Tag: atletiko

  • Atletiko Madrid leksion Realit në derbi, e mposht me goleadë

    Atletiko Madrid leksion Realit në derbi, e mposht me goleadë

    Atletiko Madrid ka mposhtur me goleadë realin në derbin e kryeqytetit. “Los Colchoneros” kanë fituar 5-2 përballë realit në “Wanda Metropolitan”.
    Goli i Le Normand ndezi festën e Los Colchoneros, pas çerek ore lojë. Los Blancos përmbysën llogaritë, me golat e Mbappe dhe Guler. Në fund të fraksionit, Sorloth dërgoi shifrat në 2-2.
    Në pjesën e dytë, Alvarez “rrëmbeu skenën’ me dopietë, në fund pati kohë edhe për Griezmann.

    Ekipi i Simeones është në vendin e katërt, ndërsa Reali kryeson gjithsesi, pavarësisht kësaj humbje.

  • Atletiko e Madridit synon Robertson të Liverpulit, e ka fiksim trajneri Diego Simeone

    Atletiko e Madridit synon Robertson të Liverpulit, e ka fiksim trajneri Diego Simeone

    Adriatik BALLA
    Atletiko e Madridit po monitoron ecurinë e Andrju Robertson, një prej pikave të forta të Liverpulit gjatë 10 vjetëve të fundit. Megjithëse u përpoq gjatë verës, klubi madrilen nuk e përjashton mundësinë për të tentuar sërish në muajt e ardhshëm. Skoci, kontrata e të cilit skadon për vetëm nëntë muaj, është kthyer në një objektiv që mbetet aktiv në zyrat e “Metropolitano”.
    Gjatë merkatos së verës së kaluar, Atletiko kaloi një ristrukturim të thellë me deri në tetë afrime. Megjithatë, jo të gjitha operacionet e dëshiruara patën sukses. Sipas “Football Insider”, ndër emrat më të spikatur që iu shpëtuan klubit ishte Robertson, i cili zbuloi gjatë një pushimi ndërkombëtar se kjo ishte vera e parë kur ai e mori seriozisht në konsideratë largimin nga “Anfield”. Mbrojtësi 30-vjeçar në fund vendosi të qëndronte në Angli. Me dy fëmijë të vegjël, vendimi i tij pati gjithashtu një faktor familjar. “Vendosëm të qëndronim në Liverpuool dhe nuk kam asnjë pendim,” tha skocezi. Megjithatë, fakti që kontrata e tij po shkon drejt fundit hap një skenar interesant për disa prej klubeve më të mëdha të Europës, dhe Atlético është i gatshëm të pozicionohet në vijën e parë kur të vijë momenti. Sa i përket janarit, klubi madrilen nuk duket se planifikon një ofensivë të menjëhershme. Prania e Mateo Ruxheri dhe Javi Galán në skuadër sjell njëfarë qetësie në krahun e majtë.
    Megjithatë, nëse lojtari nuk arrin një marrëveshje rinovimi, ekipi spanjoll mund të eksplorojë një para-kontratë për të siguruar ardhjen e tij falas në fund të sezonit. Nga ana angleze, qëndrimi është i qartë: Liverpul nuk dëshiron të ndahet me një lojtar që ka qenë thelbësor në epokën e Klop. Pavarësisht se Milos Kerkez ka ardhur për të rritur konkurrencën, drejtuesit e “Anfield” besojnë se Robertson ka ende shumë për të ofruar. Lidershipi i tij, përvoja në Premier League dhe siguria mbrojtëse e mbajnë ende si një aset të vlefshëm. Kështu, Atletiko mbetet i duruar, duke pritur që rrethanat të luajnë në favor të tyre. Me kalimin e javëve, dhe nëse nuk ka rinovim, Robertson do të jetë në gjendje të negociojë lirshëm me klubet e huaja, një mundësi që ekipi i Simeones nuk do ta humbasë. Një firmë që dukej e vështirë në verë, mund të kthehet në një realitet më të arritshëm në vitin 2025. Edhe pse lëvizja nuk do të realizohet në janar, ajo që është e qartë është se Robertson mbetet në agjendën e “Colchoneros”. Koha do të tregojë nëse skocezi, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, do të përfundojë duke veshur fanellën e Atletikos.

