove.
    Aktivitetet e Nëntorit në shkolla janë shndërruar këtë vit në një traditë të veçantë, ku nxënësit prezantojnë punime artistike, krijime origjinale dhe performanca kushtuar Ditëve të Pavarësisë dhe Flamurit.

  • Ndizet atmosfera kuqezi në Andorra! Tifozët parashikojnë rezultatin e fitores të Kombëtares (VIDEO)

    Ndizet atmosfera kuqezi në Andorra! Tifozët parashikojnë rezultatin e fitores të Kombëtares (VIDEO)

    Atmosfera kuqezi ka pushtuar rrugët e Andorrës përpara ndeshjes së Kombëtares shqiptare.
    Qindra tifozë shqiptarë, të mbledhur nga vende të ndryshme të Europës, kanë sjellë festën përpara stadiumit, me këngë, flamuj dhe brohoritje për djemtë e Sylvinhos.
    Entuziazmi është në kulm, ndërsa shumica e tifozëve parashikojnë një fitore 2-0 për Shqipërinë, rezultat që do të konfirmonte formën e mirë të kuqezinjve.
     
  • “Sot mund të realizohet ëndrra e çdo shqiptari”, Ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi: Serbët na thanë mund të fitoni ju

    “Sot mund të realizohet ëndrra e çdo shqiptari”, Ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi: Serbët na thanë mund të fitoni ju

    Nga Nishi, ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi ka folur për ndeshjen që po e presin të gjithë, përballjen me Serbinë.
    I pyetur nga gazetari Ilir Demalija, Redi Jupi tregoi se atmosfera atje është e qetë, ndërsa kjo ndeshje sipas tij, mund të realizojë ëndrrën e shqiptarëve.
    Jupi tregoi se nga bisedat e bëra me serbët e thjeshtë, ata mendojnë se dueli mund të dalë barazim, ose mund të fitojë Shqipëria.
    “Nuk ka pasur vonesa dhe shqetësime. Unë në Tiranë kam dhënë intervistë me mediat serbe poshtë shtëpisë. Ata kanë kaluar pa asnjë vonesë, ne na kanë mbajtur qëllimisht me justifikimet e këtyre me vogëlsirat e tyre. Po të kishte ndalime, aty bëhet ankesa në FIFA e UEFA edhe kanë sankisone shumë të forta pastaj, por shyqyr Zotit nuk ka ndodhur kjo. Atmosfera këtu është shumë e qetë, është një nga qendrat e Serbisë së madhe, kështu që nuk ka probleme.
    Shpresojmë që edhe në stadium të jetë e njëjtë atmosfera, e pamë edhe dje që atmosfera ishte e qetë. Në këtë aspekt unë mendoj që kjo atmosferë neve na favorizon. Ata nuk po e presin ndeshjen ashtu sikurse po e presim ne, edhe me diskutimet që patëm me njerëz të thjeshtë, na thanë që do dalim barazim, madje mund të fitoni edhe ju. Shpresoj shumë që të na shërbejë kjo atmosferë, është një ndeshje shumë e rëndësishme në interesat tona. Është e rëndësishme se ne në Europian kemi shkuar dy herë në botëror nuk kemi shkuar edhe kjo ndeshje mund të na çojë atje, një ndeshje që realizojnë ëndrrën e çdo shqiptar.Po nuk shkove në vendin dytë nuk e pretojnë me, por të kalosh pendesën e parë. Ne me barazimin jemi të mbaruar na duhet fitorja.
    Neve vetëm fitoja na mban në lojë. Shanse kemi duke marrë parasysh se si ka luajtur Serbia atje me problematikat që ka, nëse ne luajmë me inteligjencë edhe me kurajo edhe durim kemi armën që t’i vëmë në vështirësi. Broja është një element i rëndësishëm, është lojtar që e bën repartin vetë, pra mund të bëjë gjëra edhe vetë. Manaj, Bajrami, kanë nevojë edhe për suportin e ekipit. Shpresoj të ketë fitore dhe një ndeshje emocionale“, u shpreh Jupi.

  • Kosova, flet Foda: Jemi gati, ndaj Sllovenisë i kam idetë e qarta

    Kosova, flet Foda: Jemi gati, ndaj Sllovenisë i kam idetë e qarta

    Tekniku i Kosovës, Franco Foda tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Sllovenisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
    “Jam përballur dy herë me Slloveninë si trajner i Austrisë. Është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda.

    Ai konfirmoi se atmosfera në ekip është pozitive dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë, përveç mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili mungon për shkak të lëndimit.
    “Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer,” shtoi përzgjedhësi i Kosovës.
    Foda beson se kualifikimi do të vendoset në xhiron e fundit të grupit.
    “Grupi është shumë i fortë dhe i balancuar. Ne do të luftojmë deri në fund dhe në ndeshjet e fundit do të shihet kush do të kualifikohet,” tha ai.
    Optimizëm ka shprehur edhe portieri i Kosovës, Aro Muriç, i cili theksoi rritjen e ndjeshme të kombëtares gjatë viteve të fundit.
    “Nëse kthehemi pas në kohë dhe shohim zhvillimin tonë, është i madh. Shumë nga lojtarët tanë luajnë në ekipe të njohura evropiane. Nesër kemi mundësinë ideale për të treguar këtë përparim,” tha Muriç.
    Ai falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
    “Përkrahja e tifozëve na ndihmon shumë. Jemi mirënjohës për ta dhe duam t’i gëzojmë me një fitore,” përfundoi portieri i Dardanëve.
    © BalkanWeb

  • Miqësoret e Shqipërisë U-21, Rashica dhe Kurti: Japim maksimumin ndaj Gjermanisë e Zvicrës

    Miqësoret e Shqipërisë U-21, Rashica dhe Kurti: Japim maksimumin ndaj Gjermanisë e Zvicrës

    Futbollistët e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Adi Kurti, kanë folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
    Rashica vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.
    “Besoj që dy ndeshjet që do i zhvillojmë do jenë shumë të forta, sepse kemi dy kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania dhe Zvicra. Jemi në formë secili lojtar, sepse vijmë me minuta të shumta nga ekipi dhe besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv.
    Objektivi është të japim maksimumin nga vetja jonë. I imi është të shënoj gola dhe të bëj më të mirën time për Kombëtaren. Atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët janë të motivuar dhe besoj që do dalim patjetër me një rezultat pozitiv. Është ndeshje e fortë dhe është mirë për ne që të kemi mbështetje nga tifozët”, u shpreh Rashica.
    Një nga risitë e trajnerit Bushi në këtë grumbullim, Adi Kurti u shpreh i lumtur për ftesën dhe vlerësoi nivelin e kundërshtarëve. Ai theksoi se Shqipëria do të futet me mentalitet fitues në fushë dhe i bëri thirrje tifozëve në Elbasan për të mbështetur Kombëtaren U-21.
    “Jam shumë i lumtur për ftesën nga profesor Bushi. Isha shumë i lumtur kur mora vesh që do të jem me Kombëtaren U-21. Është një kohë e gjatë që e prisja dhe kam punuar fort për këtë ftesë. Zvicra dhe Gjermania janë dy Kombëtare të nivelit botëror që gjithmonë kanë prodhuar futboll shumë të mirë dhe kualitativ. Por ne do të futemi gjithmonë me mentalitet fituesi, sepse edhe ne jemi një Kombëtare që jemi në rritje, që mund t’i bëjmë dëm çdo ekipi.
    Jemi mirë me njëri-tjetrin, po mundohemi të njihemi avash-avash sepse disa jemi të rinj. Atmosfera është shumë pozitive. I bëj një thirrje tifozëve, të gjithë tifozëve të Elbasanit që të vijnë dhe të na mbështesin sepse do të jetë një ditë e bukur për Elbasanin”, u shpreh Kurti.

  • Shpresat, a tremben djemtë kuqezi nga Gjermania dhe Zvicra?

    Shpresat, a tremben djemtë kuqezi nga Gjermania dhe Zvicra?

    Futbollistët e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Adi Kurti, kanë folur për fshf.org në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
    Rashica vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.
    Kundërshtarët? – Besoj që dy ndeshjet që do i zhvillojmë do jenë shumë të forta, sepse kemi dy kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania dhe Zvicra.
    Jemi në formë secili lojtar, sepse vijmë me minuta të shumta nga ekipi dhe besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv.
    Objektivi? – Objektivi është të japim maksimumin nga vetja jonë. I imi është të shënoj gola dhe të bëj më të mirën time për Kombëtaren.
    Atmosfera brenda ekipit? – Atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët janë të motivuar dhe besoj që do dalim patjetër me një rezultat pozitiv. Është ndeshje e fortë dhe është mirë për ne që të kemi mbështetje nga tifozët.
    Një nga risitë e trajnerit Bushi në këtë grumbullim, Adi Kurti u shpreh i lumtur për ftesën dhe vlerësoi nivelin e kundërshtarëve. Ai theksoi se Shqipëria do të futet me mentalitet fitues në fushë dhe i bëri thirrje tifozëve në Elbasan për të mbështetur Kombëtaren U-21.
    Si e prite ftesën nga Kombëtarja U-21? – Jam shumë i lumtur për ftesën nga profesor Bushi. Isha shumë i lumtur kur mora vesh që do të jem me Kombëtaren U-21. Është një kohë e gjatë që e prisja dhe kam punuar fort për këtë ftesë.
    Gjermania dhe Zvicra? – Zvicra dhe Gjermania janë dy Kombëtare të nivelit botëror që gjithmonë kanë prodhuar futboll shumë të mirë dhe kualitativ. Por ne do të futemi gjithmonë me mentalitet fituesi, sepse edhe ne jemi një Kombëtare që jemi në rritje, që mund t’i bëjmë dëm çdo ekipi.
    Atmosfera brenda skuadrës dhe a ke një thirrje për tifozët? – Jemi mirë me njëri-tjetrin, po mundohemi të njihemi avash-avash sepse disa jemi të rinj. Atmosfera është shumë pozitive.