  • VIDEO/ I pëlqen të shënojë ndaj të mëdhenjëve të La Liga-s, Vedat Muriqi tund edhe rrjetën e Atletiko Madrid

    VIDEO/ I pëlqen të shënojë ndaj të mëdhenjëve të La Liga-s, Vedat Muriqi tund edhe rrjetën e Atletiko Madrid

    Vedat Muriqit i pëlqen që të shënojë kundër ekipeve të njohura në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka gjetur një tjetër gol dhe ka shkundur një tjetër rrjetë në La Liga. Këtë herë sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e barazimit ndaj Atletiko Madrid.
    Kur rezultati ishte në shifrat 0-1, në minutën e 85 të takimit, Vedat Muriqi lëshoi një goditje të fortë me kokë që u ndal në rrjetë. Më parë Muriqi kishte shënuar shpesh kundër Real Madrid dhe Barcelonës, ndërsa tani listën e tij e kompleton edhe me Atletiko Madridin. /Sport Eskpres/

  • Kërkohet një marrëveshje, Atletiko Madrid do lojtarin e njohur të Barcelonës

    Kërkohet një marrëveshje, Atletiko Madrid do lojtarin e njohur të Barcelonës

    Adriatik BALLA
    Merkato e kësaj vere mund të mbyllet me një goditje të madhe nga ana e Atletikos së Madridit, klub që i ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Kasado, i cili do të dalë në shitje nga klubi. Barcelona fitoi titullin kampion sezonin e kaluar në Spanjë, por këtë edicion të ri dëshiron të fitojë edhe Champions League, ndaj dhe ka bërë mjaft lëvizje në stol, duke larguar disa emra të njohur, e duke sjellë disa të tjerë më të spikatur, sikurse bri me anglezin Markus Rashford pak ditë më parë, të cilin e veshur me ngjyrat blaugrana. Në fakt, janë mediat spanjolle që shkruajnë se Barcelona pritet të vazhdojë me shitjen e lojtarëve këtë verë për të arritur të rikthehet në rregullin 1:1 të La Ligës, gjë që do t’i ndihmonte gjithashtu të regjistrojnë disa lojtarë të ekipit të parë, përfshirë Joan Garcia, Vojsieç Shezni dhe Markus Rashford. Emra si Mark-Andre ter Shtegen dhe Andreas Kristensen konsiderohen si kandidatët kryesorë për t’u larguar, por aktualisht nuk pritet që asnjëri prej tyre të largohet. Në vend të tyre, janë shfaqur opsione të tjera dhe njëri prej tyre është Mark Kasado.
    Barcelona e vlerëson Kasadon me 30 milionë euro dhe besohet se shitja e tij do t’i mundësonte klubit regjistrimin e Garcias, Sheznit dhe Rashfordit në La Liga. Disa klube të Premier League janë lidhur me lojtarin, ndërsa sipas Sport, edhe Atletiko Madrid është e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin mbrojtës 21-vjeçar. Diego Simeone është një admirues i madh i Kasados dhe pas largimit të Rodrigo De Paul drejt Inter Miami, ekziston mundësia që Atletiko të sjellë një mesfushor tjetër qendror, pasi më herët këtë verë kanë nënshkruar me Xhohni Kardozo nga Real Betis. Tema e largimit të mundshëm të Kasados ka shkaktuar shumë debat brenda Barcelonës, me mendime të ndara.
    Shitja e tij padyshim do ta ndihmonte klubin të lehtësonte problemet financiare, por njëkohësisht do të humbnin një lojtar që mund të ishte pjesë e skuadrës për më shumë se një dekadë. Nuk ka dyshim se Kasado do të ishte një përforcim fantastik për Atletiko Madrid, duke vazhduar fokusin e tyre në afrimin e lojtarëve të rinj për ekipin e Simeones. Në të njëjtën kohë, kjo do të dobësonte opsionet e Barcelonës në mesfushë, edhe pse mesfushori i kombëtares së të rinjve të Spanjës nuk është planifikuar të jetë titullar i rregullt gjatë sezonit 2024-25. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse do të ketë lëvizje konkrete.

  • Atletiko e Madridit eleminohet në fazën e grupeve të Botërorit, Botafogos i mjafton edhe humbja për të kaluar grupin

    Atletiko e Madridit eleminohet në fazën e grupeve të Botërorit, Botafogos i mjafton edhe humbja për të kaluar grupin

    Atletiko e Madridit ka përfunduar rrugëtim në Botërorin e Klubeve. Skuadra spanjolle nuk ka mundur të kalojë dot fazën e grupeve, duke u renditur në vendin e 3-të. Ekipi i Simeones ka mposhtur sot Botafogon me rezultatin minimal 1-0, por brazilianët ia kanë dalë të kalojnë më tej edhe me këtë humbje.
    Të dyja skuadrat kanë grumbulluae të njëjtin numër pikësh, por Botafogo u renditën në vendin e dytë falë golavarazhit. Ndërkohë kreun e grupit e ka marrë PSG-ja. Kampionët e Europës kanë marrë sot një fitore 2-0 kundër Seatëll Saundersit./Sport Ekspres/

  • PSG fundos Atletiko Madrid me ‘poker’

    Debutim fantastik për Paris Saint-Germain në Kupën e Botës FIFA për Klube. Ekipi i Luis Enrikes, ardhur nga triumfi i tyre i fundit në Ligën e Kampionëve, e nisi aventurën e re ndërkombëtare me këmbën e djathtë. Ata mposhtën 4-0 Atletiko Madrid në sfidën e parë të Grupit B.