  • Kombëtarja U-21/ Rashica & Adi Kurti: Gjermania dhe Zvicra, ekipe të forta. Japim maksimumin në fushë

    Kombëtarja U-21/ Rashica & Adi Kurti: Gjermania dhe Zvicra, ekipe të forta. Japim maksimumin në fushë

    Futbollistët e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Adi Kurti, kanë folur për fshf.org në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
    Rashica vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.

    Kundërshtarët? – Besoj që dy ndeshjet që do i zhvillojmë do jenë shumë të forta, sepse kemi dy kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania dhe Zvicra.
    Jemi në formë secili lojtar, sepse vijmë me minuta të shumta nga ekipi dhe besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv.
    Objektivi? – Objektivi është të japim maksimumin nga vetja jonë. I imi është të shënoj gola dhe të bëj më të mirën time për Kombëtaren.
    Atmosfera brenda ekipit? – Atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët janë të motivuar dhe besoj që do dalim patjetër me një rezultat pozitiv. Është ndeshje e fortë dhe është mirë për ne që të kemi mbështetje nga tifozët.
    Një nga risitë e trajnerit Bushi në këtë grumbullim, Adi Kurti u shpreh i lumtur për ftesën dhe vlerësoi nivelin e kundërshtarëve. Ai theksoi se Shqipëria do të futet me mentalitet fitues në fushë dhe i bëri thirrje tifozëve në Elbasan për të mbështetur Kombëtaren U-21.
    Si e prite ftesën nga Kombëtarja U-21? – Jam shumë i lumtur për ftesën nga profesor Bushi. Isha shumë i lumtur kur mora vesh që do të jem me Kombëtaren U-21. Është një kohë e gjatë që e prisja dhe kam punuar fort për këtë ftesë.
    Gjermania dhe Zvicra? – Zvicra dhe Gjermania janë dy Kombëtare të nivelit botëror që gjithmonë kanë prodhuar futboll shumë të mirë dhe kualitativ. Por ne do të futemi gjithmonë me mentalitet fituesi, sepse edhe ne jemi një Kombëtare që jemi në rritje, që mund t’i bëjmë dëm çdo ekipi.
    Atmosfera brenda skuadrës dhe a ke një thirrje për tifozët? – Jemi mirë me njëri-tjetrin, po mundohemi të njihemi avash-avash sepse disa jemi të rinj. Atmosfera është shumë pozitive.
    I bëj një thirrje tifozëve, të gjithë tifozave të Elbasanit që të vijnë dhe të na mbështesin sepse do të jetë një ditë e bukur për Elbasanin.

  • Kombëtarja U21/ Rashica e Adi Kurti: Gjermania dhe Zvicra, ekipe të forta, japim maksimumin

    Kombëtarja U21/ Rashica e Adi Kurti: Gjermania dhe Zvicra, ekipe të forta, japim maksimumin

    Vazhdo leximin

  • Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë, atmosfera në grup është shumë e mirë

    Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë, atmosfera në grup është shumë e mirë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur për fshf.org nga vendi i grumbullimit.
    Jasir Asani e vlerësoi atmosferën pozitive dhe theksoi se janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë për të marrë tre pikë. “Atmosfera dihet që është shumë e mirë, sot është dita e parë e stërvitjes. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë jemi në maksimumin tonë. Do përgatitemi për Letoninë. Kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë dhe me datë 9 patjetër që duhet të marrim tre pikët në shtëpi.
    Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3 pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.
    Tifozët janë mbështetja jonë e madhe dhe mendoj se do të vijnë plot dhe do e mbushin stadiumin për të na dhënë ne përkrahje të madhe. Ne do japim nga nxehja maksimumin sepse ne duhen ato 3 pikë. Besoj se bashkë me tifozët do ia arrijmë” – përfundoi Jasir Asan për fshf.org.
    Mesfushori Medon Berisha foli për atmosferën në skuadër, ndërsa nënvizoi se miqësorja ndaj Gjilbraltarit vlen për të parë gjendjen e ekipit.“Atmosfera është shumë e mirë, po presim skuadrën të grumbullohet për t’u stërvitur sot dhe të përgatisim këto dy ndeshje. Ndaj Gjilbraltarit do e marrim si një test serioz për të parë se ku jemi” – tha Berisha, ndërsa foli edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë që do të luhet më 9 shtator në “Air Albania” në ora 20:45.
    “Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt dhe duhet të ruajmë tranzicionin negativ të atyre. Kënaqësi të luajmë në “Air Albania” dhe i mirëpresim të gjithë tifozët të na mbështesin” – përfundoi Medon Berisha.