    Fabian Ruiz shënoi golin e epërsisë në minutën e 19′, duke konfirmuar formën e mirë të tij por dhe të PSG-së. Dyfishon në të 45+1′ lojtari ndeshjes Vitinja për 2-0 në një pjesë loje.

    Ndërkaq në pjesën e dytë sfida e luajtur në Kaliforni pa t’i anullohej një gol Atletikos (shënuar nga Alvarez) ndërsa më pas sërish kampionët e Europës shtuan shifrat në 3-0 me anë të Majulu (87′). Kur dukej se takimi u mbyll, një penallti e fituar me VAR dhe e ekzekutuar nga koreanojugori Li Kang në të 90+7′ vulosi reazultatin në 4-0./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Atletiko luan një derbi, Betis për zonën Champions

    Atletiko luan një derbi, Betis për zonën Champions

    La Liga sot evën me të tjera takime të javës së 33-të. Në program së bashku me tre duelet e tjera figuron edhe një derbi madrilen. Është takimi Atletiko-Vajekano e cila nis në orën 21:30.

    Programi për sot, java e 33:

    19:00

    Osasuna- Sevilja

    Leganes- Zhirona

    21:30

    Atletiko Madrid- Vajekano

    Betis- Vajadolid

    Vazhdo leximin

  • Barcelona do tri pikë me Seltën, Atletiko në Palma…

    Barcelona do tri pikë me Seltën, Atletiko në Palma…

    La Liga luan raundn e tridhjetë e dytë, me shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të ndeshjeve. Në krye me një diferencë prej katër pikësh është Barcelona e Flik, e sapoardhur nga një kualifikim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me humbjen e pësuar në Dortmund (3-1) që Blaugranët nuk e përtypën në mënyrën se si u zhvillua.

    Ekipi katalanas me siguri do të dëshirojë ta fshijë menjëherë humbjen në Gjermani me një rezultat të pastër në ligë, kundër Selta Vigos, të cilët po përpiqen të sigurojnë një vend në Europë.

    Ndërkohë Atletiko viziton Las Palmas, majorka pret Leganes ndërsa Vajekano takohet me valencian në oën 14:00

    Java e 32-të në La Liga

    Rajo Vajekano – ValenciaBarcelona – Selta VigoMajorka – LeganesLas Palmas – Atletiko Madrid

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Mbretit/ Atletiko-Barça, Reali pret në finale

    Kupa e Mbretit/ Atletiko-Barça, Reali pret në finale

    Real Madrid-Sociedad figuroi mbrëmë një ndeshje e çmendur, spektakolare por siç mëson historia… në fund fiton Real Madrid. Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Sociedad, skuadra e Ançelotit fitoi finalen pas barazimit të zjarrtë 4-4 në ‘Bernabeu’ (e vajtjes 1-0 për Los Blancos).

    Dhe protagonist absolut ishte Antonio Rudiger. Ai bëri kalimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me penalltinë vendimtare, ndërsa dje goli i tij pati një peshë të madhe për Realin për kalimin në finale.

    Ata do të diskutojnë trofeun ose kundër Atletiko Madrid ose ndaj Barcelonës. Kjo ndeshje e cila vjen pas barazimit në duelin e parë 4-4, do të zhvillohet këtë mbrëmje në “Riyadh Air Metropolitano”(emri i ri i impinatit të Atletikos) me fillim orën 21:00./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

    Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

    Espanjoli ka hequr Atletiko Madridin nga gara e titullit kampion. Ekipi i Marash Kumbullës ka barazuar sot në shtëpi ndaj ekipit të SImeones në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Azpilicueta-s në minutën e 39.
    Ndërkohë vendasit barazuan me Puadon në të 71 nga pika e bardhë e penalltisë. Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në këtë takim dhe sipas Flashscore, meritonte notën 6.8. Pas këtij barazimi, Atletiko qëndron 6 pikë larg Barcelonës kryesuese dhe me një ndeshje më shumë të luajtur që do të thotë, kapitullim për vendin e parë. /Sport Ekspres/